Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Jam Shume E Ngaterruar Sa Me Shume Qe Lexoj Mesazhet Tuaja.

    Atehere Le Te Na Thote Dikush Prej Jush Ke Duhet Te Votojme Ne Zgjedhjet E Ardhshme Dhe Perse ?

    (perjashtoj Nanon-berishen Pasi Jane Gjelle E Provuar)

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Interesant, shumë interesante këto reagime.
    Vërtetojnë se shqiptarët e Shqipërisë politike kanë ende thellë në sub-ndërgjegjen e tyre një shtresë të trashë të propagandës komuniste 50-vjeçare, dhe instiktivisht e hedhin tej si të papranueshëm Lekë Zogun në një kohë që ndihen të siguruar nëse kanë në qeveri njerëz që vijnë nga furra e marksizëm-leninizmit. Për të përdorur një fjalë të madhe, ky quhet konservatorizëm. Më e bukura është se kudo dëgjon se duhet një alternativë tjetër për Shqipërinë, por sapo ajo paraqitet të gjithë i largohen të trembur.
    Mendoj se shumë nga reagimet e mësipërme janë thjesht instinktive dhe askush nuk e ka marrë mundimin të mendoj se në batakun ku kemi rënë çdo alternativë duhet parë me kujdes.
    karaburun vellai,
    se di c'moshe ke dhe a jeton ne Shqiperi. Por nga gjuha qe perdor me dukesh mbi 40 vjec dhe i indoktrinuar me shume nga c'duhet.
    Ne te gjithe duam nje alternative ndryshe, pasi keto ekzistentet jane tkurrur dhe jane mplakur shume si ne permbajtje dhe ne ide.

    Poooooor ky nuk mund te jete zogu
    Per shume arsye. Duke filluar nga me e thjeshta; se nuk di akoma mire shqip,ose e flet fshatarce fare, dhe duke perfunduar tek me e nderlikuara; mjafton te kujtosh ate pallosh "mbret" me arme ne brez para KQZ (PALLATIT TE KONGRESEVE) dhe ne sheshin Skenderbej i denje vetem per te xhiruar dhe nje here filmin KONCERT NE VITIN 36.

    turp nese ai konsiderohet alternativa shpetimtare e jona....

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Pra Na Thoni Nje Alternative Shpetimtare Ndryshe Nga Ato Qe Po Diskutojme Dhe Nga Ata Emra Qe Kemi Zene Ne Goje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Nestor
    Anëtarësuar
    28-05-2004
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Hap shumë i zgjuar dhe me kohë nga Leka Zogu, ky. Leka është zgjidhja më e mirë për interesat tona kombëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e tij që tani duket e sigurtë dhe atë për shumë arsye:

    1. Sepse Leka Zogu me këtë lëvizje i ka vënë interesat kombëtare prioritet në punën e tyre.

    2. Sepse siç e ka shprehur edhe në platformën e tij më të re në këtë lëvizje, Kosova do ti ribashkohet Shqipërisë në momentin që do të fitoj pavarësinë, një ndër gjërat me interes shumë të madh kombëtar kjo për gjithë shqiptarët dhe pothuajse jetike për përparim dhe zhvillim kombëtar tonin. Pastaj, po kjo lëvizje njihet edhe për punën e saj në lidhje me çështjen çame, atë të shqiptaro-maqedonsave dhe atyre në Mal të Zi e luginë të Preshevës.

    3. Është i vetmi që mund të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse kjo lëvizje është më pak e korruptuar (për të mos thënë hiç) dhe nuk ka lidhje me krimin e organizuar, gjë që tek PS veçanërisht janë shumë të theksuara e edhe tek PD në njëfarë mase. Askush nuk mund ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar kur vet është i korruptuar dhe ka lidhje me të. Prandaj, edhe këtu Leka ka një përparësi të paarritshme si nga PS (për të cilën as që mund të flitet me Nanon në krye) ashtu edhe nga PD. Lufta kundër këtyre dy dukurive poashtu do të na siguroj anëtarësim më të shpejt në strukturat euroatllantike.

    4. Kjo lëvizje me Lekën në krye poashtu do të jetë në gjendje që të thithë shumë më shumë investime të huaja sepse prioritet i ka vënë vetes interesat kombëtare e jo ato klanore të disa kompanive të caktuara mafioze që kanë penguar të huajt nëpërmjet lidhjes me politikën, që të investojnë në Shqipëri. Poashtu Leka Zogu ka marrëdhënie shumë të mira me komunitetet shqiptare jashtë që do të na sjell edhe shumë investime nga këto komunitete shqiptarësh.

    5. Sikur PS ashtu edhe PD janë konsumuar shumë në sytë e shqiptarëve dhe ju duhet një ristrukturim dhe reforma shumë të mëdha brenda vetes së tyre, e sidomos PS.

    Këto ishin vetëm disa nga shumë arsyet pse shqiptarët duhet të votojnë dhe do të votojnë Lekën në zgjedhjet e ardhshme.
    Megjithëse s'jam shqiptar dhe problemat politike shqiptare nuk i kuptoj (nuk kuptoj problemat politike në përgjithësi), dua të komentoj një çik, në qoftë se më lejoni, këtë postim që më duket organizuar. Do të bëj një krahasim me politikën rumune bashkëkohore, se jam rumun. Ashtu, ju keni mundësi të lexoni në çfarë regjistrimi e doni:

    1. Çdo politikan, në çdo pikë në botë, do të shpresojë, në nivel deklarimesh, se interesi kombëtar është më i rendësishëm. Mendoj se duhet të presim një çik, të shohim se idetë e tij kanë një shfrytezim në realitet.

    2. Kosova është një pikë shumë sensibile në zemrën e shqiptarëve. Prandaj do të flas për gjendjen e Moldavisë e Rumanisë. Moldova është për rumunë çfarë është Kruja për shqiptarët: vendlindja e Shtefan e Madhit, omologu i Skënderbeut (në librat historike evropiane ata janë gjithmonë cituar sëbashku). Megjithatë, tani Moldova është shtet i pavarur, më i varfëri në Evropë. Në 1991, kur Moldova ka shpalluar pavarësinë e saj (nga Bashkimi Sovietik), gjithë rumunët (në Rumani dhe në Moldavi) menduan se bashkimi është afër. Tani, pas 13 vjietësh, në Moldavi ata flasin 'moldovenisht' (më besoni, kam parë dy shqiptarë, një nga Tropoja, tjetri prej Sarande duke folur sëbashku, por me përkthyes), por çdo rumun kupton rumanishtjen e moldovanët (?) dhe çdo moldovan kupton rumanisht. Para 13 vjetësh u inventua urat e luleve (në lumin e Prutit), tani ekipi futbolli moldovan vjen në Bukuresht me përkthyes moldovan-rumun. Pse them gjthë këta gjëra? Sepse, në 1999, kur isha në Shqipëri, shumë kosovarë kanë hyrë si refugjatë (kujtohuni që në Kukës një vezë ishte 2-4 markë gjermane?) dhe shumë shqiptarë më kanë thënë fjalë të këqija për kosovarët, por megjithëse i kanë ftuar në shtëpitë e tyre. Mendoj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një gjë esenciale, vetëm se duhet të bëhet në momentin kur të dytë vendet do të janë të përgatitura. Çdo politikan që theksoj në programin e tij një gjë të tillë ('Sepse siç e ka shprehur edhe në platformën e tij më të re në këtë lëvizje, Kosova do ti ribashkohet Shqipërisë në momentin që do të fitoj pavarësinë, një ndër gjërat me interes shumë të madh kombëtar ') qoftë është demagog, qoftë nuk e njoh politikën fare. Pastaj, gjë me interes shumë të madh kombëtar më duhet rritja e zhvillimit ekonomik, infrastruktura etj.

    3. I vetmi që mund të luftoj korupsionin dhe krimin e organizuar është populli rumun ose shqiptar. Të dytë janë dalë nga një sistem komunist dhe të dytë janë tani para një shoqerie që nuk e njohin akoma dhe nuk e kuptojnë. Mesazhi duhet të vijë nga jashtë, nga ju dhe unë. Ne kemi parë dhe kemi jetuar në një shoqeri ku gjërat shkojnë mirë. Ky duhet të jetë mesazhi ynë. Një njeri si ishte Zani i Vlorës në Shqipërinë e vitit 1999 do të jetë gjithmonë në Shqipëri apo në ShBA. Por ai nuk është Shqipëria në përgjithësi. Shqipëria ose Rumania është nëna ime, miku im, Moisiu ose Iliesku. Sigurimi im, si banor i këtij vendi, vjen nga nëna ose prezidenti, me të njëjtin intensitet. Kush janë më shumë: nënat apo qeveritarët? Ndryshimi duhet të jetë kërkuar në mendim, në mentalitet.

    4. Ndoshta Leka Zogu ka marrëdhenje me investitorët. Nuk e di. Por investimet më të rendësishme duhet të vijë nga Bashkimi Evropian (infrastruktura, në radhën e parë). Bashkimi Evropian do të investojë seriozisht vetëm në një vend me stabilitet. A ka një vend me kryeminister që ka dalë në rrugë me pistolet mundësia të simbolizojë stabilitet? Ndoshta, në një muhabet prezidentësh, me fotografi, por kur bëhet fjalë për lekë, evropianët nuk harrojnë asgjë.

    5. Berisha dhe Nano kanë bërë shumë gabime (siç kanë bërë gjithë politikanët rumunë) që të flas për të.


    Më falni për:
    - gabimet gjuhësore (kam humbur fjalorin dhe janë shumë fjalë që nuk e njoh më)
    - faktin që kam një opinion për një problem që nuk është i imi, por mund të them se dua Shqipërinë më shumë se shumë shqiptarë që i kam njohur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nestor : 02-06-2004 më 04:37
    Unë nuk flas (...) me njerëz që i mohojnë luftërat e drejta - Skënderbeu

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga gabriel
    Mire e ka lal.

    PO NUK RREZIKOVE, MBETE ASHTU SI JE...

    Meqe te gjithe i kena provu dhe kane dale IMPOTENT kur vjen puna per te bere dicka te mire per shqiptaret, perfshi ketu ene zogun, lermeni t'iu them se :

    U PA PUNA, PO BLEJE NJE PALE KEPUCE PO PERVESH ENE MENGET DHE PO I HYJ VETE KETIJ MUHABETI, SE JOM DHE I PA KONSUMUAR SI FIGURE DHE ME ME TEPER ENTUZIAZEM DHE PASION PER TE BERE DICKA PER VETE NE, PRA PER SHQIPTARET.....
    eshte me e komplikuar nga c'duket ne te vertete...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga gabriel
    karaburun vellai,
    se di c'moshe ke dhe a jeton ne Shqiperi. Por nga gjuha qe perdor me dukesh mbi 40 vjec dhe i indoktrinuar me shume nga c'duhet.
    Ne te gjithe duam nje alternative ndryshe, pasi keto ekzistentet jane tkurrur dhe jane mplakur shume si ne permbajtje dhe ne ide.

    Poooooor ky nuk mund te jete zogu
    Per shume arsye. Duke filluar nga me e thjeshta; se nuk di akoma mire shqip,ose e flet fshatarce fare, dhe duke perfunduar tek me e nderlikuara; mjafton te kujtosh ate pallosh "mbret" me arme ne brez para KQZ (PALLATIT TE KONGRESEVE) dhe ne sheshin Skenderbej i denje vetem per te xhiruar dhe nje here filmin KONCERT NE VITIN 36.

    turp nese ai konsiderohet alternativa shpetimtare e jona....
    Gabriel,
    meqe ra fjala per moshen time jam 33 vjeç dhe nuk besoj se jam i indoktrinuar me ndonje ideologji pervecse idese se Shqiperise Etnike. Por mendoj se e njoh pak realitetin shqiptar, dhe mendoj se pervec atyre qe jane sot 25 vjec e poshte, te tjereve u ka mbetur nje shtrese indoktrinimi nga propaganda marksiste-leniniste. Megjithate problemi nuk eshte aty.
    As une nuk besoj se monarkia eshte zgjidhje per Shqiperine. As nuk besoj se ka per te qene ndonjehere me Shqiperia monarki.
    Por sot duket se njerezit kerkojne nje alternative tjeter, jashte ciftit Nano-Berisha. Atehere cdo alternative qe del duhet pare me kujdes. Ketu permblidhet mendimi im. Nese nuk eshte kjo alternativa e duhur duhet kerkuar nje tjeter. Por pyetja qe shtrohet dhe qe sa vjen e behet me urgjente eshte: ku eshte alternativa jone shpetimtare?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Nestor
    Megjithëse s'jam shqiptar dhe problemat politike shqiptare nuk i kuptoj (nuk kuptoj problemat politike në përgjithësi), dua të komentoj një çik, në qoftë se më lejoni, këtë postim që më duket organizuar. Do të bëj një krahasim me politikën rumune bashkëkohore, se jam rumun. Ashtu, ju keni mundësi të lexoni në çfarë regjistrimi e doni:

    1. Çdo politikan, në çdo pikë në botë, do të shpresojë, në nivel deklarimesh, se interesi kombëtar është më i rendësishëm. Mendoj se duhet të presim një çik, të shohim se idetë e tij kanë një shfrytezim në realitet.

    2. Kosova është një pikë shumë sensibile në zemrën e shqiptarëve. Prandaj do të flas për gjendjen e Moldavisë e Rumanisë. Moldova është për rumunë çfarë është Kruja për shqiptarët: vendlindja e Shtefan e Madhit, omologu i Skënderbeut (në librat historike evropiane ata janë gjithmonë cituar sëbashku). Megjithatë, tani Moldova është shtet i pavarur, më i varfëri në Evropë. Në 1991, kur Moldova ka shpalluar pavarësinë e saj (nga Bashkimi Sovietik), gjithë rumunët (në Rumani dhe në Moldavi) menduan se bashkimi është afër. Tani, pas 13 vjietësh, në Moldavi ata flasin 'moldovenisht' (më besoni, kam parë dy shqiptarë, një nga Tropoja, tjetri prej Sarande duke folur sëbashku, por me përkthyes), por çdo rumun kupton rumanishtjen e moldovanët (?) dhe çdo moldovan kupton rumanisht. Para 13 vjetësh u inventua urat e luleve (në lumin e Prutit), tani ekipi futbolli moldovan vjen në Bukuresht me përkthyes moldovan-rumun. Pse them gjthë këta gjëra? Sepse, në 1999, kur isha në Shqipëri, shumë kosovarë kanë hyrë si refugjatë (kujtohuni që në Kukës një vezë ishte 2-4 markë gjermane?) dhe shumë shqiptarë më kanë thënë fjalë të këqija për kosovarët, por megjithëse i kanë ftuar në shtëpitë e tyre. Mendoj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një gjë esenciale, vetëm se duhet të bëhet në momentin kur të dytë vendet do të janë të përgatitura. Çdo politikan që theksoj në programin e tij një gjë të tillë ('Sepse siç e ka shprehur edhe në platformën e tij më të re në këtë lëvizje, Kosova do ti ribashkohet Shqipërisë në momentin që do të fitoj pavarësinë, një ndër gjërat me interes shumë të madh kombëtar ') qoftë është demagog, qoftë nuk e njoh politikën fare. Pastaj, gjë me interes shumë të madh kombëtar më duhet rritja e zhvillimit ekonomik, infrastruktura etj.

    3. I vetmi që mund të luftoj korupsionin dhe krimin e organizuar është populli rumun ose shqiptar. Të dytë janë dalë nga një sistem komunist dhe të dytë janë tani para një shoqerie që nuk e njohin akoma dhe nuk e kuptojnë. Mesazhi duhet të vijë nga jashtë, nga ju dhe unë. Ne kemi parë dhe kemi jetuar në një shoqeri ku gjërat shkojnë mirë. Ky duhet të jetë mesazhi ynë. Një njeri si ishte Zani i Vlorës në Shqipërinë e vitit 1999 do të jetë gjithmonë në Shqipëri apo në ShBA. Por ai nuk është Shqipëria në përgjithësi. Shqipëria ose Rumania është nëna ime, miku im, Moisiu ose Iliesku. Sigurimi im, si banor i këtij vendi, vjen nga nëna ose prezidenti, me të njëjtin intensitet. Kush janë më shumë: nënat apo qeveritarët? Ndryshimi duhet të jetë kërkuar në mendim, në mentalitet.

    4. Ndoshta Leka Zogu ka marrëdhenje me investitorët. Nuk e di. Por investimet më të rendësishme duhet të vijë nga Bashkimi Evropian (infrastruktura, në radhën e parë). Bashkimi Evropian do të investojë seriozisht vetëm në një vend me stabilitet. A ka një vend me kryeminister që ka dalë në rrugë me pistolet mundësia të simbolizojë stabilitet? Ndoshta, në një muhabet prezidentësh, me fotografi, por kur bëhet fjalë për lekë, evropianët nuk harrojnë asgjë.

    5. Berisha dhe Nano kanë bërë shumë gabime (siç kanë bërë gjithë politikanët rumunë) që të flas për të.


    Më falni për:
    - gabimet gjuhësore (kam humbur fjalorin dhe janë shumë fjalë që nuk e njoh më)
    - faktin që kam një opinion për një problem që nuk është i imi, por mund të them se dua Shqipërinë më shumë se shumë shqiptarë që i kam njohur.

    Mendoj se problemi i ribashkimit të Rumanisë me Moldavinë dallon nga problemi i ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën sepse atje në Moldavi njerëzit janë shprehur me referendum kundër ribashkimit të tyre me Rumaninë, kurse në Kosovë njerëzit kanë derdhur lumenjë gjaku për tu ribashkuar me Shqipërinë. Pra, këtu qëndron dallimi midis këtyre dy problemeve, edhe pse uroj që edhe Moldavia të ribashkohet me Rumaninë sepse është pjesë e saj dhe është në interes të dy palëve atje, dhe poashtu Rumaninë ne shqiptarët gjithmonë e kemi pasur vend mik.
    Për punën e dialekteve, jo vetëm shqiptarët kanë problem komunikimi por edhe italianët, gjermanët, françezët e shumë kombe tjera. Por në përgjithësi ne nuk kemi ndonjë problem të madh në këtë drejtim sepse përdorim gjuhën letrare kur kemi komunikim me bashkëkombas tanë që flasin tjetër dialekt, kështu që i shmangemi problemeve të tilla.
    Për punën e korrupsionit, pajtohem me juve se është populli ai që duhet të luftoj korrupsionin, por si mund ta luftojë psh. korrupsionin një kryeministër si Nano që është mamaja e korrupsionit vet, prandaj lufta ndaj korrupsionit duhet të filloi në nivelet më të larta të strukturës udhëheqëse. E këtë gjë më mirë se kushdo tjetër nga politikanët e sotëm shqiptar mund ta bëj Leka.
    Për punën e investimeve, është fakt që BE dhe SHBA kanë fuqi të mëdha investimi në Shqipëri dhe janë duke bërë gjithë kohën edhe pse po priten më shumë investime nga këto dy shtete të fuqishme, por në të njëjtën kohë shqiptarët mund të thithin shumë investime nga komunitetet goxha të forta të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, e Leka më shumë se Nano dhe Berisha mund të sjell edhe këto investime në Shqipëri, përveç investimeve nga BE dhe SHBA.
    Leka, fakt që ka dal me koburre në Tiranë më 1997, por atëherë ishte pothuajse anarki e plotë në Shqipëri dhe ai si person publik që ishte duhej të kishte mbrojtje sepse ishte rrezik. Tani a më keq është Leka që doli me koburre për vetmbrojtje të personalitetit të tij, se sa psh. Berisha që bëri gabimet me fajdet ku shqiptarët humbën miliarda dollarë kursime apo Nano dhe Partia Socialiste që gati e shkatërruan gjithë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet.
    Pra, Leka ka një përparësi të paarritshme në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se do të fitoj zgjedhjet dhe duhet të fitoj zgjedhjet sepse është alternativa më e mirë për momentin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 02-06-2004 më 23:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nestor, ne rradhe te pare pershendetje.
    Me behet qejfi qe je i interesuar te ndash dhe ti ketu opinionet e tua me ne. Sa per shqipen tende, mund te them se eshte shume me e mire se e disa shqiptareve, prandaj pergezime.

    Eshte e vertete qe Kosova dhe Shqiperia edhe nqs. do te bashkohen ndonjehere, kjo nuk do te ndodhe se shpejti... por do te mare me dhjetera vjet, ashtu sic thua ti qe pas 13 vjetesh akoma nuk jini bashkuar me Moldavine. Pra nqs. eshte nje bashkim i mundshem, patjeter qe nuk eshte aspak nje proces i shpejte... por koha do ta tregoje.

    Sa per korrupsionin puna nuk qendron vetem tek populli dhe tek diaspora... edhe pse ato po luajne disi nje rol (p.sh. kemi levizjen e te rinjve MJAFT ne Shqiperi, apo dhe apelin e shoqatave shqiptare ne Amerike qe i bene qeverise amerikane per te investiguar korrupsionin e kryeministrit). Puna eshte se politikanet qe jane ne krye jane te paturp... te gjithe e dine se c'bejne ata, por nuk kane se c'bejne sepse kane ne dore ligjin. Nuk del dot nje politikan me ndergjegjje, te fitoje votat e popullit (nqs. pozita lejon te zhvillohen zgjedhje te ndershme) dhe te mos harroje premtimet kur hipen ne post. Kjo pune behet tamam me nderrime gjeneratash... nqs. korrupsioni dhe perfitimi i padrejte personal crrenjosen nga karakteri i brezave te rinj qe do marrin pushtetin ne te ardhmen.

    Te mbeshtes per ate cka thua per investimet europiane... eshte e vertete qe Europa nuk te fal per para, por do nje ambient stabil per te hedhur investime.

    Te pershendes, angeldust.

    P.S.: Dodon, kur s'di se c'thua mos fol fare me mire, sepse asnjeri nuk e di nga vajten parate e fajdeve deri sot e kesaj dite dhe s'po te presim ty te na thuash nga vajten. Berisha aq i pasur sa c'ishte para se te behej President, aq i pasur eshte dhe sot. Nuk e shohim te beje ndonje luks te tepruar ate.... jane te tjere njerez ata te lukseve. Per ate pune, ishin te tjere qe ja ngulen Berishes. Berisha ka faj se s'i kapi dot ne kohe ato fenomene... Jo cdo njeri i ndershem eshte politikan i zoti... Por qe te krahasosh ndershmerine e Berishes me te Nanos... s'ka nevoje per asnje koment.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #39
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Edhe per Leken... asnjeri s'po thote qe eshte njeri i zoti per pushtet... deri tani vetem nje deklarate beri dhe 0 (zero) veprime... Por durim... koha do tregoje.

    Alternative e re? Kush po e kerkonte me siper? Po per partine e re qe ka nder mend te krijoje Ilir Meta?

    Sic duket, jane te shumte ata qe po e kuptojne se keshtu sic eshte tani nuk ecet.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #40
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    E verteta eshte se Shqiperia qendron shume larg perspektives per zhvillim dhe kjo per pasoje te gjenerates se vyer dhe klases hajduto komuniste....Mashtrimi do te vazhdoje per sa kohe brezi i ri nuk merr timonin ne dore dhe institucionet ligjore te pavarura nuk krijohen...Shume prej jush fluturoni me hinke si thone muhabetit kur vete Shqiperia eshte ne pikpyetje ne do ekzistoje si shtet apo jo....Shume jane te lodhur dhe kerkojne nje zgjidhje dhe kjo mund te jete cdo gje ne te ardhmen....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •