Nëse dikush nga anëtarët e forumit E KANË NJOHUR të shquarin dhe të madhin Shtjefën Palushi - KARIKATURIST, unë nuk do sjell karikaturat e tija në FORUM por "hazër xhevapet", apo "risposta pagatta" që ishte ai njeri që sot nuk është fizikisht pranë nesh, por është i paharrueshëm me Mënçurinë e Tij të pakrahasueshme!
Po jap një përgjigje të TEFËS në situata që vetëm ai dinte t'i zgjidhte.
Në trenin Shkodër -Laç viti 1976!
Futet në stacionin e Laçit në vagonin ku udhëtonte Tefa kompozitori Ruzhdi Keraj. Mbasi përqafohemi, Tefa i zgjat paketën e cigareve "Partizani" Ruzhdiut që të merrte një cigare. Ndërkohë kur Tefa po më pyeste mua. "si je me punë e me shëndet?" e pa Ruzhdiun që me shaka po i "vidhte" tre-katër cigare! Tefa i tha:
- Ruzhdi! Që vjedh muzikë e kam dijtë, por që vjedh edhe cigare sot po e marr vesht!".........
Në restorant "Drini" në vitin 1981.....
Po hanim darkë me aktorin Llazi Serbo - që sapo kishte ardhur nga Korça për të xhiruar një film me diversantë! Kishte aktruar me sukses në filmin "Zjarri i gjashtë" në rrolin e Pal Mëlyshit! Ora 22.40 e mbrëmjes, futet Tefa që sapo kthehej nga mbledhja e kolegjumit të revistës "HOSTENI". Ulet pranë nesh, i drejtohet Llazit:
- Si jeni shoku Pal?
Llazi m'a bën me shenj "mos është gjë i çkalluar nga trutë ky!" . Padyshim buzëqesha dhe vazhdova të ha supën me barishte. Vjen kamarieri Llazi - djal i gjatë dhe shefi i Restorantit Alekua, i zgjasin MENYNË në dorë Tefës! Tefa e shikon që të gjitha asortimenteve u ishte rënë vizë , pra nuk kishte gjë për të ngrënë!
- Urdheroni shoku klient çfarë dëshironi të hani?! , e pyeti Llazi dhe Aleko Kamberi - Përgjegjësi i restorantit (babai i Kosta kamberit)
Tefa qetësisht u përgjigj:
- Dy viza të shkurtëra dhe një vizëtë gjatë!
Ky ishte Tefa! Nesër përsëri me humorin e tij!
Agimi
Krijoni Kontakt