Papa Bushit: Ti kthehet sovraniteti Irakut
Shekulli
Gjatė kėsaj vizite ai pati njė takim me Papa Gjon Palin II, i cili i shprehu shqetėsimin presidentit amerikan pėr situatėn e trazuar nė Lindjen e Mesme. Papa, i cili ka qenė njė kritik i fortė i luftės nė Irak, bėri thirrje pėr kalimin sa mė tė shpejtė tė sovranitetit tė plotė nė duart e irakianėve. Sipas tij, situata nė Irakun e pushtuar duhet tė normalizohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Javėt e fundit tė tjera ngjarje tė mjerueshme kanė dalė nė dritė, tė cilat kanė trazuar ndėrgjegjen civile dhe fetare tė tė gjithėve, dhe e kanė bėrė mė tė vėshtirė zotimin e vendosur dhe tė qartė pėr vlerat e pėrbashkėta njerėzore, -tha kreu i Kishės Katolike Romane. Megjithatė takimi mes tyre ishte i pėrzemėrt, ku Papa vlerėsoi zotimin e qeverisė amerikane dhe punėn e agjencive humanitare, dhe nė fund e mbylli me fjalėt Zoti e bekoftė Amerikėn. Ndėrsa Bushi e quajti Papėn njė shėrbėtor tė devotshėm tė Zotit qė mbron tė drejtat e tė varfėrve. Me kėtė rast Bush i dorėzoi kreut tė Kishės Katolike, Medaljen e Lirisė, medalja mė e madhe qė akordohet nga Shtetet e Bashkuara.
05/06/2004
Krijoni Kontakt