Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    “Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare”

    Një përzgjedhje e autorëve të botuar në “ars”

    Revista letrare shqiptare “ars” njofton botimin e librit “Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare” (sipas “ars”), të përpiluar nga Irhan Jubica. Për këtë antologji, e cila është e dyta në kuadër të promovimit të autorëve që botojnë në “ars”, janë përzgjedhur 12 tregime, nga afro 100 të tillë të publikuar gjatë dy viteve të botimit të revistës. Kriteri mbi të cilin ka funksionuar përzgjedhja është risia që kjo prozë sjell në letërsinë bashkëkohore shqipe. Niveli i teksteve, por sidomos strukturat e reja të rrëfimit, si dhe stili, e për pasojë, emocionet që sjellin autorët, janë tregues të rëndësishëm pozitivë që vërehen gjatë shfletimit të kësaj antologjie.
    Përveç kriterit të mësipërm, përzgjedhja është bërë edhe mbi atë se sa të pranishëm kanë qenë këta autorë në revistë me krijimtarinë e tyre. Tregimet e antologjisë janë variantet që autorët kanë dëshiruar dhe kanë botuar në revistën “ars” gjatë dy vjetëve, variante që nuk i janë nënshtruar asnjë përpunimi a zëvendësimi të mëvonshëm prej autorëve.
    12 autorët e përzgjedhur për këtë botim janë: Mimoza Ahmeti me “Fantazma në rer”, Majlinda Bashllari me “Grerëza”, Gilmana Bushati me “Rruga me shenja”, Ridvan Dibra me “Histori me lepur”, Anton Gojcaj me “Atomet, shpirti, dashuria…”, Hida Halimi me “Kurorë fieri për trofe”, Irhan Jubica me “Uria”, Blendi Kraja me “Ankthi”, Gazmend Krasniqi me “Caffe voltaire”, Shazim Mehmeti me “Vjeshta buzëqesh dhe e kall cigaren”, Faruk Myrtaj me “Aravanët” dhe Lazër Stani me tregimin “Shenjat e natës”.
    Kjo përzgjedhje është projektuar në libër mbi bazën e rendit alfabetik. “Ars” beson se ka bërë një përzgjedhje të drejtë lidhur me përfaqësimin e autorëve që janë botuar në të.
    Antologjia e prozës është e dyta e hartuar nga revista, gjithnjë duke ndjekur kriterin e asaj që është botuar në “ars”. Botimi i parë i kësaj kolane ishte antologjia e eseve “Letërsia jashtë kopshteve tanë”, botuar në nëntor të vitit të kaluar, e cila u mirëprit dhe u vlerësua mjaft nga opinioni profesionist. Këtë antologji të dytë të revistës “ars” mund ta pasojnë në të ardhmen të tjera përzgjedhje, si ajo e esesë së përkthyer, e poezisë origjinale shqipe, e poezisë së përkthyer, e tregimit të përkthyer etj.
    “Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare” ka 108 faqe, format 13x21, ISBN 99927-632-9-9821.18-3-82 dhe kushton 350 lekë (3 euro).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle : 03-06-2004 më 20:46
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  3. Zëdhënësi i qeverisë Mishta, student në një shkollë fetare në Libi
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 20:48
  4. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32
  5. Ndryshimi midis poezise dhe prozes
    Nga Lule Portokalli në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-06-2002, 04:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •