Janë këto pyetje që e kanë munduar njerëzimin me shekuj e shekuj me rradhë, janë këto pyetje me të cilat janë marur shumë letrar, poetë, filozof. Por shumica e tyre në shtjellimin e këtyre pyetjeve nuk kanë shtuar diç tjetër pos pse-ve të reja e të shumta që akoma më shumë e turbullojnë shoqërinë. Disa që paten guximin t'u përgjigjen atyre, dhanë përgjigjje të gabuara, përgjigje të papranueshme për njerëzit, e shumica me manevrime arritën t'u shmangen këtyre pytjeve dhe heshtën në përgjigjjen tyre. Vallë, ti vëlla dhe ti motër muslimane, a ke menduar ndonjëherë rreth këtyre çështjeve, a ke menduar se përse je në këtë botë, cili është qëllimi I krijimit tend, kush na solli në këtë botë, pasuri e kujt jemi. A ke menduar përse jetuan kaq shumë njerëz para nesh, përse vdiqën, cili ishte qëllimi I jetës së tyre që jetuan, a ke mednuaur ti, që je duke ndjekur hapat e tyre, ti që ç'do ditë e më shumë I harxhon ditët tua të kësaj bote, se cili është qëllimi I jetës tend në këtë botë për të cilën ti aq shumë po punon? Vërtetë, janë këto pytje tejet të rënëdsishme, pytje përgjigjjet e të cilave kërkojnë të japin sens, t'i japin kuptim jetës sonë, pyetje përgjigjjet e të cilëve kërkojnë ta arsyeojnë jetën tone, ta aryetojnë shkakon e eksistimit të botës së gjallë në planetin e quajtur Tokë. Ndaj, jo rastësisht sot, kur shumë njerëz e të rinj mendojnë rreth këtyre pyetjeve, nuk arrijnë t'u përgjigjen atyre, e kështu ata e shohin të pakuptimtë jetën e tyre, I shohin të kota të gjitha veprimet që I bëjnë, e shohin veten e tyre të tepërt në këtë botë, botë së cilës nuk ia din qëllimin. E pastaj ai bie në depresion psikik, në demoralizim dhe jo rralë here kjo, siç edhe jemi dëshmitarë, mbaron me vetëvrasje. E tillë është jeta e atyre që nuk jetojnë me islamin, që nuk I praktikojnë urdhërat e All-llahu xh.sh, po qofshin ata edhe pasanikë, njerëz me pozitë, njerëz me autoritet. E si është puna e muslimanëve. Ata nuk I mundojnë kësi çështjesh. Ata qysh nga e koha e njeriut të pare, qysh nga koha e Ademit a.s kanë marur përgjigjeje për kësi pyejtesh, po edhe na pjestarë të umetit të fundit I kemi këto përgjijgje , përgjigjje të cilat I gjejmë në Kur'anin famëlartë, zbritur të dërgurit tone Muhamedit (sal- All-llahu alejhi ue sel-lem) para 1400 vitesh. E nëse ju të rinj, vëllezër dhe motra doni të dini se kush u solli në këtë botë, pse ju solli , cili është shkaku I krijimit tend, dëgjoni atëherë përgjigjen e këtyre pyetjeve që e jep Kurani.
KUSH NA SOLLI NË KËTË BOTË. O ju të mençur çfarë do të ishte mendimi juaj ndaj atij I cili e gjen veten në një qytet të panjohur ose shkretëtirë, duke ngjarë kjo pa zgjedhjen dhe dëshirën e tij, përpos kësaj atij I erdhën udhërrëfyesit e Atij I cili e solli në këtë qytet ose shkretëtirë për drejtimin dhe udhëzimin e tij. Mirëpo, atij pas tërë këaj nuk I intereson që të njohtohet me ata të cilët kanë ardhur për shpëtimin dhe udhëzimin e tij, por përkundrazi kthehet dhe I lufton ata, kurse ata gjenden të durueshëm ndaj mundimeve të tij?! I shan ata kurse ata afrohen kah ai. Në të vërtetë përgjigjja e të mençurve do të ishte se : pikesëpari për atë njeri të humbur , I cili është në një botë të panjohur nevoitet për te që të kërkojë ate që e ka sjellë në këtë vend të panjohur pa dashjen e tij, që të dijë fshehtësinë e ardhjes së tij. Nëse I gjen udhërrëfyesit që kanë ardhur për udhëzimin e tij, atëherë për të nevoitet të provojë vërtetësinë e tyre dhe nëse I gjen ata të vërtetë I respekton duke e përcjellë rrugën e tyre. I tillë është edhe shembulli I të Dërguarve të Zotit, ata janë të dërguar që neve të na e tërheqin vërejtjen, të na regojnë se kush na solli në këtë Botë në të cilën kemi ardhur pa dashjen tonë, të na mbjellin besimin në zemër. Janë këto padyshim gjëra që secilit njeri në botë I duhen, gjëra për të cilat secili njeri ka nevojë.Ndaj ashtu si ai njeri në atë vendin e huaj apo shkretëtirë si ka nevojë për të ditur se kush e çoi atje dhe pse, ashtu edhe na duhet të dime se kush a solli në këtë botë dhe pse, ashtu si ai si kishte ne vojë për udhëzues dhe bindje ndaj tyre, ashtu edhe na kemi nevojë në këtë botë për udhëzues dhe bindje ndaj tyre. Kurse ai I cili nuk interesohet për vetveten, ose për atë që e solli në këtë vend ose për pejgamberët e All-llahu xh.sh. nuk ka dyshim se ai njeri është I çmendur, njeri që nuk ia don vehtes të mirën. E sikur të mendonte njeriu pak për jetën e tij, se si ka qenë tokë e vdekur, e pastaj është bërë njeri I gjallë se si ai nuk ka eksistuar, e tani është bërë I gjallë, do të kuptonte se dikush atë e ka krijuar, e pastaj e ka sjellë në këtë botë, siç thotë All-llahu xh.sh.: "Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni shpërndarë." (Er-Rum 20). "Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi dhe I përsosi ata shtatë qiej. Ai është I gjithdijshëm për çdo gjë (El-Bekare) .E sa dallim ka mes botës tokësore e cila nuk dëgjon, nuk sheh, nuk dëgjon nuk përmirësohet nuk zhvillohet, nuk lind dhe nuk cilësohet me asnjë cilësi prej cilësive të jetës dhe midis njeriut të gjallë, I cili e ka mbushur token me lëvizje dhe aktivitet. Nëse I mençuri mendon në ngjarjen e shpërnguljes së tij prej botës së vdekur në botën e gjallë njerëzore dhe se si është shndruar toka në spermë prej ujit të turbullt nëpërmes shndrimit të saj në ushqim, pastaj si është shndruar sperma në gjak, gjaku në cope mishi, mishi në asht,pastaj I ka mveshur eshtrat me mish, dhe se si ka filluar jeta dhe shpirti në embrionin e femrës? Si ka lindur foshnjë, e pastaj është bërë njeri komplet I përsosur. sikur të mendojmë ndaj të gjithë këtyre çëshjteve do të shihet se : asgjë nuk është bërë me zgjedhjen e tij dhe se detyra e pare e tij është njohtimi me Atë në duar të të cilit është eksistenca, jeta, rritja dhe fizionomia e tij, me Atë I cili e ka sjellë në këtë botë pa lejen ose zgjedhjen e njeriut, e ky është Allëllahu xh.sh. , krijuesi I qiejve dhe tokës. Thotë All-llahu xh.sh.: " O ty njeri poç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tend që është bujar e I urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi" (El-Infitar 6-8). Po, vërtetë, ç'ka të shtyu të largohesh nga rruga e Zotit tend o njeri? I Cili të krijoi, zbukuroi dhe përsosi? A mendon se ke ardhur në botë vetvetiu? A nuk e di se asgjëja nuk krijon gjë, e as ti që s'ke krijuar gjë prej vehtes?! në Kur'an gjejmë: "a thua janë krijuar prej kugjësë ose ata janë vetkrijues" (Et-Tur 35). Derisa eksistenca, jeta dhe vdekja jote janë në duar të All-llahut xh.sh., që të krijoi dhe përsosi atëherë patjetër duhet të njohish atë në Duart e të Cilit është çështja dhe eksistenca jote. Derisa je rob me dashjen e Tij, derisa je në këtë botë me dëshirën e All-llahut xh.sh., derisa është All-llahu xh.sh. Ai që të krijoi, patjetër të jetë njohuria jote për Zotin tend, kjo është një detyrë e pare për ty si I mençur.
PASURI E KUJT JEMI NE. Dora me të ciliën ti punon, këmba me të cilën ec, gjuha me të cilën flet, mendja me të cilën mendon, planifikon dhe çdo gjë që shërbehesh dhe e shfrytëzon në trup dhe jetë, pasuri e kujt është? Por, në fakt, pasuri e kujt je ti! Pasuri e kujt jemi të gjithë ne? A je ti ai I cili e ka zgjedhur ardhjen e vet në këtë botë? Aje ti ai I cili e ka zgjedhur babain dhe nënën? Aje ti që e ka zgjedhur atdheun e vet, apo kohën kur ke lindur? Mos vallë ke zgjedhur fizionominë dhe cilësitë trupore, shpirtërore, mendore ose të jesh mashkull apo femër? Aje ti që zgjodhe për vehte të kthehesh në moshën e pleqërisë së dobët pas fuqisë rinore? A ti deshe të kthehesh në injorancë pas dijes, në sëmundje pas shëndetit dhe vdekje pas jetës? Thotë All-llahu xh.sh. "All-llahu është që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më I dijshmi, më I fuqishmi" (Er-Rum 54). Këto janë çëshjet tua më të rendësishme? nuk ke asgjë prej atyre, sepse nuk mund të veprosh në njërën prej tyre ashtu siç dëshiron, a je ti I cili ke veprim në këtë çështje sa I përket fëmijëve, të afërmve, familjes, qytetit tend ose popullit tend? A posedojnë prindërit, të afërmit, familja ose populli diçka për vehte prej caktimeve të domosdoshme nga Krijuesi për mua, ty dhe gjithë njerëzit në të kalurën, të tashmen dhe të ardhmen.?! Pra, ti je I sunduar, unë jam I sunduar dhe të gjithë popujt sundimtarë apo të sunduar janë robër të Atij që I ka krijuar sipas dëshirës së Tij, I solli ata në këtë botë, I nxorri prej saj dhe ia dhuroi çdo krijese meritat e merituara sipas veprave të bëra. Pastaj mendo o I mençur për dorën tënde, këmbën tënde a ke krijuar prej tyre mish, gjak, asht ose së paku një qime? Pastaj përsëri mendo a i krijovi dikujt tjetër diçka prej trupit ose qenies së tij? Gjithashtu, thellohu a ke krijuar ndonjë popull, fis ose shtet diçka prej teje ose dikujt tjetër prej njerëzve ? Po, vallë kush I krijoi këto? Thotë All-llahu xh.sh. "Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit të parët dhe mendjen, kurse pak po e falenderoni" (El-Mulk23). E nëse All-llahu xh.sh. na I dha të gjitha këto atëherë dije se jeta, vdekja shpirti yt dhe ti je në Dorë të All-llahuit xh.sh. Ndaj në Kur'an gjejmë " I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jei jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send"(El-Hadid 2) E tani çështë mendimi yt për një preson I cili kalon pranë një fabrike, fushe ose zyre dhe po ky hyn në atë fabrikë, fushë apo zyrë duke vepruar me ato që gjen në to, duke ndrequr dhe prishur, ngrit diçka dhe menjanon diç tjetër, si dhe shpërngulet prej një vedni në tjetër pa lejen e pronarit të fabrikës, kopshtit ose zyrës? Në të vërtetë çdo I mençur do të kishte gjykuar me abnormalitet ndaj tij që veprar në pasurinë e tjetrit pa lejen e pronarit. Tash pyete veten: a je ti prej abnormalëve që veprojnë në gjërat që nuk I posedojnë pa lejen e pronarit? Nëse I mençuri mendon në vetvete, konstaton se ai nuk ka asgjë prej vehtes dhe duhet të mos veprojë në asgjë, vetëm se me leje dhe urdhërat e Pronarit të vet. E padyshim, se të gjithë na jemi të All-llahut xh.sh., dhe p adyshim, se na duhet t'I ndjekim urdhërat e Tij. Meqë All-llahu xh.sh thotë: "I madhëruar është Ai, që në Dorën e Tij është I tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. (El-Mulk 1) "Ja, vetëm Atij I takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti I botëve" (El-Araf 54).
PSE JEMI KRIJUAR. Sikur të ndalen të gjithë mjekët e botës e të bëhen rresht për një duke I pyetur: a, është krijuar syri për një qëllim, do të përgjigjeshin: po, ai I cili nuk e pranon këtë qëllim le t'I nxjerrë sytë e vet. Po ashtu nëse I pyet për gojën, dhëmbët, veshët, hundën, duart, këmbën, zemrën, mushkëritë dhe përçdo gjymtyrë të imët ose qeliza që e përbëjnë trupin e njeriut: a janë këto për një qëllim? Me një fjalë do të përgjigjeshin po. Dhe nëse I pyet më gjërë do të thoshin se për këtë u nevoijet më shumë se 10 vitepër të analizur krimin e trupit të njeriut me saktësi dhe përpikshmëri. Edhe nëse I pyet ata se a ka njëfarë qëllimi mes një pjese të trupit të njeriut dhe qenies së tij në përgjithësi, do të përgjigjeshin se po. Në të vërtetë qëllimi I gojës është të ushqejë gjithë pjesët e trupit, kurse qëllimi I mushkërive është për frymëmarrjen e gjithë pjesëve të trupit, qëllimi I krijimit të zemrës është të shpërndajë gjakun nëpër të gjithë pjesët e trupit, qëllimi I këmbëve për mbajtjen e gjithë trupit. Kështu pra, qëllimi I krijimit të çdo pjesë është të mbajë detyrën e vet specifike e cila ka të bëjë me njeriun në përgjithësi. E atëherë, si mendoni, derisa çdo pjesë e trupit është krijuar për një qëllim dhe se qëllimi I organeve tuaja është për shërbimin tend nëpërgjithësi, a je edhe ti I krijuar për një qëllim. A e di përse je krijuar dhe janë krijuar gjithë njerëzit? E përderisa ti nuk e di qëllimin e krijimit tend, atëherë ti je më I pavlefshëm se letra me të cilën ti shkruan. Në të vërtetë për këtë letër ka qëllim dhe se ajo është për të shruar në të, derisa në shikimin tend nuk ka qëllimi krijimi yt, atëherë pra mendoje çështjen tënde se si ti jeton duke mos e ditur qëllimin e jetës tënde. Ai që nuk e di qëllimin e gjërave rrath tij është I pakujdeshëm ndaj të gjithë njerëzit. Ai që nuk e di që nuk e di qëllimin e rrobave që I vesh është më I pakudeshëm se I pari. Mirëpo edhe më I pakujdesshëm dhe injorant në mbarë fytyrën e tokës është ai që nuk e di qëllimin e krijimit gjatë tërë jetës së tij! Mbaroi jeta e tij, kurse ai nuk diti pse jetoi e pse vdiq. Vërtetë jeta e tij në shikimin e vet është më e pavlefshme se këpucët e tij, sepse këpucët e tij janë për një qëllim kurse sipas mendimit të tij e tërë jeta është e pavlefshme. Për kësi njerëzish në Kur'an gjemë: "… e ata që nuk besuan përjetojnë kënaqësi (në këtë botë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi I tyre është zjarri" (Muhamed 12). (Et-Tinë) Pra, pabesimtarët jeojnë sikur ka thenë një poet: "Erdha por nuk e di prej nga, por erdha. E pashë rrugën para meje dhe eca, do të udhëtojë deshta apo jo. Si erdha, si e pashë këtë rrugë, nuk e di, dhe pse nuk e di , nuk e di." Vërtetë ky njeri që nuk e di shkakun e krijimit të tij është në një udhëkryq tejet të rrezikshëm, është në një botë të pakuptimitë,është në një kaos tejet të rrezikshëm. Ashtu si një udhëtar I pasur, me përgatitje për rrugë, që ka hipur në një anije luksoze të klasit të parë e që është duke udhëtuar me të dikah, por nuk e din se ku, ashtu është edhe jeta a atij personi I cili mundohet ta zbukurojë jetën e vet, vrapon pas të mirave, jeton si më mire, por, nuk e di pse jeton. Ai lindi, jetoi, vdiq, por nuk e diti pse lindi , pse jetoi , pse vdiq. Nëse të humburit veprojnë kështu dhe nuk e dinë qëllimin e krijimit të tyre, ne muslimanët e dimë këtë qëllim, qëllim për të cilin na treguar All-llahu xh.sh. që para 1400 vitetev në suren Edh-Dherijat në ajetin 65, ku thotë All-llahu xh.sh."Unë nuk I krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë". E sa qëllim I lartë është ky. E sa të lumtur e bën njeriun fakti se ai është rob I All-llahut, rob I Zotit të tij të Mëshirshëm të cilin duhet ta adhurojë. Ndaj tregohet se kur e kanë pyetur një prej muslimanëve të pare se sa e adhuron All-llahun , ai është përgjigjur se këtë e bën për 24 orë. Të pranishmit çuditen dhe e pyesin se si kështu, vallë ai a nuk flen. a nuk punon, a nuk ushqehet?. Ai u përgjigjegjet: Unë vërtet flej, por flej që të fitojë fuqi që ta bëjë adhurimin më mire, unë vërtetë punoj , por punoj për të fituar mjetet e nevojsjme për jetë, e kështu ta adhurojë All-llahu xh.sh., unë vërtetë ushqehem, por ushqehem që të fitojë fuqi, e kështu të adhurojë All-llahun xh.sh. Gjithashtu tregohet se të parët tanë kanë thenë se nga gjumi presin shpërblim, ashtu siç presin edhe nga namazi, meqë qëllimi I gjumit të tyre ka qenë freskimi, pushimi, e më këtë edhe adhurimi sa më I mrë I All-llahut xh.sh. I tillë është islami, kjo fe nga e cila njerëzit nuk humbin as në këtë dhe as në botën tjetër, ashtu siç punon, siç flen, siç ushqehet muslimani, ashtu punon, flen dhe ushqehet një pabesimtar, por I pari nga kjo prêt shpërblim, e dyti jo.Kjo sepse I pari këtë e bën me qëllim adhurimi, e dyti jo, sepse nuk e di qëllimin e jetës së tij. Të tillë qenë edhe muslimanët e pare që e adhuroni All-llahun s.u.b.t gjatë tërë ditës, dhe për të cilët All-llahu xh.sh. tha në Kur'an në Suren Bejjineh ajetin e 8 "All-llahu është I kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij ". E ti vëlla dhe ti motër muslimane ku je në mesin e këtyre njerëzve. Shiko a je prej atyre që kanë humbur rrugën në shkretëtirë, që nuk e di pse është atje e që I përbuzë udhërrëfyesit e tij, apo je prej atyre që e dine se kush I ka sjellë në këtë botë, pse dhe që e respektojnë të dërguarin e tyre.A je si ai që pa lejë hyn në një fabrikë, ndërmarrje, zyrë e fillon të çrregullojë gjërat brenda saj duke vepruar pa lejen e pronarit, apo je prej atyre që e dine se pasuri e kujt janë, prone e kujt janë e që nuk veprojnë pa lejen e Tij, nuk I veprojnë haramet e Tij.A je si ai pabesimtari që nuk di qëllim e jetës së tij, që është në kaos të vërtetë, a je si ai udhëtari I anijes së klasit të lartë që udhëton me këtë anije e nuk e di se ku, apo je si ata besimtarë që e din qëllimin e krijimit të tyre, kuptimin e jetës së tyre, e që vepreojnë sipas këtij qëllimi, a je si si ai I humburi që lindi, jetoi, vdiq, por nuk diti pse lindi, pse u ushqye, pse jetoi, pse vdiq, apo si ata që jetojnë , ushqhen vetëm për ta adhuruar All-llahun xh.sh.A je prejatyre për të cilat All-llahu xh.sh. thotë"… e ata që nuk besuan përjetojnë kënaqësi (në këtë botë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi I tyre është zjarri" (Muhamed 12), apo prej tyre për të cilët All-llahu xh.sh thotë : " All-llahu është I kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij " (El-Bejjineh 1).
E All-llahu na bëftë prej tyre.
Krijoni Kontakt