E stisur dhe fjala ime, genjeshter.
Ndera dhe te fundit tinguj te djegur sot
peshperimat e deshires i lane vend tapretmendjes.
Perfundimet jane fare te qarta, skematike!!
Asgje nuk e ka me shijen qe ia ngjizja me pahir.
Levrimi i dikurshem i peshtjellimeve jonatyrale
ishte angari e dukshme per qaramanin tim.
E keshtu ne lenien e fundit, dyshoj
se ndoshta pelenat e dhjera te foshnjakeve te mi
do te perfundojne ne rrenje farash luledielli
qe te pertypen me moskokecarje nga adoleshentet
dhe te carmatosurit rishtaz!
Ters kjo sekonde ..
Po zvarritet si aroma mbytese e nje femre ne nxehtesi
Fjale jane keto, mos mblidh buzet e ndotur
nga kjo sekonde e perzishme.
Me ngrysi edhe embelsia ime,
teshtitjet pafund te minutave oreberese.
E sekonda vazhdon te zvarritet, krimb i ngeshem
neper udhet e nxitimit tim jetesor
Prit tju them dhe ca gjera ..
Te (pa)nderprera te gjitha.
Me merr malli per marroket e te vjetres
derdimene plot ide
sterniper burokrate
te miqve te familjes sime.
Terr sot, fare terr
djerrine penduar
qe i tha ujit vrime.
Ta tararata ta ta ta
Mblidhuni te vdesim
se edhe krishti e kishte nenen shqiptare,
packa se ajo ishte e perdale
E dua nene Terezen sot me shume se asnjehere
se eshte shqiptare
packa se kerkon vetmi ne certifikate te lindjes
Shoh qe pergjigja eshte fare pangjyre
Si belbezimet e poetit qe e ndjen te verteten qe i rreshket nder vargje
POET!
Cvrer paskam sot!?!?
Pa prit te shoh udhet e korridorreve bashkuese
Diku ne berrylet e te vertetes dhe mirazhit
Prit edhe pak mik
Nuk kane vdekur ende te pafytyrit?
Jo jo .kolliten zvargur nder krahet e popit
Pop-i-eshte genjeshter vella
Me kumbon miku im tejet fetar!!!!!
Hehehe .une i them mik dhe nuk ia kam puthur ende
Ngjizjen e fares mashkullore me zgavrat e mikeshes ish-mondane
Termet dhe ushtrime durimi
Mbi fije te padukshme urtesie
Cu be Lilith me qe ra fjala?
Te strukem edhe me?
Ti si thua?
-Po pse o lal?-
As vete nuk e di kur vdiqen frymedheniet e mia
Vetem di qe i mblodha shpejt
Se mos me kalbeshin sa ishin te puthura
Nga perleshjet e eres
Pse me qahet?
Do ti ndjek fjalet tu dal nga buzet e mykura
E tu rreshkas neper gjoksin thatim qe shtyhet nga
Njemije ulerima foshnjore qe une vazhdoj ti mekoj
Me genjeshtra per adoleshente hormonetepruar
E ata vazhdojne te cirren ngaqe une ua shtoj edhe nje kokecarje
Pse me qahet?
Nuk e di .ndoshta ngaqe vervitja nga dje e sot ishte fare e thate
E une nuk kerkoj me ngjyrime dhe rutina nuk me gjen me!
Te tjerr dhe ca?
Ti si thua?
-Lere fare zemer se e dhjeve .
Krijoni Kontakt