Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Çfarë mendoni për fenë mormone?

    A e keni lexuar biografine e Xhozef Smithit,
    A e keni lexuar librin mormon ( ne anglisht = The book of Mormon)
    Ju ftoj te lexoni biografine e Xhosef Smith dhe librin mormon dhe te shprehni ndjenjat dhe
    mendimet qe ju ngjallin ato libra

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e S.S Skenderbeg
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    1
    Shiku be djal mise sa fe lindin njeriu ska kho per mi dit.

    mefal shkrimin

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Behet fjale per shpetimtare te Kristianizmit.

  4. #4
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Wittstar!

    Nuk e di ne i perket kesaj feje apo jo. Une e kam lexuar librin e tyre "Librin e Mormoneve" jo te terin, ne gjermanisht, ku fliste mbi historine e vajtjes se dy fiseve izraelite ne amerike ne shekullin e pare dhe per luftrat qe zhvilloheshin midis tyre.

    Une mendoj se mormonet shkelin drejt per drejt urdherin e Jezu Krishtit qe jane edhe fjalet mbyllese te Bibles, Zbulesa 22:18:

    18 Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.

    Ata jane fajtor per shtimin e dickaje tjeter te Fjales se Perendise dhe jane ne rrezik te drejtperdrejt. Prandaj ne se ti shoqerohesh me ta largohu menjehere nga ata, perndryshe je i ekspozuar ndaj nje rreziku te madh.

    Me dashuri, ne Zotin e lavdishem, Jezu Krishtin!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga wittstar
    Behet fjale per shpetimtare te Kristianizmit.

    NO COMMENT!!!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Falenderoj Perendine qe me solli para syve librin Mormon

    Astrid 77 shkruan
    "Nuk e di ne i perket kesaj feje apo jo..
    Ata jane fajtor per shtimin e dickaje tjeter te Fjales se Perendise dhe jane ne rrezik te drejtperdrejt. Prandaj ne se ti shoqerohesh me ta largohu menjehere nga ata, perndryshe je i ekspozuar ndaj nje rreziku te madh."

    Astrid une i perkas fese Mormone qe prej me teper se sa nje dekade , dhe jam shume i qete ne shpirtin tim per rrugen qe ndjek,dhe te ftoj dhe ty e te gjithe shqiptaret(apo kedo tjeter njeri i cfaredolloj nacionaliteti apo feje qofte) qe ta lexojne me zemer ne dore librin Mormon,ashtu sic duhet te lexojne me zemer ne dore Biblen.
    Aty fshihen thesare te pacmuara per shpirtin

    Me dashuri, ne Zotin e lavdishem, Jezu Krishtin!

    .................................................. .................................................. .................................................. ...............
    Iniciativa per te terhequr vemendjen e bashkeatdhetareve ndaj fese Mormone eshte nje iniciative personale e Wittstar.Po ashtu komentet e ketushme apo te mevonshme te mijat mbi fene mormone ne kete forum jane thjesht komente personale (te Wittstar),qe behen pa konsultim apo bashkeveprim me ndonje person tjeter te Kishes se nderuar te Mormoneve.

  7. #7
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anëtarësuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30

    Question ?...Doktrina Mormone...?

    Ketu eshte nje liste evidence e disa nga doktrinat e Mormonizmit.

    Ungjilli i vertete eshte humbur. Mormonzmi eshte rivendosja e tij. (Doktrina Mormone, Bruce R. McConkie, fq.635).
    Ka shume perendi (Doktrina Mormone, fq.163)
    Ka nje perendi nene (Artikuj te besimit, James Tamalge, fq. 443)
    Perendia kishte qene nje njeri ne nje planet tjeter (Doktrina mormone, fq.321. Joseph Smith, Kohet dhe Stinet, vol.5 , fq.613-614; Orson Pratt, Journal of Discourses, vol. 2, fq. 345; Brigham Young, Journal of Discourses, vol.7, fq.333.
    Pasi qe je bere nje mormon i mire, ti ke nje potencial per tu bere nje zot (Mesimer e profetit Joseph Smith, fq. 345-347,354).

    Nga keto evidenca per dokrtinen Mormone shihet qarte se mormonizmi nuk eshte krishterim. Ne fakt, eshte dicka krejtesisht tjeter !!

    Une per vete, kurre nuk do te kisha mundur ta vendosi besimit tim, perjetesine time, ne gjera te tilla sic thote mormonizmi dhe Joseph Smith.
    I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  8. #8
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Wittstar!

    Tek Proverbat 16:25 thuhet :

    Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

    Ti thua se je i qete per rrugen qe ndjek, por ki kujdes!!! A eshte kjo rruga e gjalle e Perendise? Ka vetem nje rruge, nje te vertete. Uroj ta gjesh ate sepse nuk eshte larg teje.

    Fjala e Perendise duhet marre seriozisht. Mormonet e anashkalojne paralajmerimin ne fund te Bibles qe mos i shto asgje Fjales se Perendise sepse Zoti do te shtoje mbi ate plaget e pershkruara ne kete liber, dhe gjithashtu tek Proverbat 30:6 thuhet:

    Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

    Tani me qarte dhe me hapur qe u flet Zoti mormoneve nuk ka se si behet dhe ata perseri ngulin kembe ne te tyren.

    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Me behet qefi qe shoh se jeni kerkues ne pune feje.Edhe une vete kam kerkuar gjate per te gjetur te verteten.Dhe me eshte dashur te provoj shume dhimbje per te arritur deri tek ajo.
    Pa dashur te futem ne diskutime teologjike ,te modelit te prifterinjve katolike,
    dua te perseris se pasi lexova mire me tru e me shpirt,
    Biblen,Dhiaten e vjeter dhe te Re,Librin Mormon,Koranin,mesazhin budist,
    dhe Upanishadet, arrita te behem nje mormon me shpirt.
    Pra o kerkues lexo mire Biblen ,Dhiaten e vjeter e te Re,Librin Mormon,Koranin,mesazhin budist, dhe mbi te gjitha o lexues lexo upanishadet dhe pasi ti kesh lexuar mire upanishaded,
    ktheju prape Bibles dhe librit Mormon ,po ta tha zemra,lutju zotit dhe thuaju a eshte rruga jote rruga e mormonizmit or zot, dhe mbase zoti te ndihmon te ndjekesh shtegun e ngushte e te veshtire qe te con tek ai.
    .................................................. .................................................. .................................................. ......................

    From things unpublished:
    " I heard some other bad news about Catholic priests abusing little kids.This reminds me always of a Greek neighbor of mine.Poor fellows.And I said to myself :
    This cannot be,for he who knows the truth cannot be perverse.For truth is anything but perverse." Wittstar

  10. #10
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Sefedin
    Ketu eshte nje liste evidence e disa nga doktrinat e Mormonizmit.

    Ungjilli i vertete eshte humbur. Mormonzmi eshte rivendosja e tij. (Doktrina Mormone, Bruce R. McConkie, fq.635).
    Ka shume perendi (Doktrina Mormone, fq.163)
    Ka nje perendi nene (Artikuj te besimit, James Tamalge, fq. 443)
    Perendia kishte qene nje njeri ne nje planet tjeter (Doktrina mormone, fq.321. Joseph Smith, Kohet dhe Stinet, vol.5 , fq.613-614; Orson Pratt, Journal of Discourses, vol. 2, fq. 345; Brigham Young, Journal of Discourses, vol.7, fq.333.
    Pasi qe je bere nje mormon i mire, ti ke nje potencial per tu bere nje zot (Mesimer e profetit Joseph Smith, fq. 345-347,354).

    Nga keto evidenca per dokrtinen Mormone shihet qarte se mormonizmi nuk eshte krishterim. Ne fakt, eshte dicka krejtesisht tjeter !!

    Une per vete, kurre nuk do te kisha mundur ta vendosi besimit tim, perjetesine time, ne gjera te tilla sic thote mormonizmi dhe Joseph Smith.
    Si nje nga Mormonet e pare Shqiptare mund te deshmoj qe keto qe thuhen me lart jane te verteta. Praktika e poligamise ka qene e shume perhapur, derisa qeveria federale i kercenoi Mormonet se do te humbin statusin 'tax-free' nqs nuk ndalonin praktiken e poligamise. Si per mrekulli, profeti i zgjedhur i tyre mori nje mezash nga Naltmadhnia ku urdherohej ndalimi i kesaj praktike.

    Kisha e Shenjterve te Mevonshem eshte nje 'not for profit organization' me prona te fuqishme si banka, software companies, etc etc.

    Misionet e tyre per te rinjte 18te vjecare jane nje zbor qe i mban ata nen mbikeqyrje te llahtarshme.

    Eshte kult, por nuk i bejne dem njeriu. Nqs te pelqen ai stil jete, e nqs je aq i leshte sa te besosh qe nje Amerikan germoi e gjeti nje liber me pllaka ari te shkruar nga te paret e Amerikano Indianeve, qe ne fakt ishin Cifute te bardhe por Zoti i mallkoi e i beri pagane lekure-kuq, hallall ta bofte Zoti.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •