Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: ***(...)

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ***(...)

    (me ka hypur deshira e pjelljes pikerisht,
    tri vjet mbas menopauzes,
    mund te me besh te rirrjedh serish
    pikersisht...,
    mbjelljen tende te lengshme.
    Ke gjithe diten e lume qe,
    shperndane shi ne toka te baltosura.
    Ndersa thahem brenda lotit tim te vetem.)


    dhe me thua:

    Mos e mallko dashurine tone me takime!
    Mos i vrit trupat tane ne orgazma!
    Mos m'i shuaj ulerimat ne pritje!
    Mos e meso c'eshte malli!
    (malli eshte, ndarja ne trajten me te re)
    Mos me prek me aroma te ngjashme femrore!
    Mos me shquaj, as mos me lako!
    Mos ma shurdho naten!
    Mos me thirr, vecse kur jam duke te pritur!
    Mos me trego se cila je!
    Mos kerko te te them se cili jam!
    Mos me burgos ne lirite e tua te perdala!
    Mos me nxirr prej duarve krijuese!
    Mos me duaj sa dashuria qe kam provuar!
    Mos me gjej si corapet mengjesesh te nxituar!
    Mos i ndiz motoret e anijes ikatare,
    nen meshiren e dallgeve te pameshira!
    Mos me kafsho ne kokat e proves!
    Mos me puth qe te zgjohem!
    Mos mi shemb dhomat e pritjes me ardhje!
    Mos i laj pjatat ku te hengra mbreme!
    Mos dil prej deshires time te pashterrshme!
    Se....
    dua te te kerkoj cdo dite!
    Dua cdo dite te te mungoj!
    Te jesh ankthi im i perhershem!
    Vetem keshtu mund te te kem,
    ne menyren me te kuptueshme timen.
    Sepse...jam krejt si ti!
    Dhe krejt YTi!
    Duhemi pa iu dorzuar njeriut egoist brenda nesh
    dreqi e mori, shyqyr qe nuk jemi njerez.!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    wow dashuri macore..

    hajde dashuri macore hajde..
    teper dashurore ..teper idhnore .. teper subkoshiencore..teper sensuale...teper magnetore e teper intrigore..
    mjer kush bie nen thonjte e dashurise tende macore...Fan-lumore..e ..migjenore-platonore-lasgushore-akullore-vulkanore..
    wow mace..terribel je.. lol.

    Po Ai kush do jete...viktima e mjere..??

  3. #3

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ***(...)

    Kam shurdhimin e gurit
    Kacavjerrjen e lypsarit
    Verbimin pergjysem te njohjes
    Mendjen aspak te kthjellet.
    (dashuria, eshte shoqia e ngushte e nenes)
    Ngjitem deri jashte degjimit
    deri ne mbytje te plotesishme...
    dhe.............................................!





    brari,
    viktima jam vete.
    Po e dua ne menyren me te dobishme te mundur!


    Redi....flm.Kercejne syte e engjejve. E di, ne skajin me te verdhe te trishtimit jam e lumtur per mundesine time dashurore.
    Te perqaf , macia_blu!

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    e premtuar.

    I hypa vrapit tim kembezbathur dhe renda brenda nje frymemarrjeje te vetme nga shtepia ime , deri tek shtepia ime. E kaperceva deren e madhe te hapur deri ne mesnate. Sikur donte t'u thoshte yjeve, "-ejani , kjo shtepi eshte edhe juaja.-" Pergjate korridorit qe tregonte ne anesi te tij kater dyer, pertej seciles hapje te deres, secila shfaqte nje dhome.
    E kisha leshuar frymemarrjen me shume duke e mbajtur. I kisha zbritur vrapit dhe po ecja ne maje te pese gishterinjeve te mij pa pese te tjeret. Shtepia kishte drite dhe njerez te shtuar. Por, nuk kishte zera. Mu be se pyeta veten "-po keto ku jane? Pse heshtin?" Kisha tendosur pergjimin ne keto dy pyetje dhe ne kater dyert e brendshme te korridorit. E ndjeja qe ne shpinen time te mbuluar me nate , nje yll kishte thyer qafen. Ndoshta nga deshira per te mos me shurdhuar heshtja e shtepise. Ndoshta thjesht i terhequr nga ftesa e deres se hapur.Ylli mbante ne njeren dore te tij cepore nje ndrojtje dhe ne tjetren nje gezim te ngjashem me gezimin qe mbaje une ne gji, nje gezim xheloz. Ne shtepi trefishi i gezimit ishte i heshtur brenda secilit.
    Babai kruajti zerin. Duke me dhene mua keshtu saktesine se cilen dere me duhej te shtyja nga te katertat e korridorit. Dhe e shtyva . Ndoshta vetem me nje gisht, ose e shumta me dy. Dera u hap, heshtja nuk u prish, as une nuk hyra. Ai nuk e kruajti me zerin. E ndalur midis pragut te ngushte te deres se gjere. h-Heshtnim te dy duke u pare sy ne sy. Te tjeret nuk e kishin ndjere se dera ishte hapur, as shikimin e babait nuk e kishin ndjekur. Nuk mi ndante syte, as une nuk ia ndaja.
    Cigaria qe mbante mes gishtave pinte veten deri sa u shua. U lodha se qeni e forte. Syte mi pushtoi verbimi i ujit. Uji mi dogji faqet. Dhe ai percillej ne shikimin tim i turbullt dhe me i larget se ajo pjese matese e largesise se thyeshme. Gezimi i brendshem i perzihej me nje hall qe nuk ishte vetem i brendshem. Sakaq e lepiva ujin e pushuar ne buze, gjithe c'teproi me ra ne mjeker. Kur vijne lumenjt e syve as gezimi nuk i ndal dot, madje i ben me te rrembyeshem dhe i ngaterron me disa ngjyra te paemerta. Babai ndjente ashtu pa rrefim se i permbytnin shpirtin keto lumenj sa te vegjel edhe te medhenje njeheresh. Pastaj per ta shpetuar ndjesine e mbytjes e vrau fytyren me nje qeshje te lehte dhimbarake duke bashkevrare edhe heshtjen me fjalet: "eja ketu tek babi" i percolli fjalet duke e hedhur cigaren e shuarmbaruar midis prushit ne oxhak, dhe doren e liruar tashme e vendosi ne shoqeri me doren tjeter e me dha perqafimin. Po une nuk leviza. Edhe pse krahet e tij ashtu te varur ne pritjen e dhenies time me levizen fort nje ndjenje te forte. Nuk u binda , ngrysa fytyren edhe me thelle dhe shikimit i shtova edhe nje inat, e me tundjen e kokes shkrova ne hapsirat e kuptueshme fjalet"jo nuk vij, ti nuk me do me" . U bind!
    Te gjithe nderkohe e kishin marre vesh se kisha ardhur ndonse jo te gjithe po e kuptonin se pse nuk doja ti jepesha perqafimit te babit dhe te bindesha per te hyre brenda. Syte e tyre me shikonin pyetsor(pse nuk vjen?). Ndersa gjyshja, i kishte fshehur ne prush pa pike shikimi. Njeri nga vellezerit me shikonte me embelsisht se pyetes por edhe ky duke mos folur asnje fjale te zeshme. Nuk iu dhashe as embelsise se tij.
    Babai provoi per se dyti ta shpetonte shpirtin. "po eja pra se do ta fal njeren ty" levizi vetem njeren dore duke treguar me njerin gisht njeren nga bebet. Reagova , por nuk leviza. "-po pra , zgjidh cilen te duash..." I fshiva lotet me shpinen e dores dhe renda brenda e midis dhomes. E pashe vrik nenen e bebeve. Ajo prap m'u duk e bukur. Shume e bukur, por nuk mu duk e ngrohte. Pastaj e ngula gjithe perqendrimin tim tek zgjedhja .
    Foshnjet ishin aq te vogla, aq te njellojta. E kerceva disa here shikimin nga njera tek tjetra. Ishin jo te njellojta, por shume te ngjashme sa gati gati te njellojta. Cdo gje e ngjashme edhe ndryshon. E drejtova doren mbi te zgjedhuren time, ndersa fytyren ia dhashe babait, sigurine e mbajta per vete. I fola sert, " kete dua une" Ai si per te dashur te me bente llafazane, si per te dashur te me vononte me tha."mire , dil jashte sa ti nderroj vendin, dhe po qe se nuk e ngaterron me tjetren eshte jotja." Pranova dhe tunda koken duke bere shenjen pohuese. Renda nga dera dhe mora korridorin deri ne mes te tij, e sigurte . Pas 2-3minutave vellai i vogel me thirri. Ato ngjanin vertete shume po une e shihja dallimin e tyre te padukshem. Nuk gabova. Babai qeshi si i mundur. E ema e bebeve imitoi qeshjen e te shoqit. Gjyshes i foli dhimbja , nga zeri i se ciles u shurdhua vetem nje grumbull ajri -"O Zot"
    babait iu desh te mbulonte zerin e dhimbjes dhe mu drejtua prap mua. "mire, po e di ti? Duhet ti vesh emrin, keshtu qe, gjej nje emer te bukur, sic ta kam gjetur une ty."
    (nena ime e kishte deshiruar aq shume nje vajze. Kur me lindi mua, kishte leshuar nje thirrje qe ende degjohej. Babai kishte rendur me thirrjen e saj qe ia kishte rrembyer nga buzet sa ende pa e perfunduar, dhe ashtu me quajti, ashtu me thirri . Jam thirrja e saj e pambaruar ne emrin qe kam .)
    ... E zura gishtin tim me dhembe, pashe nga tavani kur varej nje lampe e lodhur nga djegia."si ta quaj?"pyesja driten dhe veten. Me dukej vetja e rritur, me duhej te beja nje njeri me emer ose te beja nje emer per nje njeri. Mu afrua vellai tjeter te cilin e therrisnim me dy emra. Me preku paksa e me foli aq zeulet sa askush nuk kuptoj me shume se nje peshperime . Ndersa une perftova nga peshperima emrin qe me duhej. (askush nuk e di se emrin e motres time, motres tone e gjetem bashkerisht me vellain. Qe atehere, ne te dy i kembejme ngushtesisht sekretet me njeri tjetrin. E thashe emrin me ze, dhe shtova. "ngjan me merin tim, e shikon tri shkronjat e para i kemi njesoj". Babai i dha shtepise nje qeshie te vertete. E paditi kenaqesine.Pastaj ashtu i kenaqur shtoji."shume i bukur te lumte, e gezofte." Te gjithe shtuan "e gezofte". Pastaj ai u nxitua te gjente emrin per beben tjeter. E tha emrin dhe e la heshtjen te hynte tek secili me pyetjen e pa thene "a iu pelqen?"
    ne u pergjigjem i "bukur e gezofte" pothuaj ne kor. E cuditshme emrat e binjakeve kombinonin deri ne ngjashmeri. Pastaj e kenaqur me te gjithe dhe me veten iu afrova asaj qe besoja se babai ma fali. I shkova duart e mija nen kurrizin e saj brishtanjak dhe desha ta peshoj. Me ndalen duke vene ne nje "mos" kujdesin dhe merakun per te dyja. Per mua se s'do te mund ta merrja e per beben se mos e lendoja. I terhoqa duart, i bashkova vetullat pastaj fytyren time te egersuar deri ne perlotje ia drejtova babait. Dhe me nje mjekerr qe me dridhej pa permbajtje me gjithe zerin i thashe"po ti vet me the se eshte imja"
    "ho ho ho "beri Ai" po une ta kam falur, ti i ke vene edhe emrin tashme. Eshte jotja pra beso" Une nuk kisha si te besoja perderisa po me ndalnin ta merrja me vete atje tek shtepia tjeter imja. Babai per te me pajtuar mua me veten dhe me besimin se ma kishte falur foli prap sa per te folur sepse as nuk dinte se cfare duhej te thoshte. "po ajo do qumesht, ti nuk ke"
    "nuk kam"iu pergjigja "por e blej" U zu prap ngusht. Si te shpetonte prej meje, si te me shpetonte mua prej genjeshtres se vertete qe filloji si loje me te vertetat tona te medha.?!
    Nderkaq nena e foshnjeve e mori njeren prej tyre, e mbeshteti me kujdes ne njerin gju. ia mbuloji koken me nje shami te kuqe me fazane te zinj dhe, njerin cep te shamise e vendosi midis buzeve. Nen shami nxorri njerin gji dhe ia shtiu bebes ne goje. Renda te fusja koken edhe une nen shami ku ishte koka e foshnjes duke marre e dhene me gjirin e se emes.
    -"e shikon?" ia mori gjyshja fjalen te birit. -"merre edhe ti ti foshnjen tjeter dhe jepi te pije.-"
    E ngrita bluzen deri tek qafa duke e nxjerre gjithe barkun jashte me gjithe gjoksin derrase. E bashkova edhe me mjekren me nenqafen duke kerkuar gjinj per foshnjen e falur. Dhe ...pothuaj serish e perlotur u ankova -"Po une nuk kam"


    ps.
    (eli..sa...BETA, kjo eshte njera nga arsyet qe te kam dashur e te dua gjithmone me shume se sa mundem te te dua...)!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 08-07-2002 mė 01:25

  6. #6
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Mace..
    te them fantastike eshte shume pak.
    bravo.

  7. #7
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    gjithashtu edhe nga un
    o -el-po bei me pjesa motra se na lodhe syt.!une sa here e humbia rreshtin e prap ngga fillimi.lol
    ...............puthje..............."roeli"........................
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mace kjo eshte ajo pjesa qe me pate then qe do veje per tet moter? eshte kenaqesi per ne qe te kemi ketu si moter po duhet te jete mrekulli per motrat qe te kan ty. ti kesh me jete e si ti duash ti.
    luv
    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #9
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Mace ma shpjego pak titullin e poezise....gjekundi se kuptova....
    Une them se i shkon shume per shtat titulli "Dhelpra dhe rrushte..." dmth dhelpra kur pa se rrushte ishin.....hmm..etj etj..E lashe kete.
    tjeter....mos, mos , mos, mos, mos....mossssssssssss. Nuk e marr vesh si se kap me shqelma ate te pikuarin tend te qiellit, dhe coje ne djall. Edhe polic te kish qene i biri i botes jo kaq shume mose...
    Hajt mo, kush ka le per te vujt , do vuje i thone nji fjale....
    Tani, ai vargu i fundit me ngjan me i gjo mu, po se me car hala se kom gjete..Dmth...shyqyr qe skena linde njerez, se do na merrnin per kafshe....keshtu maci????

    Maci, t'kom pa ne foto, lali...e mire, e mire ishe.....si shpirt, si koteleeeeeeeeeeee....

    ah..edhe i gjo tjeter: goce po kape menopauzen laji duret per kalamo...lol

    Hajt shnet tani se mu bo vone....Tane te mirat.....

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    roel, pentesileaaaaaa

    roel, proza duket se iu kushtohet te gjithe atyre qe kane nje "el" ne emer...dmth edhe ty.(lol).


    pentesilea... te betohem nuk di cfare te te shpjegoji se me ke ba rremuje.... vecse po te tregoj se te kam ndjere aq afer ne te gjitha fjalet dhe kam qeshur .(ai eshte demoni im blu qe me mundon shume po per kete edhe e dua aq, se me mundon.)
    titulli...nuk mujta me e gjet nje titull e iu rash pikave...
    njerez...e kam humb fillin njerezit me dukengjithefarsoj sendesh po vetem njerez jo.(ose dicka e perafert qe nuk di ta shpjegoj tani per tani...ta them i here tjeter! Ok?
    ika edhe une se u bona vone.
    ej se harrova....e di si eshte puna jote. (si puna e atij te uriturit kur vjen ne nje sofer te shtruar ha c'ti zeje dora dhe thote"mmmmm sa te shijshme," je ngopur tani ndaj ben naze..)!
    (na nxorre bojen me menopauzen dhe me foton.... )
    macia duke te dashur shume e duke me marre malli sa ende pa ikur . Te perqaf!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •