Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Luan Bexheti

  1. #11
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Cimo me duket si ti bere foto me Luanin ne dasem
    Yea , Luanin e kam shok shume te mire , njihena qe prej disa vite nepermjet internetit kurse me ra rasti te takoje tek dasma e Nikit kete vere. Pastaj jemi takuar perseri ne Tivoli bashk me mua ka qene edhe Davius. Jemi a s'jemi

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    Aktori Shqiptar Luan Bexheti nė "Grand Theft Auto IV"




    Luan Bexheti, producenti e aktori i njohur nga Tetova qė qendron dhe punon nė New York tanimė ėshtė pjesė e video-lojės mė tė madhe dhe mė tė shitur ne botė: Grand Theft Auto IV. Nė listen e shkurtėr tė atyre aktorėve Amerikan e disa tė tjerėve qė jan bėrė ikona pėr miliona adhurues tė kėsaj loje qė luhet ne Xbox 360® dhe PLAYSTATION®3, pushton skenėn virtuale edhe Luan Bexheti nė instalimin mė tė ri tė kėsaj video-loje epike qė sapo doli nė shitje ne mbarė botėn, me 29 Prill 2009.

    Disa intervista me te reja te tij ne media:

    Intervista e tij ne Gazeten me te madhe ne Norvegji mund te lexohet edhe ketu per ata qe flasin gjuhen.

    http://www1.vg.no/spill/artikkel.php?artid=532198


    Intervistė nė gjuhėn Shqipe:

    Shqiptari i parė qe mer pjes ne lojen me te njohur
    Grand Theft Auto 4



    Luan Bexheti: Kam me shumė mundėsi te krijoj kariere
    ne HollyWood nėse mar pjesė edhe ne video game

    6 Maj 2008 - Luan Bexheti, producenti e aktori i
    njohur nga Tetova, kėto ditė nė Grand Theft Auto 4,
    dėgjohet me zėrin e tij ne njėrėn prej video-lojrave
    mė nė zė tė kėsaj loje.. Ai tashmė ėshtė futur nė
    listėn e gjatė tė emrave tė atyre dhjetra artistėve
    dhe aktorvė amerikanė, qė janė pėrfshirė nė realizimin
    e kėsaj video-loje. Nė video-lojėn Grand Theft Auto 4,
    Bexheti, ka njė rol ku ai luan njė zė gangsteri
    shqiptar. Pėrzgjedhja edhe emri i tij nė kėtė numėr tė
    madh aktorėsh, tė cilėt luajn vetėm nėpėrmjet zėrit
    tek Grand Theft Auto IV, ėshtė bėrė se Bexheti, e
    fitoi rolin e tij nėpėrmjet njė axhenti tė tij kėtu ne
    New York. Luan Bexheti, i tha gazetės sonė se
    :"RockStar Games, me treguan se kishin nevoj pėr aktor
    qe janė shqiptar. Unė ju tregova disa kolegeve te mi
    shqiptar qe e meritonin dhe tash pėr tash e di se
    marin pjes aktoret Bujan Rugova dhe Ariot Myrtaj.
    Ndėrsa, Rafaela Prifti ka punuar si perkthyese e
    tekstit dhe i ka ndihmuar amerikanit, qe luan rolin e
    ( Bledar Morina)me theksin shiptar.

    Ēfarė ndryshimi ka ndėrmjet aktrimit nė filma dhe
    interpretimit vetėm nėpėrmjet zėrit nė video-lojė?,
    pyesim Bexhetin pas kėtij suksesi, ai thotė se "Nuk ka
    shumė ndryshim, se edhe kur mer pjes vetėm me zėrin
    duhet tė jesh i sinqert ne rol dhe tė tregosh emocione
    qe kėrkohet prej ty si aktor". Kėshtuqė, mbas,
    interpretimit tė Luan Bexhetit, nė disa filma, edhe
    pėrkrah aktorve tė Hollivudit, dhe sė fundi nė
    Broadėay me komedin e tij, tashti ai po provon tė luaj
    edhe mė zėrin. Ēfarė do tė thotė kjo pėr Luan Bexhetin
    ?Pėr mua, thotė ai kjo do tė thotė se kam me shum
    mundėsi te krijoj kariere ne Hollyėood nėse mar pjes
    edhe ne video game. Unė kam incizuar zėrin tim pėr
    Grand Theft Auto ne pranvere te vitit 2007.Ėshtė njė
    pjes e punės time si aktor kėtu ne Amerikė. Merem me
    Teater,Film,Live Comedy ne Broadėay, video loja dhe si
    producent i filmave." ka thėnė aktori nga Tetova nė
    Neė York Luan Bexheti

    Nė fund tė bisedės ai shpalosi edhe disa ambicje nga
    plani i tij pėr tė ardhmen "Tash kam disa shfaqe stand
    up comedy ne Manhattan, na tha Bexheti dhe kėtė vere
    qe vjen planifikoj te shkoj ne Kine,Spanje dhe Itali
    ku do luaj ne njė dokumumentar film pėr njė kompani
    Italiane/amerikane. Luaj njė personazh (Giuseppe
    Castiglione,Jesuit Monk) Cili ka qenė Italian dhe ka
    vepruar ne Itali,Spanje dhe ne Kine.

    Video Game e ka emrin ( Grand Theft Auto 4 ) Luan
    Bexheti flet me zėrin e njė shqiptarit i cili ėshtė
    njė gangster ne Liberty City (New York City). 3 video
    game qe janė leshuar nga kompania Rockstar Games inc.
    kanė shitur deri tash me shumė se 70 million kopje pėr
    nga 60 dollar njė kopje qe i bie te keni fituar rreth
    4.2 miliard dollar deri tash.

    Loja qe Laun Bexheti merr pjes ėshtė numer 4 dhe ka te
    beje me disa bandita nga ish-Jugosllavia dhe
    Shqipėria.Njė personazh shqiptar e ka emrin Bledar
    Morina . GTA4 ka bėrė fame ne industrien e lojrave pėr
    te rije, njėsoj atė ēka kanė bėrė edhe filmat Citizen
    Kane dhe filmat The Godfather pėr kinemane
    Hollywoodi-anė.

    Ėshtė loja ma e mirė ne botė tashpertash dhe
    reklamohet ne shumė vende te botės, deri ne Shqipėri e
    Kosovė.Deri tani i kan dhanė 10 yje prej 10 yjeve ēka
    ėshtė ēmimi me i lart i vlersimit. Kritiku i gazetės
    The New York Time's, thotė se e ka luajtur kėtė loje
    pėr 60 ore dhe ende nuk ka arritur ase tek 64 % te
    lojes. Do me thėnė se duhet te luajsh afėr 100 ore qe
    ti dalėsh deri nė fund lojes. Ka shum role dhe
    personazhe tė ndryshme. Luan Bexheti thotė se :"Unė e
    kam incizuar zėrin tim vitin e kaluar ne pranvere dhe
    jam shum i lumtur qe mar pjes ne kėtė video-loje te
    fameshme pėr kohėn. Ky ėshtė dhe projekti me i
    rėndėsishėm pėr mua pas asaj te interpretimit te
    filmit me Michael Moore Show, qe e kam realizuar para
    disa vjeteve." ka pohuar Bexheti.

    Luan Bexheti, ėshtė i vetmi aktor shqiptar qė ėshtė
    pėrfshirė nė antologjinė pėr aktorė “Actor`s
    Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker. “Ndihem krenar, i
    lumtur dhe nuk mė besohet se njė intervistė qė dhashė
    pėr gazetėn ‘Backstage’ do tė botohej nė librin
    ‘Actor’s Handbook’”, -shprehet Bexheti. Nė faqen 321
    tė kėtij libri ai jep njė kėshillė pėr tė gjithė ata
    qė duan tė bėhen aktorė, duke rrėfyer pėrjetimet
    vetjake etj. Shkak pėr t‘u bėrė pjesė e “Actor‘s
    Handbook” u bė regjisori Elias Stimaē, me tė cilin
    Bexheti ka bashkėpunuar nė disa projekte teatrale. Ky
    ėshtė njė libėr tė cilin e lexojnė me kėrshėri jo
    vetėm pjesa mė e madhe e atyre qė aspirojnė pėr t‘u
    bėrė aktorė nė tė ardhmen, por edhe vetė aktorėt e
    afirmuar dhe tė njohur tashmė nė skenat dhe ekranet
    botėrore.

    Pas Sten Dragotit, vėllezėrve Belushi dhe Elisa
    Dushkut, njė tjetėr shqiptar hyn bindshėm nė Hollivud.
    “Shpresoj se do ta arrij qėllimin tė bėhem njė nga
    aktorėt mė tė mėdhenj dhe tė paguar nė Amerikė”,
    -thotė Bexheti. Na rrėfen se Sten Dragotin e ka mik tė
    afėrm, takohen dhe bisedojnė shpesh sė bashku pėr
    projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me
    idenė pėr tė xhiruar njė film ku ndoshta gjen njė rol
    edhe pėr Luanin. “Edhe Xhejms Belushin e kam takuar,
    por me tė nuk kam atė lidhje, atė marrėdhėnie qė do tė
    doja tė kisha. Ėshtė tip paksa i ftohtė”, - tregon
    Bexheti. Megjithatė, shqiptarė ose jo, kėta janė mė sė
    shumti artistė tė Hollivudit, sepse sipas dėshmisė sė
    Luanit: “Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetosh patjetėr nė
    Hollivud pėr tė qenė pjesė e tij”.



    Luani dhe Eliza:


    Luan Bexheti:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Besniku : 14-05-2008 mė 11:14

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Besniku : 14-05-2008 mė 11:17

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Holivudi e pushton Aktorin e jo Aktori Holivudin !

  5. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139




    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #16
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ngjova se me Al Pacino e ka nje film tani ta bej
    Sui generis

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ballisti_oslo
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    oslo-norvegji
    Postime
    38
    Citim Postuar mė parė nga dodoni Lexo Postimin
    Rrėfimi i aktorit shqiptar nė Nju Jork. Oferta e regjisorit Kujtim Ēashku nė filmin ”Syri Magjik”. Sė fundi suksesi i filmit ”Maree” i James Pelleritos, nė rrethin e tė nominuarve pėr ”Oscar”, ku aktori Luan Bexheti interpreton rolin e shqiptarit emigrant

    Luan Bexheti, njė shqiptar nėpėr batica


    Elsa Demo

    Luan Bexheti po e ndien veten mė afėr Shqipėrisė, sipas mėnyrės qė ai donte tė ndodhte, me kinemanė. I larguar nga Tetova nė Novergji me familjen, nė moshėn 4 vjeē, ndoqi rrugėn e aktrimit fillimisht nė Oslo e mė pas duke ndjekur studimet nė Institutin e njohur tė teatrit nė Nju Jork ”Lee Strasberg”. Endrra pėr tė interpretuar njė ditė nė njė film shqiptar realizohet me ofertėn e regjisorit Kujtim Ēashku, pėr filmin “Syri Magjik” qė ka pėrfunduar xhirimet disa muaj mė parė.
    Ndėrkaq Luan Bexheti duket i lumtur qė njė tjetėr film, ”Maree” (Baticat) ku interpreton rolin kryesor ka marrė vlerėsimet maksimale gjatė vitit 2003-2004 duke fituar ēmime nė Festivalin e Nju Orleansit, nė Festivalin e Tiburonit me ēmimin ”Federico Fellini”, nė Festivalin nė Los Anxhelos, ndėrsa nė Festivalin e Filmit Amerikan ėshtė shpallur filmi mė i mirė me metrazh tė shkurtėr.
    Nė filmin ”Maree” tė regjisorit italian James Pellerito, Bexheti interpreton rolin e njė shqiptari qė shkon nė Venecia pėr t’i gjetur njė strehė tė birit. Maqedonia prej nga ata vinin babai me tė birin po kalon ditė tė vėshtira pėr shkak tė luftės. Djaloshi i vogėl italian, Davide Murtas nė rolin e Arbenit, djalit tė Luan Bexhetit, nė kėtė film interpreton nė gjuhėn shqipe.
    Ky film tashmė ėshtė nė rrethin e filmave pėr nominimin e Ēmimit ”Oscar” nė kategorinė ”Best short film” (Filmi mė i mirė i shkurtėr). Ky shans i ėshtė dhėnė me tė fituar Ēminin “Grand Prize” nė USA Film Festival nė Teksas.

    Intervistė
    Kush ėshtė Luan Bexheti ?
    Luan Bexheti ėshtė Luan Bexheti. Atėherė, kam lindur nė Tetovė, Maqedoni, nė vitin 1972. Nė moshėn katėrvjeēare familje ime dhe unė largohemi drejt Norvegjisė. Ata vazhdojnė tė jetonė aty sot e kėsaj dite. Para se tė nisja studimet pėr aktrim vazhdoja tė punoja nė Oslo ku deri nė vitin 1992 drejtoja njė rrjet videotekash. E mbylla kėtė biznes, pas njė fatkeqėsie familjare. Dhe fillova tė merrem me art.
    Fillimi ishte i rastėsishėm. Ndodhi qė bashkė me njė fotograf italian realizuam njė servis fotografik (qė nė fakt i doja si kujtim pėr tė dashurėn). Fotografitė janė nė duart e disa agjencive qė kėrkonin modelė dhe mė njoftuan pėr tė bėrė njė audicion pėr reklama tė ndryshme si Levi’s, Trenat e Norvegjisė, pėr Bashkimin Evropian, e cila ka qenė dhe mė e rėndėsishmja pėr mua.
    Para vendimit pėr t’u bėrė aktor, doja tė isha njė gangster. Kur njė ditė tė bukur policia norvegjeze mė arrestoi e mė futi nė burg pėr disa ditė, atėherė ndėrrova mendje dhe vendosa qė herė tjetėr rolin e gangsterit ta luaj vetėm nė kinema, sepse pashė qė me burgun nuk bėhet shaka. Aktrimi mė lejon tė luaj kriminelin dhe tė mos futem nė burg.

    Kur u ndodhėt pėr herė tė parė nė sheshxhirimin e njė filmi?
    Ka ndodhur me “Endrrėn”, film i njė regjisori norvegjez. Kjo ishte pėrvoja ime e parė nė kinema, menjėherė pas saj mora vendimin tė marr formimin e duhur, tė shkollohem. Nisa studimet dyvjeēare, ‘95-97 nė njė prej shkollave shumė tė rėndėsishme tė artit tė aktrimit, “The Lee Strasberg Theatre Institute”, nė New York.
    Ikėt pėrfundimisht nga Oslo? Besoj nuk ka qenė e lehtė pėr ju tė ēani nė rrugėn e artit nė Amerikė. Cila ka qenė periudha mė vėshtirė?
    Tė them tė drejtėn, periudha mė e vėshtirė ka qenė fillimi, vendimi pėr tė ikur nga familja dhe pėr tė nisur studimet. Norvegjia nuk ishte vendi i pėrshtatshėm pėr t’u bėrė aktor. Im at ka bėrė tė pamundurėn tė mė kthente nga rruga ku isha nisur, po kisha vendosur dhe askush nuk mund tė mė ndėrronte mendjen. Mė tha tė studioja pėr avokat ose mėsues, punė qė ai e kishte bėrė gjithė jetėn, sepse sipas tij, aktorėt nuk kanė jetė tė qėndrueshme (kjo ėshtė pak e vėrtetė) dhe e kanė tė vėshtirė tė bėjnė jetė familjare. I thashė se tashmė e kisha vendosur dhe pikė.

    Prej disa kohėsh ju keni ardhur nė Shqipėri pėr xhirime nė filmin “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Ēashku. Cili ėshtė roli juaj aty dhe pėrse e pranuat?
    Kontakti im i parė me regjisorin Kujtim Ēashku ishte nė vitin 1996, por nuk na u dha mundėsia tė bashkėpunonim, deri nė vitin 2003, kur mė ofroi rolin e Benit, njė gjirokastrit qė mundohet ta fitojė paranė me ēdo kusht. Rolin e pranova, sepse dėshira pėr tė interpretuar nė njė film shqiptar ishte dhe mbetet e madhe. Nga ana tjetėr, ishte rekomandimi i aktorit Timo Flloko, qė gjithashtu interpreton tek ”Syri magjik”.
    Sa pėr Timo Fllokon, ai mė ėshtė gjendur me punėn qė kemi bėrė pėr 5 javė nė teater, dhe kam mėsuar prej tij aq sa nuk kisha marrė pėr 2 vjet nė shkollėn qė pėrfundova nė Nju Jork.

    Ky ishte bashkėpunimi i parė me njė regjisor shqiptar?
    Kam marrė pjesė nė filmat qė kanė realizuar 4 regjisorė shqiptarė kėtu nė Amerikė. Janė Urim Leka, Rock Markolovich, Dimitėr Ismailaj dhe Agim Gėrbeshi. Ndėrkohė jam nė pritje pėr tė nisur nga puna me regjisorin Fatmir Koēi nė filmin e tij tė ardhshėm, i cili do tė nisė xhirimet kėtė vit. Eshtė fjala pėr filmin ”Njė mbret pėr synetllėk”.

    Filmi me metrazh tė shkurtėr ”Maree”, ku keni rolin kryesor ka pasur sukses. Si ndodhi qė ju interpretoni pikėrisht rolin e njė shqiptari tė Maqedonisė?
    Ishte regjisori James Pellerito i cili mė foli pėr filmin e tij tė ardhshėm ”Maree” (Baticat), qė do tė xhirohej nė Venecia. Aktorja Elza Zagreda e kishte sugjeruar se Bexheti ndoshta do tė ishte aktori i duhur pėr kėtė rol. Me kėtė film qė mė pėlqen shumė pata mundėsi tė tregoj se ē’di tė bėj duke pėrdorur anėn e fortė dhe serioze tė Luan Bexhetit, sepse deri tani kam dhėnė mė shumė nė komedi. Kam punuar shumė pėr tė realizuar rolin dramatik tė shqiptarit tek ”Maree”. James Pellerito ėshtė nga ata regjisorė qė me artin e tyre mbajnė qėndrim ndaj fenomeneve sociale, siē ėshtė rasti i emigrantit shqiptar nė Itali. Pelleritos ka shfaqur mospėlqimin e tij pėr mėnyrėn se si italianėt i trajtojnė emigrantėt dhe pėr kėtė arsye ai realizoi filmin ku unė luaj, ”Maree”.
    Filmi ėshtė kualifikuar nė listėn e atyre qė do tė nominohen pėr ”Oskar”. Kjo pėr arsye se filmi i regjisorit Pellerito ėshtė me metrazh tė shkurtėr e nė kėto raste duhet tė kalojė provėn e disa festivaleve tė filmit qė zhvillohen nė Amerikė, e pas kėsaj tė shqyrtohet nominimi. ”Maree”, tashmė ka fituar USA Film Festival nė Texas dhe automatikisht ai do merret nė konsideratė nga Akademia nė Los Angeles.



    31/05/2004
    emri i vertete i tij eshte HALIL dhe eshte nga fshati Odri TETovE
    THE FUTURE WILL BE,WHATEVER WE MAKE IT.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT)
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 17:11
  2. Pr. Dr. Sadi Bexheti, kandidat pėr kryetar tė komunės sė Tetovės
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 16:59
  3. Sadi Bexheti - rektor i ri i USHT-sė!
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 12:42
  4. Vizita e rektorit Bexheti nė Austri kurorėzohet me sukses
    Nga refik nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  5. Akademik Qosja u prit nga rektori Bexheti
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 22:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •