Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    LEVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR, KONKURS PËR EMBLEMËN


    Ne nje nga sallat e Akademise se Arteve te Bukura, ne emer te komisionit organizator, Princi Leka shpalli konkursin per realizimin e emblemes se Levizjes per Zhvillim Kombetar nga ana e studenteve diplomante te Arteve Figurative te Akademise.

    Ne takimin promovues te ketij konkursi, moren pjese personalisht Princi Leka, i shoqeruar nga Kryetari i Zyres se Oborrit Mbreteror, Fluturak Germenji, studente aplikante te projektit per realizimin e emblemes, pedagoge te Akademise, intelektuale te njohur dhe gazetare te shumte te mediave te shkruara e elektronike.

    Ne fjalen e tij Princi Leka, u shpreh se e sheh si te domosdoshme pjesemarrjen e rinise ne proceset e ndryshimeve demokratike ku eshte futur, pa kthim, mbare shoqeria shqiptare. "Ne qofte se ne te rinjte nuk angazhohemi per te realizuar ndryshimet e domosdoshme, nuk do te arrijme te realizojme endrrat tona e te ringjallim shpresen tone, qe eshte shpresa e prinderve, vellezerve e motrave tona, pra, e te gjithe shqiptareve. Prandaj, edhe kete konkurs duam ta realizojme me studentet qe diplomohen ne artet figurative dhe jo me specialiste, qofshin keta edhe me eksperience te vyer. Pra duam t'u japim shansin te rinjve per realizimin e kesaj embleme, sepse duam te promovojme aftesite dhe talentin e tyre, per te cilat shoqeria ka shume nevoje," u shpreh ai, duke kerkuar qe te jene keta te rinj beresit e emblemes se kesaj levizjeje.


    08 Korrik 2004,
    KohaJonë Online.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Përshëndetje të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit,

    mjaft po ngrihet pluhur rreth kësaj "Lëvizjes pë Zhvillim Kombëtar" të prezentuar nga Mbreti Leka Zogu.

    Mirë. Deri sot të gjithë pothuajse kemi fituar konceptin "kornizë" rreth asaj se çfarë ka për synim kjo lëvizje.
    - marrjen e pushtetit Shqiptar;
    - bashkim kombëtar;
    - zhvillim kombëtar;
    - dhe natyrisht ato të voglat, rikthim besimi në institucione, këndellje të Shqiptarëve, etj.

    Por, për ta përkrahur një të tillë (edhepse unë personalisht përkrah çdo gjë që përkon me të mirë për Kombin tonë, e sidomos kur na vjen nga Mbreti), nuk na duhet vetëm koncepti, mendoj se do të ishte mirë po të publikohen edhe ca detaje në lidhje me këtë Lëvizje.

    Mendoj që nëse nuk ka të mund të kemi në dorë programin e saj.

    Sepse me këso hamendjesh rreth ardhje së Mbretit në pushtet si i tillë, Kryetar apo Kryeministër, nuk dalim askund. E ju duke vazhduar me fyerje, e të tilla dokrra.

    Ju këtu shkruani se duhet për diçka për të mirën e Kombit SË BASHKU, e vet nuk ndaleni së përçari, duke u fyer e sharë.

    E shteti nuk fillon nga institucionet, por nga mendja e qytetarit më të thjeshtë.
    Nano, Berisha, Zogu, e të gjithë pas tyre, ishin qytetarë të thjeshtë, e pastaj janë bërë të fuqishëm, ashtu siç ndoshta çdo njëri prej jush do të mund të ishte.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-09-2004
    Postime
    6

    OK rastin e keni e nderuara mbreteri shfrytezojeni!!!!

    ateher une e shrpehi mendimin tim edhe me vjen shume mire qe po rrikthehet diqka qe i takon shqiperis prap aty ku duhet me qen" guri peshon ne vendin e vet"
    tani une i besoj plotesisht mbreteris veq per faktin se premton se nuk ka politik patriarkale por gjithqka qe do te bej eshte per vet popullin, besoj edhe shqiptaret do i mendojn mire gjerat edhe do ju jepin nje mundesi qe mbreteria te sjell reforma per te miren e te gjitheve!!!
    Mbreti Leka I e ke ne dore ate qka deshiren ta kesh mbaje mire , ec mas mendjes edhe zemres, do ta fitosh besimin e duhur ate qka edhe e meriton!!
    Mos na zhgenje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!11

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •