Nje Dite D edhe per Kosoven

Nga Agustin Palokaj


Qershori i vitit 1999 ishte me vape me te madhe se ky i sivjemi. Dhjetera mijera ushtare te NATO-s ishin bere gati te hynin ne Kosove nga Maqedonia dhe Shqiperia ndersa brenda ne Kosove edne vazhdonte dhuna e forcave te Milloshevicit kunder atyre civil shqiptare qe ende nuk i kishin debuar pertej Bjeshkeve te Namuna apo pertej Bllaces. Data e 12 qershorit e para pese viteve mund te quhet nje dite D per Kosoven sepse hyrja e trupave te NATO-s ne Kosove i dha funde luftes dhe okupimit serbe.

Tash pas 5 vitesh kemi nje realitet te ri ne Kosove, qe ne ate kohe pak kush ka menduar se do ta kemi. Ndoshta per dike gjerat kane vajtur me mire sesa i kane parashikur. Traumat qe kane kaluar nen regjimin e Millosheivicit kishin bere qe shume shqiptare nga kampet e refugjateve neper Maqedoni e Shqiperi e Mal te Zi ta humbin besimin se do te mund te kthehen me. Ata u kthyen. Por pas kthimit, pas clirimit, shumica e Kosovareve duket ta kishin menduar ndryshe Kosoven pas 5 vitesh. Me kujtohet se sa zotoheshin kosovaret se do te krijojne nje shtet demokratik, se do ta duan shtetin e tyre sepse e kane enderruar gjithmone.

Madje ishin shume kritike kunder shqiptareve te Shqiperise dhe mendonin se kosovaret jane shume me patriota. Zotoheshin se nuk do te bejne kurre ndaj serbeve ate qe kane bere serbet ndaj nesh. Se do te angazhohen ne ndertimin e Kosoves. Ne fakt, krahas nje anarkie te pasluftes, rindertimi ne fillim shkoi me nje vrull te madh dhe ne Kosove nuk ka shume gjurme fizike te shkaterimeve te luftes.

C'fare kemi sot ne Kosove. Edhe pas 5 vitesh e kemi nje administrate te huaj. Dduhet ta quaj te huaj sepse eshte e OKB-se e Kosova nuk eshte anetare e OKB-se dhe asnjehere zyrtaret e saj nuk ftohen per te folur ne OKB as kur flitet per Kosoven, e kjo administrate i jep llogari OKB-se e jo popullit te Kosoves. Dhe kjo administrate eshte e njejte sikur para 5 viteve, qe do te thote e hutuar, pa ide dhe pa vizion. Askush nuk ka menduar se do te shkoj kaq gjate pa asnje levizje drejt zgjidhjes se statusit final te Kosoves.

Krejt c'ka eshte bere ne kete drejtim eshte nje plan ne leter me disa pika te standardeve, dhe nje plan per implementim per te cilin u deshen disa muaj qe te hartohet ne leter. Brenda ketyre 5 viteve ne Kosove kemi arritur, me ndihmen e bashkesise nderkombetare, te krijojme institucionet e Kosoves, por edhe ato jane edhe sot e kesaj dite te perkohshme dhe kalimtare. Shpesh na ka mesuar pervoja se gjerat e perkohshme zgjasin me se shumti. Edhe pas 30 vjeteve qe jetojne ne Gjermani mijera Kosovare deklarohen se jane "ne pune te perkohshme ne Gjermani". Kemi arritur qe botes ti japin disa arsye qe dhunen ndaj serbeve qe eshte ushtuar ne Kosove ta marrin si arsyetim per akuza qe shqiptaret u bejne serbeve ate qe serbet me pare u benin shqiptareve gjate kohes se Milloshevicit. Kemi arritur qe keto pak para te buxhetit qe ka Kosova te mos shpenzohen per shkak te joprofesionalizmit e pastaj me nje te rene te lapsit ato ti ipen KEK-ut, i cili ka permbi gjysem milijardi eruo te BE-se per ta lene Kosoven ende ne terr "te kohpaskohshem".

Dhe sot kemi arritur te kemi nje Kosove ku korrupsioni sundon, ku ministrat, bashke me kryeministrin, leshojne para kohe konferencen ne te cilen vete paraqesin strategjine e tyre per lufte kunder korrupsionit. Dhe keshtu korrupsioni eshte bere norme e pranuar ne shoqerine kosovare, ashtu sic eshte edhe ne Shqiperine nene. Korrupsioni eshte vjedhje e Kosoves dhe e ardhmerise se saj dhe nese e vjedhin tash kur ende nuk eshte shtet, cfare

do ti bejne atehere kur te behet shtet.

Madje kemi arritur te grindemi se kush na ka cliruar. Nuk pajtohemi as se kur eshte cliruar Kosova. Ne Prishtine per shmebull si dite clirimi festohet dita e hyrjes se ushtareve ruse ne kete qytet me 11 qershor. Edhe sot e kesaj dite behen debate te nxehta se kush ka luftuar ku dhe ne kete debat, me te zeshmit jane "luftetaret e pasluftes".

Kosova eshte e tille cfare eshte sot. Por kur vjen pervojetori i lirise atehere duhet te kujtohemi dhe te jemi falenderues. Kosova do te duhej ta kishte nje dite D, te perkujtoje clirimin por te perkujtoje ushtaret e saje qe dhane jeten per Kosoven dhe atyre qe mbeten invalide te perjetshem per te cilet pak kush mendon, te falenderohet Amerika dhe gjithe Aleatet e NATO-s qe i dolen ne ndihme, te falenderohet Shqiperia e cila me varferine qe ka arriti tu beje konak qindra mija vellezerve Kosovare, te falenderohet edhe Mali i Zi dhe gjithkush tjeter qe ndihmoi Kosoven. Dhe falenderimi me i mire qe ne Kosovaret do te mund t'ia benim atyre qe na ndihmuan dhe atyre qe luftuan per ne, si UCK-se ashtu edhe NATO-s e te tjereve, do te ishte sikur ta ndertojme nje Kosove me te mire, me demokratike dhe tolerante dhe me sa me pak korrupsion qe te jete e mundur.

Te shikojme vetem cfare dallimi ka Evropa e sotme prej asaj para 60 vjeteve kur Amerikanet u erdhen ne ndihme per t'i cliruar, per te lene eshrat e tyre per lirine e Frances, Belgjikes dhe vendeve tjera Europiane.


08-06-2004
KORRIERI