Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vecanerisht per t'u shquar nga te tjeret eshte reagimi i manoklles. Reagim jashtezakonisht i edukuar, jashtezakonisht tolerant, me nje fjale permbledhur: I SHPIFUR.

  2. #22
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Une, per veten time, jam shume i hapur per te degjuar ide, koncepte dhe programe, dhe nuk nisem fare nga emri, fytyra e ngjyra e lekures, sepse fundja, sic thote populli: "qingji peshohet prej kembesh, burri prej fjale.

    Mirepo per te arritur te degjosh fjalen e "burrit", te duhet te arrish ta kuptosh ate, ne rastin tone te duhet ta lexosh ate ne mes te rrjeshtave te atyre togletrave te vetequajtura gazete, te cila ne kushtet e nje dilentantizmi dhe shterpesie intelektuale, edhe parashikimin e motit kane per borxh ta kthejne ne nje sensacion.
    Me dy grame tru dhe dy here te lexuar te artikullit, e kupton, qe nuk eshte kjo, ajo levizje politike e shumepritur nga shqiptaret. Kjo, qe trumbetohet nga media si "Levizje per Zhvillim Kombetar" nuk eshte gje tjeter, vecse nje klub "politikanesh" te te gjithe kraheve politike (?!), me ne krye Leka Zogun, per ti dhene nje dore Levizjes se Legalitetit ne zgjedhjet e ardhshme, per te kaluar pragun e 2,5 perqindshit. Sic shkruhet ne artikull, kjo levizje ka ndermend te marre pjese ne zgjedhjet e 2005, por nen emrin e Partise Levizja e Legalitetit, e cila do te jete baza e kesaj levizjeje.

    Po perse nuk eshte kjo Levizja e re, e shumepritur, qe do te shkunde spektrin politik shqiptar?

    Kjo levizje nuk eshte as e re, dhe as ka per te ndryshuar gje ne spektrin politik. Nuk eshte e re, pasi perfaqesohet nga personazhe politike te vjeter dhe bashkepergjegjes ne tere katrahuren, qe mbizoteron politiken shqiptare.
    E shumepritura nuk eshte, pasi teksa trumbetojme me te madhe, qe Nano e Berisha na qenkerkan "figura te djegura", perse atehere duhet ta zevendesojme me nje tjeter figure te djegur? Sepse, pa u prekur nga emocionet, duhet ta themi, qe Leka Zogu eshte nje figure e djegur (per faj te tij apo keshilltareve te tij, te cilet ne ´97 mund ta kene keshilluar gabim, pak rendesi ka).
    C´eshte me e rendesishme, per t´iu larguar analizes se figures drejtuese te kesaj levizjeje dhe per tu marre me idete dhe programet, pervec disa fjalive dhe parrullave populiste, nuk shikoj te behet fjale gjekundi per ndonje program apo koncept, sesi mund te vendoset shteti i se drejtes ne Shqiperi.
    Le te shikojme ne vijim, ndoshta na ofrojne ndonje program, qe te kemi mundesi, qe te gjykojme me objektivisht. Por megjithate skepticizmi ne rastin tone eshte i justifikueshem, pasi jemi te djegur edhe nga qulli edhe nga kosi, dhe tani i fryjme cdo gjeje, qe na servirin perpara.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Pedro

    Kjo levizje nuk eshte as e re, dhe as ka per te ndryshuar gje ne spektrin politik. Nuk eshte e re, pasi perfaqesohet nga personazhe politike te vjeter dhe bashkepergjegjes ne tere katrahuren, qe mbizoteron politiken shqiptare.
    Personazhe bashkëpërgjegjës në katrahurën e politikës shqiptare?
    E si mund të jetë Lekë Zogu i tillë kur nuk ka pasur asnjë funksion vendimmarrës në Shqipëri?
    Funksione vendimmarrëse deri tani kanë patur Berisha, Nano etj. - për mendimin tim aty i gjeni përgjegjësit e vërtetë të katrahurës së sotme.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #24
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Interesant, shumë interesante këto reagime.
    Vërtetojnë se shqiptarët e Shqipërisë politike kanë ende thellë në sub-ndërgjegjen e tyre një shtresë të trashë të propagandës komuniste 50-vjeçare, dhe instiktivisht e hedhin tej si të papranueshëm Lekë Zogun në një kohë që ndihen të siguruar nëse kanë në qeveri njerëz që vijnë nga furra e marksizëm-leninizmit. Për të përdorur një fjalë të madhe, ky quhet konservatorizëm. Më e bukura është se kudo dëgjon se duhet një alternativë tjetër për Shqipërinë, por sapo ajo paraqitet të gjithë i largohen të trembur.
    Mendoj se shumë nga reagimet e mësipërme janë thjesht instinktive dhe askush nuk e ka marrë mundimin të mendoj se në batakun ku kemi rënë çdo alternativë duhet parë me kujdes.

    ... nuk e kuptoj ku duket alternativa tek ky person karaburun, perveç se eshte nje leter e djegur me kohe, nuk eshte asgje tjeter ... thua te kete aftesite e te atit, nuk e besoj, nqs do t'i kishte do te ishte me kohe ne skenen politike ... per mendimin tim dhe uroj shume qe ta kem gabim, eshte veç nje tentative e tij per t'u kthyer ne fron ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... nuk e kuptoj ku duket alternativa tek ky person karaburun, perveç se eshte nje leter e djegur me kohe, nuk eshte asgje tjeter ... thua te kete aftesite e te atit, nuk e besoj, nqs do t'i kishte do te ishte me kohe ne skenen politike ... per mendimin tim dhe uroj shume qe ta kem gabim, eshte veç nje tentative e tij per t'u kthyer ne fron ...
    Nuk besoj se është një tentativë për t'u kthyer në fron, por më shumë një angazhim në politikë per të mbledhur të djathtën rreth tij. Por jam kurioz të di se përse mendon se është "letër e djegur"?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #26
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Personazhe bashkëpërgjegjës në katrahurën e politikës shqiptare?
    E si mund të jetë Lekë Zogu i tillë kur nuk ka pasur asnjë funksion vendimmarrës në Shqipëri?
    Funksione vendimmarrëse deri tani kanë patur Berisha, Nano etj. - për mendimin tim aty i gjeni përgjegjësit e vërtetë të katrahurës së sotme.



    Karabuni
    Cdo njeri do ta gjykoje ate person nga imazhi qe ka krijuar ai si person,pasi ai eshte nje person publik dhe si i tille ai vleresohet nga populli nga veprat qe ai kryen.
    Tani sa per veprat,per mendimin tim,nuk jane aspak premtuese pasi te gjithe ishim atje ne 1997 kur na erdhi zoterija dhe na dilte si Isa Boletini me kobure ne mes te kryeqytetit,kur ne ne ate kohe me shume se kurre nuk na duheshin "trimat",po nje person i cili me sjellje te civilizuar dhe me ide te civilizuara do ta shpinte shqiperine ne ato ditet e bukura qe kaq shume i kemi enderruar,nejse......
    Tani sa per funksionin qe nuk ka pasur ai,nuk qendron kjo lal,pasi keshtu them dhe une...ma jipni mua pushtetin dy dite dhe shikoni se cfare do bej......dhe sipas teje ne duhet t bejme perseri prova me fatin e popullit e jo kjo gje as qe nuk shtyhet me asgje pasi ne shikojm perpara dhe nuk mund te kthehemi persri tek kallashet e koburt ne mes te tiranes.

    Personalisht kam pasur nje shprese qe ai person qe kaq shume ishte folur per te ose per te jatinpor kur me doli mua dhe gjithe popullit shqiptar me koburet aty e pashe se cfare mentaliteti paska ai ose me mire thene qe gjithe ate imazh te mire qe kisha krijuar per te, ne ato caste u shkaterrua plotesisht,dhe qe atehere e tutje as qe dua te degjoj gjera te tilla pasi nuk besoj qe ai person qe na del me kobure do te sjelli civilizimin dhe mireqenien e vendit.nejse...

    Dikush ne shkrimet me siper na tha qe na kane bere shplarje truri komunistat,dhe une i prgjigjem qe jo lal ai ishte propagande e tyre po kjo nuk do te thote qe populli i besoi te gjitha,prej meje te them qe imazhi i zoterise u shkaterrua plotesisht qe mbas skenes me koburet,kur populli nuk kishte nevoje per kobure por per mendje te civilizuara,e cila nga personi respktiv kam pershtypjen qe mungon.nejse......

    Ai person per mendimin tim jo vetem qe eshte nje leter e djegur si shume te tjere ne politiken shqiptare,por nuk eshte dhe ne gjendje te beje asgje sepse jo vetem nuk ka kapacitetin per ndryshime radikale ne pikpamjen e zhvillimit te vendit,por edhe nuk eshte i rrethuar nga persona te cilet populli shqiptar ti besoje fatin e tij.


    Sa per nje shok tjete qe shkruajti per familjet mbeterore te cilat nuk e pelqejne,eshte llogjike lal,kur dihet qe i jati kishte maredhenie te mira me disa familje mbeterore ne europe,prandaj dhe vendi kishte permiresim ne ate kohe,por kjo nuk do te thote qe edhe i biri eshte njelloj,si mund ta duan familjet mbeterore,kur ai person ben vepra skandaloze e rrugacerisht ne mes te kryeqytetit te vendit te tij.
    Bota lal nuk po kthyhet drejt Aristokracise,bota po kthehet drejt demokracise se vertete,te cilen ne kaq shume kemi enderruar.

    Shqiperia eshte republike parlamentare,dhe keshtu ka per te ngelur,sepse populli shqiptare foli qarte me ane te referendumit.Dhe eshte per te bere cudine pasi per here te pare ne historine moderne te popullit tone ishte kaq i bashkuar persa i perket te ashtuquajtur monarhie te civilizuar.

    Ja kalofshit mire
    .........................

  7. #27
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    NUk mendoj se Leka Zogu do sjelle ndonje gje te re ne politiken shqiptare.
    Pastaj shumica e njerezve nuk besoj se do ta perkrahe, pasi Partia e Legalitetit aty ka qene, gjithmone ka qene e drejtuar prej tij,dhe e kemi pare voten qe ka marre.
    Mua per vete nuk me pelqejne monarkite, jane thjeshte disa parazite qe i lejojne vetes lukse qe nuk u takojne.
    Sa per "tironsit dembabaden" qe duhet te na qeverisin,them se tironsit e kane mendjen vec tek rakija e hagengu.Punet e kombit i kane bere gjithmone malesoret e labet.
    Hajde ja kalofshi mire.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Personi qe me se pari rrezikohet ne kete mes eshte Leka Zogu. Nuk besoj se i hyn kesaj pune duke pasur si qellim kryesor ngritjen e legalitetit ne kufirin e pranueshem per parlamentin e ardhshem shqiptar. Qellim paresor eshte personi dhe familja e tij, ngritja dhe aktivizimi i tyre ne politiken shqiptare, ashtu sic mund te jete pritur qe prej kthimit e vendosjes se tij perseri ne Tirane. A ben gabim, a ben dicka te palejueshme? Kjo eshte ceshtje tjeter, gjithsecili gjykon nga shijet dhe prirjet e veta politike.
    Nese Leka Zogu si shtetas i republikes se Shqiperise do te arrije te mbledhe rreth vetes intelektuale te rinj, jo ata qe i shohim te kalojne sa nga nje parti ne tjetren, te mbushin ekranet e televizioneve dhe shtypin shqiptar, atehere ai ka nje shans qe te realizoje ngritjen e nje poli te trete ne politiken shqiptare, neutralizim per ekzistuesit.
    Nuk besoj se synimi eshte ringritja e mbreterise sikurse mund te kete shkruar ndokush me pare. Kjo ceshtje u mbyll ne 1997 dhe nese pelqimi do te kish qene dhe nga jashte per vendosjen e mbreterise do te kishim pare nje perpjekje te Leka Zogut qe me pare sesa maji i vitit 2004.

    Para se te paragjykohet eshte mire te pritet, pa eufori per ata qe e perkrahin figuren e tij dhe ruajne respektin per kohen e atit te tij, dhe pa armet ngritur nga ata qe ruajne pozicionin e skeptikut. Madje ky i fundit, pozicioni i skeptikut eshte me i miri ne kushtet e politikes shqiptare, ku jane fryre e shfryre shume flluska sapuni...rezultati emigracioni sa vjen e shtohet e te rralle jane ata qe e kane mendjen te kthehen.

    Per ta mbyllur, personalisht jam e mendimit qe Leka Zogu beri mire qe ndermori hapin e pare per te rihyre ne politiken shqiptare (pas 1997). Por shanset jane te medha qe rreth tij te mblidhen dallkauke, gjithashtu qe ai te kthehet ne viktime intrigash me qellimin ta diskretitojne rende.
    S'do rrijne me duar ne xhepa familjaret e atij qe dergon letra nga ferri e qe e degdisi (lexo: nuk i dha te drejte te shkelte token ame) Ahmet Zogun me gjithe familje ne emigracion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 01-06-2004 më 14:43

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga elisabet
    NUk mendoj se Leka Zogu do sjelle ndonje gje te re ne politiken shqiptare.
    Pastaj shumica e njerezve nuk besoj se do ta perkrahe, pasi Partia e Legalitetit aty ka qene, gjithmone ka qene e drejtuar prej tij,dhe e kemi pare voten qe ka marre.
    Mua per vete nuk me pelqejne monarkite, jane thjeshte disa parazite qe i lejojne vetes lukse qe nuk u takojne.
    Sa per "tironsit dembabaden" qe duhet te na qeverisin,them se tironsit e kane mendjen vec tek rakija e hagengu.Punet e kombit i kane bere gjithmone malesoret e labet.
    Hajde ja kalofshi mire.
    Une nuk do thoja te njejten gje per monarkine ketu ne Hollande, eshte monarki kushtetuese, mbreteresha eshte popullore ketu, megjithese padyshim ka edhe nga ata qe nuk u pelqen te kene nje mbretereshe, sidoqofte mendoj se deri diku ideja e monarkise i jep nje fare sigurie shtetit, duke nderhyre ne ceshtje te rendesishme te kombit ne menyre te permbajtur dhe kombetare. Nacionalizmin e hollandezeve eshte e veshtire ta shohesh, eshte mjaft shoqeri e hapur edhe per te huajt, megjithese gjithcka ka kufi. Ama kur vjen puna e permendet monarkia, dhe mbreteresha, shikon nje tjeter krenari tek hollandezet, dhe ngjyren e mbreterise portokalli. keshtu eshte ketu, besoj se monarkia ketu e forcon shtetin dhe i jep nje siguri qytetarit, edhe mqs shqiptaret duhet te shikojne me kujdes cdo alternative para tyre, sepse deri tani nuk qullosen gje keta qe kemi, te shikojme se nqs gjen mbeshtetje, cfare roli do luaje Zogu...
    MtrX ubicumque felix

  10. #30
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Suksese Lekes ... ne konkursin e "Mister Kolltuku" !

    Ore, kushdo te fitoje , vec Sala e Nano mos ri-gezofte kolltukun.
    Biles do kerkoja me insistim qe ta lanin njehere ate kolltuk, ose ta nderronin fare, se me duket se ka efekt pak te cuditshem ai dreq!!! Para se te ulen u buzeqeshin popullit dhe mbajne me vete dosien plot premtime e programe....sapo te ulen apapapaaaaa
    Kam frike se aq kohe sa eshte ulur skizofreni Berishe dhe krimineli Nano ne ate kolltuk kane sperkatur ndonje semundje ne te dhe sikur edhe qengji me i urte te ulet ... ne ujk do shnderrohet!

    Mire Leka , mire ...... qenka kujtuar per Mbreterine e trasheguar eee ?
    Cudi se lexova diku qe gruaja e tij nuk e kishte pasur idene se ku bie Shqiperia, sa qytete ka , ca prodhimi ka , sa popullsi etj deri para ca vitesh
    Duket qe zoti Leka ka pasur gjithmone mall per Kombin e tij.....sa nuk ka lene gje pa i treguar te shoqes dhe femijeve. Tashi , ka treguar aq sa di vete ai i shkreti . Mos e keqkuptoni edhe ju tani lol. Aq di ai dhe aq i ka treguar ... per Memedheun

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •