Nė pjesėn jugore tė Arabisė Saudite
Arrestohet ekstremisti shumė i kėrkuar Faris al-Zahrani
Ky ekstremist ndodhej nė listėn e 26 ekstremistėve mė tė kėrkuar tė Arabisė Saudite pėr tė cilėt dyshohej se janė pjesė e rrjetit terrorist ndėrkombėtar tė Al Kaedės
Arabia Saudite, 6 gusht - Ekstremisti Faris al-Zahrani u arrestuan mbrėmė nė pjesėn jugore tė Arabisė Saudite, deklaroi pėrfaqėsuesi i forcave tė sigurisė tė vendit.
Al-Zahrani i cili kėrkohej gjatė kohė, u arrestua nė njė kafeteri tė njė qyteti tė provincės malore Aba, duke mos bėrė rezistencė gjatė arrestimit.
Ky ekstremist ndodhej nė listėn e 26 ekstremistėve mė tė kėrkuar tė Arabisė Saudite pėr tė cilėt dyshohej se janė pjesė e rrjetit terrorist ndėrkombėtar tė Al Kaedės. Forcat e sigurisė tė vendit gjurmojnė edhe pas 12 personave tė kėsaj liste.
Ekstremistėt tė ndėrlidhur me Al Kaedėn kryejnė sulme vetėvrasėse me bomba nė Arabinė Saudite me qėllim tė destabilizimit tė vendit dhe tė dėbimit tė tė huajve tė cilėt janė me orientime proamerikane. Nė kėto sulme humbėn jetėn rreth 90 policė dhe civilė, nė mesin e tė cilėve edhe shumė tė huaj.
Krijoni Kontakt