Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 124
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Me gisht nuk tregova une po Daniel Pipes.. www.danielpipes.com

    P.S ku e more vesh zotrote qe qenkam i 'konvertuar' une? Nga ku? Tek kush?
    Plako, mos je konvertuar gje ne judaism ti?

  2. #42
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Plako, mos je konvertuar gje ne judaism ti?
    C'te hyn ne xhep ty nese jam i 'perkthyer' une apo jo?

  3. #43
    SHQIPTAR PURO
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24

    Ja historia e dy muslimaneve.

    Kjo eshte fytyra e vertete e muslimaneve. Foleja e tyre tek Rr. Kavajes eshte shume e rrezikshme. Nje keshille. Nderroni rruge.



    Vladimir Karaj

    Skema e ngjarjes

    Ilmi Halimi, besimtari mysliman bashkëjeton me dy gra, të cilat zbatojnë ritet e kësaj feje.
    Në familje nis sherri mes grave. Ndërkohë ndërhyrja e Ilmi Halimit nuk është e vlefshme.
    Në këtë situatë, një nga bashkëshortet vendos të largohet nga shtëpia, duke lënë Halimin me gruan tjetër.
    Ditën e premte Halimi sëbashku me vëllain e bashkëshortes së larguar shkojnë në xhami për t’u falur
    Sapo dalin nga xhamia, Festim Avdyli e qëllon Halimin me thikë dy herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.
    Festim Avdyli largohet duke lënë në vendngjarje të plagosur Halimin, por policia e kap pas dy orësh në Durrës.


    Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë brenda një kohe të shkurtër të gjitha detajet e plagosjes që ndodhi përpara xhamisë te “Rruga e Kavajës”.

    Burime nga policia bënë të ditur se Ilmi Halimi është qëlluar katër herë me thikë nga ish-kunati i tij, dhe se ndodhet tashmë në gjendje kome në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, në sallën e reanimacionit të Kardiologjisë. Sipas policisë, e gjithë ngjarja ka filluar në Siri, ku i plagosuri ka kryer të dyja martesat.

    Konflikti në Siri
    Disa muaj pasi ishte martuar për herë të parë, ai ka vendosur të martohet sërish dhe ka zgjedhur përsëri një tjetër vajzë shqiptare që studionte në Siri. Fillimisht i është dashur të bindë familjen e saj, për ta marrë si grua të dytë dhe, pasi e ka bërë këtë, ka lidhur edhe një tjetër kurorë. Por, për shkak të mungesës së kushteve, nuk ka mundur ta mbajë gruan e dytë në një tjetër shtëpi, për të shmangur konfliktin. Ka të ngjarë që para se të ktheheshin në vendin tonë të kenë filluar edhe problemet për burrin me dy gra. Gruaja e parë, me të cilën ai ishte martuar prej kohësh, i ka kërkuar të zgjidhte mes saj dhe gruas së dytë. I vënë para këtyre kushteve, i riu nuk ka ditur ta zgjidhë çështjen qetësisht. Ai ka vendosur që ta ndajë gruan e dytë dhe të vazhdojë martesën me të parën. Por kjo ngjarje duket se ka ndikuar keq në familjen e vajzës, e cila, pasi ka parë vajzën t´i kthehej në shtëpi, ka diskutuar nëse do të hakmerrej apo jo kundër Halimit. Sipas policisë, ata kanë vendosur që ta shmangnin hakmarrjen, kjo edhe pse vajza arriti të gjente shpejt një burrë të dytë dhe brenda një kohe të shkurtër u martua në Durrës. Ndërkohë që 21-vjeçari pasi ka përfunduar studimet në Siri, është kthyer në vendin tonë. Rreth tri ditë më parë ai është parë nga ish-kunati i tij, Festim Avdyli.

    Prita pas faljes në xhami
    Dje të dy, autori i plagosjes dhe i plagosuri kanë shkuar në xhaminë te “Rruga e Kavajës” për t’u falur. Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera, Festim Avdyli kishte marrë me vete një thikë dhe me thikën në brez i është falur Zotit, duke kërkuar ndoshta që t´i falë edhe mëkatin që do ta bënte pas pak. Ai ka dalë i pari nga xhamia dhe i ka zënë pritë ish-kunatit të tij në një rrugicë që rrihet pak. Ka pritur që Ilmiu të mbarojë së luturi, dhe, kur ka parë që ai është afruar në vendin e pritës, i ka kërkuar të ndalojë. Biseda mes tyre nuk ka zgjatur shumë dhe Avdyli ka nxjerrë thikën. Ka qenë ora katër e pasdites, dhe gjithçka është zhvilluar pranë xhamisë së “Rrugës së Kavajës”. Festim Avdyli ka qëlluar katër herë mbi kundërshtarin e tij, një thikë në shpinë, një në afërsi të zemrës, një tjetër në kofshë dhe një në kokë. Fakti që e gjithë ngjarja zhvillohej pranë xhamisë ka bërë që persona të ndryshëm, të cilët dilnin nga xhamia ta shihin ngjarjen dhe të ndërhynin për të ndarë palët. Ata i kanë hequr thikën nga dora të riut dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, duke njoftuar edhe policinë për atë që kishte ndodhur. Menjëherë pas kësaj autori i ngjarjes është futur në një nga rrugicat e shumta të rrugës dhe është larguar me nxitim, në drejtim të Stacionit të Trenit. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia. Kjo e fundit pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë. Ndërkohë, është arritur të identifikohet autori dhe rruga që kishte ndjekur i riu për t´u arratisur. Policia ka mësuar se ai ndodhej në Durrës, në shtëpinë e motrës së tij. Menjëherë janë lajmëruar forcat e Policisë së Durrësit dhe, në bashkëpunim me këto të fundit, pa kaluar më shumë se dy orë nga ngjarja, policët e Komisariatit Nr. 3 kanë bërë arrestimin e tij. Dje, atentatori Festim Avdyli ka qenë në Gjykatën e Faktit të Tiranës, ku ka marrë masën e sigurisë “burg pa afat”.

    Gazeta "Panorama" dt. 14-06-04

  4. #44
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    O Jannis O Grekis,
    Spo kuptojmë se çdo me thënën me artikullin e revistes Panorama,
    O qafir prej kur egziston protestantizmi evangjelist mes shqiptarëve apo edhe ti je një ndër ata të shiturit shqipëfolës si disa anti islamist.
    Shumë vetë këtu po i përziejn gjërat, po kush e bëri që të ritet ky fundamentalizëm o çurana a se shifni se gjith prapa skene është Amerika dhe çifutët, po kush e ndihmoi Ben Ladenin të mare fuqi aq të madhe , prap amerika pse e përzini fetë, më së miri secili ne të praktikole fenë e vetë dhe pa ofendime për asnjenën, por disa nëse nuk folin diçka kundra ndonji feje(sidomos kundra fesë Islame) ju ndalen bursat e padronëve çifut.
    O Qafir të lutem trego diçka Intelegjente dhe të re nga TY e jo ata Angleza ëa Amerikan që se dinë se cilin e kan prind të vërtetë bilogjik se shumica janë kopila.
    Ju lutem folni për progres të shqiptarisë e jo për përçarje vëllazërore lereni secili ne të besoje në fenë e tij. E shum shpejt po e haroni se Ujkun Anastasios JANULLATOS është me i rezikshmi për gjith shqiptarinë dhe dot ti shohim pas disa viteve pasojat katastrofale mes shqiptarëve .
    Zoti na i faltë gabimet , dhe inshaallah ja u çel syt disa të verbërve shqiptarë
    :^Globi

  5. #45
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Nëse marrim disa shembuj se kush e çka shkruan për fetë apo për njerëz të feve të ndryshme çka bëjnë me shkrime të ndryshme për fenë Islame ata janë njerëz të shtur dhe të pa cipë më vjen keq por a se shifni realitetin se çka ndodhi me Perendimin: Pedofilat Krishterë në kët botë perendimore siç e dojnë disa ma shumë se mëmëdheun sot e kësaj dite janë due u gjykue në francë afera Dutraux(Lile-F), me priftin Hungarez në Belgjikë, Dutroux në Belgjikë ku deri edhe shteti është i involvum, në Portugal Priftërijtë dhe feja e e disa shqiptarëve që na shajnë pa matur neve muslimanëve pa asnji arsye....
    Ju duke u bazuar në disa shembuj që ja u japin gazetat siç janë të njohura anti kombëtare si gazeta KOHA JONE, SHEKULLI dhe GAZETA 55,ju lutem bazohuni në realitete e jo në emocione dhe ndjenja të huaja që si kini në eduakatën shqiptare, por artificialisht jeni duke i përkrahur duke mos e ditur se ku dhe çka jeni.
    :^Globi

  6. #46
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga bond james
    E shum shpejt po e haroni se Ujkun Anastasios JANULLATOS është me i rezikshmi për gjith shqiptarinë dhe dot ti shohim pas disa viteve pasojat katastrofale mes shqiptarëve .
    \
    Janullatosi eshte mu ne nje kategori si Vehabinjte shqiptare. Mos shih qimen ne syrin e tjetrit kur ke nje tra ne tendin e plako?

    Deshe dicka te re nga une? OK: Jam i zhgenjyer qe nuk ke denuar asnje veprim, ideologji te frymezuar nga versioni Arab-Saudit i Islamit...por sic duket edhe ti je nga ata qe mendojne se versioni Arab- Saudit eshte ai me pastri.... . Kush e paguan imamin tend or byrazer??

  7. #47
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Po mendoni vetem njehere!

    Citim Postuar më parë nga Albo

    Albo nga ana tjeter nuk habitet nga mentaliteti qe gjen ne kete teme, pasi eshte dicka e parashikueshme. Pavaresisht nga dallimet fetare, natyre njerezore e besimtareve ngelet po e njejte. Albo nuk ka deshire qe te jape vleresim per komunitetin musliman, pasi nuk ben pjese ne te.
    Albo
    Ketu po behet nje diskutim ku secili ate idene e vet dhe nuk e ndryshon dhe diskutimi here here behet i panevojshem. Kjo vjen sepse shume gjera nuk i dime. Nuk e kemi haberin se si eshte perhapur Islami dhe direkt hidhet teza e pare:

    Islami eshte perhapur me shpate, prandaj i duhet patur frika!

    Ore, nqs ka pasur ne historine njerezore ndonje fe qe eshte perhapur me shpate, dijeni se mund te jene perhapur te gjitha pervec fese Islame. Feja Islame nuk ka perdorur kurre shpate per tu perhapur.

    Kjo ceshtje megjithese eshte shpjeguar gjate ketu ne forum prape perseritet vazhdimisht.

    Ore vellezer nqs keni frike nga dhuna fetare une ju siguroj se vetem nga feja islame nuk do te kete, mund te kete nga te gjitha fete e tjera, te cilat ne histori e kane treguar veten, por ama vetem nga Islami jo.

    Feja Islame ka patur kohe boll ta tregoje dhunen e vet ne 13 shekujt perpara ketij tonit. Por kurre nuk e ka treguar. Mua nuk me pelqen te shkruaj gjate por desha te mendoni pak:
    1. Perandoria me e madhe qe ka egzituar deri tani ne histori, ajo Mongole, ka ardhur dhe ka pushtuar vendet muslimane i ka vrare e prere, i ka bere pastaj kafkat e njerezve qe vriste stiva te larta qe te tremben njerezit. I kane djegur librarite dhe i kane hedhur librat ne lum saqe lumi ka ndryshuar ngjyren. Por nuk kaloi shume dhe Mongolet u bene muslimane. Pra zoteria morri fene e te shtypurit. Dhe kete fe nuk e morri me force, as me shpate.

    Shpate e habitshme kjo shpata e te vertetes.

    2. Vendi ku ka me shume muslimane eshte Indonezia. A di ndonje ketu te me thote cila ishte ajo ushtri qe shkoi dhe ua detyroi fene atyre?

    3. India ka qene me qindra vjet nen udheheqjen e muslimaneve. India eshte e njohur si nje shtet qe ne historine e saj nuk ka fituar as edhe nje lufte. Dhe sot rreth 80% e populsise se atij vendi eshte jomuslimane. Po ju pyes: Pse nuk ja nderruan muslimanet fene atyre?

    4. ....
    5. ....

    Teza numer dy,

    Muslimanet nuk jane per Shqiperi, ata nuk jane atdhetare.


    Epo kur nuk pyet eshte kollaj te flasesh keshtu kot. Para 4 vitesh qe na u dha mundesia ne shqiptareve ta tregonim burrerine ishin muslimanet te paret.

    Kete nuk po e them per tu mburrur por per te tju informuar se c'fare eshte bere ne Kosove e Maqedoni kur vellezerit e motrat tona, qe shumica ketu as denjon te pyese se c'fare ka ndodhur, kalonin neper thikat e bajonetat e serbeve. Kur motrat tona perdhunoheshin nga serbet. Keto gjera se kush e si ka luftuar per atdhe mund ti pyesni vetem ata kosovare qe kane qene gjate gjithe kohes ne kosove e jo ata kosovare qe kane kaluar pushimet ne Durres e Vlore.

    Ne disa shkrime te tjera te mijat kam folur se c'fare kane bere muslimanet ne Kosove. Ndoshta mund te shkruaj prape ketu.

    E pra, ai muslimani atje ka dhene jeten e ti sot QAFIR cohesh pa pike turpi e thua se muslimanet nuk jane per atdhe. Sepse degjon kosovaret qe kane kaluar pushimet ne Durres, sepse ti degjon ate Blumin qe perkthen ato gazetat franceze.

  8. #48
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Po te them edhe nje here Qafir,

    Mos ja ki friken besimtareve te fese muslimane!
    Mos u be keqinformator!
    Mos genje! (sill ndonje fakt per ato qe flet)
    Mos keqinformo te tjeret me ato fjalet e Blumit dhe te gazetave franceze!

    dhe mos harro,

    Feja Islame nuk eshte si feja e cifuteve qe i perket vetem nje populli!
    Kjo fe eshte e arabeve e aziatikeve e afrikaneve e europianeve e amerikaneve!
    Kur nje person pranon islamin nuk ploteson ndonje formular se do te aderoje ne rradhet e forcave te armatosura te arabise saudite!
    Ne fene islame cdo person ka vendit e vet dhe per ate e ka per detyre ta mbroje!
    Feja Islame po perhapet edhe sot dhe une mendoj se ajo eshte zgjedhja e vete njerezve ane e mbane sepse une nuk kam pare ndonje shpate deri me sot!
    Muslimanet e treguan veten ne Kosove e Maqedoni!
    Nuk besoj se do te na jepet nje rast me i volitshem si shqiptare per tu treguar burra!
    Nqs muslimanet kane bere ndonje veper kundra vendit te tyre, ate me thuaj mua!
    Besimtaret islame nuk jane njerez qe duhen patur frike!

  9. #49
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Altino kush te ka vu per mesues ketu ty o vlla? "Vellezerit" e "popullit" tend po i ven zjarrin botes vetem sepse s'po e kuptojne dot qe mentaliteti i tyre eshte pikerisht fajtori i prapambetjes the renies marramendese te qyteterimit Islamik.
    Kush po i ve zjarrin botes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 21-06-2004 më 12:20

  10. #50
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Ti veme vulen o shoke!

    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Drino,

    Nuk kam nder mend te te bej leksion. Kerko online per nje research paper te Isa Blumit dhe google Wahabbi.
    Qafiri ka te drejte, beni nje kerkim ne Google per ISA BLUMIN.
    Aty do te gjeni edhe nje padi per shpifje, shpifje qe Isa Blumit ju desh ta shtonte diku ne menyre qe informacioni qe ka perkthyer nga Shtypi Francez te duket edhe me i larmishem, te duket edhe me i plote per lexuesin e dashur.

    http://myweb.tiscali.co.uk/musawebi/...fi.Kajolli.htm

    Aty do te lexoni se personat te akuzuar nga Isa Blumi per sjelljen e talebanizmit ne Kosove as nuk kane ndryshuar ndonjehere emrat e as nuk kane pasur lidhje ne bote me perrallat e Isa Blumit i cili ka shkruar me urdher te OJQ.

    E more shoke,
    Prandaj o Qafir, mos u tremb kot vella,
    muslimani nuk e harron kurre atdheun
    shpresoj te mos kem me nevoje ta perseris me kete.
    Shqiptari nuk vleresohet me ato qe thote neper kafene (neper kafene shkruhet shtypi shqiptar, edhe gjuha e perdorur e kafeneve eshte, lere pastaj per argumenta e baza) por vleresohet atehere kur atdheu eshte ne rrezik.

    Feja muslimane nuk eshte vetem e arabve ajo i perket atij qe e pranon si rruge te drejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 21-06-2004 më 15:54 Arsyeja: Shtese te linkut ku ndodhet burimi i informacionit

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:20
  2. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44
  3. Si te dallojme cookies spiune webbags qe raportojne faqet qe shohim
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 10:26
  4. Si te dallojme faqet fallco nga ato te verteta
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 23:08
  5. Ekstermiste - te Moderuar ne Islam
    Nga Eni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •