Lamtumiren time ti nuk e ke degjuar,gjithsesi une ta kam kam thene;ne te gjitha gjuhet e heshtjes. Me te tere fjalorin e dhimbjes,ne cdo cast te njezet e kater oreve....
Edhe ne gjuhet qe flasim dhe nuk jane tonat edhe ne gjuhet qe ende nuk di e them po te duash, duke uleritur madje; ta degjosh ti dhe bota mbare!!!!!
Vetem "Lamtumire" ne gjuhen meme nuk mundem ta them.
Ka disa tinguj qe ekzistojne edhe ne gjuhen e vdekjes.
Ne shqip eshte patjeter ai i fjales lamtumire...
Nuk e dije???
******************************
Dashurine per ty
te plagosur e kam...
Renkimet e saj
enderrat mi trembin,
netet te mbetura jetime
nga gjysem henat e tua
stolis me yjet plastike
te ngjitura ne tavan
gjumi me gjen duke peshperitur:
Neser mbase,
neser patjeter
do te te dua me pak...
*******************
Qe kur te quaj mik.
Te humbas perdite nga pak.
si zogjeve u kepus krahet mendimeve,
mos te te ndjekin me nga pas
Si ty dhe veten
me polen harrese mbuloj
qe diteve plagen t'ua sheroj
Gjithsesi me dhemb
pranvera...
nuk e dua nese vjen pa ty
Krijoni Kontakt