Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 124
  1. #31
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Rregulloni gramatiken se nuk po ju marr vesh.

  2. #32
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Qafir seriozisht nuk po e kap dot se ku do te dalesh me keto shkrime?
    Ne cdo fe ka patur dhe ka njerez qe e perdorin ate per interesat e tyre, ne boten islame meqe eshte me prapambetur si nga ana ekonomike ashtu edhe intelektuale se pjesa tjeter e botes patjeter ka me shume dhe per arsyet qe thashe me lart njerezit mashtrohen me lehte.
    Sidoqofte ne Islam nuk ka terror, e di qe ne Kuran ose ne ndonje burim tjeter islamik shkruhet qe 'do te na kerkohet llogari per cdo gje qe bejme ne kete jete,qofte edhe per prerjen e nje peme'. Si ka mundesi atehere qe nje besimtar mysliman te vrase njerez te pafajshem?
    Realiteti eshte qe sot ka njerez si Bin ladini e kompani qe bejne krime e flasin ne emer te Islamit pa ja dhene askush ate autoritet. Kurse mediat , cuditerisht, e kane fryre kete dhe po bejne te duket sikur ka ndonje konflikt midis Islamit dhe botes Islame, ne fakt nuk cuditem shume nga mendimet e tuaja, dhe e di qe nuk i ndryshoj dot se nuk e kam fuqine e televizionit qe shikon ti dhe librave qe ke lexuar. Vetem them qe mendo pak me shume me trute e tu.
    Dhe kujdesu te respektosh te tjeret, mos i lendo, ka njerez qe fene e marrin shume seriozisht, kujdes me termat qe perdor...

  3. #33
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga lone_star
    Qafir seriozisht nuk po e kap dot se ku do te dalesh me keto shkrime?...
    Islami tashme eshte 'rrembyer' nga fundamentaliste. I vetmi shpetim eshte per nje reformacion i ndikuar nga jashte. Perndryshe, Shqiptaret do dalin me mjekkra, challma, e veshje arabe sic po dalin edhe ne Maqedoni (nqs do kishe marre mundimin te lexoje artikullin e gazetes kosovare Java, nuk do me pyesje).

  4. #34
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Qafir, mesa kuptova nga ky artikull që solle ti nga gazeta Java, ky sekt islamik, "vehabistët," besojnë në thelbin e islamit, pra në lutjen pesë herë në ditë dhe në të tjerat shtylla të islamit. Besojnë se njeriu duhet të përkujdeset për anën shpirtërore të tij, dhe të jetë shëmbull edhe për të tjerë që këta t'i bëjnë shërbim anës së tyre shpirtërore. Këta praktikues vehabist e zgjedhin duke lënë mjekrën t'i zgjatet dhe duke u veshur si musliman tipik shëmbujtimin e tyre. Nga artikulli nuk lexova se këta jan të egër, se keta i jepen LUFTËS, por se janë të devotshëm në përkushtimin e anës shpirtërore të tyre njerzore. Gjeri këtu nuk e kuptoj pse unë duhet të tutem nga këta praktikues të fesë islame, kur përkundrazi, megjithëse nuk jam musliman por praktikues i budizmit, i përgëzoj për këtë përkushtim që i bëjnë anës shpirtërore të njeriut sepse siç e ka thënë vetë Jezusi, "Njeriu nuk mund të jetoj vetëm me bukë, por ai duhet të ushqehet me çdo fjalë që del prej Zotit/shpirtërores," këta po tregohen më njerzor se ata ushtar që po vrasin njerëz sot nëpër luftra, qoftë këta amerikanë, irakienë, israelitë, palestinezë etj etj.

    Unë nuk shoh arsye pse të tutem, përse të frikësohem nga këta praktikues vehabist gjerisa tani nuk kam dëgjuar prej tyre deklarata për ushtrim dhune ose imponim të besimeve të tyre mbi njerëzit e tjerë. Në botën demokratike dhe të lirë, çdokush është i lirë të zgjedhi sesi do të lutet, ose nëse do të besoj apo jo. Ndaj nëse këta praktikues lënë mjekrën t'u rritet, ose vishen si musliman tipik, mua nuk më bëjnë asnjë dëm, kurrsesi jo gjerisa mos të ushtrojnë dhunë, dhe mos të imoponojnë besimet e tyre mbi mua. Dhe mesa kuptova nga artikulli i sipërcituar, këta ushtrojnë thelbin e islamit çka është kthimi tek PAQJA me anë të lutjes pesë herë në ditë, dhe me etikat e tjera të islamit.

    Unë do të theksoja: Gati 1/3 e armëve të LUFTËS që prodhohen në botë, kan për vëndprodhim Amerikën. Armët që përdorin israelitët kan markë Made in USA, pa përmëndur këtu ato që përdoren në Afganistan dhe në Irak. Nëse kam ndonjë shqetësim sot, është ndalja e prodhimit të armëve në Amerikë dhe në vëndet e tjera të botës, dhe pushimi i luftës si mjet alternativ, domethënë i thërras paqes pa diskriminim fetar apo rracjalë. Mua më shqetësojnë më shumë ushtarët e një shteti që deklaroj se shkoj në luftë nga kërcënimi i armëve biollogjike, dhe pas një viti që e ka zaptuar atë streh të këtyre armëva ka gjetur ASGJË aty, domethënë ka bërë një LUFTË për një GËNJESHTËR të madhe.

    Mua këta të fundit më shqetësojnë, e jo ata që i dedikohen me përkushtim anës shpirtorore të njeriut.

    Përshëndetje
    Drini.

  5. #35
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga drini_në_L.A.
    Qafir, mesa kuptova nga ky artikull që solle ti nga gazeta Java, ky sekt islamik, "vehabistët," besojnë në thelbin e islamit, pra në lutjen pesë herë në ditë dhe në të tjerat shtylla të islamit. Përshëndetje
    Drini.
    Drino,

    Nuk kam nder mend te te bej leksion. Kerko online per nje research paper te Isa Blumit dhe google Wahabbi.

  6. #36
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    27
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Drino,

    Nuk kam nder mend te te bej leksion. Kerko online per nje research paper te Isa Blumit dhe google Wahabbi.
    Rasja keti Isa M...se aj vete ashte fundamentalist i krishter,si edhe ti.Une jom ne zvicer,vallah gati krejt jone fundamentalista se don njeri me pa me sy e le mo musliman.E ti jue qu ktu muslimanet fundamentalist...

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo teme eshte interesante pasi ne te do te gjeni 4 kendveshtrime te grupeve te ndryshme:

    Qafir Arnaut sjell kendveshtrimin e "te konvertuarit te zellshem", qe tregon me gisht "fondamentalistat" duke e lidhur fondamentalizmin me gjithe muslimanet dhe qyteterimin islam.

    Altini55 sjell kendveshtrimin e "muslimanit te zellshem", qe e mohon ekzistencen e "fondamentalizmit" ne rradhet e muslimaneve.

    Ademiri me lart sjell kendveshtrimin e muslimanit qe jeton ne Perendim qe po has nje diskriminim ne rritje ndaj shoqeria dominuese e krishtere per faktin se ai eshte musliman. Ademiri tregon me gisht diskriminim, por nuk arrin te kuptoje se ku e ka burrimin e vertete ai diskrinim. Per te diskriminimi buron nga fakti se zvicerianet jane te krishtere dhe jo fakti qe Bin Laden e kompani po flasin ne emer te gjithe muslimaneve ne bote duke kercenuar gjithe boten e qyteteruar te krishtere.

    Albo nga ana tjeter nuk habitet nga mentaliteti qe gjen ne kete teme, pasi eshte dicka e parashikueshme. Pavaresisht nga dallimet fetare, natyre njerezore e besimtareve ngelet po e njejte. Albo nuk ka deshire qe te jape vleresim per komunitetin musliman, pasi nuk ben pjese ne te. Por nga ana tjeter u ben te qarte te gjithe muslimaneve se per aq kohe grupe terroriste dhe njerez qe kerkojne te rrembejne fene islame per axhendat e tyre politike do te flasin ne emer te Islamit dhe gjithe muslimaneve ne bote, diskriminimi i Perendimit ndaj muslimaneve qe jetojne ne Perendim apo ndaj vendeve muslimane do te vije gjithmone ne rritje. Si cdo gje ne kete bote, cdo veprim ka edhe nje kunderveprim.

    Mua nuk me trembin bombat e terroristeve app "fondamentalisteve". Mua me tremb heshtja e besimtareve te vertete muslimane ndaj ketyre "fondamentalisteve". Lufta kunder terrorizmit fitohet me force qe Perendimit nuk i mungon. Lufta per te cliruar fene Islami nga rrembyesit e tij, eshte nje lufte qe vetem besimtaret muslimane mund te luftojne e fitojne.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #38
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Po c'dallim do ti o Qafiro,ne fund te fundit mysliman eshte.Shume i pakapshem ne gjithe ato shkrime te gjata ti,po a te te bej nje pytje te lutem :A e ke fjalen per ata myslimanet me fustanella ti? hajd leksione leksione.......
    Wild and crazy can't be lazy

  9. #39
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Qafir Arnaut sjell kendveshtrimin e "te konvertuarit te zellshem", qe tregon me gisht "fondamentalistat" duke e lidhur fondamentalizmin me gjithe muslimanet dhe qyteterimin islam.

    Albo

    Shefo,

    Me gisht nuk tregova une po Daniel Pipes.. www.danielpipes.com

    P.S ku e more vesh zotrote qe qenkam i 'konvertuar' une? Nga ku? Tek kush?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 10-06-2004 më 00:36

  10. #40
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    27
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Shefo,

    Me gisht nuk tregova une po Daniel Pipes.. www.danielpipes.com

    P.S ku e more vesh zotrote qe qenkam i 'konvertuar' une? Nga ku? Tek kush?
    Ti je kthye prej shqiptarit ne SHKA-brate serbine

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:20
  2. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44
  3. Si te dallojme cookies spiune webbags qe raportojne faqet qe shohim
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 10:26
  4. Si te dallojme faqet fallco nga ato te verteta
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 23:08
  5. Ekstermiste - te Moderuar ne Islam
    Nga Eni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •