Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 124
  1. #21
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Cfare dua te them: Te gjithe duhet te ndihmojme qe te nr i besimtareve te mire myslimane(edhe te krishtere, sidomos Ortodokse) te ulet, ne menyre qe te ulim shanset e nje imperializmi te ri (kete here po flasim per ate Islamik.)



    Le te perqendrohemi tek tema e menyres se si mund te demaskohet nje fundamentalist Islamik. Albo thote qe nuk ka si te kete fundamentaliste pasi qe te jesh funadamentalist do te thote qe je besimtar i mire. Atehere, e kaluara e shkreteteres te ketyre besimtareve te mire beri qe besimtare te tjere te mire ne male (Ballkan) e fusha (Andalusia) te konvertohen ne 'besimtare te mire' te atij besimi te mire...Llogjika e Albos con ne imperializem (ne kete rast Islamik.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 03-06-2004 më 17:52

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Qafir, nese do te lexosh ate qe kam shkruajtur me lart me nje mendje te mbushur me paragjykime, sigurisht qe te do te marresh mesazhin e gabuar prej mesazhit tim. Po ti rendis pikat ne menyre direkte qe te mos lodhesh te lexosh gabim midis rreshtave:

    1. Ata qe ti quan "fondamentaliste" nuk jane besimtare te Zotit, jane ata qe fene e shohin si mjet per te permbushur vullnetin e djallit qe kerkon te percaje dhe jo te bashkoje, qe kerkon te ndjelle urrejtje dhe luftra dhe jo te cliroje e paqetoje popuj e kombe.

    2. Harmonia fetare asnjehere nuk fitohet duke imponuar ideologjine/fene e perbashket. Ajo fitohet duke respektuar te drejten e cdo komuniteti per te besuar dhe adhuruar Zotin ne menyren e tyre. Besimtaret, jo-besimtaret e tjere nuk kane perse i futin hundet ne punet e atij komuniteti.

    3. "Fondamentalizmi Islamik", me shume se ty dhe se mua duhet te shqetesoje besimtaret muslimane te cilet besojne ne nje Islam qe predikon paqe e prosperitet. Nuk eshte feja ime apo feja tende qe eshte marre peng nga nje grup i caktuar me nje axhende te pastert politike.

    4. Mos e merr mundimin te flasesh per fe, kur nuk e di se cfare eshte feja dhe nuk ke patur/njohur ndonjehere fe ne jeten tende. Produkti i fese eshte qyteterimi, pa fe nuk ka qyteterim. Cdo qyteterim te madherishem qe ka njohur njerezimi deri me sot bazat e tij i ka tek feja.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    S.Huntigton e ka thene mire "Islami i kufijte te lyer me gjak". Isa Blumi ka dhene alarmin mbi Talibanizimin e mundshem te Kosoves. Situata po del jashte dore dhe duhet nderhyre nga jashte qe dinosauri Islam ose te beje hapin tjeter evolucionar, ose te pesoje fatin e te gjithe atyre krijesave qe nuk mund t'i pershtaten rrethanave.

    Albo, te me ndjesh per mungesen e sensitivitetit ndaj besimtareve te vertete te cdo lloji. Por mendoj se te kuptova shume drejt. Ky fill diskutimesh permban si postim te pare nje 'litmus test' per dalluar fundamentalistet Islamike. Delegimi i pergjegjsise per pastrimin e botes Islamike nuk mund ti besohet muslimaneve pasi nuk jane ne gjendje ta bejne kete, sic nuk jane ne gjendje Ortodokset Shqiptare te marrin ne dore frenat e KOASH-it. Vazhdimi i kesaj situate do te sjelle pa dyshim mjerim te madh nder vete myslimanet por edhe nder te tjeret.

  4. #24
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Qafir, e shoh që e ke marrë seriozisht dallimin e "fondamentalistit" nga "i moderuari" musliman. Bie dakort me Albo për çfarë ka thënë rreth fesë mësipër. Nuk mund të hysh tash në shtëpinë e tjetrit (komuniteti musliman) pa qënë banues i asaj shtëpie, e t'i kërkosh "kam ardhur t'iu kontrolloj kush i mirë e kush i keq!"

    Besimtari I VËRTETË i Zotit, qoftë ai/ajo muslimane, i/e kishterë, budist, apo hinduist, ka për bazë morli PAQEN dhe DASHURINË për njëri-tjetrin. Ti mbase nuk e di, por muslimani i vërtetë është ai/ajo që i dorëzohet PAQES, duke u nisur nga vetë kuptimi i emrit ISLAM = T'I DORËZOHESH PAQES.

    Mynyra sesi e ke shtruar ti çështjen prodhon PËRÇARJE, dhe jo paqe. Është shqetësues fakti që mund të lindin, dhe kan lindur njerëz që kan përdorur strehen e ndonjë feje për të luftuar dhe vrarë me dhunë, por duhet të kujtosh se nuk e ka fajin feja Islame, por këta njerëz në veçanti që përdorin emrin e Islamit. Mos harro se ishin të krishterët që masakruan indianët e amerikës, indjanët e meksikës, që rrembyen afrikanët për t'i kthyer në skllevër, dhe të gjitha këto nën emrin e Zotit. Sot po ndodh një fenomen i tillë në emrin tjetër të Zotit, pra All-llahut.

    Duhet thirrur për Paqe, duhet thirrur zgjidhja e çështjes, dhe jo të fryhet përçarje mes besimtarëve muslimanë.

    Pra i Uroj të gjithëve PAQE në botë, vllazëri të gjithë besimtarëve të çdo feje, kombësie, ngjyre apo fare të botës, se kjo është çfarë kërkojmë të gjithë ne në SHPIRT. Paqen në shpirt nuk mund ta mohoj dot askush, përveç të humburve dhe të djallzuarve në mëndje. Dhe po të mësosh me seriozitet, të gjitha fetë predikojnë paqen, nën një formë absulute, qoftë ky ZOTI/KRISHTI/ALL-LLAHU/NIRVANA/KRISHNA etj etj.

    Paqja dhe dashuria qoftë tek çdokush,
    sinqerisht,
    Drini.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    nuk ekzistojne dy lloje myslimanesh,oje mysliman o nuk je ,nuk ka o mysliman te moderuar ose fondamentalist,kujdes me shprehjet,ketu lind gabimi ne menyren e konceptimit te islamit nga e gjithe bota qe se njeh ate.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  6. #26
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Gazeta Java

    Maqedoni: Shqiptaret asimilohen me vete-deshire

    VEHABISTËT, REFORMISTË
    APO FUNDAMENTALISTË

    Këta njerëz nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Islamit të sotëm që i është adaptuar kohës dhe rrethanave të reja, por përkrahin metodën e rivitalizimit të mendimit dhe praktikës islame, që më tepër bazohet në burimet fundamentale
    të Islamit sesa në inspirimin e epokës moderne, që është karakteristikë e modernizmit islam


    Njerëz të moshës së re, me veshje tradicionale arabe dhe me
    mjekra të lëshuara, mund të shihen shumë shpesh në Shkup dhe
    Tetovë, por edhe në qytetet tjera me popullatë shqiptare në
    Maqedoni. Në shikim të parë, njeriut të rëndomtë i duket se po
    takon turistë nga vendet e Lindjes së Afërt. Por, kjo nuk është e
    vërtetë. Bëhet fjalë për shqiptarë që janë idhtarë të lëvizjes islame,
    të njohur si vehabistë.
    Kjo lëvizje ka filluar të shndërrohet në “trend” dhe dita-ditës është
    duke i shtuar radhët e saj. Ka depërtuar në shkollat e mesme, në
    universitetet, në punëtoritë, gati gjithkund.Të shumta janë rastet
    kur prindërit shqetësohen nga sjelljet e fëmijëve të tyre pasi që ata
    ta kenë përkrahur këtë lëvizje. Meshkujt marrin pamjen e njeriut
    arab, ndërsa femrat mbulohen me vetëdëshirë. Pesë lutjet në ditë i
    bëjnë pa marrë parasysh se ku ndodhen, në shtëpi, punë apo në
    shkollë.
    Këta njerëz nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Islamit të sotëm që i
    është adaptuar kohës dhe rrethanave të reja, por përkrahin
    metodën e rivitalizimit të mendimit dhe praktikës islame, që më
    tepër bazohet në burimet fundamentale të Islamit sesa në inspirimin
    e epokës moderne, që është karakteristikë e modernizmit
    islam.
    Ata veten e quajnë reformistë dhe arsyetojnë rimëkëmbjen islame
    me kthimin e fesë në Kuránin dhe Sunnetin, sepse vetëm me
    kthimin tek ato burime vlerësojnë se do të sigurohej shërimi i
    gjendjes së sëmurë në Botën Islame dhe njëherësh do të pengohej
    mbizotërimi i huaj.
    Ky kthim, po ashtu, nënkupton domosdoshmërinë e ringjalljes së
    komentimit origjinal të mësimit islam, përkundër përgjasimit të
    zgjidhjeve tradicionale, të cilat, siç vlerësojnë vehabistët, nga
    shtresimet gjatë historisë kanë mjegulluar thelbin e porosisë
    islame.
    “Kjo, në fakt, është riafirmim i Islamit autentik dhe ndërtimi i
    shoqërisë islame mbi bazamente të shëndosha. Qëllimi themelor i
    reformizmit të hershëm islam ka qenë përtëritja e frymës burimore
    Islame kundrejt Islamit popullarizues, që e kishte ngulfatur atë
    frymë”, thonë ata.
    Sekti vehabist është themeluar në shekullin XVIII nga ana e
    Muhammed iëbn Abdulvehabin nga Arabia Saudite. Karakteristikë
    themelore e kësaj lëvizjeje është dimensioni transhendent i Islamit,
    kriter i të cilit nuk është e kaluara islame, por aktualizimi i tanishëm
    moral islam, është thelbi e jo forma e Islamit, idealiteti e jo
    realiteti, jo ajo që kanë vepruar muslimanët, por ajo çfarë duhet të
    veprojnë.
    Ideologjia e vehabistëve është që bota arabe apo islame duhet që
    sërish të sundojë me botën, e cila, sipas tyre, punon në shkatërimin e
    fesë islame.
    Në një nga librat që shpërndahen gratis ndër të rinjtë shqiptarë të
    Maqedonisë, i titulluar “Qëndrimet e perëndimit ndaj islamit dhe muslimanëve”,
    pasqyrohen vendet e zhvilluara si shkatërrues të islamit dhe
    me aspirata për sundim të muslimanëve. “Muhamedi alejhis-selam na
    ka premtuar se feja islame do ta përfshijë tërë botën dhe kjo s’ka
    dyshim se do të bëhet. Prandaj, mos rrini me njerëzit që historia do t’i
    rradhitë përgjithmonë në listën e të mallkuarëve! Qëndroni me fitimtarët
    e përgjithmonëshëm”, është një nga porositë e këtij libri.

    (…)
    12 Fror 2003
    Java 36
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 05-06-2004 më 00:54

  7. #27
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Qafir arrnaut qe do te thote jobesimtar =qafir dhe arrnaut = nuk kthehesh mbrapsht.

    Une si musliman falenderoj Zotin qe ne Shqiperi hyri feja dhe njehere mbas periudhes komuniste te enver hoxhes dhe kesaj rradhe burimi i saj eshte burimi i profetit Muhamed .as dhe jo i atyre hoxhollarreve qe u bene pjese e regjimit per shkatarrimin e fese .E kam thene dhe e them se te paket kane qene ato besimtare ne 1967 qe e mbrojten fene biles ka pas prej atyre hoxhollareve qe u bashkuan me komunizmin dhe shume prej tyre jane treguar burra duke vuajtur neper burgje per shkak te besimit te tyre kunder komunizmit.

    Feja mbas 1990 ka hyre ne shqiperi ... dhe shume studente shqiptare kane studiuar ne vendet arabe per te vetmin fakt se atje jane burimet e vertetat te Islamit nuk jane as ne kine as ne amerike as ne pakistan .Pra ne keto vende ruhet shume ajo qe quhet nga krishteret ortodoksia ose fundamentalja themeli i fese se pandryshuar.

    Por pse pikerisht sot ka nje zhurme per ti ndare muslimanet ne dy grupe radikale moderatore... fundamentaliste dhe poqesore etj

    Une mendoj se muslimanet jane nje pavarsisht se nga besimi i forte dhe i dobet ato dallohen ndermjet tyre ,Ka muslimane me besim me te forte dhe mbajne mjekra ka besimtare me besim dhe nuk i mbajne etj shembuj si keto.

    Pra nuk eshte se jane dy rryma por pesha e besimit ne zemren e tyre eshte e ndryshme sepse besimi rritet dhe zvogelohet sipas VEPRAVE TE NJERIUT.

    Profetet vepronin me shume vepra se njerzit e thjeshte kjo tregon se besimi i tyre eshte me i madh shume vajza mbulohen me shami shume te tjera nuk mbulohen por falen te dyja palet jane muslimane por besimi i tyre eshte dikush me i madh dikush me i vogel.
    Pra nuk ka moderatore ose fondamentaliste sepse ne muslimanet kemi nje liber te vetem e ai eshte kurani dhe traditen profetike qe e ndjekim.

    Mirepo shikohet qarte qe muslimanet e ashtuquajtur fondamentaliste ose radikale jane njerez qe e kane fene me me shume sinqeritet dhe nuk behen leva shteterore sikurse e pane moderatoret e komunitetit musliman Ermir Gjinishi qe deri dje kush e kundershtonte kete per aferat e tij korruptive me firmat mafioze shtypi ngrihej dhe thoshte radikalet tani qe ky u hoq asnje nuk tha u hoq moderatori sepse ne muslimanet nuk jemi servile te qeverive ne duam drejtesi dhe duam qe njerzit qe na drejtojne mos jene agjente te sherbimeve sekrete te huaja ose te SHIK sikurse qe Sali Tivari qe u be koke turku nga sherbimet sekrete per ti percare muslimanet duuke i qujtur radikale dhe moderatore.

    Ajo qe me vjen keq mua eshte se sherbime sekrete te huaja luajne shume me keto emra per ti vene muslimaneve nje epitet jo dobiprures per mosperhapjen e Islamit te paster ne shqiperi po keshtu keto sherbime luajne dhe me paqen midis feve.

    Shqiperia ska pas ndonjehere probleme fetare midis feve me pare dhe kur muslimanet kane qene shumice absolute.

    Kurse tani me vendosjen ne krye te ortofdoksise krishtere te nje prifti grek qe dihet ajo dashuria ne thonjza qe kane greket ndaj muslimaneve shqiptare sikurse deshen dhe camet e duke i qujtur turq e njeta fryme shperndahen dhe nga besimtaret ortodokse krishtere sot .
    Pra hyrja ne krye te ortodoksise krishtere te nje greku antislam i terbuar sikurse eshte pare gjate gjithe kohes duke i nderruar shqiptareve emrat ne kufi e duke i vrare neper kufij e duke i perbuzur.

    Perhapja e shoqatave fondamentaliste kishtere protestante evengjeliste qe here pas here perhapin fjale anti islame duke thene qe,kurani eshte djalli etj si keto fjale jane bere objekt i nje percarje fetare ne shqiperi dhe si kunderpergjigje ka dash Zoti i madh qe pruri Islamin e vertet ne shqiperi larg shtimeve dhe shtremeberimeve qe i bene hoxhallaret e vjeter muslimane qe e bene fene si mjet jetese .

    Sa per librin e samuel hutigtonit do te beje mire te lexoje pjesen ringjallja e islamit ka dash Zoti qe me ka rene ne dore ky liber ne shqip dhe do ta kuptosh pse pikerisht filloi kjo lufte e trete bopterore sot kunder islamit pikerisht mbasi po shikohej nje rizgjim fetar dhe teknologjik ne shume vende islame.

    Per ta luftuar dike perdoren shume mynyra nje mynyre eshte

    Lufta e drejtperdrejte .
    Tjetra eshte percarje pastaj luftim te dyja paleve .
    Tjetra eshte percarje dhe futja e njeres pale me tjetren ne lufte.

    Te treja keto po behen sot kunder musliamneve por ajo qe do te theksoj eshte klasifikimi ne emer te terrorizmit dhe padrejtesite ndaj cdo anetari i kesaj feje duke i persekutuar i bere presione psikologjike me ane te mediave dhe shtypit po keshtu klasifikimi eshte pjese e luftes e cila e ndihmon ne percarjen e kundershtarit dhe verberimin e opinionit te njerzve per humbjen e shikimit te kytyre fenemoneve si padrejtesi e duke i dhen emra te tjere si lufte kunder terrorizmit duke vrare femije gra pleq duke vjedhur nafte sekuestrim pasurish dhe pikerisht kjo po perdoret kundermuslimaneve shqiptare .Percarje duan te arrijne mirepo ka dash Zoti i madh skane terren ose mundesi ta bajne kete sepse ne musliamnet jemi nje te gjithe dhe do tia tregojme vendin sa here duan te na percajne te ri dhe pleq te bukur dhe te shemtuar.

    Prandaj qafir arrnauti ti pyete veten njehere nga ndryshon nje besimtar nga nje jobesimtar se ndoshta je prej atyre qe se meriton dashurine dhe meshiren e e Zotit.

    Prandaj i "dashur" qafir( jobesimtar) shiko komitetin tend i cili ka ne krye nje prift grek e shiko organizatat masonike dhe evangjeliste qe skane lene dere shqiptari pa shkelur dhe paperhapur trakte se duhet te hyjme ne europe duke u bere qafira si puna jote .

    Prandaj qafir xhynybi qe muslimanet te kane mesuar te lahesh me uje dhe mos rrish xhynyb e mos fshihesh me leter dhe nga oazet islame dolen vaskat dhe bidete e tua franke sot.Ben mire te lash llumin tend para se te flasesh per pastertine e muslimaneve sot dhe ate cfare flasin gazetat e agjenturave sekrete .

    ok xhynypo
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 05-06-2004 më 17:04
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #28
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Hajde ese qe ke shkuar plako! Te lumshin gishtat!

    Librin e S.Huntigtonit e kam lecitur ne anglisht, bashke me librin e Bernard Lewis "What Went Wrong", dhe idete e tyre perkojne me realitetin. Europianet paten nje realitet te ngashem me Islamin e sotshem gjate Mesjetes, por e korrigjuan pas shume shekujsh e lumejsh gjaku.

    Nje shembull: Ashtu si u premtohet parajsa sot atyre qe japin jeten ne 'operacione martirizimi', edhe Krishterimi u jepte/shiste indulgjenca atyre qe shkonin ne kryqezata. Ama, kjo praktike u demaskua nga njerez si Martin Luter-i dhe levizja e tij e Reformacionit i hapi rrugen zhvillimit demokratik, kapitalist Perendimor.

    Ndersa ne Islam ende s'ka dale asnje Martin Luter, dhe as nuk ka si te dali pasi ju nuk keni hierarki fetare as centralizim. Cdo imam interpreton Qur'an-in si ti doje qefi, pa asnje udhezim nga eprore e teologe qe i rrine mbi krye.

    Shkurt muhabeti besimtaret e mire po na marin ne qafe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 05-06-2004 më 23:18

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Une du me thon qe: pyll pa derr nuk ka. Mendohet qe rreth 10-15% te meshkujve myslimaneve te jene fundamentaliste ne baze te pergjigjeve qe i japin ketyre pyetjeve. Dmth rreth 2-3 milione jane te afte per te shkaterruar me dhune. Virusi i tyre mund te shperndahet edhe nder Shqiptare. Prandaj duhen dalluar se kush jane...

    Postimi ishte thjesht me karakter edukativ

    gjithe te mirat
    edhe une ashtu mendoje nuk ka pylle pa derr por derr si si nuk ka as ne pylle virusi u shpenda moti edhe ndere shqiptaret mos ke marak........
    edhe diqka pata qefe me dite se qfare d.m.th. qafir arnaut............
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  10. #30
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ju doni te na mesoni neve islamin sepse apo doni te bejme nga islami cfare doni ju dhe mos bejme ate qe se doni ju.Ok po deshet ju marrin dhe nje kryq te madh e varim ne qafe e dalim ne pazar

    "Shkurt prit gomarin te bie barin "
    Thote populli"
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:20
  2. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44
  3. Si te dallojme cookies spiune webbags qe raportojne faqet qe shohim
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 10:26
  4. Si te dallojme faqet fallco nga ato te verteta
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 23:08
  5. Ekstermiste - te Moderuar ne Islam
    Nga Eni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •