Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Dashnori Shqiptar i spanjolles Susana Fortes

    “El Amante Albanes”, romani i shkrimtares spanjolle Susana Fortes bėn fjalė pėr njė dashuri tė ndaluar nė kohėn e diktaturės nė Shqipėrinė e viteve ’80. Vepra po pėrkthehet nė disa gjuhė, ndėrsa autorja ka shprehur dėshirėn qė romani i saj tė fliste edhe shqip

    “Dashnori shqiptar” i spanjolles Susana Fortes


    E.Demo

    Susana Fortes u lind nė Pontevedra mė 1959. Eshtė diplomuar pėr gjeografi e histori pranė Universitetit tė Barcelonės. Aktualisht jeton nė Valencia. Emri i saj nisi tė pėrmendej si shkrimtare, kur nė vitin 1995 boton romanin e parė. Njė ndėr librat e saj tė suksesshėm ka qenė “Kufijtė e arenės”, por romani “Dashnori shqiptar” po ia kalon kėto kufij qysh nė tetor tė vitit 2003 kur u vlerėsua edhe me ēmimin e rėndėsishėm letrar qė jepet nė Spanjė, Ēmimi “Planeta”. Jo vetėm se ėshtė njė roman qė fund e krye ka lidhje me Shqipėrinė, por edhe se ai ėshtė nė proces pėrkthimi nė disa gjuhė tė botės kėto kohėt e fundit. Autorja, nė intervistėn e mėposhtme qė po e botojmė ėshtė shprehur se do kishte dėshirė qė “Dashnori shqiptar” tė fliste shqip. Susana Fortes aktualisht jeton nė Valencia. Romani nė fjalė ėshtė libri i saj i gjashtė, ndėrkohė qė ėshtė e pranishme me artikuj nė gazetat e revistat letrare tė Spanjės.
    Ky roman ėshtė cilėsuar nga kritika si vepra mė e mirė e Susana Fortes dhe ėshtė hedhur nė qarkullim me tirazh 85.000 kopje.




    02/06/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ēfarė frike dhe mėdyshje ndien pėrballė krijimit tė romaneve tuaj?


    Zana Gjnikasi

    Ndėrkaq ekziston njė ide romantike sipas tė cilės shkrimtari ėshtė njė krijesė e mbyllur nė njė kullė fildishi, pak i izoluar nga bota dhe funksionon sipas tekave tė frymėzimit. Pasi keni dėgjuar kėtė, unė jam thellėsisht dakord me tė famshmen Bogart: “Nė kėtė jetė mė e mira nga tė gjitha ėshtė tė jesh njė profesionist i mirė.” Njė shkrimtar i mirė ėshtė ai qė e ndien se duhet tė punojė para sė gjithash si njė profesionist i mirė. Njė shkrimtar i tillė, ėshtė ai qė e ndien se duhet tė punojė dhe tė shkruajė, dhe se frymėzimin e takon gjithmonė duke punuar. Do tė thoshja se njė shkrimtar ėshtė njė person tė cilit tė shkruarit i kėrkon mė shumė kohė se njerėzit e tjerė, sepse ai nuk pėrputhet kurrė me tė dhe bile disa herė kjo gjė komplikohet sė tepėrmi. Arti i tė shkruarit mbart nė vetvete konflikt dhe dritė.

    Kush shqetėsohet objektivisht pėr cilėsinė letrare tė “Planetit” (Ēmimit)?
    Unė nuk besoj se njė ēmim e bėn shkrimtarin mė tė mirė apo mė tė keq. “Planeti” tė lejon tė lidhesh mė shumė me lexues, dhe kjo ėshtė njė ėndėrr pėr ēdo shkrimtar. Ēmimi ėshtė njė platformė pėr t’u pėrdorur, por autori dhe romani i tij vendin qė duhet tė zenė nė ēmimin “Planet” dhe nė kėtė hapėsirė, duhet ta fitojnė me meritė.

    Ēfarė ndien ai qė merr Ēmimin “Planeti”? Kujt do t’ia dedikoje paratė e ēmimit?
    Pėr mendimin tim kjo ėshtė diēka tepėr emocionale. Emocioni i ēastit ėshtė mė i bukuri pėr t’u shfrytėzuar dhe pėr njerėzit nuk ka ēast mė tė mirė. Njė pjesė e mirė e parave do tė shkojnė pėr pagimin e borxheve dhe pastaj kapriēiove tė ēastit. Paraja mė e mirė ėshtė ajo qė tė lejon tė blesh kohė, tė bėsh disa udhėtime qė do tė frymėzojnė dhe do tė ofrojnė qetėsi.

    “Kufijtė e arenės” duket njė libėr i vyer, tani rekomandoni “El amante albanes” (Dashnori shqiptar)…
    Ėshtė historia qė dua t’ju tregoj. Thuhet shpesh qė ne shkrimtarėt shkruajmė mijėra herė tė njėjtin roman. Kjo ėshtė njė histori e trishtė, e ngjeshur, me njė fabul si shumė tė tjera. Pėr ta shkruar mu desh tė pėrdorja njė stil tepėr tė pastėr, me fraza tė shkurtra etj. Por ndihesha tepėr e kėnaqur me historinė vetė, sepse ishte ajo ēfarė kėrkoja tė tregoja dhe qė kisha nevojė ta tregoja. Eshtė njė histori dashurie e fortė e cila duhet tė kapėrcente normat qė rregullojnė jetėn dhe qė i lidh protagonistėt me ngjarjet kundėr rrjedhės. Eshte njė konceptim romantik i dashurisė me njė sfond tė spikatur dhe intrigues politik, ku kujtesa luan njė rol tepėr tė rėndėsishėm. Ismaili ėshtė protagonisti i romanit, njė njeri i shqetėsuar, me obsesionet qė i vijnė nga fėmijėria e qė ndėrthuren pėrherė nė historinė e librit. Shpresoj qė edhe ju tė futeni nė lėvizjen e historisė qė do tė lexoni.

    Pėrse Shqipėria?
    Sepse fiksioni nuk ėshtė kurrė argėtim, sepse ushqehet nga realiteti, nga jeta, nga personat qė njeh dhe nga librat qė lexon... Mua Shqipėria mė ishte ngulur nė shpirt, atje nė zemėr tė Ballkanit, vendi mė i izoluar nga vendet e Lindjes. Njoha njerėz tė cilėt mė dhanė sė tepėrmi emocione. Pėr mė tepėr romani ėshtė njė homazh pėr njė shkrimtar shqiptar, veprat e tė cilit mė pėlqejnė shumė, Ismail Kadare nga i cili jam frymėzuar edhe pėr emrin e protagonistit.

    Eshtė momenti i lavdisė pėr librat e shkruar prej jush. Do tė doja tė dija opinion tuaj se si po e jetoni kėtė periudhė ku dashuria po humb vertetėsinė dhe origjinalitetin e vet apo pastėrtinė, si rrjedhojė e njė sistemi qė kufizon ndjenjat deri tek niveli i njė interesi pėr tė cilin personat e tjerė shohin vetėm anėn thjesht materialiste (nė mėnyrėn e personazheve tė Balzakut tė mishėruara tek babai i Evgjeni Grandesė).
    Nė radhė tė parė, faleminderit pėr elozhet. Ashtu siē pėrjetohet sot njė ndjenjė dashurie, mendoj se ka shumė mėnyra pėr t’i jetuar dhe i njėjti person qė reagon ndaj njė ndjenje dashurie e bėn kėtė gjė nė mėnyra tė ndryshme gjatė jetės sė tij. Dashuria ėshtė konspiracion i tė gjithė ndjenjave, ėshtė njė ndjenjė ku ndėrhyjnė gjithēka qė ne mbartim nė vetvete... imagjinata, frika...dhe ky ėshtė njė tjetėr dimension pėr atė qė e pėrjeton. Kam njė mik qė mė thotė shpesh se kush nuk ėshtė dashuruar me personin mė tė papėrshtatshėm me tė, nuk ėshtė dashuruar kurrė. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Dashuria ka shumė pak tė bėjė me leverdinė, sepse nuk ekziston ndjenjė njerėzore mė subversive se zemra e pushtuar nga pasioni dhe nga dashuria.

    A do tė pėrkthehet romani nė shqip?
    Do tė mė pėlqente qė tė pėrkthehej nė shqip, por ėshtė shumė herėt pėr ta thėnė kėtė. Kam njė mik qė pėrkthen autorė shqiptarė por procesi i tė pėrkthyerit nga spanjishtja nė shqip ėshtė tepėr i komplikuar se sa nga nga shqipja nė spanjisht. Nuk e di por shpresoj se po.

    Cilėt janė shkrimtarėt tuaj tė preferuar, pėrveē Virginia Woolf?
    Mė pėlqen shumė si shkrimtare Margueritte Duras dhe i gjithė universi i saj, por mė interesojnė shumė Onetti, Cortazar, gjithė romani amerikan, ai i beat generation. Ndėrsa nga spanjollėt Marse, Javier Marias. Kur pėrmend shkrimtarė mė duket vetja shpesh e padrejtė, sepse nuk mund t’i pėrmendėsh tė gjithė qė tė pėlqejnė.




    02/06/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •