Pasditeve midis ores 4 dhe 5 mbyllesha gjithnje ne qeli, perhere i vetem. Nuk flija e as lexoja gje, vetem kapja ngadale fundet e gishtave te kembes dhe numeroja me nge ditet qe me ngeleshin per te kryer denimin. Cdo dite ishte nje gisht dhe sa here qe beheshin pese dite bashke une i quaja nje kembe! Keshtu qe e masja kohen me kembe, cdo njera prej tyre pesediteshe! Denimi kesisoj tkurrej, e kthehej ne nje te pesten e shumes se diteve, gjithnje i matur ne kembe! Shume do kishin preferuar muajt per te genjyer veten ne kete menyre, por llogjika ime ishte shume trazovace. Perderisa njesia e muajit ishte tashme nje e vertete e pranuar edhe nga prodhuesit me shumice te kalendareve, une nuk mund ta perdorja ate, do te ishte genjeshter. Vitet sigurisht qe nuk mund te prekeshin, ata ishin perandoruce namuzmedhenj, tu uleshe ne gjunje e tu kerkoje uraten ishte nje proces aq i ngaterruar saqe nuk ia vlente barra qirane ta ndermerrje. Une i shihja vetem dy here ne jetegjatesi te tyre, i bindur qe edhe nje shikim kalimtar me teper do te ishte vetevrasje!
Pertypem sot kur e kujtoj gjysmeroreshin marramendes! Deri ne kater e gjysem fluturoja me zell neper gishtat e mbufatur nga ecejaket e kota te mesnates. Pastaj kur i vinte fundi diteve mua me zinte nje panik frymembytes. Nuk dija nga te vervitesha. Kisha edhe gjysem ore per te kaluar dhe nuk me kishte ngelur me asnje dite per be. Llogjika prape me behej pengese per te rinisur numerimin, nuk me lejonte ta genjeja veten ashtu hapur fare. Keshtu paniku rrekej te me pertypte mushkerite me ate zvarritjen e tij fare te ngadalte. Shtrengoja koken fort dhe filloja te ulerija drejt tavanit, le te me caheshin poret e vetes, vetem ditet te zgjateshin edhe pak. Perpiqja kembet me njera-tjetren, sikur te kerkoja qellimisht zhdukjen e tyre. E cdo gje levizte me kembe, e imagjinoja te gjithe dhomen ngritur ne kembe, krahet hapur dhe qe ngerdheshej me mosqenien e kembeve te mia. Kembet e krevatit tejzgjateshin dhe tavanit i pulsonte barku. Mblidhesha kruspull me koken ngritur per lart duke u cjerre, gjithnje ne kerkim te ores 5, kur mosqenia e kembeve do te kish marre fund dhe une ndoshta do te mund te kthehesha ne mosditje perseri. Sa eshte oraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa! Keshtu me gjenin rojet e repartit, por asnjehere perpara ores 5. E dinin qe gjysemoreshi ishte vetem imi
Krijoni Kontakt