Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279

    Debohen islamiket nga Shqiperia..

    DYSHIME PER LIDHJE TE TYRE ME ORGANIZATA TERRORISTE

    11 islamikė shpallen "non grata"
    Tė padėshiruarit nga Egjipti, Algjeria dhe Arabia

    TIRANE

    Njėmbėdhjetė shtetas me origjinė arabe janė shpallur tė padėshirueshėm nė Shqipėri. Lajmi ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Informacionit nė Policinė e Shtetit, si dhe nga Drejtori i Policisė sė Rendit Avni Jashellari. Moslėshimi i lejeve tė qėndrimit pėr kėta persona ėshtė bėrė pas verifikimit tė dokumentacionit tė paraqitur prej tyre, si dhe nga informacionet e servirura nga shėrbimet e huaja, tė cilat bashkėpunojnė me autoritetet shqiptare nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit. Personat e mėsipėrm janė cilėsuar si tė padėshirueshėm pėr tė qėndruar nė territorin shqiptar, pėr shkak tė problemeve nė dokumentacion, tė dyshimeve mbi aktivitetin dhe tė kaluarėn e tyre. Kėta shtetas janė kryesisht misionarė nė shoqata fetare islamike ose punonjės nė biznese private.

    Verifikimi
    Burimi zyrtar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė tha se "struktura pėrkatėse nė Drejtorinė e Policisė sė Rendit ka verifikuar tė gjitha lejet e qėndrimit pėr shtetasit e huaj rezidentė nė Shqipėri, si dhe ka bėrė rinovimin e lejeve tė qėndrimit pėr tė gjithė ata qė nuk janė vėrejtur me probleme nė dokumentacion apo dyshime nė veprimtarinė e tyre. Mosrinovimi i lejeqėndrimit pėr 11 shtetasit me origjinė arabe, kryesisht nga Egjipti, Algjeria dhe Arabia Saudite, ėshtė bėrė duke u mbėshtetur edhe nė informacionin e servirur nga SHISH-i". Nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, Shėrbimi i Antiterrorit i SHISH-it i ka paraqitur Policisė sė Shtetit tė gjithė informacionin e siguruar nga agjentura e tij, si dhe tė servirur nga shėrbimet e huaja homologe pėr shtetasit e huaj me origjinė arabe qė kėrkojnė tė qėndrojnė legalisht nė territorin shqiptar.

    Islamikėt
    Pas aplikimit qė kanė bėrė nė polici, pėr tė gjithė shtetasit e huaj me origjinė arabe qė kėrkojnė tė qėndrojnė nė Shqipėri, ėshtė bėrė verifikimi i dokumentacionit dhe arsyet pse ata kėrkojnė tė qėndrojnė nė Shqipėri. Aplikimi pėr leje qėndrimi nga shtetasit e huaj bėhet ēdo vit pėr dy vitet e para tė qėndrimit dhe mė pas, pėr t'u krijuar lehtėsira, ēdo 5 vjet. Sipas burimeve tė policisė, rezulton se pėr disa nga personat e mėsipėrm ka pasur informacione pėr lidhje tė dyshimta tė tyre me organizata ekstremiste islamike. Nė tė gjitha rastet kur janė konstatuar dyshime mbi aktivitetin apo tė kaluarėn e kėtyre shtetasve, ėshtė vendosur mosmiratimi i kėrkesės sė tyre. Njė vendim i tillė i konsideron kėta tė huaj persona tė padėshi-rueshėm nė Shqipėri. Identiteti i 11 personave tė mėsipėrm nuk ėshtė publikuar nga Policia e Shtetit, pėr shkak tė natyrės sė veēantė tė informacionit dhe tė ruajtjes sė privacisė. A.Hoxha


    Komiteti i Kulteve: "Janė larguar 6 shoqata islamike"

    Shoqatat e fondacionet islamike e arabe tė dyshimta, nuk kanė gjetur tokė tė begatė nė Shqipėri. Sipas njė prononcimi pėr Gazetėn tė Fatri Sinanit, Kryetarit tė Komitetit Shtetėror tė Kulteve, nė vitin 2003 janė regjistruar 6 shoqata mė pak se njė vit mė parė. Sipas Sinanit largimi i tyre ėshtė kondicionuar nga mangėsi nė dokumentacion dhe liēensim. Por dihet se largimet janė pėr tė tjera shkaqe. Terreni jomikpritės ndaj tyre u krijua pas vitit 1998, kur nė Elbasan dhe nė Tiranė u zbulua njė celulė e Xhihadit Islamik Egjiptjan. Njė tjetėr "fushatė" pasoi pas sulmit tė vitit 2001 ndaj kullave binjake nė Nju Jork. Nė listėn e zezė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit ishin edhe fondacione qė kishin degė nė Shqipėri, "Al-Haramain", "Organizata Botėrore e Ndihmave Islamike", "Ringjallja e Trashėgimnisė Islamike", dhe "Al Waffk". Shteti shqiptar dėboi nė vitin 2001 nga kėto shoqata 5 punonjės sė bashku me familjet (rreth 16 vetė).


    Arabia Saudite bllokon fondet e "Al-Haramain"

    Arabia Saudite ka bllokuar fondet e disa organizatave islamike qė kanė degėt e tyre nė vendet arabe, por edhe nė Ballkan, nėn akuzėn se financojnė rrjetin terrorist Al-Kaeda. Dje, agjencitė e huaja tė lajmeve si dhe shtypi saudit njoftoi se Riadi ka bllokuar fondet e fondacionit islamik "Al Haramain", qė ka degė nė Shqipėri, Kosovė, Bosnjė, Indonezi, Kenia, Pakistan, Tanzani dhe Holandė. Fondacioni ishte pėrfshirė prej kohėsh edhe nė listėn e zezė tė SHBA-sė dhe vendimi ėshtė marrė nga autoritetet e larta saudite pas njė kėrkese tė bėrė nga Departamenti amerikan i Shtetit. Kėshilltari diplomatik i trashėgimtarit tė fronit saudit, Adel el-Xhubeir, pohoi se ekzistojnė dokumenta qė provojnė se fondacioni, me rreth 50 milion dollarė tė ardhura nė vit, financonte rrjetet terroriste, sipas gazetės "Saudi Times". Po sipas kėsaj gazete, nė listėn e zezė tė organizatave qė financojnė terrorizmin janė edhe disa fondacione tė tjera islamike, por emrat e tyre nuk janė bėrė tė ditura ende. Tė gjitha llogaritė bankare tė kėtyre fondacioneve do tė grumbullohen dhe do tė kontrollohen imtėsisht nga njė komision i posaēėm saudit.


    ISLAMIKET

    28 QERSHOR 1998
    Kapen Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeē, dhe bashkėpunėtori i tij nė fondacion, Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeē.

    24 TETOR 1998
    Vritet nė shtėpinė e gruas shqiptare, Selam Muhamed Omar El Said, njė tjetėr i dyshuar pėr lidhje me "Xhihad". Gjatė aksionit plagoset njėri prej drejtuesve tė RENEA.

    JANAR 1999
    Prangoset inxhinieri shqiptar Maks Ēiēiku, i cili akuzohej se kishte pėrgjuar lėvizjet e ambasadores amerikane Mariza Lino. Pas arrestimit tė tij, u vendosėn masa tė rrepta kontrolli.

    15 SHKURT 1999
    Arrestohet iraniani Mohamed Nexhip Jashim dhe siriani Abdyl Mahem, tė cilėt kishin falsifikuar nėnshtetėsinė pėr t'u futur pa vizė nė Shqipėri. Nuk dihet nėse kishin lidhje me terrorizmin.

    13 NENTOR 1999
    Shpallet "non grata" jordanezi Abdyl Latif Saleh. Jetonte nė kryeqytet, si drejtuesi i katėr fondacioneve fetare dhe njėkohėsisht kishte lidhje edhe me biznesin e ndėrtimit nė Tiranė.


    Gazeta Shqiptare 4-6-04
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  2. #2
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Shemso mduket tu paskan dhimt shum keta qe kokan debuar, ,,ata,, po te kishin pasur lidhje me te vogel me terorizmin eshte 100% e sigurt s nuk ishin debuar ,por ishin derguar direkt ne GUANTANAMO ,po neise mire ju paskan bere mbasi kane qene aq hamshora qe t'i ndihmojn popullit pa ditur se me kend kan pune,hajt shnet.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    ........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Debohet Nga Shqiperia Dhe Nje "islamik" Me Emrin

    "Apostol Skaka "

    TANI DO DEBOJNE DHE PRIFTERINJTE E 17 NENTORIT OSE GRUPET NDIHMUESE TE MILOSHEVICIT PO KESHTU DHE ORGANIZATAT EVANGJELISTE SE SHPEJTI DO IA MBATHIN NGA SHQIPERIA PERVEC TRE FEVE KOMBETARE
    ISLAMIT KATOLICIZMIT KRISHTERIMIT ORTODOKS SHQIPTAR DHE JO GREK.tE TJERET DO DEBOHEN NGA KOMUNITETI I KULTEVE JANE NDIKUES NE RRITJEN E PERCARJES NE SHQIPERI KETO SE SHPEJTI DOP TA VENDOSIN TE TRE KOMNUNITETE FETARE SHQIPTARE NE VEND .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 05-06-2004 mė 17:17
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga altini55
    PO KESHTU DHE ORGANIZATAT EVANGJELISTE SE SHPEJTI DO IA MBATHIN NGA SHQIPERIA PERVEC TRE FEVE KOMBETARE
    ISLAMIT KATOLICIZMIT KRISHTERIMIT ORTODOKS SHQIPTAR DHE JO GREK.tE TJERET DO DEBOHEN NGA KOMUNITETI I KULTEVE JANE NDIKUES NE RRITJEN E PERCARJES NE SHQIPERI KETO SE SHPEJTI DOP TA VENDOSIN TE TRE KOMNUNITETE FETARE SHQIPTARE NE VEND .
    Natyrisht por mbasi te na sjellesh ndonje fakt se keto organizata planifikojne te vene ndonje bombe apo te hedhin ndonje ambasade ne ere ketu apo ne ndonje vend arab.
    Kush e paska monopolin e besimit ketu ne Shqiperi, qe u percakton shqiptareve colen fe u lejohet te besojne e cilen jo?
    Po per ateiste apo laiket cfare te ardhmeje po u rezervon? Mbase edhe keto percajne duke share fene?!

  6. #6
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Natyrisht por mbasi te na sjellesh ndonje fakt se keto organizata planifikojne te vene ndonje bombe apo te hedhin ndonje ambasade ne ere ketu apo ne ndonje vend arab.
    Kush e paska monopolin e besimit ketu ne Shqiperi, qe u percakton shqiptareve colen fe u lejohet te besojne e cilen jo?
    Po per ateiste apo laiket cfare te ardhmeje po u rezervon? Mbase edhe keto percajne duke share fene?!
    Po kush te tha ty qe ,,keta,, te debuar jane terorist???Pse i thua ti terorist njerzve pa e ditur se kush jane,po te kishin qene terorista siq i thuan ata ishin vure ne burg per t'u keqtrajtuar sikur ata ne ,,ABU GARIB,, e jo vetem te debohen,mua thjesht ky vendim me duket i ciditshem???!!!
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  7. #7
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    JORDANEZI TENTOI TE TRANSFERONTE 2.4 MILIONE EURO

    Bllokohet llogaria e "Al Kaedas"
    Drejtoria e Pastrimit tė Parave denoncon nė prokurori


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artan Hoxha


    TIRANE

    Bllokohet llogaria bankare prej 2.4 milionė eurosh e njeriut tė dyshuar pėr lidhje me organizatėn e kreut tė terrorizmit ndėrkombėtar, Osama Bin Laden. Drejtoria pėr Parandalimin e Pastrimit tė Parave nė Ministrinė e Financave ka depozituar nė prokurorinė e rrethit Tiranė denoncimin pėr njė llogari bankare tė bllokuar nė njė bankė tė nivelit tė dytė. Burime nga Ministria e Financave, nga e cila varet ky organ i specializuar pėr pastrimin e parave pohuan se "ėshtė kėrkuar nisja e hetimeve nga prokuroria pėr tė zbuluar origjinėn nga rrjedhin tė ardhurat e kėsaj llogarie bankare si dhe destinacionin ku do tė pėrfundonin kėto para. Kjo shumė e konsiderueshme parash dyshohet se ėshtė e shtetasit me origjinė jordaneze Abdul Latif Saleh". Prokuroria e Tiranės e ka rregjistruar denoncimin e bėrė nga Ministria e Financave dhe ka filluar hetimin pėr tė zbuluar se ēfarė fshihet pas tentativės pėr tė transferuar nga Shqipėria kėtė shumė parash.

    Dyshimi
    Dyshimi ka nisur pas tentativės qė ka bėrė njė shtetas me origjinė jordaneze, i cili ėshtė paraqitur nė sportelet e njė banke tė nivelit tė dytė nė kryeqytet. Personi i mėsipėrm ėshtė identifikuar me emrin Hamza Abu Rajan dhe ka paraqitur njė prokurė speciale pėr tė transferuar shumėn prej 2.4 milionė eurosh. Gjatė verifikimit qė i ėshtė bėrė prokurės speciale tė jordanezit Hamza Abu Rajan, juristi i bankės sė nivelit tė dytė ka konstatuar disa parregullsi. Konkretisht Hamza Abu Rajan rezultoi se nuk ishte i autorizuar tė kryente veprime bankare si nė emrin e tij, ashtu dhe nė emrin e personit pėr llogari tė tė cilit ishte depozituar shuma e mėsipėrme. Qysh nga ky moment informacioni u ėshtė dėrguar agjentėve dhe specialistėve tė Drejtorisė pėr Parandalimin e Pastrimit tė Parave pranė Ministrisė sė Financave. Kjo e fundit ka ngritur grupin e ekspertėve dhe ka filluar verifikimet pėr tė zbuluar se ēfarė fshihej pas kėsaj llogarie bankare.

    Depozita
    Burime nga Ministria e Financave pohuan se nga verifikimet paraprake rezultoi qė llogaria bankare tė ishte krijuar nga dy depozitime me vlerė nga 1.2 euro secili. Nė tė dy rastet pretendohet se Abdul Latif Saleh e ka pėrfituar shumėn prej 2.4 milionė eurosh pasi ka nėnshkruar dy kontrata shit-blerje, pėr njė truall me sipėrfaqe 1000 metra katror nė secilin prej rasteve. Mė konkretisht nga verifikimi paraprak ka rezultuar se Saleh i ka shitur dy sipėrfaqe trualli njė firme shqiptare tė njohur nė fushėn e ndėrtimit nė kryeqytet. Njėri prej trojeve tė shitur ndodhet nė njė nga zonat mė tė parapėlqyera pėr ndėrtime nė Tiranė.

    Hetimi
    Drejtoria pėr Parandalimin e Pastrimit tė Parave nė Ministrinė e Financave pasi ka kryer verifikimet e saj ka hartuar njė dosje tė plotė dhe ka bėrė denoncim nė prokurorinė e rrethit Tiranė. Kjo dosje ėshtė rregjistruar nė prokurorinė e rrethit mė datė 6 maj 2004 dhe menjėherė kanė filluar veprimet hetimore. Hetimet janė duke u kryer nga ekspertė tė krimit ekonomiko-financiar. Nga hetimet e para rezulton se personi nė emėr tė tė cilit ka egzistuar llogaria bankare quhet Abdul Latif Saleh, i cili ka dy nėnshtetėsi, jordaneze dhe shqiptare. Sipas burimit nga Ministria e Financave thuhet se emri i kėtij personi ėshtė nė listėn e tė dyshuarėve pėr lidhje me organizatat terroriste ndėrkombėtare, madje edhe me Al Kaedan, organizatė terroriste e drejtuar nga Osama Bin Laden. Bllokimi i llogarisė nė fjalė ėshtė suksesi i parė i rėndėsishėm i Drejtorisė pėr Parandalimin e Pastrimit tė Parave. Pasi tė bėhen tė gjitha verifikimet dhe nė rast se rezultojnė prova tė pakundėrshtueshme se kjo depozitė mund tė pėrdorej nga rrjetet terroriste ndėrkombėtare, llogaria bankare do tė sekuestrohet duke kaluar pėr llogari tė financave tė shtetit shqiptar.


    Si u sekuestruan nė Tiranė pronat e biznesmenit saudit, Jassin Kadi

    Afro njė vit mė parė shteti shqiptar vendosi masėn e sekuestros mbi njė pronė tė financuar nga njė biznesmen i dyshuar pėr lidhje me organizatėn terroriste tė Al Kaedas. Gjykata vendosi masėn e sekuestros pėr njė pjesė tė dy kullave binjake pėrballė godinės sė kryeministrisė, pas njė kėrkese qė bėri prokuroria e Tiranės. Njė nga aksionerėt e rėndėsishėm nė ndėrtimin e dy kullave 18-katėshe ishte shtetasi Yassin Kadi, me origjinė nga qyteti Jeddah i Arabisė Saudite. Kadi, njė biznesmen i njohur nė fushėn e ndėrtimit nė kryeqytet u shpall nė kėrkim ndėrkombėtar nga shėrbimet sekrete amerikane pasi ishte nė listėn e personave tė dyshuar pėr lidhje dhe financim tė organizatės terroriste Al Kaeda. Pronat e Kadi nė Shqipėri janė sekuestruar dhe kanė kaluar pėr llogari tė financave tė shtetit shqiptar. Kadi ishte larguar nga Shqipėria pėrpara se nė adresė tė tij tė shpallej kėrkimi ndėrkombėtar.


    Legjislacion i ri pėr tė zbuluar pronat dhe financat e terrorizmit

    Hartimi i legjislacionit tė ri pėr tė parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e krimit tė organizuar apo terrorizmit ndėrkombėtar, pritet tė jetė njė armė e fortė nė duart e ekspertėve tė Drejtorisė pėr Parandalimin e Pastrimit tė Parave. Projektligji mė i fundit i kaluar nė qeveri vetėm pak ditė mė parė, do tė kalojė pėr miratim nga parlamenti gjatė ditėve nė vazhdim. Pėr tė zbuluar pronat apo depozitat bankare tė personave apo organizatave qė dyshohen si terroriste, apo kanė lidhje me rrjetin ndėrkombėtar tė Al Kaedas, organet e specializuara shqiptare kanė vendosur marrėdhėnie bashkėpunimi edhe me homologėt e tyre tė kualicionit antiterrorizėm. Konkretisht janė duke u shfrytėzuar tė gjitha tė dhėnat e sjella nga shėrbimet sekrete amerikane dhe britanike pėr personat dhe organizatat islamike tė dyshuara pėr lidhje me terrorizmin ndėrkombėtar.

    Gazeta Shqiptare 6-6-04
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 07-06-2004 mė 18:03
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Mire ja bene... Flaken pse ja vuren para se me i nis anej?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Gusht 8, 2004


    ZBULOHET RREZIKU NE RAPORTIN PER 11 SHTATORIN

    CIA: Si shpėtuam ambasadėn nė Tiranė
    "Asgjesimi i celulės sė Xhihadit shmangu goditjen"

    TIRANE

    E vėrteta e aventurave tė 007-ėve amerikanė dhe shqiptarė, tė cilėt kanė meritat e goditjes sė celulės terroriste tė Xhihadit Islamik Egjiptjan nė vitin 1998, ėshtė vlerėsuar nga shėrbimi amerikan i spiunazhit (CIA) para senatit. Nė raportin e hartuar nga "Komisioni pėr 11 shtatorin", nė pjesėn ku flitet pėr "Pėrgjigjet ndaj sulmeve fillestare tė Al Kaedės", CIA pėrmend, jo pa kėnaqėsi, suksesin e saj dhe tė shėrbimit sekret shqiptar (SHISH) nė goditjen e dhėnė terrorizmit ndėrkombėtar nė Shqipėri filluar nga viti 1998. Sipas raportit tė lexuar pak ditė mė parė, vlerėsohet bashkėpunimi i CIA-s me autoritetet shqiptare pėr goditjen fillimisht tė njė baze falsifikuesish tė Al Kaedės dhe tė njė celule tjetėr terroriste nė Tiranė (Xhihadi Islamik i lidhur me Bin Ladenin). Po sipas raportit, kėto operacione mund tė kenė shmangur njė sulm tė planifikuar kundėr Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, duke ēuar nė demaskimin e njė numri operativėsh terroristė tė lidhur me Al Kaedėn.

    Xhihadi nė Shqipėri
    Sipas tė dhėnave tė CIA, grupimi terrorist i njohur si "Celula e Tiranės" ishte vendosur nė Shqipėri menjėherė pas viteve 1990. Sipas njė plani tė mirėorganizuar, njė grup prej mė shumė se 10 personash ishin vendosur nė Tiranė, Elbasan dhe ndonjė rreth tjetėr tė maskuar me petkun e misionarėve tė ndihmave humanitare apo tė nėpunėsve tė shkollave e fondacioneve fetare. Fillimisht ata janė vendosur nė njė ambient tė marrė me qera nė "Rrugėn e Kavajės" si dhe nė Elbasan, nė njė shkollė fetare. Sipas tė njėjtave burime, misioni i saj kryesor ishte tė kthehej nė bazė tė pėrgatitjes sė dokumenteve tė falsifikuara, tė cilat do tė pėrdoreshin nga militantė terroristė pėr t'u depėrtuar nė Evropė. Por nė detyrat e celulės pėrfshihej edhe rekrutimi i elementėve shqiptarė, tė cilėt vinin kryesisht nga shtresa tė varfėra tė popullsisė. Njerėzit e celulės ishin nėn urdhėrat e kreut tė Xhihadit Islamik Egjiptjan, Al Zavahiri. Njė pjesė e tyre u martuan me gra shqiptare, ndėrsa njė pjesė tjetėr filluan tė ndėrtonin biznese private, tė cilat pas goditjes sė celulės, nė arrati e sipėr, u shitėn me ēmime tė ulėta.

    CIA pranon sulmimin e ambasadės
    Plani i terroristėve tė Xhihadit Islamik Egjiptjan pėr goditjen e Ambasadės Amerikane nė Tiranė ka filluar tė zbatohej menjėherė pas goditjes sė parė qė i'u dha celulės nga shėrbimet sekrete. Mė 3 tetor 1998, rreth 3 muaj pas goditjes, nė Torino tė Italisė u arrestua Amoid Naji, njė veprimtar i "Xhihadit", i cili kishte pohuar para hetuesve se Xhihadi kishte planifikuar tė hidhte ne erė Ambasadėn Amerikane nė Tiranė. Sipas dėshmive tė tij, sulmi do tė kryhej nė shenjė hakmarrjeje ndaj goditjes sė celulės sė Tiranės. Njė tjetėr njeri qė u dyshua se kishte marrė pėrgjegjėsinė e sulmit ndaj ambasadės u konsiderua nga CIA Mohamed El Saed Salah, egjiptjani qė u asgjesua nga policia mė 24 tetor 1998 nė Tiranė. Pas vrasjes sė tij drejtuesit amerikanė tė operacionit kanė debatuar ashpėr me krerė tė policisė shqiptare pasi ata kishin llogaritur qė El Saed tė binte nė duart e tyre i gjallė. Sipas tyre El Saed, njė nga antarėt e celulės sė Tiranės, kishte si synim tė godiste Ambasadėn Amerikane nė Tiranė nė shenjė hakmarrjeje pėr varjen nė Egjipt tė dy anėtarėve tė XHIHAD tė ekstraduar pak muaj mė parė nga Shqipėria.


    Amerikanėt dhe SHISH kontroll gjithė tė huajve islamikė nė Shqipėri

    Duhet thėnė se SHISH (shėrbimi sekret shqiptar) ka arritur tė ketė avantazhe nė kontrollin e elementėve terroristė karahasuar me shėrbimet homologe. Qė pas goditjes sė Celulės sė Tiranės me ndihmėn e amerikanėve dhe largimit nga Shqipėri tė njė numri tė madh personash tė shpallur "non grata", SHISH duket ka njė siguri pothuaj tė plotė nė kontrollin e kėtyre elementėve. Njė kontroll qė ndodh nė njė vend ku pothuaj e gjithė popullsia ėshtė e prirur tė ndihmojė shtetin nė ndėrmarrjet e veta antiterrorizėm, njė ndihmė qė nuk mund tė mos merret nė konsideratė. Gjithsesi me kalimin e viteve dhe krijimit tė njė klime jo tė favorshme pėr elementė tė dyshimtė tė lidhur me terrorizmin islamik, tashmė ėshtė bėrė mė i lehtė kontrolli i tyre. Kjo falė edhe njė sistemi shumė efikas tė kontrollit tė kėtyre elementėve, njė punė e ndarė mes policisė dhe shėrbimit sekret. Kėshtu policia, sipas ndarjes sė zonave, ka pėr detyrė qė tė regjistrojė dhe tė kontrollojė tė gjithė tė huajt qė vijnė nga vende me origjinė arabe e islamike. Detyrė e policisė ėshtė edhe kontrolli i lejeve tė qendrimit tė kėtyre personave dhe sinjalizimi nė rastet kur ndonjėrit kjo leje i ka pėrfunduar. Po kėshtu policia ka pėr detyrė tė mbajė nėn mbikėqyrje tė gjitha lėvizjet e tyre jashtė shtetit, tė cilat tė gjtha regjistrohen. Kjo kategori qytetarėsh ėshtė e detyruar qė tė njoftojė policinė nė rast tė shpėrngules sė saj nė njė tjetėr adresė. Ndėrkohė shėrbimi sekret bėn njė mbulim tė dytė tė kėtij kontigjenti njėrėzish sipas metodave tė tij tė punės.


    RAPORTI

    "…CIA po e pėrdorte kėtė dijeni pėr tė pėrēarė njė numėr celulash qė bashkėpunonin me Bin Ladenin. Duke punuar me autoritetet shqiptare, operativėt e CIA-s sulmuan njė operacion falsifikuesish tė Al Kaeda dhe njė celulė tjetėr terroriste nė Tiranė. Kėto operacione mund tė kenė shmangur njė sulm tė planifikuar kundėr Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė dhe kanė ēuar nė demaskimin e njė numri operativėsh terroristė tė lidhur me Al Kaedėn…

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 08-08-2004 mė 06:54
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054
    ISLAMIKET

    28 QERSHOR 1998
    Kapen Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeē, dhe bashkėpunėtori i tij nė fondacion, Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeē.

    24 TETOR 1998
    Vritet nė shtėpinė e gruas shqiptare, Selam Muhamed Omar El Said, njė tjetėr i dyshuar pėr lidhje me "Xhihad". Gjatė aksionit plagoset njėri prej drejtuesve tė RENEA.

    JANAR 1999
    Prangoset inxhinieri shqiptar Maks Ēiēiku, i cili akuzohej se kishte pėrgjuar lėvizjet e ambasadores amerikane Mariza Lino. Pas arrestimit tė tij, u vendosėn masa tė rrepta kontrolli.

    15 SHKURT 1999
    Arrestohet iraniani Mohamed Nexhip Jashim dhe siriani Abdyl Mahem, tė cilėt kishin falsifikuar nėnshtetėsinė pėr t'u futur pa vizė nė Shqipėri. Nuk dihet nėse kishin lidhje me terrorizmin.

    13 NENTOR 1999
    Shpallet "non grata" jordanezi Abdyl Latif Saleh. Jetonte nė kryeqytet, si drejtuesi i katėr fondacioneve fetare dhe njėkohėsisht kishte lidhje edhe me biznesin e ndėrtimit nė Tiranė.





    shqiperia duhet te mbroje rendin e vet publik ashtu sic bejne te gjithe shtetet demokratike te botes , une jam plotesisht dakort qe te largohen nga shqiperia te gjithe personat e huaj , te cilet fshihen mbas organizatave , apo shoqatave , ose qe fshihen mbas petkut te misionarit bamires , apo edhe ne nivele te tjera qofshin keto edhe nivele te tjera me te larta zyrtare , pse duhet te behet shqiperia han me dy porta , mendoj se kur ndodhin gjera te tilla ne vende te tjera personalitetet e atyre vendeve nuk mendohen dy here por i japin nje arrestim ose largim , mendoj se shqiperia nuk duhet te beje perjashtim nga ligjet dhe konventat nderkombetare , qe jane esenciale per nje shoqeri te hapur demokratike por qe bazohet mbi ligje dhe norma morale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 09-08-2004 mė 04:37

Tema tė Ngjashme

  1. Londer, racizmi, debohen studentet
    Nga shefqeti11 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 01:28
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-11-2005, 19:27
  3. Franca paralajmeron islamiket per shamite.
    Nga kolombi nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:00
  4. Dhuna qė po ushtron Al Qaeda nė Irak
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 02:41
  5. Londer: Kleriku islamik, islamiket shqiptare mbeshtesin Al-Qaeda
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •