LETRA E HAPUR E DREJTORIT TE POLICISE SE TIRANES
KRIMI NE TIRANE DHE SUPORTET E TIJ
--------------------------------------------------------------------------------
Nga PJERIN NDREU*
Policisė shqiptare nė kėta 10 vitet e fundit, i ėshtė dashur tė pėrballet me situatė dhe kriminalitet mjaft tė ashpėr, si dhe tė avancuar nė mėnyrat dhe mjetet qė pėrdoren pėr realizimin e qėllimeve tė saj. Situatat e ndryshme e tė rėnda politike, ekonomike e sociale tė viteve tė tranzicionit, kanė lėnė gjurmėt e veta dhe nė zhvillimet policore, qė reflektojnė edhe problemet qė kalon shoqėria shqiptare. Megjithėse ajo ėshtė konsideruar si njė nga strukturat mė tė pėrkushtuara dhe rezultative nė arritjen e objektivave qė i ka vėnė ligji dhe programet politike tė forcave qė kanė qeverisur vendin. Tirana, pėr shkak tė veēorive qė mbart, ėshtė njė hapėsirė social- gjeografike ku janė ndėrthurur dhe bashkėjetojnė luksi e varfėria, intelektuali dhe analfabeti, krimineli dhe njeriu i ndershėm, politika dhe biznesi, institucionet qėndrore shtetėrore, por edhe ato social- kulturore e sportive. Njė ambjent ku gėrshetohen dhe kryqėzohen interesat e tė gjitha llojeve dhe nga tė gjitha pikat kyēe tė territorit tė Shqipėrisė. Ē'ka e bėn kryeqytetin, bastionin e krimit, qoftė ordiner por edhe atij tė organizuar. E stimuluar kjo, nga lėvizjet demografike tė pakontrolluara tė popullsisė nė 12 vitet e fundit, mungesa ende e numrit tė identitetit pėr tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi, si dhe mosfunksionimi i sistemit tė kompjuterizuar pėr regjistrin themeltar tė popullsisė dhe zyrat e gjendjes civile. Qė pėr rrjedhojė ka sjellė mungesėn e adresave tė sakta tė banesave, punėsimit dhe jetesės sė njerėzve duke e vėshtirėsuar sė tepėrmi efikasitetin e shėrbimeve policore, kundėr krimit dhe nė shėrbim tė qytetarit. Mungesa e njė sistemi kompjuterik nė linjat gjendje civile- polici- pikat e kalimit kufitar dhe me institucionet e tjera antikrim, ul ndjeshėm efikasitetin e punės pėr identifikimin e autorėve tė veprave penale tė ardhur nga rrethe dhe shtete tė tjera, apo tė personave kontigjente potenciale tė krimit, tė cilėt duhet tė evidencohen dhe tė mbahen nėn kontroll.
INVESTIMI I KRIMIT
Kjo situatė dhe ekzistenca nė Tiranė e tregut mė tė madh tė vendit, e bėn mė tė lehtė mbijetesėn e krimit, i cili pėr shkak edhe tė mungesės sė strukturave efikase tė luftės kundėr evazionit fiskal dhe parandalimit, kontrollit dhe goditjes sė skemave tė pastrimit tė parave tė pista qė rrjedhin nga ekonomia informale dhe kriminale, i cili e ka mė tė lehtė tė investojė fitimet qė kanė rrjedhur nė trafiqet e drogės, prostitucionit, qenieve njerėzore, armėve, kontrabanda dhe korrupsioni. Investime qė kanė sjellė riciklimin e parave e pėr rrjedhojė fuqizimin ekonomik tė eksponentėve tė tyre, duke rrezikuar nė mėnyrė tė ndjeshme shėndoshjen reale tė ekonomisė sė vendit. Duke e sofistikuar gjithnjė e mė tepėr skemėn e krimit tė organizuar, qė ka ēuar deri nė njė serial vrasjes gjatė kėtij viti. Duke i dhėnė mundėsi lulėzimit tė njė tipi kriminaliteti, qė ėshtė bėrė problematik si nė parandalimin, ashtu edhe nė zbulimin dhe goditjen e autorėve tė tyre. Duke i shtuar kėsaj situate dhe kapėrdisjen publike tė disa eksponentėve tė trafiqeve me funksionarė tė lartė tė administratės shtetėrore, drejtėsisė dhe politikės, i ka dhėnė mundėsi atyre, tė penetrojnė nė fushėn e investimeve dhe ekonomi, duke tentuar dalėngadalė ndoshta edhe fushėn e politikės. Kjo bėn qė krimi tė jetė evident dhe gjithnjė e mė i rrezikshėm, jo vetėm pėr individin, por edhe pėr vetė shtetin. Por, ėshtė pėr tė ardhur keq qė akoma nuk ėshtė "vizatuar" harta e krimit shqiptar, e shoqėruar kjo edhe me njė studim tė thellė dhe kompleks pėr specifikiat e krimit tė organizuar dhe aspektet e tij nė jetėn e brendshme tė shtetit dhe shoqėrisė sonė. E ndihmuar kjo, edhe nga mungesa e njė strategjie komplekse pėr tė bėrė tė mundur neutralizimin apo frenimin e eksponentėve tė krimit tė organizuar, qė tė investojnė paratė e tyre tė pista, nė rrugė qė i bėn ato shumė shpejt legale. Nuk kėrkohet ndonjė punė e madhe e strukturave tė specializuara, pėr tė evidentuar se disa nga tė ashtuquajturit biznesmenė qė janė pasuruar me trafiqe ndėr vite, kanė investuar ne aktivitete legale ekonomike, duke siguruar me milionat e tyre, suporte publike edhe me politikanė, duke patur njė beckgraund kulturor tė dyshimtė pėr investimet qė administrojnė dhe arsim shpeshherė me shkolla fillore, 8-vjeēare dhe arsim tė mesėm. Vetėm nė vitin 2000, krijohet pėr herė tė parė Nėndrejtoria e Krimit tė Organizuar, e cila megjithė pėrpjekjet, akoma nuk ėshtė ngritur nė nivelin e kėrkuar dhe kjo jo vetėm pėr faj tė saj.
POLICIA E TIRANES
Struktura e policisė sė Tiranės, ėshtė njė tjetėr problem i cili akoma nuk ėshtė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes, duke patur parasysh argumentet tė cilat janė: Kryeqyteti ka sot afro 800 000 mijė banorė dhe rreth 100 deri nė 200 mijė tė tjerė qė hyjnė e dalin gjatė 24 orėve. Pra nė territorin e saj qarkullon rreth 1/3 e popullsisė sė vendit. Ajo raporton rreth 40% tė krimeve nė shkallė vendi nė vit. Nė rrugėt e saj qarkullojnė ēdo ditė 100 deri nė 150 mijė makina. Duke shtuar kėtu edhe numrin e madh tė institucioneve, aktiviteteve politike, social- kulturore dhe sportive kombėtare e ndėrkombėtare, pritje pėrcjelljet e delegacioneve tė rėndėsishme tė huaja tė tė gjitha niveleve dhe fushave. Megjithė kėto specifika, Policia e Tiranės, ka nė pėrbėrje tė saj, vetėm 1/6 e numrit tė punonjėsve tė policisė nė shkallė vendi. Duket qartė se struktura e policisė sė kryeqytetit, nuk ėshtė nė raport tė drejtė me principet bazė mbi tė cilat ndėrtohet njė strukturė e tillė, problem ky qė duhet tė riparohet menjėherė pėr t'i dhėnė qytetit, numrin e duhur tė forcave policore. Kėtyre problemeve i shtohet edhe fakti se ka mėse njė vit qė struktura e Policisė sė Tiranės, nuk trajtohet me orė shtesė apo orėt e punės nė ditėt e diela dhe festat zyrtare, e gjitha kjo pas njė kontrolli absurd nga njė ekip qė i penalizon policėt nė financat e tyre, duke i trajtuar me Kodin e Punės, nė kohėn kur statusi i policit, ėshtė i veēantė. Megjithė korespondencėn e gjatė zyrtare, asnjė pėrgjigje nuk ėshtė dhėnė, jo mė pėr rritjen e pagave tė pranuara nga tė gjithė si tė ulėta, por as pėr punėn e tyre tė papaguar deri tani. Askush nuk kujtohet tė ngrejė zėrin pėr kėtė, kur dihet se efektiviteti i punės do tė bjerė kur dikush nuk paguhet pėr punėn qė bėn.
KUSH SHKEL LIGJIN
Kushdo duhet ta ketė tė qartė se ē'farė do tė ndodhė me krimin nė Tiranė, po t'i shtosh kėsaj situate, edhe shkeljet e ligjit nga ana e drejtuesve tė administratės sė lartė shtetėrore, e deri tek politikanėt tė cilėt nė disa raste arrijnė tė fyejnė e kėrcėnojnė policėt qė kėrkojnė zbatimin e ligjit, duke harruar e nėpėrkėmbur sakrificėn dhe vetflijimin e qindra policėve e familjeve tė tyre. Punonjėsit e policisė i duhet qė nė kohė shiu, dėbore, vape e pluhuri jo vetėm tė qėndrojnė nė kryqėzime, postoblloqe e semaforė ku veē detyrave qė rrjedhin nga Ligji "Pėr Policinė e shtetit", por i duhet tė disiplinojnė edhe kapriēiot e disa elementėve shtetėrorė, qė nė vend ta ndihmojnė, gjenerojnė probleme pėr policinė. Nuk e kuptoj se deri kur do tė vazhdojė tė shkelet ligji nga ata qė po tė ishin nė ndonjė vend tjetėr tė botės sė qytetėruar, vetėm se kanė njė numėr tė pafund gjobash tė papaguara e qė nuk kanė ndėrmend t'i paguajnė, nuk do lejoheshin tė punonin nė administratė, pale tė uleshin nė karriket e Parlamentit. Sė shpejti, Drejtoria e Policisė sė Tiranės, do tė bėjė publike kėto lista, pėr tė respektuar mijėra qytetarėt e thjeshtė, tė cilėt vrapojnė pėr tė paguar gjobat, pavarėsisht nga kushtet e tyre ekonomike dhe pretendimet qė kanė nga ndonjė veprim apo ndėshkim i pamerituar nga ana e shėrbimeve tė policisė, nė rradhėt e tė cilėve, ka edhe abuzues, tė cilėt janė ndėshkuar dhe do tė ndėshkohen me fuqinė qė jep ligji. Tė parėt, fatkeqėsisht bėjnė pjesė nė atė kategori "opinionbėrėsish" qė nuk ngurrojnė t'ia faturojnė fajin policisė pėr ngjarje qė ndodhin edhe nė shtete mė tė konsoliduara, duke e etiketuar atė pa prova dhe argumente profesionalė, si tė paaftė tė veprojė. Por, si mund tė jetė rezultative kjo polici, qė veē kriminelėve qė janė objekti ligjor i punės sė saj, i duhet tė merret edhe me "engjėjt mbrojtės" tė tyre, qė nė jo pak raste janė personazhet e sipėrpėrmendur. Si mund tė jetė rezultative njė strukturė policore kur megjithė sofistikimin dhe fuqinė financiare gjithnjė e mė tė madhe tė krimit, ajo mbetet nė gjendje tė mjerueshme pėrsa i pėrket aspektit logjistik apo mjeteve speciale zbuluese, tė cilat pothuaj nuk ekzistojnė dhe qė operatorėt telefonikė, nuk denjojnė t'i japin akses grupeve hetimore as nė rastet kur vritet njė Komisar Policie? Si mund tė kėrkohet efektivitet kur punonjėsit e policisė u morėn nė pėrgjegjėsi penale dhe sot e kėsaj dite, vazhdojnė tė paguajnė shpėrblimet e dhėna pėr arrestimin e pjestarėve tė njėrės prej bandave mė tė rrezikshme tė krimit postkomunist shqiptar. Pėr tė mos thėnė se ndonjė u la edhe nė rrugė tė madhe dhe askush nuk u kujtua t'i mbrojė, por edhe u denigruan nė mėnyrė tė ēuditshme, pikėrisht se arrestuan bandėn e rrezikshme. Si mund tė pėrdoren dy standarte pėr punėn dhe efektivitetin e policisė nga ata qė kėrkojnė privilegje pėr njerėzit e tyre nė rradhėt e saj, duke kėrkuar pa i'u dridhur qerpiku, vende pune "me pėrfitime ekonomike", apo pasaporta jashtė rregullave apo deri lehtėsira pėr disa elementė tė krimit? Si drejtues i Policisė sė Tiranės, mendoj se kėto janė disa probleme tė cilat duhet tė jenė tė njohura pėr komunitetin, qė si edhe deri tani, duke njohur hallet tona, tė na mbėshtesė fuqimisht nė aksionin tonė pėr mbajtjen e rregullit, qetėsisė dhe luftėn pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė tė gjitha niveleve dhe natyrave. Pasi kėtė e konsiderojmė si njė element kyē tė filozofisė sė punės sonė, qė kėrkon njė reagim nė bllok tė tė gjithė faktorėve dhe nė veēanti, tė strukturave tė shtetit pėr tė hartuar strategji tė qarta dhe skema efikase antikrim. Tė cilat nuk i delegojnė tė gjitha pėrgjegjėsitė vetėm tek policia, por tek tė gjitha institucionet dhe faktorėt qė kanė vullnetin pėr tė realizuar nė kėtė funksion edhe pėrmirėsime ligjore, logjistike dhe mbėshtetje financiare me nikoqirllėkun maksimal qė lejon buxheti i varfėr i shtetit shqiptar. Nė kushtet e njė vullneti politik tė shfaqur vitet e fundit kundėr krimit, mendoj se duhet tė zbatohen forma dhe metoda pune mė profesionale, pėr t'u pėrballur me avancimin nė progresion rritės tė teknikave, kominikimit, transportit, organizimit dhe financave tė krimit tė organizuar. I cili, me vrasjet e kėtij viti nė Tiranė dhe nė disa rrethe kryesore tė vendit, ka treguar se po bėhet njė rrezik potencial pėr demokracinė e brishtė shqiptare dhe strukturat e saj shtetėrore.
HESHTJA ESHTE FLORI
Mė vjen keq pėr disa nga kolegėt e mij, qė megjithėse i njohin dhe kanė mundėsinė tė ndikojnė pėr shpejtimin e pėrmirėsimit tė kėtyre problemeve, janė mbyllur nė guackėn e burokratit, qė mė tė shenjtė se profesionin dhe misionin, kanė karriket e tyre. Njė fjalė e urtė popullore thotė se "heshtja ėshtė flori", por kur kjo zbatohet edhe atėherė kur duhet folur, atėherė ajo kthehet nė "kapak floriri" pėr problemet qė dalin nė ēdo fushė tė njė shoqėrie nė tranzicion. Aq mė pak kjo ėshtė e pranueshme, edhe pėr ndonjė drejtues tė lartė, qė me paaftėsinė e tyre, rrezikojnė ta shndėrrojnė strukturėn dinamike dhe operative tė punės policore, nė zyra burokracie ku vetėm firmosen shkresa pafund dhe merren masa disiplinore vend e pavend. Nė tė kundėrt, si njė drejtues "i ri" i policisė, i njė brezi qė ėshtė rritur sė bashku me demokracinė dhe policinė e pas 1990 nė Shqipėri, kam vendosur tė guxoj. Duke punuar dhe ruajtur edhe transparencėn me taksapaguesit, duke bėrė prezent problemet, pavarėsisht nga pasojat qė mund tė vijnė edhe nga ambjentet kriminale, tė cilat kemi filluar t'i godasim gjithnjė e mė me forcė dhe duke vazhduar tė punojmė me tė gjithė faktorėt, pėr kapjen dhe vėnien e tyre para drejtėsisė.
* Autori ėshtė Drejtor i Policisė sė Prefekturės Tiranė
Krijoni Kontakt