Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55

    Informacioni për Shqiperinë tek faqja e CIA

    Faqja zyrtare e CIA-s e cila ka te dhena per tere boten shikojeni se si e pershkruan Shqiperine,mes tjerash kur flitet per gjuhen shqipe thuhet:
    Languages:
    Albanian (Tosk is the official dialect), Greek
    "
    cka do te thote me pak fjale ;
    "Gjuha:
    Shqipe(Toskerishte eshtye dialekti zyrtar),Greke!
    Ja dhe linku ku mund ta gjeni kete!
    http://www.cia.gov/cia/publications/...k/geos/al.html
    Une nuk di te gjej nje menyre per te ndrequr kete skandal pse per kete
    duhet te protestojne ata qe jane kompetente !!?

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Gjuhet qe fliten me shume ne Shqiperie jane Shqipja dhe Greqishtja.
    Ketu besoj se s'ka vend per tu skandalizuar, ky eshte realiteti.
    Nderkohe ajo qe me skandalizon mua eshte kjo:
    "...
    Ethnic groups:
    Albanian 95%, Greek 3%, other 2% (Vlach, Gypsy, Serb, and Bulgarian) (1989 est.)
    note: in 1989, other estimates of the Greek population ranged from 1% (official Albanian statistics) to 12% (from a Greek organization)
    ..."


    CIA i jep hapesire pretendimeve te grupeve nacjonaliste/fashiste te Greqise
    kur thote se 12% e Shqiptareve jane Grek. Eshte per tu çuditur se pak me
    larte kjo shifer eshte afersisht e barabarte me perbersen Ortotdokse
    te Shqiperise!!!!
    Si eshte e mundur nje derive e tille? Mendoj qe lobi grek (ku shefi i CIA-s
    eshte pjese e ketij lobi, per me teper eshte me orgjine Himarjote) ka
    ndikimin e tij. Per te hedhur poshte kete pretendim duhet qe shteti Shqiptar
    te beje regjistrimin e popullsise. Por ç'po ndoth ne Shqiperi qysh nga
    1990-ta?!!! Regjistrimi i popullsise nuk po behet nderkohe qe ndikimi
    Grek tek ortodoksit Shqipetare (e shume myslymane te konvertuar) po
    rritet dita-dites. Qarqet fashiste greke po e arrijne kete shifer me kuajt
    e Trojes qe kane futur ne zemer te kombit tone. Ata po shfrytezojne
    qenien ne Komunitetin Evropjan per te modeluar shqiptarin sipas interesave
    te tyre. Qeveria Shqiptare eshte sot nje qeveri kuislinge e degjeneruar,
    e qelbur ne ç'do qelize te saj ku patriotizmi ka perfunduar ne hale!
    Kam lexuar diku se qarqet fashiste greke po pepiqen te fusin ne formularin
    e nje regjistrimi te ardhshem te popullsise nje paragraf ku duhet
    duhet deklaruar kombesia "e vertete".

    Me kujtohet kur isha ne Tirane, nje shok klase nga Saranda, ortodoks
    Shqiptar, me thoshte qe gjyshi i tij i kishte thene qe ishin Grek se
    ishin Ortodoks. Kjo llogjike, e ushquer nga turqit gjate fushatave
    te Islamizimit (myslyman=turk, kaur i derrit=grek=ortodoks) po
    shfrytezohet tani nga greket per te larguar ortodoksit Shqiptare
    nga myslymanet Shqiptar (kuptohet nga ata qe s'jane konvertuar
    akoma).

    Kush do ta fitoje kete loje? Dinakria Greke, apo geni i Shqiptarit
    qe mund te zgjohet nje dite te ata qindra mijra shiptare qe
    jetojne sot ne Greqi e neser femijet e tyre do jene qytetare
    greke me origjine Shqipetare?

    Ndoshta nje dite CIA do jete e detyruar te ndyshoje perqindjet etnike per
    Greqine :-)

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Drejtor i CIA-së është Xhorxh Tenet, një himaras shqiptar i greqizuar nga aq informacion sa kam unë për të. Para disa ditësh në një tubim të greko-amerikanëve morri pjesë edhe ai dhe fliste për "vorio-epirin".
    Prandaj, informacione të tilla në faqet e CIA-së nuk janë për tu çuditur fare por fatmirësisht edhe ai i ka ditët e numëruara në atë post sepse është akuzuar shumë nga të gjithë politikanët amerikanë duke përfshirë edhe ish-stafin e shtëpisë së bardhë, se për akuzat e demokratëve drejtuar kundër tij dihet nga të gjithë besoj.

    Sipas statistikave më të reja zyrtare në Shqipëri ka jo më shumë se 1.4 përqind pakica, kjo shifër jipet edhe nga Bashkimi Europian.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po esht e vertet qe esht Himarjot, edhe eshte turp madje(un vete jam nga Himara).

    Xhorxh Tenet eshte nga Himara me te dy prinderit Himarjot. Mbiemrin e tij te vertete me duket se e ka Koka a dicka e tille(se mbaj mend nga i jati apo nga e ema). Mbiemrin Tenet, eshte marre pasi i jati i tij ka pas qene me emigrim ne France ku aty u dashurua me Victoria Tenet. Ajo vdiq mbas 6 muajsh dhe i jati i Xhorxhit morri mbiemrin e saj qe te perfitonte shtetesine Amerikane. Kur u kthye ne Himare, kryepleqt i zgjodhen nje nuse. Me pas ata shkuan dhe jetuan ne Greqi per disa kohe e me pas erdhen ne Amerike ku linden dy djem. Njeri shef i CIA-s dhe tjetri eshte doktorr. Fakti qe Tenet eshte nje grek i vetshpallur eshte per tu cuditur, edhe pse ne Himare kan berre budalleqe te tilla para pak kohesh. Tenetit do ti keshilloja ti fuste nje te lexume Historise se Himares(Botim i fundit nga Rami Memushaj), dhe pastaj te na thonte se kush eshte Grek. Eshte turp por nuk ke cti besh. Jemi ne demokraci dhe shpesh here kjo do te thote tashme te kesh vullnetin e lire te tradhtosh dhe vendin tend.

    Tenet akuzohet dhe per trazirat e 1997 ne Shqiperi, kur thuhet se eshte pare me anije brigjeve te Himares. Se sa e vertete eshte kjo, koha do ta vertetoj. Fakti eshte qe nuk jemi te sigurt si Shqiptar me nje njeri te tille, qe minon interesat tona kombetare, bashke me Tos Nanon. Shqiperia duhet te bej nje rregjistrim popullsie sesben se nuk hecet me me keto shifra idiote, 12 % grek ??? edhe 12 % maqedonas, edhe 12 % serb, edhe kot sa jemi ne.

    Megjithate nuk i vej faj CIA-s... mjafton te shikoni se sa Ministra kemi pasur keto vjet njekohesisht apo dhe ne grupe te caktuara , qe kane qene me origjine Greke.
    Po filloj une
    Solis
    Angjeli
    .... vazhdoheni listen e figurave politike, dhe mbasi ai 12 % sipas ligjeve te rapresentimin eshte PAK !!

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Regjistrimi i fundit u bë nga INSTAT para disa javësh dhe jepte 1.4 përqind pakica nga të cilët ishin 30000 më duket grek dhe 4000 sllavomaqedonsa.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Nuk mund te pretendosh me shume nga CIA duke pasur parasysh qe deri dje Nr1 i saj ishte nje Amerikan me origjine Greke.
    Shyqyr qe e theu qafen e s'eshte me.

    Rrofte Shqiperia!!!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    para dy vjetesh e hapa une kete teme ,por shume nga forumistet me kundershtuan dhe arriten deri aty sa te me akuzonin dhe sikur e kisha lexuar gabim ! Me behet qejfi qe kjo teme risillet ne forum , po aq sa me vjen keq qe po te klikosh www.google.com/albania gjeja e pare qe te shfaqet eshte kjo poshtersi amerikane si dhurate per Shqiperine !

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •