El Amante Albanes, romani i shkrimtares spanjolle Susana Fortes bėn fjalė pėr njė dashuri tė ndaluar nė kohėn e diktaturės nė Shqipėrinė e viteve 80. Vepra po pėrkthehet nė disa gjuhė, ndėrsa autorja ka shprehur dėshirėn qė romani i saj tė fliste edhe shqip
Dashnori shqiptar i spanjolles Susana Fortes
E.Demo
Susana Fortes u lind nė Pontevedra mė 1959. Eshtė diplomuar pėr gjeografi e histori pranė Universitetit tė Barcelonės. Aktualisht jeton nė Valencia. Emri i saj nisi tė pėrmendej si shkrimtare, kur nė vitin 1995 boton romanin e parė. Njė ndėr librat e saj tė suksesshėm ka qenė Kufijtė e arenės, por romani Dashnori shqiptar po ia kalon kėto kufij qysh nė tetor tė vitit 2003 kur u vlerėsua edhe me ēmimin e rėndėsishėm letrar qė jepet nė Spanjė, Ēmimi Planeta. Jo vetėm se ėshtė njė roman qė fund e krye ka lidhje me Shqipėrinė, por edhe se ai ėshtė nė proces pėrkthimi nė disa gjuhė tė botės kėto kohėt e fundit. Autorja, nė intervistėn e mėposhtme qė po e botojmė ėshtė shprehur se do kishte dėshirė qė Dashnori shqiptar tė fliste shqip. Susana Fortes aktualisht jeton nė Valencia. Romani nė fjalė ėshtė libri i saj i gjashtė, ndėrkohė qė ėshtė e pranishme me artikuj nė gazetat e revistat letrare tė Spanjės.
Ky roman ėshtė cilėsuar nga kritika si vepra mė e mirė e Susana Fortes dhe ėshtė hedhur nė qarkullim me tirazh 85.000 kopje.
02/06/2004
Krijoni Kontakt