E kam thene shume kohe me pare, para 1,5 vjetesh pothuajse se : I vetmi njeri qe mund te bashkoje te djathten e vertete shqiptare per ta bere nje force pushteti eshte Leka Zogu. Duhet vetem qe te heqi dore nga froni publikisht si mbret i shqiptareve dhe te krijoje nje levizje politike te djathte te pakomprometuar.
Shumica e anti-Zogut ne rradhe te pare nuk njihni historine e Shqiperise dhe flisni me paragjykimet enveriste ( te gjitha trillime) se Zogu ishte hajdut, reaksionar e ku e di une cfare epitetesh te tjera i vinin. Zogu ( Ahmet) deri me sot ka qene i vetmi politikan i sukseshem shqiptar qe krijoi dhe konsolidoi nje shtet ( teorikisht te pajete- me 3/4 e territorit me male, askush nuk priste qe Shqiperia te mbijetonte si shtet mbas LIB). Ne kohen e Zogut, shqiptaret leviznin ne Evrope pa viza, studionin ne shkollat e Parisit, Vjenes, Stambollit, Athines, Romes etj me BURSA TE SHTETIT SHQIPTAR PA QENE E NEVOJSHME TE PUNONIN!!!! Ne kohen e Zogut ekonomia e Shqiperise lulezonte dhe niveli i jeteses se qytetarit shqiptar ishin shume me e larte se sa niveli i italianit , grekut apo cekosllovakut! Ne kohen e Zogut leku ishte i barabarte me dollarin ( asokohe 30 here me i forte sesa eshte sot). Ne kohen e Zogut shqiptaret nuk njiheshin ne Evrope as si hajdute, as si kriminele e pimpa. Ne kohen e Zogut gjithe rrethi i Fierit kishte vetem 7 ( shtate) xhandare qe mbanin rendin publik- pra as vjedhje kishte as perdhunime , as femijet coheshin te lypnin e te shiteshin ne Evrope.
Ky eshte imazhi qe Leka Zogu ka per Shqiperine dhe imazhin nen te cilin do te risjelle ne Shqiperi.
Cilat kane qene te mirat qe i paska bere Leka Shqiperise u kerkua nga dikush me siper? Na rreshto me pare cilat te mira ka pasur apo ka sot nga Nano apo Berisha te cilet i kemi pare ne pushtet! Leka Zogu deri me sot nuk ka qene as hajdut , as matrapaz! Nuk eshte karte e djegur pra si klani i Nanos , i Metes dhe i Berishes.
U tha se Zogu doli me kobure ne brez ne 1997! Doli ama , po nuk e shkrehu te vriste shqiptare per pushtet sic beri Nano me shoke. Ndersa i permendni koburen qe e kishte ne brez harruat mitralozat e Zan Caushit me shoke qe i kurdiste Fatosi? Me gjak u la Shqiperia ne 1997 qe te vinte PS ne pushtet, por ata mijera qe u vrane nuk u vrane nga koburja e Zogut, por nga "trimat" e PPSH-PS-se.... Dhe fundi i fundit te drejte kishte qe doli me kobure ne brez se ai REFERENDUMIN E FITOI!!!! me jo pak por me 62% , tjeter pune se votat ia manipuluan socialistet...Aq te etur ishin te largonin Berishen nga pushteti saqe votuan dhe per Leken ne 1997 injorantet e PS , tjeter pune se me pas nderruan mendjen dhe manipuluan rezultatet e referendumit!!!!!!
Personalisht jam ANTIMONARKIST i terbuar. Por ne situaten politike qe eshte sot Shqiperia, me plehrat qe ka ne pozite dhe ata ne "opozite" , Leka Zogu eshte nje alternative shpresedhenese per Shqiperine. Nese eshte me te vertete politikani qe lufton per te miren e Atdheut dhe te Kombit dhe jo per kolltukun , ben mire te japi doreheqjen si mbret publikisht dhe te marri ne dore frenat e te djathtes shqiptare.
Krijoni Kontakt