Trishtimi i Shėn Gabrielit


Nė dioqezėn Shėn Maria nė Elbasan. Aty ku ndodhet njė ikonostas i vitit 1856, i ndėrtuar nga 40 burra nga Dibra

E kuqja e Onufrit vijon tė jetė e thellė nė rrobėn e gjatė tė Shėn Gabrielit. Fytyra e imėt e shenjtorit ka aq dritė dhe pse tabloja ruan ende shenjat e goditjeve ose forcės qė njerėzit kanė ushtruar mbi tė kohė mė parė pėr ta hequr qė aty. Shumė pranė tij ndodhet njė tjetėr shenjtor, Shėn Mėhilli. E njėjta e kuqe, vetėm se nė duart e tij dallohet njė shpatė. Ka diēka pėrtej tė kuqes, qė Onufri kėrkonte ta vendoste nė punėt e realizuara prej tij. Diēka qė sot pėrcjell njė forcė pėrtej besimit. Shekuj nga koha kur Onufri (ky piktor qė ende na magjeps me mėnyrėn sesi konceptoi artin kishtar, portretin e sė cilit mund ta imagjinojmė vetėm duke parė fytyrat e shenjtorėve qė ai krijoi, duke iu referuar teorisė sė piktorėt nuk i largohen dot vetes kur kėrkojnė tė ndėrtojnė njė imazh), i krijoi kėto ikona qė vijojnė tė mbeten si pjesa mė autentike e njė kohe, kur Shqipėria ishte ndoshta nė tė njėjtat linja me artin qė bėhej nė hapėsirat jashtė saj. Historianėt e artit kanė folur gjatė pėr Onufrin, ashtu siē kanė folur pėr tė birin, Nikollėn, qė ndoqi udhėn e tė atit nė kthinat e kishave tė ndryshme tė vendit, duke u dhėnė jetė personazheve qė personifikonin dashurinė e pafundme ndaj Zotit. Me syrin e njė besimtari, qė e dallon lehtė tė kuqen e Onufrit, kėto ikona janė mė tepėr se njė vlerė artistike, siē do t‘i quanin studiuesit. Ndoshta, pėr faktin se janė vendosur nė njė vend ku njerėzit vijnė pėr tė pastruar shpirtin dhe pėr t‘iu falur krijuesit tė tyre. Ndoshta prandaj dhe fytyra e Shėn Gabrielit shėmbėllen me atė qė ėshtė brenda nesh. Nėse mbėrrijmė nė kėtė kishė njė mesditė kur jemi tė trishtuar, brenda nesh, sytė e tij janė tė njėjtė me tanėt, por nėse mbėrrijmė aty me dėshirėn pėr ta bėrė mė tė madhe shpresėn brenda nesh, e kuqja nė rrobat e tij i reflektohet nė sy, duke na dhėnė aq shumė dritė…

Ndodhemi nė Dioqezėn Shėn Maria, njė Kishė Ortodokse e stilit bizantin, e ndėrtuar sipas kulturės sė hershme paleokristiane tė pellazgėve, diku mes lagjes sė njohur si Kalaja nė qytetin e Elbasanit. Mjafton tė ndjekėsh hapat e njerėzve qė rendin pėr tė hapur portėn e saj tė vjetėr tė drunjtė, pėr ta gjetur atė. Ca rrugica tė ngushta, tipike pėr kėtė lagje historike tė qytetit, mbartin intimitetin e mendimeve, qė gjithsecili mbart me vete teksa merr udhėn pėr nė ndėrtesėn ku pret tė takojė fuqinė e Zotit. Eshtė interesant fakti se shumė pranė njėra-tjetrės janė vendosur nė tė njėjtėn hapėsirė jo vetėm kjo kishė nga mė historiket nė vendin tonė, por dhe ndėrtesa e ish-Normales sė Elbasanit dhe nė oborrin qė laget lehtė nga vesa e kėtij mėngjesi prej vitesh qėndron i heshtur varri i njė prej rilindėsve, Kostandin Kristoforidhi.

At Nikollėn (famullitari i kėsaj Kishe Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare) e gjejmė nė njė nga dhomat e vogla tė kėsaj kishe, ku mbi tryezė ndodhen qirinj. Ai ėshtė veshur prift mė 8 tetor tė vitit 1995 nga Sinodi i Shenjtė i Maqedonisė, ndėrsa me kėtė ndėrtesė e lidhin shumė kujtime qė nuk kanė tė bėjnė vetėm me besimin. Babai i tij ka qenė drejtuesi i korit tė muzikės kishtare, ndėrsa besimi ėshtė motoja e jetės sė kėtij prifti.

At Nikolla Marku mund tė flasė gjatė pėr kishėn. Pėr vetė vlerat qė mbart brenda saj, ajo nuk ėshtė thjesht njė vend i shenjtė ku besimtarėt gjejnė takimet e tyre me Zotin, por dhe njė nga vendet mė tė vizituara nga turistėt e huaj qė kėrkojnė tė shohin ato ēfarė kanė mbetur nė kėtė vend nga arti bizantin. E ndėrtuar nė vitin 1486-ėn, ajo ėshtė e rrethuar nga vijėzimet me mure tė larta, ku qėndronin dikur varrezat e qytetit. Kisha ka nėn sipėrfaqen e saj (katakombet), ku janė vendosur tėrė trupat e tė vdekurve (nė njė thellėsi) prej 4 metrash. Sipas tė dhėnave gojore, kisha ėshtė djegur nė vitin 1819 dhe ėshtė restauruar qė nga viti 1826-1833, ku qė nga ky vit funksionon normalisht.

Gjatė kohės sė komunizmit ajo ka qenė e mbyllur, e pėrdorur si magazinė pėr materiale tė ndryshme, apo dhe pėr ruajtjen e ikonave.

Por, ajo ēfarė tė bėn tė rikthehesh shpesh te kjo kishė ėshtė ikonostasi. 40 mjeshtėr tė pėrpunimit nė dru nga qyteti i Dibrės kanė kaluar mė shumė se dhjetė vjet nė hapėsirėn e kėsaj kishe, pėr t‘i dhėnė jetė njė prej veprave, ndoshta mė tė arrira tė artit kishtar nė vend, i cili ende sot ruan ndjesitė e bukura tė kopshtit tė Edenit (tė Zotit). Mbi tryezėn e mbuluar me njė rrobė ngjyrė argjendi, dy qirinj tė bardhė janė tė ndezur, ndėrsa duket se pėrtej saj t‘i mund tė shohėsh nė atė kopsht fuqitė qė kėrkon. Ky ikonostas ėshtė ndėrtuar nė vitin 1856 dhe ka qenė i kompletuar me tėrė ikonografinė e duhur tė pikturuar nga tre nga pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė artit bizantin dhe postbizantin nė Shqipėri, Onufri, i biri i tij, Nikolla dhe David Selenica. Mendohet se tė gjitha ato dritare tė pafundme qė mbushin kopshtin (ikonostasin) kanė qenė tė mbushura me ikona tė kėtyre mjeshtėrve, tė cilat janė vjedhur gjatė kohės sė trazirave nė vend. Ajo ēfarė ka ndodhur me kėtė ikonostas ėshtė ndonjė nga krimet mė tė rėnda qė i ėshtė bėrė historisė sė kėtij arti. Tė vetmit qė kanė mbetur janė Shėn Gabrieli dhe Shėn Mėhilli dhe kryeengjėjt e Zotit. At Nikolla Marku tregon se dhjetėra njerėz mbėrrijnė shpesh nė kėtė kishė vetėm pėr tė parė ikonostasin. Njė tjetėr objekt me vlerė, tė cilin nuk kanė mundur ta vjedhin pasi ėshtė pikturė murale, ndodhet jo shumė larg ikonostasit. At Nikolla e quan njė tablo tė mrekullueshme, ku mund tė kuptosh mė mirė thėnien e teologėve grekė se arti kishtar ėshtė njė refleks i realitetit tė Zotit.

"Nė kėtė kishė madhėshtore kanė mbetur disa ikona tė pakta qė tregojnė kulturėn mesjetare, por shumė tė arritshme tė popullit tonė", thotė at Nikolla. Sipas tij, kulturėn mesjetare e tregon mė sė miri dhe vetė ndėrtimi i saj i tėri nė gur.

Por, at Nikolla e kujton me trishtim faktin se njė pjesė e mirė e vlerave qė mbarte kjo kishė u bėnė objekt vjedhjeje. "Me ardhjen e proceseve demokratike u pa e nevojshme qė krahas hapjes sė institucioneve tė tjera tė rilindeshin edhe institucionet fetare, por u vėrejt njė lėvizje e pakontrolluar, ku kėto institucione, kisha xhami e teqe, u kthyen nė vende grabitjeje ikonash e vlerave tė mėdha arkitekturore tė tyre", thotė ai.

"Trupi" i Shėn Gabrielit e tregon mė sė miri kėtė. Ajo ikonė, qė pėrcjell aq shumė dritė, ruan ende gjurmėt e rėnda tė forcės pėr ta grabitur. E njėjta gjė ka ndodhur dhe me Shėn Mėhillin, shenjtorin qė ka imazhin e njė luftėtari, i cili nė duar mban fort ungjillin. Ikona bėn pjesė nė jetėn e brendshme tė kishės dhe tė gjithė studiuesit qė janė marrė me zbėrthimin e saj u referohen rregullave tė kėtij institucioni. Paēka se ne kėrkojmė tė gjejmė shpirtin qė Onufri kėrkonte tė ngjizte nė kėto ikona, qė pavarėsisht viteve duken aq tė gjalla sot.

Pėr tė krishterin shpirti ėshtė "i mishėruar" nė ēdo anė, ose nėse u referohemi studiuesve, shpirti i Zotit nė veēanti mishėrohet nė fjalė e nė gjeste nė sakramente, krijimin e njė realiteti tė ri, tė njė bote tė re.

Brenda kėsaj kishe mund ta gjesh gjithmonė njė botė tė re. Mjafton tė shkosh dhe tė shohėsh rrobėn e kuqe tė Shėn Gabrielit, qė dhe pse ėshtė pjesė e njė arti "religjioz" tregon se sa e rėndėsishme ėshtė tė kemi njė pjesė tė tillė tė kuqe brenda nesh.

Ikonaklaste ikona bėn pjesė nė traditėn dhe jetėn e brendshme tė kishės. Nė fakt, fijet e saj janė thellėsisht tė lidhura me Ungjillin dhe me liturgjinė e duke i pasur kėshtu rrėnjėt nė zemėr tė fesė ajo fiton njė dimension qė kalon botėn reale drejt irreales.

Dhe pse Shėn Gabrieli e Shėn Mėhilli tashmė nuk kanė mė mozaikun qė i shoqėronte (ikonat e tjera qė janė vjedhur) ato vijojnė tė jenė aty pėr tė shoqėruar me vėshtrimin e tyre pėrballjen e besimtarėve me "Kopshtin e Edenit", duke pėrcjellė te secili prej tyre pak forcė, atė forcė qė Onufri i ngjizi te ta me ndihmėn e Zotit.

gazeta shqip-07-02-2008