Ish-kryeministri gati kandidatën për presidentin e KE
Simitis: Dua postin e Prodit





ATHINE - Kostas Simitis, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste greke kandidon për të zëvendësuar Romano Prodin në kryesinë e Komisionit Europian. Gazeta greke "Ta Nea" njoftoi dje se ish-lideri grek do të paraqesë kandidaturën për presidentin e KE-së në samitin e Brukselit në 17 qershor. Sipas gazetës, Simitis u takua të premten me liderët e Brukselit për të siguruar përveç mbështetjes së socialdemokratëve europianë edhe mbështetjen e disa drejtuesve konservatorë. Zëdhënësi i PASOK-ut, Spyros Vouyias nuk e konfirmoi dhe as e mohoi një gjë të tillë. "Gjithsesi, nëse ai do të kandidojë, kjo do të konkretizonte përpjekjet e bëra gjatë viteve nga Pasok dhe Simitis për të promovuar idenë e Evropës dhe për të stabilizuar pozicionin e Greqisë në BE", tha zëdhënësi.