Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Ti bėre faj

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Ti bėre faj

    TI BĖRE FAJ

    Jam unė ajo molla, ku ti,
    me vajzėn tėnde gdhije netėt!
    Qė mos ju shihte asnjeri,
    unė gjer pėrdhe i shtrija degėt!

    Dhe qė t’ju dukej mė e bukur,
    cdo gjė qė bėnit ju tė dy,
    unė gjer ne maj i mbaja lulet,
    dhe ftoja shumė zogj aty !

    dhe di cdo fjalė qė u tha,
    E di, sa herė ajo u skuq!
    Me dhjetra net fjalėn “mall”,
    dėgjoja pranė fjalės “puth”!

    Nė dasmėn tuaj s’erdha dot.
    Ku shkuleshin gjithė ato rrėnjė?!
    Nė vendin tim dėrgova kokrrat,
    qė tė kėnaqeshit tė tėrė!

    Por mora vesh ( era mė tha! )
    Se pas njė viti ju u ndatė!
    Si borė prilli mė ra ky lajm,
    nė syth i futa lulet, prapė!

    Ti shkele rėndė pėrmbi tė,
    qė ish e pastėr si kristal!
    Pėr sytė-dete tė njė tjetre,
    ti bėre faj! Ti bėre faj!

    Ti bėre faj, po tė them unė,
    tė thonė degėt qė tė gjitha,
    ti bėre faj tė thonė zogjtė,
    Tė thonė mijėra cicėrima!

    Ti bėre faj, tė thonė supet,
    tė thonė flokėt e asaj!
    Tė thonė buzėt qė t’i puthje,
    Ti bėre faj! Ti bėre faj!

    NĖ SHAH

    Po bie mbrėmja qetė-qetė,
    me shokun tim unė luaj shah,
    Vėrtet, kėtu ka edhe mbretėr,
    Por ne i komandojmė ata!

    E treta rradhė qė fitorja,
    vec mua po mė buzėqesh,
    ky shoku im pi vec cigare,
    njė shuan dhe njė tjetėr ndez!

    Kur ja, tek xhami, afėr derės,
    kaq befasisht u shfaqe ti!
    Dhe na vėshtrove duke qeshur,
    po kujt i qeshe, nuk e di(!)

    sa kohė ndenje pranė nesh,
    aq herė unė u zura mat!
    Tani e kisha unė rradhėn
    T’i pi cigaret me inat!

    Njė mijė lojė tė bėj tani,
    Unė do t’i humb njė e nga njė !
    Sa kohė qė ende nuk e di,
    pėr mua erdhe a pėr tė?!

    Njė mijė mbretėr shoku im,
    Le tė m’i zerė mua mat!
    Mjafton qė ti tė mė kuptosh,
    se ardhja jote u bė shkak!

    KUR U MARTOVE TI

    Ajo ditė ka qėnė e diel,
    Fund jave nė gusht.
    Dielli erdhi tek oborri yt,
    mbi dritaren tėnde u ul!

    Natyrisht, e dėrgova unė,
    po ti mos u cudit! Mos!
    Unė diellin qė kur kam lindur
    E kam pasur mė tepėr se shok!

    Hapja moj vajzė dritaren,
    Se do thyhen xhamat, ta dish!
    Ai erdhi vetėm pėr tė parė,
    si tė rri ty unaza nė gisht!

    Ai erdhi vetėm pėr tė parė,
    cfarė nuri tė ka rėnė sot!
    Dhimbja ime me fustan tė bardhė,
    unė diellin s’ta dėrgova kot!

    S’mund tė rri moj, pa e marrė vesh,
    s’mund tė ik pa e kuptuar dot,
    nė tė qesh fytyra a s’tė qesh!
    Nė ke brenda syve ndonjė lot !

    Eh, si qenka kjo jeta e njeriut !
    Vetėm sot e mora vesh kėtė!
    Vjen nje kohė
    Qė s’mund tė kthehet mbrapa!
    Vjen nje cast
    Qe s’mund tė ndreqet mė!


    UNAZA

    E solli koha qė edhe ty,
    ta futėn gishtin nė unazė!
    Edhe nė qoftė krejt flori,
    ajo pėr ty ėshtė njė prangė…

    Atė tani e ke nė gisht,
    ndaj shkrije nėse ėshtė e mundur,
    se nesėr do ta kesh nė shpirt
    moj budallackė e bukur!

    UNĖ E DUA TĖT MOTĖR

    Unė e dua tėt motėr,
    Ajo mė do edhe mė shumė,
    Sepse sa herė ti e godet,
    aq herė mė tepėr vjen tek unė!

    Aq herė mė tepėr nuk ka frikė,
    Aq herė mė tepėr nuk nxjerr lot,
    Aq herė mė tepėr, natyrisht,
    Nga zemra e saj nuk mė nxjerr dot!

    Vec veten tende mund tė nxjerrėsh,
    po tė vazhdosh kėshtu, me grusht,
    nė faqet ku e godet ti,
    une buzėt vė edhe e puth!

    KJO MOSHĖ RRON

    Dhe vjen njė moshė. Vjen.
    Kur s’je mė djalkė si dikur !
    Lėndinash netėve mė s’rend,
    As qiellit, hėnėn, mė s’ia shkul !

    As nėpėr pemė nuk gdhend mė,
    Emrin e bukur tė asaj vajzės,
    as yjet s’i arrin mė dot,
    t’ia vesh si gurė tė unazės !

    As shiun sia bėn dot parfum,
    ylberin s’ia hedh dot si shall,
    As qiellin e kaltėr nė gusht,
    s’ia pret dot pėr fustan!

    S’tė lėnė thinjat pėr kėtė,
    Dėbora qė po tė mbulon,
    megjithse ndodh edhe mes thinjash,
    kjo moshė rron! Kjo moshė rron!

    NDONJĖHERĖ
    “kur ndihem e vetme, e trishtuar, e zhgėnjyer
    dhe e braktisur, shkoj tė ec nė pyll, nė mes
    tė pemėve. Ato s’mė kanė zhgėnjyer asnjėherė. »
    Romi Shnajder

    Ndonjėherė mė pėlqen tė bisedoj
    Me njė pemė tė vetmuar,
    T’i pėshpėris shumė gjėra
    Sikur ta kem njė tė dashur !
    T’i them se pemėt prandaj janė krijuar,
    Tė na e bėjnė jetėn edhe mė tė pasur !

    Ndonjėherė mė pėlqen tė pėrqafoj
    Njė pemė tė vetmuar,
    Pa e carė kokėn
    Se mund tė na shohin tė tjerėt!
    E ku ka gjė mė tė natyrshme
    Se sa tė jesh i dashuruar,
    Jo sidomos me vajzat,
    Po sidomos me pemėt !

    Ndonjėherė mė pėlqen tė vdes
    Pranė njė peme tė vetmuar,
    Gjersa tė bėhem blu
    Tė jem nė krahėt e saj!
    Sepse e di qė me gjethe
    Ajo ka pėr tė mė mbuluar,
    E jo me dhé qe tė mė rėndojė
    Sikur tė kem bėrė faj !

    Le tė thonė qė vdekja
    S’ėshtė e bukur,
    Pastaj...

    MARRĖZI

    Pranoj mbi kryq tė dorėzohem,
    nėse ky kryq do tė jesh ti!
    Mė mirė nėn gozhdė e pranė teje,
    Se sa larg teje nė liri!

    BEFAS

    Befas ti qeshe.

    E qeshura jote
    Hapi derėn
    E vetmisė sime.

    Mė pas hyri brenda,
    U bė ajėr shtėpie!

    NĖ PARKUN RINIA

    Nė tė gjithė stolat
    Ėshtė ulur dėbora.

    Sybardha!
    Kushedi sa ėshtė lodhur
    Nga rruga pėrmes qiellit!

    Mos e zgjoni atė!

    Sot,
    nė kėmbė ia jepni puthjet
    Njėri-tjetrit!

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    I dashur Skender!
    Drejtohem me i dashur , pasi poezia jote eshte njera nga detajet e dashurise se fjales se zgjedhur.... duke te uruar, duke te pershendetur me lejo te te lajmeroji se ne nr 3 te Kuvendit , kam botuar nje cikel me poezi nga vellimi juaj i fundit dhe eshte pritur mjaft mire ne komunitetin tone. Nderkohe dua te te falenderoj per pjesmarrjen tende ne forumin tone .
    Elinda Marku!

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    hi

    Pershendetje Skender!

    Vellimin me Poezi "E paske nje Mall" ma kan dhuruar shume kohe me pare dhe poezit jan me te vertet te bukura...meqense ti shkruajte disa me lart un po shkruaj disa te tjera

    Na iku dhe kjo mbremje

    Na iku dhe kjo mbremje keshtu:
    Larg meje-ti
    Larg teje-une.

    Na ndajne bashke kilometra
    Lumenj,
    male te larta.
    Midis gjithe kesaj hapesire,
    si dy zogj-emrat tane!

    I shpiem posten njeri-tjetrit
    mbartin dashuri
    pritje,
    mall.
    Jan zogjte me te bukur te qiellit,
    me krahe cuditerisht te bardhe!

    Ata i shkurtojne kilometrat
    hapesiren qe ne te dyve na ndan
    dhe asnjeri s'e njeh fjalen "lodhje"
    megjithse e njef fjalen "larg".

    O, po une keto fjale
    t'i kam shkruar edhe tjeter here
    natyrisht jo kur isha ne fshat
    po qekurse kam ardhur ne Fierze.

    Na iku dhe kjo mbremje keshtu:
    Prane meje-ti
    Prane teje-une.


    Ne diten e takimit te pare

    Fryu era dhe hodhi pluhur
    mbi kemishen time te bardhe
    desha ti bertisja eres
    por si thash dot asnje fjale

    Filloi shiu dhe u be balte
    ne rrugen ku une po ecja
    desha ta mallkoja shiun
    por s'di pse fillova te qeshja.

    Drejt meje po vinte ajo vete
    dhe s'di ne ish vajze a fllad!
    Desha te gjej rruge tjeter
    por kembet me cuan drejt saj.

    Dhe ajo filloi te qeshe
    kuptohet, qesha dhe une!
    Mes ne te dyve si nje ylber
    dashuria ishte bere ure...


    Ishte nje gabim

    Si ershi e djela keshtu?!
    me kete qiell?! me kete gri?!
    Me kete ajer qe ta thith nuk mund
    me kete muzg ku mungon ti?!

    Si erdhi e djela keshtu?!
    me kete vello qe me verbon
    me kete dhender qe ti s'e di
    ku po te con?! Ku po te con?!

    Si erdhi e djela keshtu
    me kete kale qe quhet "taksi"
    me keta njerez qe quhen "krushq"
    me kete nuse qe quhesh "ti"?!

    SI erdhi e djela keshtu
    si nuk ta thashe nje fjale dot?!
    Qe qiellin krejt si vello ti,
    prej dores sime ta kishe sot!
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    hi
    skender si antare e re e forumit, u ndala tek poezit e tua dhe i lexova . Te lumt me pelqyen shume. Nder poezit e tua qe me me ben knaqem duke lexuar ishte poezia 'kur u martove ti " Te dish me kethyen vitet e mija rinore , qe e di qe nuk mund ti kethej kurr , por duke e i menduar ato u ketheva tek nje perjetim i im . Megjithate mua me pelqyen te gjitha poezit e shkruara ketu ne forum . Por ja qe kjo me terhoqi vemendjen time . Thanks.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •