Postuar më parë nga wittstar
Une nuk i perkas ndonje feje. Une ndjek Krishtin, dhe jam shpetuar prej tij. Shpetimi nuk eshte fe por dhurate e Hirit te Perendise.
Postuar më parë nga wittstar
Une nuk i perkas ndonje feje. Une ndjek Krishtin, dhe jam shpetuar prej tij. Shpetimi nuk eshte fe por dhurate e Hirit te Perendise.
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Sic mund te lexoni ketu me lart,vite me pare kam bere shenime pozitive mbi mormonet.
Ato shenime kane qene te kufizuara nga shkalla ime e ceket e njohjes se praktikave te kishes mormone,dhe kane qene te frymezuara kryesisht nga pasazhe te caktuara te librit Mormon,si dhe vemendja qe i kushtojne familjes dhe rritjes se shendetshme te femijve nga ana e mormoneve( kujdes prinderor,mbajtja e tyre larg duhanit,alkoholit,drogave dhe efektit shkaterrues te mediave) praktika qe nuk mund t'ju mohohen mormoneve.
Por mbas denoncimit tim ne internet te rracizmit ne gjermani pata mundesi te ndjej mbi lekuren time se te pakten udheheqja e kishes ne Salt Lake City eshte kolona e peste e nazizmit ne Amerike.E nese ajo qe thote Harold Bloom eshte e vertete,(Mormonet kane zene vende kyce ne CIA dhe ne instutucione te tjera te Amerikes=H.Bloom) atehere sipas mendimit tim kisha mormone perben nje rrezik real per SHBA.Por jo vetem per kete arsye.
Si rrezultat i eksperiencave te mija pas 2004,une prej vitesh nuk jam me anetare i kishes mormone dhe i asnje komuniteti tjeter fetar,dhe kam vendosur qe deri ne fund te jetes time te qendroj larg cdo komuniteti fetar.
Me fjale te tjera: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!!!!!!!!
Gjate kontakteve te mija me mormone kam njohur nder ta njerrez te sjellshem e te gjendshem.Kritika ime e ketushme eshte e drejtuar ndaj politikave te kishesh mormone e nuk eshte hedhje balte mbi ata mormone qe jane sjellur korrekt e te gjendshem.
Kush shpreson te gjej ne kete kritike nota antiamerikanizmi i them te mos genjeje veten.
God bless all the winners of World War II!!!!!!!!
Down with the Mormon establishment in Salt Lake City!!!
(Poshte udheheqja e kishes mormone ne Salt Lake City)
PS: Ky eshte shenimi i pare qe po mundem te beje ne forume shqiptare qe prej nje kohe shume te gjate.Shteti gjerman pas kritikave te mija ne internet kundra nazizmit ka perdor metoda te ashpra policore kundra meje dhe beri keshtu praktikisht te pamundur kontaktin tim si minoritar shqiptar ne gjermani me forume interneti.(deri sot e kesaj dite edhe pse paguaj rregullisht per lidhje telefonike lidhja telefonike ne apartament eshte e sabotuar.)Mormonet e CIA-s kollaboruan intensivisht ne kete drejtim me shtetin gjerman.Mbi keto probleme te te drejtave te mija te shkelura prej shqiptari ne gjermani kam njoftuar prej kohesh shtetin shqiptar,gjykatat europiane te "te drejtave te njeriut",intelektuale shqiptare te forumit Albashkenca ne USA ,drejtuesin e te tjere, por me keqardhje me duhet te them se nuk pata asnje ndihme prej tyre.Asnje telefonate te vetme.
Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 18-07-2008 më 16:10
E lexova temen te teren wittsar dhe me la pershtypje, koha respektivisht diferenca e viteve; rrafsh 4 vjet me vone paske postuar tani.
Dhe po me vjene mire qe tek je larguar prej atyre mormoneve, qe jane funderrina e te gjitha feve.
Ndije Zotin tend, mos be keq dhe jeto be' Njeri!
And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!
.
Nqs Jezusi per ty nuk genjen sepse per mua Ai eshte Zot atehere duhet te besosh ate qe Ai e tha.
Dhe Jezusi tha se cdo gje do te kaloje por fjala ime nuk do te kaloje kurre pra bibla nuk do te ndryshohet dot apo de shkaterrohet dhe asgje nuk mund ti shtohet asaj dhe tjetra qe Jezusi tha ishte qe Kishen e krishtere nuk do ta shkaterroje dot askush madje as nuk do te ndryshohet dot as te korruptohet sepse as portat e ferrit nuk do ta mund ta mposhtin dot amen dhe Kisha do te ngelet ketu deri ne rrembimin nga Zoteria e saj Jezus Krishti Zot I qiellit dhe i tokes.
Dhe kur ne bibel thuhet Zot i zoterve nuk behet fjale qe ka shume zota por se Jezusi eshte Zot mbi zotat e krijuar nga mendja njerezore pra mbi zotat e rreme pra Ai eshte Zot i gjalle mbi zotat e vdekur dhe Zot i vertet mbi zotat inegzistent amen. Jezusi mos e bekofte sherbesen e mormonve.
Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 19-07-2008 më 17:41
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Ke bere mire qe je larguar nga ai kult Wittstar.
http://www.utlm.org/onlineresources/...eldstemple.htm
Ky eshte kult racist i dale nga masoneria e lire sikur Ku Klux Klan dhe ka lidhje me okultizmin, shiqo ne YouTube ritualet e tyre dhe do te veresh se nuk kane te bejne asgje me krishterimin dhe Kishen e hershme. Sa per teologjine e ketij kulti krejt injorance eshte, por fatkeqesisht njerzit i besojne verberisht pa kurrfare prove logjike, teologjike etj.
http://en.wikipedia.org/wiki/Freemas...Saint_movement
Pershendetje
Kjo është një pjesë e marrë nga libri me të njëjtin titull. Për informacion të mëtejshëm mund të lexohet libri me të njëjtin titull.
Mormonet dhe Mormonizmi
Themeluesi i kësaj lëvizjeje, e cila nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret, sepse nisej nga aksioma se thesare të tilla ruheshin nga shpirtrat. Këto hollësi dolën në dritë kohët e fundit ( në njërën prej letrave të tij të hershme, e botuar për herë të parë më 1985). Kështu doli se Smithi ishte nën ndikimin e magjisë popullore dhe të okultizmit (gjërave të fshehura që kanë të bëjnë me djallin). ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa “shkrime të shenjta”, të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej “tre dëshmitarëve” të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta, dhe se kjo dëshmi duhej besuar. Letra e Harrisit, e datuar shtatë muaj pas botimit të librit të Mormonit, tregon se cilat ishin, sipas tij, fjalët e Smithit në lidhje me zbulimin e “shkrimeve”: “Unë e mora vetëm për shkak të fallit.” – thotë Smithi. – “Një shpirt i vjetër më tha ta gërmoja arin, por kur e gërmova mëngjesin tjetër, shpirti u shndërrua në një salamandër të bardhë në fund të gropës dhe më rrahu ti herë.” Në këtë tregim nuk ka asnjë aluzion për ndonjë ëngjëll nga Perëndia, siç pohohet në librin e Mormonit. Letra e Harrisit përmend se Smithi merrej me gërmim për para, duke përdorur fuqitë e tij gjoja të veçanta dhe një gur magjik për të gjetur thesare të groposura. Letra lë të kuptohet, gjithashtu, se smithi përdori një gur magjik për të gjetur “shkrimet” e groposura. Kohët e fundit ka dalë në dritë një letër tjetër, e shkruar nga Smithi më 1825, dhe drejtuar një klienti të mundshëm për kërkim thesari, ku diskutohet se si t’ia hedhë shpiriti të zgjuar që ruan thesarin e groposur.
Një historian i njohur jomormon arrin në përfundimin se këto letra provojnë se magjia dhe praktika okulte luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj lëvizjeje fetare.
Duke u përpjekur për t’i dhënë rëndësi fetare Amerikës para Kolombit, Smithi ka shpikur një tregim që mban erë shkence fantastike, por për të cilin nuk ka asnjë dëshmi historike. Theksi amerikan shihet në mendimin e tij për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit: ky do të mbretërojë nga dy kryeqytete: Zioni (d.m.th. indipendenc në Mizuri të Sh.B.A.- së dhe Jeruzalemi në Palestinë.
Në disa pika thuhet se libri i Mormonit ka epërsi madje edhe ndaj Biblës; në Bibël ka gjoja gabime përkthimi, ndërsa në librin e Mormonit (origjinali ishte shkruar gjoja në gjuhën egjiptiane!) jo. Ky është pretendim i çuditshëm duke marrë parasysh se qysh nga koha e botimit të parë në tekstin e këtij libri janë bërë rreth 3000 ndryshime! Përveç kësaj, disa pohime në librin e Mormonit u anulluan nga “zbulime” të mëvonshme. Versioni i tyre i Biblës përmban ndryshime dhe shtesa të shumta që nuk kanë fare lidhje me probleme përkthimi, por bazohet në mendimin se Bibla është e paplotë dhe se duhet plotësuar nga profeti i madh, Xhozef Smithi, që erdhi pas rreth 1800 vjetësh. Është e tepërt të themi se Smithi nuk ishte çifut.
Mësimet karakteristike të mormonizmit janë: triteizmi (Trinia përbëhet nga tri perëndi); politeizmi (ka lloje të shumta perëndish përveç Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë – ato mbretërojnë në planete të tjera). Ndryshimi midis Perëndisë dhe engjëjve është vetëm relativ. Sipas tyre, Adami ishte njëherë qënje shpirtërore (d.m.th. perëndi) që zbriti në tokë për të marrë një trup. Njeriu është në thelb perëndi në formim, i cili do të rimarrë në fund hyjninë e tij të plotë (shih herezinë gnostike dhe filozofinë pagane greke). Krijimi i kësaj bote ishte veprim i përbashkët midis perëndive dhe shpirtrave të njerëzve të veçantë që ekzistonin përpara krijimit.
Gjithashtu, ndryshimi midis nesh dhe Krishtit është ndryshim shkalle, por jo lloji. Trupi i Krishtit ishte pasojë e mardhënies fizike midis Atit dhe vigjëreshës mari (shih mitologjinë pagane). Vepra pajtuese e Krishtit nuk e përcakton vendin ku shkon njeriu pas ringjalljes, pasi kjo përcaktohet nga veprat e njeriut (d.m.th. shpëtimi nëpërmjet veprave). Në rastin e mëkateve të rënda, njeriu duhet t’i shtojë gjakut të Krishtit gjakun e tij, që mëkatet e tij të shlyen (ky është sulm kundër njëlloshmërisë së Krishtit si Personi i Dytë i Trinisë).
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e “kishës” mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen “shpëtimtarët” e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqënëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim, dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej “kisha” e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmagëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur. Megjithatë, sipas pohimive të mormonëve, të gjallët mund të pagëzohen si zëvendës për të vdekurit – d.m.th. për ata që kanë vdekur pa njohjen e “ungjillit” të rikthyer.
Një mësim tjetër karakteristik për mormonët është martesa qiellore. Mormonët pohojnë se ka një lloj të veçantë martëse – martesa e lidhur në një tempull mormon – që zgjat në përjetësi dhe nuk anullohet nga vdekja. Fëmijët mund të lindin prej një martese të tillë madje edhe pas vdekjes! Vetëm individët e martuar në këtë mënyrë mund ta arrijnë pozitën e hyjnisë (d.m.th. shpëtimin e plotë; të tjerët bëhen engjëj. Është e tepërt të themi se ky mësim nuk ka asnjë bazë biblike dhe kundërshton mësimin biblik për shpëtimin nëpërmjet bësimit në veprën pajtuese të Krishtit.
Reagimi ynë i pashmangshëm ndaj pohimeve të tilla është: si mund t’i besojë ndokush më mendje të kthjellët një trillimi të tillë që kundërshton qartë mësimet themelore të Biblës? I vetmi shpjegim i mundur është se kemi të bëjmë me një mashtrim të fuqishëm djallëzor, që mund të mashtrojë çdo njeri që nuk ka bindje të forta shpirtërore dhe që nuk njeh mirë Biblën. Një mashtrim i tillë bën pjesë në shërbimin e disinformimit të djallit. Por të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë Perëndinë me çdo kusht, do ta gjejnë, ndërsa ata që janë me dy mendje, mund të bëhen viktima të një mashtrimi të tillë.
Nga GUTE BOTSCHAFT Verlag Postfach 80D-35673 Dillenburg, Gjermani.
Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 21-07-2008 më 18:10
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Po te isha Admin ose Moderator, te gjitha Temat qe nuk shkruhen mire dhe ne formen e duhur do i kisha fshi...
shife se cfare titulli ka kjo teme Cfare mendoni per fene mormone?
eshte dashur te jet cfare mendoni per besimin mormon
Feja edhe besimi ka dallim, nese ti beson ne dicka nuk do te thot se ajo eshte FE... Fen e Sjell KRIJUESI krijesat nuk mund te bejn fe
me vjen keq shume per keta njerez shume...
ju pershendes
Jezusi:
"Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit."(Mateu15:24)
Krijoni Kontakt