Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 124
  1. #11
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    61:8.
    Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #12
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Pse duhet ti duam kristianet dhe hebrejte dhe ato qe e luftojne islamin?


    3:118.
    O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni
    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #13
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ata kurre s'ane per tiu dashur juve derisa juve ti ndqni ato"kuran)(
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #14
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    9:71.
    Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Altino kush te ka vu per mesues ketu ty o vlla? "Vellezerit" e "popullit" tend po i ven zjarrin botes vetem sepse s'po e kuptojne dot qe mentaliteti i tyre eshte pikerisht fajtori i prapambetjes the renies marramendese te qyteterimit Islamik.

    Mos na co propagande po na thuaj si mundet qe Islami te modernizohet.
    Qur'an-in e interpreto kushdo sipas qefit...prandaj mos na co me citate

    he xhan!

  6. #16
    SHQIPTAR PURO
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24

    Nuk i dallon dot. Nje musliman i mire eshte nje fondamentalist i mire.

    Celula e Bin Laden ne Shqiperi
    SHBA nis bllokimin e pasurive te Fondacionit "Al Haramain" ne 5 shtete. Departamenti i Thesarit: "Bin Laden mund te kete financuar vendosjen e Fondacionit ne Shqiperi, i cili ka qene perdorur per te mbuluar aktivitetin terrorist ne Shqiperi dhe Evrope". Lidhjet me Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe paralajmerimi i Tivarit per Gjinishin: "Do pakesoj influencen e huaj islamike"

    Elton METAJ

    "Shtetet e Bashkuara kane informacione qe tregojne se Osama Bin Laden mund te kete financuar vendosjen e Fondacionit "Al Haramain" ne Shqiperi, i cili ka qene perdorur per te mbuluar aktivitetin terrorist ne Shqiperi dhe Evrope". Ky deklarim eshte perfshire dje ne nje njoftim zyrtar te Departamentit amerikan te Thesarit, duke vertetuar synimet e te kerkuarit numer nje ne bote per t'u shtrire ne Shqiperi dhe per ta perdorur vendin tone si baze te aktiviteteve te tij terroriste ne Evrope. Ne raportin e Departamentit te Thesarit permenden lidhjet midis Osama Bin Laden, Fondacionit "Al Haramain" dhe drejtuesve te Komunitetit Mysliman Shqiptar.

    Sipas dokumentit te publikuar ne Uashington, ne fillim te vitit 2000, nje ndihmes i afert i nje bashkepunetori te Osama bin Laden shkoi ne Shqiperi dhe vuri ne veprim nje filial te Fondacionit "Al Haramain". "Ne vitin 1998, drejtuesi i Xhihad-it Islamik Egjiptian ne Shqiperi u raportua si financues zyrtar per kete fondacion ne Shqiperi. Ky individ, Ahmed Ibrahim al-Nagar, u raportua i ekstraduar nga Shqiperia ne Egjipt ne vitin 1998. Ne gjyqin e tij ne Egjipt, al-Nager tregoi mbeshtetjen e tij per Osama bin Laden dhe "Al-Kaida"-n ne sulmet terroriste ne 7 gusht 1998 kunder ambasadave amerikane ne Kenia dhe Tanzani", thuhet ne deklarate. Nderkohe, vetem pak muaj me pare, shefi i CIA-s Xhorxh Tenet pranoi per here te pare publikisht, se agjentet sekrete amerikane dhe shqiptare kishin evituar nje sulm terrorist ndaj ambasades amerikane ne Tirane ne vitin 1998. Me 3 tetor 1998, ne Torino u arrestua Amoid Naji, nje veprimtar i "Xhihad"-it. Ai pranoi se kishte qendruar ne Shqiperi per disa muaj me nje plan per hedhjen ne ere te ambasades amerikane ne kryeqytetin shqiptar. Ndersa, me 24 tetor 1998, gjate aksionit per arrestimin e Selam Muhamed Omar El Said, ne shtepi e vjehrrit te tij ne periferi te Tiranes, mbeti i plagosur komandanti i grupit te RENEA-s, ndersa u vra i kerkuari.

    "Te bllokohen pasurite e "Al Haramain" ne Shqiperi"

    Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kane nisur dje bllokimin e pasurive te Fondacionit Islamik "Al Haramain" ne 5 shtete, perfshire edhe Shqiperine. Selia e tij ne Tirane eshte nje ndertese dykateshe dhe ndodhet ne rrugen "Irfan Tomini", nr.58. Uashingtoni dhe Riadi i kane kerkuar Organizates se Kombeve te Bashkuara te shtoje ne "listen e zeze", pese dege te Fondacionit "Al Haramain", ne Shqiperi, Hollande, Afganistan, Bangladesh dhe Etiopi. Nese OKB do te pranoje kete kerkese, te gjitha pasurite e Fondacionit, perfshire edhe zyrat e tij ne Tirane, do te bllokohen.

    Nderkohe, sipas agjencive nderkombetare te lajmeve, ky veprim eshte nje perpjekje e Mbreterise Saudite per parandaluar qe kontributet per bamiresi te perdoren si burime per terrorizmin. Tashme nje Komision i ri Kombetar do te kete ne dore perdorimin e te gjithe burimeve financiare dhe dhurimeve per bamiresi, ka njoftuar dje Ambasada Saudite ne SHBA. Adel Al-Jubeir, ndihmes per politiken e jashtme i Princit te Kurores Abdullah, u shpreh ne Uashington se Komisioni i ri do te beje nje mbikeqyrje te forte financiare dhe do te veproje mbi politika te qarte, ne menyre qe fondet per bamiresi te shkojne per ata qe kane nevoje. Megjithate, vete Shtetet e Bashkuara kane urdheruar bankat amerikane te bllokojne pasurite e te pese degeve dhe te ish-liderit te Fondacionit "Al Haramain", Aqeel Abdulaziz Al-Aqil. Sipas Juan Zarate, zv/asistent i Sekretarit te Thesarit, "keto dege dhe individe kane dhene mbeshtetje financiare, materiale dhe logjistike per rrjetin e "Al-Kaida"-s, Osama Bin Laden ose Talibanet, duke nxitur dhe lehtesuar perpjekjet e tyre per te realizuar aksione kunder civileve te pafajshem dhe botes se civilizuar".

    Aksioni i SHBA dhe Arabise Saudite pason sulmin terrorist te fundjaves se shkuar ne qytetin e Kobarit, ku mbeten te vrare 22 persona. Kjo ishte goditja e dyte brenda nje muaji ndaj industrise saudite te naftes.

    "Al Haramain" dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar

    Departamenti amerikan i Thesarit ka perfshire ne dokumentin e shperndare dje edhe lidhjet mes Fondacionit Islamik "Al Haramain" dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar. Amerikanet u referohen ne nje pjese te konsiderueshme edhe marredhenieve mes krereve myslimane ne Tirane, perfshire vrasjen e Salih Tivarit, Sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman Shqiptar. "Salih Tivari, nje zyrtar i larte i Komunitetit te Moderuar Mysliman Shqiptar, u vra ne janar 2002. Ermir Gjinishi, i cili eshte mbeshtetur nga Fondacioni "Al Haramain", u mendua se kishte lidhje me vrasjen, por ai nuk u akuzua. Me pas, ai u perjashtua (si i dyshuar) nga autoritetet shqiptare", thuhet ne materialin e publikuar ne Uashington. Sipas raportit, "pikerisht, perpara se te vritej, Tivari informoi te lidhurin me Fondacionin "Al Haramain", Ermir Gjinishi, se ai parashikonte te pakesonte "influencen e huaj islamike" ne Komunitetin Mysliman Shqiptar". Perpara vrasjes se tij, - vijon me tej dokumenti, - Tivari kontrollonte financat, vendimet e personelit dhe dhurimet per Komunitetin Mysliman Shqiptar. "Kjo i dha atij (Tivarit) fuqi te medha, duke i mundesuar atij t'u mbijetonte disa tentativave nga ekstremiste te trajnuar jashte vendit per ta zevendesuar ose per te uzurpuar fuqite e tij", shkruhet ne dokument. Aktualisht dosja per vrasjen e Tivarit ndodhet ne ende ne duart e policise dhe per te mungojne autoret.

    Nderkohe, sipas amerikaneve, ne fund te vitit 2002, Fondacioni "Al Haramain" u raportua se terhoqi virtualisht te gjithe financimet per Komunitetin Mysliman Shqiptar. "Fondacioni "Al Haramain" ne Shqiperi ishte duke nisur te gjithe te ardhurat nga shitja e disa pronave ne seline qendrore te Fondacionit "Al Haramain" ne Arabine Saudite. Ne fund te vitit 2003, Fondacioni "Al Haramain" pagoi, nepermjet nje anetari te "Hamas"-it me lidhje te aferta me Fondacionin "Al Haramain" ne Shqiperi, personelin e sigurimit per te ruajtur ndertesen e fondacionit ne Shqiperi, qe ishte mbyllur me pare gjate vitit 2003", thuhet ne raportin e Departamentit te Thesarit te SHBA-se.

    RINAS

    Rinas, 3 jordanezeve iu refuzua hyrja

    Policia e Aeroportit te Rinasit ka kthyer mbrapsht nje jave me pare 3 qytetare jordaneze. Policia tha se tre te huajt, kishin udhetuar per ne Tirane, pa marre me pare vize, ne nje prej ambasadave tona qe mbulojne Jordanine. Pervec mungese se vizes ne pasaportat e tyre, blute kane dyshuar edhe mbi veprimtarine e mundshme te tre te huajve, cka i ka shtyre blute, te bllokonin hyrjen e tyre ne vendin tone. Pas komunikimit te kontrolloreve dhe agjenteve te pikes se kalimit kufitar me shefat e tyre, tre arabeve, iu eshte kerkuar te kthehen nga kishin ardhur. Si motiv i ndalimit te hyrjes se tyre ne Shqiperi, policia iu kishte pohuar atyre, mungesen e vizes.

    D. B

    Gazeta "Korrieri" 03-06-04

  7. #17
    SHQIPTAR PURO
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24

    Terrorizmi!!!

    “Shoqatat bamirëse me prejardheje nga vendet saudite, në Shqipëri, Afganistan, Bangladesh, Hollandë dhe Etiopi, do të mbyllen, sepse mendohet që shërbejnë si pika të furnizimit me para të Al-Qaedës”


    Arabia Saudite vendos që të gjitha shoqatat bamirëse në disa vende evropiane, të largohen

    “Të mbyllen shoqatat islamike”

    Qeveria Arabe: Dyshohet se kanë lidhje me Al-Qaedan




    TIRANE

    Të gjitha shoqatat humanitare arabe, që ndodhen në vendin tonë, do të largohen. Nuk është një vendim ekstrem i qeverisë shqiptare, por një masë e ndërmarrë dje nga strukturat e Mbretësisë së Arabisë Saudite.

    Sipas agjencisë “Rojters”, vendimi urgjent ka dalë pasi këto shoqata dyshohet se kanë bashkëpunim me organizatën e konsiderur si terroriste, Al-Qaeda. “Shoqatat bamirëse me prejardheje nga vendet saudite, në Shqipëri, Afganistan, Bangladesh, Hollandë dhe Etiopi, do të mbyllen, sepse mendohet që shërbejnë si pika të furnizimit me para të Al-Qaedës”. Kjo është pohuar për agjencinë e lajmeve “Rojters” nga oficerë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Oficerët, që kërkuan të mos identifikoheshin, thanë se Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po projektonin mënyrën e re se si do të luftohet kundër organizatave si Al-Haramain. Projekti u bë i njohur në një njoftim për shtyp të ditës së djeshme. Lajmi vjen menjëherë pas sulmeve, për të cilat dyshohet se janë kryer nga anëtarë të Al-Qaeda-s, të cilët morën jetën e 22 personave në Arabinë Saudite. Përveç këtij sulmi me pasoja të rënda, nga kjo organizatë terroriste dyshohet se u morën peng me dhjetëra persona në qytetin perëndimorë të Kobarit, ndërsa sulmi i dytë goditi një pjesë të industrisë së naftës saudite, duke vrarë edhe mjaft shtetas të huaj, që ndodheshin në këtë vend. Shoqata e parë e dyshuar për lidhje me terroristët e Al-Qaedës është pikërisht Al-Haramain dhe kreu i saj, Aqil-al-Aqil. Fillimisht, vetë SHBA-ja bëri kontrollin e këtyre organizatave të shpërndara në vendet ku pati akte terroriste në rezidencat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si në Zimbave, Kenia, Tanzani, por edhe në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Al-Haramain u bë objekt kontrolli, edhe pas sulmeve të 11 Shtatorit mbi Pentagon dhe mbi Kullat Binjake në Nju-Jork. Ndërkohë që bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite, në luftën kundër terrorizmit ka marrë një zhvillim të veçantë, sidomos pas 12 majit 2003 kur një kamikaz hodhi veten në erë, duke vrarë 35 njerëz, përfshirë këtu edhe 9 qytetarë amerikanë në një rezidencë të huaj në Riad. Por tashmë, pas këtyre sulmeve që kan shënuar me qindra të vrarë, Arabia Saudite ka marrë vendimin që disa organizata humanitare të largohen nga shtete të ndryshme evropiane ku një ndër ta është edhe Shqipëria. Sipas agjentëve sekretë të Arabisë Saudite, dyshohet se shumë shoqata, që zyrtarisht njihen si humanitare, kanë lidhje me organizatën terroriste Al-Qaeda. Në këtë mënyrë, aktiviteti i tyre është vënë në dyshim, pasi nëpërmjet projekteve të ndryshme infiltrohen edhe anëtarë të organizatës Al-Qaeda. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë emër konkret. Megjithatë, kjo masë merret pasi dyshohet se drejtues të këtyre organizatave, në emrin “bamirësi” brenda këtyre organizmave rekrutojnë anëtarë të Al-Qaedas.

    RASTET

    dhjetor 1992
    Në Tiranë u prezantua si inxhinier i kompanisë “Internacional Islamic Relief Organization” një OJQ nga Arabia Saudite. Ndihmoi punësimin e arabëve të tjerë. Sipas librit, “Fjalori Botëror i Islamizimit”, kjo celulë shpërbëhet.

    JANAR 1993
    Mohamed Al-Zavahiri rekruton Mohamed Hasan Titan, arkitekt dhe anëtar i Xhihadit. Sipas hetimeve, njësia ose celula e Tiranës në vitin 1995 numëronte 16 persona. Më pas ata dëbohen nga Shqipëria për veprimtari të dyshimtë.

    QERSHOR 1998
    Policia arreston në Elbasan, Moget Moustafa, nëpunës në fondacionin humanitar islamik Al-Haramain. Pas kontrollit të SHIK-ut dhe policisë, atij iu gjetën në zyrë një Kallashnikov, si dhe shumë vula të falsifikuara për viza dhe lejekalimi.


    Al-Haramain u dëbua nga Shqipëria

    Një nga organizatat “humanitare”, që ka vepruar në Shqipëri deri gjashtë vite më parë, është edhe Al-Haramain. Kjo shoqatë zyrtarisht njihet si humanitare dhe veçanërisht, merrej me përkrahjen ekomomike të jetimëve. Për shumë vite me radhë organizata që financohej nga Al-Qaeda veproi në shumë qytete dhe fshtra të vendit. Por, pas saj fshihej Al-Qaeda, e cila finaconte me qëllim që të infiltronte anëtarët e saj. Me ndërhyrjen edhe të shërbimeve sekrete amerikane, rezultoi që kjo organizatë kishte lidhje me Al-Qaidan. Pas marrjes së informacioneve dhe të hetimit nga ana e strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror, u mor vendimi për kontrollin e shoqatës Al-Haramain. Policia arrestoi në Elbasan, Moget Moustafa, nëpunës në fondacionin jumanitar islamik Al-Haramain. Pas kontrollit të agjentëve të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe policisë, atij iu gjetën në zyrë një Kallashnikov, si dhe shumë vula të falsifikuara për viza dhe leje kalimi. Më pas, anëtarët e kësaj shoqate u dëbuan jashtë vendit.

    Gazeta "Panorama" 03-06-04

  8. #18
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Njihe Armikun Dhe Do Ta Mundesh

    Per Shqiptaret, kercenimi i fundamentalizmit nuk vjen me nga ai i Krishtere por nga ai Musliman. Akademiku Isa Blumi i ka rene kembanes se alarmit se grupet Salafiste te sponsorizuara me para Saudite kane vene rrenje ne trevat Shqiptare.


    Mund t'ju jap shembull:
    http://www.international.ucla.edu/ar...?parentid=3955

    Duke qene se kam qene pjesemarres ne ringjalljen e frymes fetare ne Shqiperi (ne anen e Protestanteve) kam pasur shpesh kontakt me grupime te tjera rivale (Ortodokse, Myslimane etj etj). Nga te gjithe keta misionaret myslimane me jane dukur me te 'egrit'. Nje misionar Egjyptian ne Pogradec na sulmoi duke thene qe "Shqiptaret do luftojne per Islamin me shpaten e Skenderbeut". U desh vetem vullneti i mire i nje Shqiptari qe ndodhej aty prane qe te qetesoheshin gjakrat.

    Kjo anekdode tregon se Shqiptaret kane shume per ti ofruar BOTES ne kete aspekt. Ne kemi pervoje te mire ne bashkejetese PIKERISHT sepse i jemi SHMANGUR fundamentalizmit (qofte te Krishtere qofte Islamik).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 03-06-2004 më 14:56

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo anekdode tregon se Shqiptaret kane shume per ti ofruar BOTES ne kete aspekt. Ne kemi pervoje te mire ne bashkejetese PIKERISHT sepse i jemi SHMANGUR fundamentalizmit (qofte te Krishtere qofte Islamik).
    "Harmonia fetare" qe propogandohet sot nga shqiptare ateiste apo te konvertuar, eshte forma hibride e "harmonise fetare" qe propagandonte rregjimi komunist 50 vjecar, nen frymen e mbylljes se kishave dhe xhamive dhe ne formen e laramanizmin te metejshem te rraces dhe botes shpirterore te komuniteteve fetare ne vend. Lindja e "njeriut te ri" te Leninit ne Shqiperi, pasi eshte zhveshur nga cdo moral fetar njerezor, ishte eksperimenti me i hidhur i bere ndonjehere ne historine e njerezimit. Nese per 500 vjet pushtimi osman arriti ne nje fare menyre asimilimin e nje pjese te mire te shqiptareve nepermjet forces se pushtuesit, rregjimi komunist ia kaloi otomaneve pasi i zhveshi shqiptaret nga cdo fe dhe u veshi moralin e partise dhe shokut Enver. Sot kjo fryme e ateizmit ne rradhet e shqiptareve shitet si harmoni fetare.

    Harmonia e vertete fetare ne Shqiperi ka jetuar deri ne vitin 1945, ku komunitetet fetare ishin te ndara nga njera-tjetra duke respektuar keshtu te drejten e gjithesecilit per te besuar ne Zot ne menyren e vete. Nje tradite qindra vjecare ka ekzistuar ne kete drejtim brenda komuniteteve me te medha ne vend. Jo me kot ndjenja kombetare shqiptare lindi nga komunitetet me te medha kombetare ne vend, pasi dashuria per Atdheun lind vetem pasi njeriu njeh dashurine e pakushtezuar te Zotit, e cila e lejon te doje me gjithe zemer vellezerit e nje gjaku, packa se keta vellezer mund ti perkasin feve te ndryshme.

    Fondamentalizmi ne komunitetin islamik shqiptar me shume se shqiptaret e besimeve te tjera, duhet te shqetesoje vetem besimtaret muslimane shqiptare. Ne asnje fe nuk ka "besimtare fondamentaliste" dhe "besimtare te moderuar", por ka besimtare te vertete dhe besimtare te shtirur. Fondamentalistet dhe te moderuarit jane termat e dale nga fjalori i atyre njerezve qe nuk besojne ne Zot, ose i shohin gjerat nen nje kendveshtrim politik e shoqeror, dhe aspak fetare.

    Vetem besimtaret e vertete muslimane shqiptare mund te pastrojne komunitetin e tyre nga influenca e atyre qe mundohen ta rrembejne Islamin per qellimet e tyre te mbrapshta. Askush tjeter. Prandaj une e kam thene shpesh ne kete forum ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit. SHBA mund te fitoje luften me organizatat terroriste, por nuk mund te shpetoje fene Islame nga rrembyesit e tij. Mesimi me i madh ne kete kendveshtrim eshte fakti i thjeshte se per aq kohe sa besimtaret muslimane do te heshtin, Bin Ladenat e kompani do te flasin ne emer te tyre dhe gjithe muslimaneve ne bote.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #20
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Fondamentalizmi ne komunitetin islamik shqiptar me shume se shqiptaret e besimeve te tjera, duhet te shqetesoje vetem besimtaret muslimane shqiptare. Ne asnje fe nuk ka "besimtare fondamentaliste" dhe "besimtare te moderuar", por ka besimtare te vertete dhe besimtare te shtirur.
    Bukur! Rrofte feja! Poshte besimtaret e vertete!

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:20
  2. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44
  3. Si te dallojme cookies spiune webbags qe raportojne faqet qe shohim
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 10:26
  4. Si te dallojme faqet fallco nga ato te verteta
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 23:08
  5. Ekstermiste - te Moderuar ne Islam
    Nga Eni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •