Kryeqendra e Epirit, gėrmuar nga arkeologu italian Luigi Ugolini dhe ata shqiptarė mė pas, i fshehur brenda kodrės sė dafinave. Nekropoli i qytetit antik i kėrcėnuar nga ndėrtimet
Kaonėt pa dafina
Elsa Demo
Diktatorit i pat shkuar mendja tė ngrinte njė perandori, nė tė njėjtat maja ku kishin mbretėruar paraardhėsit e fisit ilir tė kaonėve dhe kolonėt helenė e romakė, mė pas. Kėsaj here njė perandori bunkerėsh e llogoresh, a thua pėr tė pėrligjur frikėn nga kolonėt e rinj imperialistė, me lavdinė e epirotasve, mu nė Kaoni, sot Shqipėria e Jugut. Nė majėn e akropolit tė Finiqit qytetit antik qė shtrihet nė kodrėn me tė njėjtėn emėr ose dikur kodra e dafinave, jo larg qytetit tė Sarandės.
Ndėrsa misionit arkeologjik italo-shqiptar qė ėshtė kthyer nė Finiq nė vitin 2000 i duhet tė dokumentojė dėmet e llogoreve tė Hoxhės, qindra tonė beton derdhur nė tunelet, bunkerėt dhe repartin ushtarak, nė muret e tė cilit ende janė gjurmėt e parullave qė nxisin pėr frymė revolucionare, aty ku ka ekzistuar mbretėria e fisit ilir tė kaonėve, Finiqit (Foinike), kryeqytet i mbretėrisė sė Epirit nė shek.III para Krishtit. Kėtu ku nė vitin 205 p.e.s u lidh traktati i paqes ndėrmjet Romės e Maqedonisė, njė qytet jetėgjatė, gjatė sė . cilės grekėt, ilirėt dhe mercenarėt keltė, sundimtarėt e rinj nga Italia, deri tek ata bizantinė, venedikas e turq, ndoqėn njėri-tjetrin deri sipėr kodrės sė akropolit. Pas shkatėrrimit tė Foinikes u hodhėn themelet e Delvinės.
I njohur si qyteti mė i fortifikuar, nga gurė gjigantė, njė udhėtar mund tė dallojė lehtė pėr sė largu, pa hyrė nė fshat, murin rrethues nė barkun e kodrės sė dafinave, qė pėr . besė sot nuk mund gjesh asnjė rrėnjė nga pema e brishtė e lavdisė. E sipėr saj kėrpudhat prej betoni tė bunkerėve. Nuk mund tė thuash vetėm se Enver Hoxha i zgjidhte kėto maja pėr tė pėrballuar alibitė e sulmit nga ajri. Pse pikėrisht nė majat arkeologjike? Nėse regjimet fashiste e naziste e kėrkuan inkarnimin e romakėve tė lashtė dhe arianėve tė parė, nė rrėnojat antike, a thua edhe diktatori Hoxha kishte tė njėjtin aluēinacion, duke shfaqur debulesėn e tij pėr nga tė parėt, pėr nga raca e mė tė vjetrit popull tė Evropės? Ai iu referohej kėtyre vendeve, pjesėrisht pėr shkak tė qytetėrimit tė tyre, pasi mbi to do krijonte zonat tė sigurisė sė lartė.
Kodra ėshtė e shkretė dhe shkurrnajat kanė shenjat e para tė pėrzhitjes pa nisur mirė tė nxehtėt. Brenda mureve rrethues tė qytetit ngrihet akropoli, me gjatėsi 650 m. Kėtu gjenden ndėrtimet kryesore shoqėrore, prej tė cilave mund tė dallosh vetėm majėn e ajzbergut. Pjesa tjetėr ėshtė nėn tokė. Finiqi sot, akropoli i tij, nuk na jep mė shumė nga ēpėrshkruan Luigi Maria Ugolini, arkeologu italian qė u ngjit deri kėtu nė fillim tė viteve 30, pėrpos pėrdhunimit tė fortikimeve tė kohės sė Hoxhės. Pas gati 80 vjetėsh, misioni arkeologjik italian qė ėshtė kthyer nė kėtė qytet, duke ndjekur gjurmėt e Ugolinit konstaton me admirim saktėsinė dhe mendjemprehtėsinė e gėrmimeve tė arkeologut. Zona arkeologjike shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 150 ha, nė tė cilėn pėrfshihet edhe ujėsjellėsi antik i Justinianit. Pėrveē teatrit gjigant, me rreth 20 mijė vende, ose 10 herė mė shumė se ai i Butrintit, qė vetėm sa ėshtė konfiguruar, dhe ndodhet i varrosur nė kodėr, jo mė pak e dėgjuar ka qenė punishtja e qeramikės. Kohė mė parė kėtu ėshtė gjetur shtatorja e Artemisės, qė sot ndodhet nė muzeun me dyer tė mbyllura tė Butrintit.
Qyteti u pushtua nė shek.II nga romakėt, tė cilėt vendosėn regjim tė fortė ushtarak. Edhe pas kėtij pushtimi e vazhdoi jetėn e vet, madje nė shek.III njohu njė rigjallėrim ekonomik. U rihapėn punishtet monetare dhe u prenė dy tipe monedhash, prej tė cilave njė me kokėn e Zeusit nė njerėn anė. Pati edhe njė atelie zejtarie, dhe kishte mjaft tė zhvilluar tregtinė me qendrat e pėrtejdetit, si me Magna Grecia, Sicilia etj., tregti qė zhvillohej pėrmes skelės sė Onhezmit (Sarandės antike).
E pushtetshme shtrihet perandoria moderne nė fushėn e Finiqit, rrėzė kodrės sė dafinave, poshtė nė nekropolin e qytetit. Perandoria e ndėrtimeve tė jashtėligjshme nė mijėvjeēarin e tretė. Ndėrtesat kanė evoluar aq shumė, megjithėse arkitektura e banesave tė bardha, fine e tė kėndshme, model huazuar mė sė shumti nga fqinjėt grekė, qė po ngrihen njėra pas tjetrės poshtė rrugės sė fshatit, aty ku misioni arkeologjik italo-shqiptar ka kryer gėrmime dy vitet e fundit, pra nė varret antikė tė Finiqit, pretendojnė ta kthejnė shumė shpejt nė njė fshat turistik. Varret e lashtė janė mbushur me ujė nga shirat. Pranė tyre janė hedhur themelet e njė muri kinez, pronė e kanonit tė vitit 2004. Dikur kėtu shtrihej kėneta, bonifikuar nė vitin 1950. Janė mė shumė se 10 sheshe ndėrtimi, ose rreth 3 mijė m2 truall arkeologjik, gati tė kthehen nė kantierė ndėrtimi. Ajo ēfarė deri tani komuna e Finiqit, si pushtet vendor ka bėrė, kanė qenė protestat pėr shtrirjen pa kriter tė ndėrtimeve pa leje dhe shtrimin e 120 metrave tė parė tė rrugės prej 2.5 km qė do tė ēojė nė akropolin e Finiqit tė lashtė. Me pak fjalė, tė kthesh akropolin e Finiqit dhe nekropolin e tij poshtė nė pika tė vizitueshme, pėr kėdo qė do tė kalonte kėndej do ta shihte me sytė e tij se ėshtė njė ambicie thuaj e pamundur. Komunarėt thonė se kjo qendėr e banuar duhet tė shkėlqejė sė pari kėtu poshtė, qė tė pėrgatitė vizitorėt pėr ēka do tė sodisė lart nė akropolin e Finiqit, nė majė tė kodrės sė dafinave qė ngrihet rreth 300 metėr mbi rrėzėn e nekropolit. Vėshtirė tė besosh. Flitet mė shumė pėr njė vullnet qė nė thelb ka fjalė dashamirėse, e aksion pak. Eshtė njėlloj sikur Finiqi, jehona e emrit tė tė cilit tingėllon me Feniksin, tė ringjallet prej hirit ashtu si zogu i legjendės, e bashkė me tė dafinat, lavdia e kryeqytetit epirot dhe e kaonėve dikur.
Ditar
Nė librin e tij pėr Butrintin, Lugi Maria Ugolini, ndėrsa bėn tė gjitha lidhjet me Mitin e Eneas pėr themelimin e kėtij qyteti antik sipas shėmbėlltyrės sė Trojės mėmė, pėrmend Kaoninė, krahinėn ku u ngrit kryeqendra e Epirit, Foinike. Duke iu referuar ciklit tė bėmave tė historiko-legjendare tė zhvilluara rreth Trojės qė patėn pėr kėngėtar Homerin, ngjarjet qė ndodhėn ndėrsa Enea endej nga njė det nė tjetrin nė kėrkim pėr tu ngulitur nė njė Trojė tė re, patėn pėr kėngėtar Virgjilin. Me tė mbėrritur Enea nė Butrint, Virgjili shkruan:
Lundruam anės brigjeve tė Epirit e mbėrritėm
Nė limanin e Kaonisė dhe hymė nė qytetin e lartė tė Butrintit
Mė tej Ugolini shprehet me habi tė madhe se si Butrinti ishte tokė greke: Enea takon trojanin Helen (tė birin e Priamit) qė kishte marrė pėr grua Andromakėn, tė venė e Hektorit, dhe ishte bėrė mbret i kėsaj krahine, pas vdekjes sė Pirro Neoptolemit (tė birit tė Akilit) qė i kishte sjellė atje si robėr. Kėtu Heleni kishte ndėrtuar njė kėshtjellė qė, nė pėrmasa tė vogla, riprodhonte Trojėn e dikurshme, dhe u kishte vėnė emra trojanė kėshtjellės, portave, lumenjve:
...qė fushat kaoniane
Dhe mbarė Kaoninė e quajti nga emri i Kaonit Trojan
Dhe kėtė kodra ngriti muret e kėshtjellėn e Trojės.
Kėto ia thotė Eneas Andromaka zemėrdėlirė, e cila pranė njė pėrroi, para shėmbėlltyrės sė varrit tė Hektorit, i pėrlutej shpirtit tė kėtij tė fundit. Kur sheh ti afrohej heroi trojan, ajo mallėngjehet thellė dhe trembet se mos ka tė bėjė me njė vegim; po pastaj si merr veten, pyet Enenė pėr farefisin e pėrbashkėt e i tregon se si ajo dhe Heleni ndodhen nė atė vend. Ky episod qė thuhet tė ketė nė fund tė epopesė trojane, nė tregimin e Virgjilit, merr njė rėndėsi tė madhe dhe bėhet pothuajse themeli i historisė legjendare tė Romės. E, vėrtet, nga Butrinti Enea Niset nė drejtim tė Italisė.
Luigi Maria Ugolini, nis kėrkimet nė Butrintin antik nė vitin 1923, duke ndjekur nė mėnyrė tė veēantė mbresat e shėnimeve tė Polibit mbi Finiqin, kryeqyteti i Lidhjes Epirote si dhe librin e tretė tė Eneidės, nė tė cilėn Virgjili rrėfen pėr ndalesėn e Eneas nė Epir.
Biri i njė orėndreqėsi i lindur nė Betinoro mė 8 shtator 1895, iu bind njė urdhėri tė lartė tė Italisė Fashiste, mė saktė udhėheqėsit tė saj Benito Mussolinit, pėr tė ndėrmarrė njė mision arkeologjik nė Shqipėri, nė qendrat ku nėn tokė fshihej rrezatimi i Romės sė lashtė Perandorake. E duke qenė se pėrmbushja e kėsaj detyre ishte po aq e lartė sa vullneti i fortė dhe pėrkushtimi kėtij njeriu tė dėlirė, ai do tė linte shpejt Foiniken, pėr ta transferuar misionin italian nė Butrint, ku e prisnin shumė zbulime sipas marrėveshjes dhe asaj ēka priste e shpresonte qeveria fashiste prej tij qė me shumė vėmendje ndiqte dhe financonte kėrkimet arkeologjike nė Shqipėri. Gjurmėt e gėrmimeve nė kėtė sit greko-roman ndėrpriten kėtu. Jemi ende tepėr larg pėr pėr tė arritur nė njė kuadėr tė plotė historik e arkeologjik se si jeta ka rrjedhur nė Finiqin antik. Sidoqoftė do tė jetė e mundur qė pėr periudhat mė tė rėndėsishme dhe qytetėrimet, tė vendosen disa nocione, tė cilat mund tė bėhen pika referimi pėr rrugėn qė do tė ndjekin historianėt dhe arkeologėt, nė kėtė kodėr nė dhe unė e shpresoj nė njė ardhme jo tė largėt., shkruan Luigi Ugolini, nė vitin 1932. Gjithēka do tė marrė fund me vdekjen e tij mė 4 tetor 1936, nė Bolonjė.
Flet Ziso Lluci, kryetar i komunės sė Finiqit
Perandoria e ndėrtimeve
Zona arkeologjike e Finiqit ka njė shtrirje prej 150 ha, nė tė cilėn pėrfshihet edhe ujėsjellėsi antik i Justinianit. Sipas kreut tė komunės Ziso Lluci, kjo qendėr, sot e banuar, duhet tė shkėlqejė kėtu poshtė, qė tė pėrgatitė vizitorin pėr ēka ka pėr gjetur gjetur atje lart, nė faqen e malit dhe nė akropol. Kur vjen fjala tek armiqėsia qė banorėt dhe ndėrtimet e tyre kanė krijuar me zonėn arkeologjike, ai citon vetėm ligjin: Ēdo vendim i marrė nga KRRT pėr ndėrtime nė zona arkeologjike ėshtė i pavlefshėm. Aspak pėr sfidė ndaj pararendėsve tė vet, me forcėn e ligjit ai ėshtė duke e zbatuar kėtė ligj ndaj ndėrtimeve mbi trojet, trashėgimi kulturore. Ai pohon se janė mė shumė se janė rreth 3 mijė metėr2 troje arkeologjikė, tė miratuar pėr tu kthyer nė troje ndėrtimi. Paralel me denoncimin nė shtyp kryekomunari aktual deklaron se ka denoncuar edhe nė Prokurorinė e Sarandės. Kėto leje janė dhėnė duke bėrė edhe njė spekullim tjetėr.
Sipėrfaqja pėr leje ndėrtimi pretendohet se ėshtė dhėnė jashtė zonės arkeologjike, nė fshatin Ēlirim. Sipas tij ky ėshtė njė falsifikim, sepse trojet gjenden nė fakt brenda zonės arkeologjike dhe ajo ėshtė njė sipėrfaqe qė do shpėtuar nga pushtimi i ndėrtimeve.
Th.Nika
31/05/2004
Krijoni Kontakt