Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Programi "Portokalli"

    Intervista/ Flet 19-vjeēari Besart Kallaku


    Gjoni: Unė minatori prej Fushė-Kruje

    Anila Mema

    Kush ėshtė Besart Kallaku

    Vjeē 19
    Studion nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Shote Galica” nė Fushė-Krujė
    Shenja e horoskopit: Akrepi
    Hobi: Aktrimi, gjuetia dhe peshkimi
    A u a?! O Gjin! Gjon, pra mo t’thash. Mos m’gri nevrat mu. Oj ti…. E kush nuk qesh me batutat e tij. Kush nuk i pėrdor. Pas daljes nė “Portokalli” nė “Top Channel”, tė nėntėmbėdhjetėvjeēarit nga Fushė-Kruja, Besart Kallaku. Ėshtė minatori i spektaklit, qė me batutat e dialektin verior tė mirėpėrdorur ka fituar mjaft fansa.

    Po si ndihet ai, tashmė qė ėshtė bėrė publik… Si ka mundur tė ngjitet nė skenėn e “Portokallisė”… Pėr gazetėn ai rrėfen gjithēka me detaje nė njė intervistė.

    Si u lidhėt me “Portokallinė”?
    Po. Unė pak kohė mė parė, kur u zhvillua konkursi pėr tė rinjtė “Pol position”, me tri zhanre, aktrim, kėrcim dhe kėngė, mora pjesė edhe unė pėr aktrim. Madje, fitova. Gjatė periudhės sė sfidave, kur tė rinjtė konkurronin me njėri-tjetrin apo sfidonin njėri-tjetrin se kush do tė rrinte dhe kush do tė largohej nga ai konkurs, rashė nė sy tek tė gjithė. Mora pjesė me njė rol femre. I veshur si femėr, duke ecur si ato hyj brenda. U krijua njė situatė qė i entuziazmoi tė gjithė. Nisėn tė qeshnin. Kjo situatė u bė shkak pėr mjaft biseda mes dy regjisorėve e profesorėve tė mi, Alfred Trebickės dhe Ema Andresė. Nė atė rol kisha emrin Tana, por qė gjatė quhej ******. Me kėtė rol u bėra i njohur dhe Kozeta Bakiu kėmbėnguli qė unė tė merrja pjesė nė “Portokalli”. Mė shtynte shumė, deri sa njė ditė, pasi kishte biseduar me organizatorėt e kėtij spektakli mė dha lajmin e mirė, qė unė sė shpejti do tė isha pjesėtar i atij spektakli humori. Pas audicionit tim, mė pėlqyen dhe shprehėn kėnaqėsinė e tyre pėr pjesėmarrjen time.

    Humori pėr ju ka qenė thjesht njė dėshirė apo pasion?
    Dua tė them se gjithmonė gjatė sezonit tė shkollės jam marrė shumė me aktivitetet qė zhvilloheshin aty. Kam qenė njė amator i thjeshtė qė mė pėlqente tė merresha me imitime, me grimca humori dhe kėtė e bėja shpesh gjatė kėtyre katėr viteve qė studiova nė shkollėn e mesme. Mė vonė hyra te “Pol position”, ndėrsa tani gjendem te “Portokallia”.

    E kishit menduar mė parė veten nė njė spektakėl tė tillė?
    “Portokallia” pėr mua ishte sa reale aq edhe e pabesueshme. Nuk e kisha menduar asnjėherė diēka tė tillė, por ndoshta mė ka ndihur edhe pak fati.

    Minatori ėshtė njė rol i cilėsuar apo improvizim?
    Minatori ėshtė rastėsi. Nuk ishte parashikuar qė unė tė dilja nė skenė me kėtė rol. Gjithmonė ishte krijuar ideja se unė do tė dilja me rolin e njė femre. Gjatė provave pėr njė material, kur Nigda Dako, apo gazetarja e “Portokallisė”, Bleona, kishte pėr tė thėrritur kryetarin e njė galerie, thėrret kryetarin e minierave. Kjo ide u pėlqye dhe aty u vendos pėrfundimisht qė mund tė luhej mjaft mirė edhe kjo.

    Po dialekti qė ju pėrdorni…
    Kur u njoha me skenarin, ishte thjesht i shkruar nė gjuhėn letrare. Isha duke e pėrgatitur kėtė tekst, kur pa dashur dhe pavetėdije nė njė moment nisa tė flisja me gjuhėn e Veriut. Agron Llakaj e pėlqeu kėtė gjė dhe mė tha tė mos e ndryshoja. Kėshtu qė lindi edhe njė tjetėr ide e re pėr gjuhėn, nga e cila lindi ky personazh, Gjoni.

    A ndjeni vėshtirėsi kur pėrdorni kėtė variant?
    Them se jo, pasi familja ime ka jetuar nė Kukės gjatė periudhės 1985 - 1992. Unė nė atė kohė isha i vogėl dhe shkoja rrallė nė Kukės, pasi atje ishte ftohtė. Mė mbanin gjyshėrit e mi, prindėrit e nėnės. Dialektin e pata mėsuar pak nga pak, dhe pėr mua nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė ta pėrdor, sidomos tani qė jam mėsuar me tė dhe kam kaluar rreth nėntė puntata tė “Portokallisė”.

    Ē’do tė thotė pėr ju ky rol qė keni, minatori?
    Roli i minatorit?! Po, menjėherė pas viteve ‘90 shumica e minierave u mbyllėn dhe mjaft minatorė mbetėn nė rrugė tė madhe. Kėta njerėz nuk arritėn tė integrohen dhe ende vazhdojnė tė jenė tė tillė, pasi mundohen me ēdo mėnyrė dhe nė ēdo lloj forme pėr tė mbijetuar. Ky ėshtė dhe thelbi i rolit tim, tė minatorit, i cili merret me ēfarėdo lloj pune, me vjedhjen e kapakėve tė pusetave, me vjedhje hekurash apo me ēfarė tė mundė. Dhe ky rol kėtė dramė tė jetės mundohet tė nxjerrė nė pah.

    A ke njohur personalisht ndonjė minator?
    Po. Kam njohur xhaxhain tim. Madje, edhe Gonin. (Qesh)

    Ēfarė ka ndryshuar te “Gjoni”, nėse ju thėrrasim kėshtu pas daljes nė skenė?
    Tashmė janė bėrė rreth nėntė punata qė dal nė skenė dhe po tė mendosh qė Gjoni vinte nga njė provincė si Fushė-Kruja, njė amator i ri qė ngjitet nė skenėn e “Portokallisė”, nuk ėshtė pak, apo jo... Kanė ndryshuar shumė gjėra, duke nisur me perfeksionimin e tė folurit, futja e batutave tė reja, pse jo edhe profesionalizmi.

    Si ndihesh kur rrugės tė pėrshėndetin apo dėgjon ndonjė batutė tė personazhit tėnd?
    A u a? Normalisht njerėzit nė rrugė pėrsėrisin batutat e mia. Kjo do tė thotė se kanė respekt pėr rolin tim. T’ju them tė vėrtetėn, dashamirėsit e artit dhe tė kėtij personazhi qė unė luaj nė skenė mė bėjnė tė ndihem mirė. Kjo do tė thotė se ata mė ndjekin me kėnaqėsi. Nė rrugė nuk kam hasur deri tani ndonjė qė ka antipati pėr minatorin. Unė nė kėtė rast jap edhe marr emocion. Kjo gjė mė kėnaq.

    Ju ka ndodhur realisht tė dėgjoni ndonjė tė tillė?
    Po. Njė tė hėnė, kam ndjekur pėr rreth treqind metra tre vetė, tė cilit flisnin dhe qeshnin me tė madhe. Unė isha pas tyre dhe njėri pėrdorte tė gjitha batutat e Gjonit tė njė nate mė parė, tė cilat i demonstronte edhe me lėvizje. Aty ia kam plasur tė qeshurit.

    Ju tremb skena?
    Jo, aspak. Madje, dua tė them se kam pak emocione, tė cilat janė tė pamungueshme nė art, para se tė dal nė skenė. Por kur dal atje jam krejt i lirshėm dhe pa asnjė fije emocioni.

    A i pėrdorni batutat e Gjonit nė jetėn e pėrditshme?
    Kėto batuta janė krijuar vetėm nė “Portokalli”. Dua tė them se gjithmonė kam qenė dhe jam njė njeri qė qesh shumė, madje edhe nė ditėn mė tė keqe tė jetės sime. Por nė jetėn e pėrditshme nuk flas kėshtu, rrallė me shoqėrinė.

    I pėrmbaheni skenarit apo improvizoni nė skenė?
    Nė rolin qė kam me Gonin ka mjaft improvizime, ai mė pyet ndonjėherė dhe unė i kthej pėrgjigje tė cilat mė vijnė nė moment. Kėshtu, krijohen situata tė kėndshme, nė tė cilat ka pasur raste qė na ka kapur e qeshura tė dyve.

    Ēfarė ju pėlqen mė tepėr?
    Gjuetia dhe peshkimi. Sidomos gjuetia qė e kam trashėgim nga gjyshi. Qysh i vogėl i shkoja prapa gjyshit kur nisej pėr gjah. Sa qė tashmė nuk ndahem dot nga kjo gjė. Madje edhe nga fshati nuk ndahem dot. Pasi aty kam mundėsi tė merrem me gjueti. Kohėn time tė lirė, pėrveē tre muajve tė verės, unė e kaloj nė fshat dhe kėtė e bėj me shumė dėshirė.



    Dialog me Gjonin

    Ēfarė do tė bėjė nėse do tė shembej galeria?
    Ēa baj un? Nji m… t’madh. Ēa ***** me pas ba.
    Po
    Si… me tranė gurėt…! Ēa me ba aty mrena, pa ujė e pa bukė…
    Po ja tė zė brenda…?
    A ua? S’e di oj ti.
    S’ke frikė nga qeveria?
    Po tallet me ***, ma thotė mu. Ma mėshtjell mu qiviria. Katėr herė ma ka mėshtjell, mu.
    Po ti ēfarė bėn?
    Unė rri urtė. Ma mėshtjell qiviria, ia fus njė t’dhime.
    A e ke pyet qeverinė?
    Po pra ata e njofin Gjonin, e din se kush ėsh Gjoni dhe fillojn ja mėshtjellin Gjonit pastaj. I fusin e mren Gjonin e Gjoni si metet gja qeter veēse t’gėrthetmes.
    Po ti a shkove?
    Kam shku me kėrku Pantalliun.
    Kė?
    Pantalliun
    Kush ėshtė Pantalliu?
    Pantalli Majton. Po se kam gjet n’punė. Ka shku me hangėr ‘i drekė, m’tha skeretarja.
    Si ishte sekretarja?
    I kishte t’kuqe.
    Ēfarė kishte t’kuqe?
    Qimzet.
    Aha…
    Ata i pash. Ata i pash asaj. Aqe e kam menjen unė. Thash t’i vidhsha nj’mushama. Po se kishte ajo, e kishte lan ke roja….
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Ka dhe humor te bukur, por ndonje her banaliteti arrin kulmin, dhe ne ato ore "jo te vona" ku dhe femijet jane s`gjuar si pershembull 8pm, nuk mendoj se eshte fort humoristike kur perdorin banalitet te theksuar, por neise dikush mund te mendoj ndryshe.

    Personazhi im me i preferuar eshte MITI "O temen e semes"
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e karamelja
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    211
    Portokallia emision i bukur fare. Gjini apo Gjonin e kam shikuar gjithmone, por ndonjehere nuk e marr vesh fare. Megjithate i kepute ca te forta.
    Edhe mua me pelqen shume MITI, aq bukur e ben, me ate te foluren e tij korcarke.
    "Per koke te mamkes, ose temen e semes"
    Gjithashtu me pelqejne Nini edhe Vini.

  4. #4
    ANGEL Maska e ledi01
    Anėtarėsuar
    10-07-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    53
    hola mua me shume me pelqen llambi dhe miti mund te shkruani ndonje batute te llambit ketu ne forum te gjithe jeni fantastike

  5. #5
    Gjoni eshte i madh fare vetem se me ca batuta banale qe i perserit disa here humbet pike per mendimin tim...
    Miti eshte shume lart, mund te jete me i miri...

    ata dy tironsat nuk durohen fare ... batutat mund te jene te bukura por mimikat e tyre dhe menyra e paraqitjes ne skene shume dobet...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Master^Divine
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    12
    Pervec Ninit dhe Vinit qe vijne me origjinalitetin e tyre te tjeret te bejne me me ik me vrap
    Plus nje skenar i vjedhur dhe i perkthyer kot me kot

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E kam pa ca here dhe me ka pelqyer,dmth kane arritur qe te me bejne te qesh shume.
    Emision i mire eshte.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    vajza e detit Maska e allOrNothing
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Vendndodhja
    ne Tirane por e dua Vloren e bukur
    Postime
    6

    Question

    Hej a e dini te rene,
    kam degjuar lart e poshte te thuhet se mund kete edicion mund ta drejtoj Aulona portokalline, me ne fund nje prezantuese per se mbari, se keto te tjerat sdine te flasin!!!Ajo me duket shume e pergatitur. Ndoshta ka ardhur koha qe ne ekran te dalin jo vetem velina, por dhe gazetare te pergatitura e te zonja.
    Po ju cmendim keni??

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Portokallia & Banaliteti

    E ndjek shfaqjen "Portokalli" nga interneti dhe me pelqen. Por, kam vene re se ne shume raste banaliteti i kalon caqet. Te pakten une kshu mendoj. Jam i mendimit se ne situata te caktuara, ne familje a diku tjeter mund ta ndieja veten keq. Ju si mendoni???

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Jam shume dakord me ty i dashur. Humor behet edhe pa banalitete. Madje kam pershtypjen se humori me i mire eshte ai qe nuk permban banalitet.

    Eshte e qarte se arti shqiptar fut banalitetin per te krijuar humor. Kjo tregon se nuk mund te krijoje humor te paster sic ndodhte vite me pare. Por mos te harrojme se humori qe ka mbetur i ngulitur ne mendjet e njerezve eshte humori i vjeter dhe pa banalitet.

    Nuk besoj se ka njeri qe ta mohoje kete gje, vetem nese kemi te bejme me njerez qe u pelqen te kundershtojne, me persona qe i kane vene si qellim vetes te jene banale apo pseudomoderne.

    Megjithate "Portokalli" nuk eshte misherimi i banalitetit, prandaj dhe nuk eshte mire te bejme sulme konkrete. Eshte evident fakti se kohet e fundit, i gjithe humori shqiptar karakterizohet nga kjo "mode".

    "Portokalli" besoj se ka qellim te mire. Duhet pare me shume tematika qe trajton dhe qellimit qe i sherben. Personalisht mendoj se po behet nje pune e mire nga ana e tyre. Sigurisht qe ka edhe hollesira qe duhen rishqyrtuar dhe shpresoj ta bejne ne te kaluaren. Shendet!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Ku ėshtė programi elektoral 1000 faqėsh i Edi Ramės?
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-07-2009, 14:29
  3. Programi kompjuterik pėr drejtshkrimin e gjuhės shqipe
    Nga edspace nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 14:33
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •