Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Shtëpia e Nanos, pa leje ndërtimi

    KRRT-ja e Tiranës e kishte miratuar pallatin për 12 kate, por projekti është zbatuar për 15 kate

    Shtëpia e Nanos, pa leje ndërtimi

    Pallati në rrugën “Reshit Çollaku” është hipotekuar me 3608 metra katror pa leje

    Lindita Çela

    Apartamenti ku banon kryeministri Fatos Nano është pa leje ndërtimi, ndërkohë që rezulton i hipotekuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Shekulli” disponon projektin e ndërtimit të pallatit ku banon familja Nano, nga del se sipërfaqja ku banon kryeministri nuk ka leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Janë plot 3608 metra katror, të cilat rezultojnë jashtë projektit të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës në pallatin ku banon familja Nano në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë. Sipas projektit, firma ndërtuese “VJERO” ka ndërtuar kate shtesë pa patur miratimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Në vitit 1997 KRRT me një vendim nr. 553 ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin 12 kate në favor të firmës “VJERO”, në një sipërfaqe prej 5107.2 metra katror. Ndërkohë që objekti i miratuar, nga 12 kate që ka pasur lejen është zbatuar në 13, 14 dhe 15 kate duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 8715.6 metra katror. Sipas dokumenteve, firma ndërtuese jo vetëm që ka ndërtuar në një sipërfaqe prej 3608.4 metra katror pa patur leje ndërtimi, por edhe ka shkelur të gjitha pikat e planimetrisë së lejes së ndërtimit të marrë për objektin 12 -katësh. Vetëm në shitjen e sipërfaqjes së ndërtuar pa leje ndërtimi, duke bërë një llogari të thjeshtë në bazë të çmimit me të cilat shiten apartamentet në këtë zonë, firma ka patur një fitim prej 1.5 milionë euro. Duke pasur parasysh projektin e pallatit, apartamenti i familjes “Nano” shtrihet në pjesën pa leje të pallatit. Kjo duket se është arsyeja që ndërtuesi ia ka dhuruar shtëpinë kryeministrit, në këmbim të hipotekimit të plotë të pallatit. Sipas ligjeve në fuqi, hipoteka nuk mund të bëjë regjistrimin e pallatit nëse firma ndërtuese nuk respekton në mënyrë rigoroze lejen e ndërtimit.

    Shkeljet e lejes së ndërtimit
    Nga verifikimi i situatës në vend prej specialistëve, rezulton se në drejtim të veriut, objekti i miratuar faqe kallkan me gjatësi 16 m është zbatuar faqe me dritare me gjatësi 20.9 m në distancë 2.7 dhe 3.8 metra nga objekti 1 dhe 8 kate në këtë drejtim. Në anën lindore të tij, objekti është miratuar me gjatësi 26,6 m dhe është zbatuar me gjatësi 29.8 metra. Në drejtim të jugut, objekti është miratuar faqe kallkan me gjatësi 16 m dhe është zbatuar me dritare me gjatësi 20.9 m. Në drejtim të perëndimit, objekti është miratuar me gjatësi 26.6 metra ndërsa është zbatuar me 29.8 metra ndërkohë që bodrumi është ndërtuar në sipërfaqe shtesë. Po kështu në bazë verifikimit të ndërtesës thuhet se objekti nga 12 kate i miratuar është ndërtuar në 12,14 dhe 15 kate, pjesë në të cilën banon edhe kryeministri shqiptar, Fatos Nano.

    Apartamenti
    Xhoana Nano në deklaratën e saj thotë se jeton në një apartament në një sipërfaqe prej 260 metra katror, i cili i ka kushtuar çiftit kryeministror 35000 $. Ndërtesa në fjalë ndodhet mu në zemër të Tiranës, pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të ALBTELEKOM-it. Në atë zonë, ndër më të preferuarat e kryeqytetit, çmimet e apartamenteve të reja në vitin 2001 varionin nga 650 deri në 800 $ për metër katror. Prej këtej mund të nxirret menjëherë konkluzioni se sa kushton në të vërtetë apartamenti i kryeministrit.
    Në të dhënat që ajo ka deklaruar del se është pronare e një apartamenti prej 260 m2, i cili është tërësisht në pronësi të saj dhe që ka kushtuar 35 000 $ dhe nga një llogaritje e thjeshtë del se e gjithë kjo sipërfaqe është blerë me një çmim 135$/m2 dhe pikërisht në qendër të Tiranës. Sipas deklarimit të saj, apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit të saj nga gjykata e rrethit të Tiranës. Ndërkohë edhe nëse merret e mirëqenë vlera me të cilën Nano deklaron blerjen e apartamentit, pra 135 $/m2, çdo biznesmen do të ofronte një çmim të tillë duke patur parasysh përfitimin e legalizimit të 3608 metra katrorëve.

    Hipotekimi
    Në deklaratën e saj, Xhoana Nano ka bërë të ditur edhe hipotekimin e banesës së saj, ndërkohë është i pamundur hipotekimi i një ndërtese në rast se ajo nuk ka lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumenteve që disponon gazeta, firma ndërtuese “VJERO” , nuk ka leje ndërtimi edhe për 360 metra të ndërtesës. Sipas ligjit të urbanistikës, koefiçienti i shfrytëzimit të sheshit të ndërtimit nuk duhet t’i kalojë 55% të sipërfaqes, ndërkohë që firma e ka tejkaluar atë. Në sipërfaqen shtesë firma ka ndërtuar apartamente, legalizimi i të cilave duket se ka ardhur pas dhuratës për kryeministrin e Shqipërisë. Vërtet leja e ndërtimit që ka marrë firma nuk ka asnjë lidhje me Fatos Nanon, pasi është marrë në vitin 1997, kur kryetar bashkie ka qenë Albert Brojka, por legalizimi i sipërfaqes pa leje ka ardhur në kohën kur Nano ishte kryeministër.

    Procedurat e hipotekimit të një ndërtese

    1- Leja e ndërtimit nga KRRT
    2- Koefiçienti i shfrytëzimit= 55%
    3- Akt kontrolli i piketimit nga bashkia
    4- Akt kontrolli dhe kolaudimi nga bashkia
    5- Hipotekimi në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme


    Fatos Nano

    Pasuria Vlera në milionë lekë

    * Autoveturë e tipit “Mercedes Benz”, dhuratë promorcionale nga ASA-AUTO STAR ALBANIA me president Basri Ruka, përfaqësues i “Mercedes Benz” në Shqipëri

    * Letra me vlerë 0.020.04, të shpërndara nga shtetiTë shpërndara nga shteti

    * Llogari rrjedhëse MCEC (Master Card/Euro Card)Nr.0734 Drejtoria e Përgjithshme)Nr.17054 (dega Tiranë)Nr.19095 (dega Tiranë) 3139.07 qe jane kursime vetjake
    Paga 2 635 000


    Xhoana Nano

    Pasuria vlera në lekë

    * Apartament banimi 260 m2 35 000 USD, apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit tim nga gjykata e rrethit Tiranë me nr.vendimi 4170, dt.7.12.01

    * Shoqëria “JOY Travel sh.p.k” 100% kapital 21.654.593 lekëfitimi neto në vit 25 654 012 lekë.
    * Themeluar nga ortaku i vetëm zotërues i 100% të kuotave regjistruar në gjykatën e rrethit të Tiranës me nr. vendimi 22069 në datë.6.10.1999. kapitali është krijuar nga aktiviteti i shoqërisë
    * Shoqëria “Albacopter sh.p.k” me 50% kapital 1.186.00Lek Del me humbje – 917.331 lekë në vit
    * Themeluar nga 2 ortakë zotërues nga 50% të kuotave “JOY Travel sh.p.k” dhe “AEROSERVICES sh.a”( subjekt grek themeluar më 9.04.1993 dhe publikuar në fletoren zyrtare dt.13.04.1993. nr.1212) regjistruar në Gjykatën e Tiranës më dt.22.01.03, nr.vendimi 28882.
    * Helikopteri ZA-AER EC 120B COLIBRI është pronë e shoqërisë “AEROSERVICES SH.A”



    05/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E paskan goditur keq Nanon kesaj rradhe...
    Gjynah i shkreti. Kam frike se nuk ka fjetur dot gjume ne darke...
    Paska perfituar nga rasti Xhoana ishalla. Thone qe e kishin fotografuat duke blere viagra ate dite...

    Thua valle te jete e vertete ?!

    PS: ()

Tema të Ngjashme

  1. Një shtet paralel që po kërcënon shoqërinë shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Vend i lirë pune: Shtëpia e Bardhë në kërkim të një "cari të luftës"
    Nga Zemrushja në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 19:31
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •