Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Altin,
    nuk e di se si e bazon ti kete shkrim tek paralelizmi, kur fare qarte Buddhismi eshte me i vjeter si fe, shume me e vjeter se Islami, dhe me e vjeter se Krishterimi. Me duket pak e cuditshme qe po perdor keto paralelizma ne funksion invers do thoja, se un fare mire mund te them qe eshte e kundrta e asaj qe thua ti, dhe se edhe ne Krishterim Zoti eshte "merciful".

    Buddhizmi eshte rruge Altin, nuk eshte fe. Nje nga shprehjet e Buddhismit eshte se "Nese takon Buddhen vrite ate". Kjo do te thote se ai nuk ekziston, nuk duhet ndjekur direkt, por duhet ndejkur indirekt. Duhet te shikohet brenda vetes qe te arrihet shpetimi ne Buddhizem dhe jo ti nenshtrohesh Buddhes(Gotames). Un fare mire mund te them qe koncepti i Karmes eshte marre qofte nga Krishterimi dhe qofte nga Muslimanizmi, pasi qe te dyja ate kane si strukture se si njerezit do gjykohen, nderkohe Buddhizmi e ka thene shume me pare kete gje. Buddha nuk eshte Zot dhe nje here, eshte filozofi jetese, mund ta krahasosh me Epikureanet, por kjo eshte ne nivele shume me komplekse.

    Edhe mos i ngaterro Buddhat me Boddhisathavat se jane te tjera gjera. Sic thashe Buddha nuk ekziston, ekziston vetem ne gjendjen e "englightment", ndersa Muhamedi ekzistonte ne toke mes nesh, dhe njerezit e ndoqen ate nga pas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 30-05-2004 mė 16:34
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #12
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    E para njehere cyclotomic na qenke bere super tani dhe kujdes mos biesh nga karrikja .

    Ti mund te jesh teknolog por teolog smund te jesh kurrsesi.

    Budizmi praktikohet sot si fe e cila si praktike ka adhurimin e qenies njerzore ose meditimin duke i dhene gjoja vetes cilesi mjaft te madhaja .Ne disa shkrime te drinit te meparshme shprehesh se Zoti eshte ne cdo shpirt njeriu,

    Gje tjeter eshte se si drini ka then se Zoti qe ka produkt i mos-shpjegimit te dukurive natyrore nga mos-shspjegimi i dukurive natyrore ose nga frika ndaj ketyre dukurive,Drin kjo eshte teori ateiste e cila ska kurrffare fakti egzistenca e Zotit eshte dukuri shpirterore ne cdo shpirt njeriu .Asnje njeri nuk e mohon Dot Zotin me shpirtin ose zemren e tij por ato qe mohojne ,mohojne me gojen e tyre kurse ne zemren e tyre gjendet besimi por disa ideologji i ka futur ne dyshim ato .

    Ne shkrimet e mia ne te ardhmen do te citoj pak fjalet e tua duke i shpjeguar sipas standartit hyjnor sepse mund te dalin shume budda dhe shume konfuca ose shume nostradmusa dhe kjo sdo te thote qe njeriu keto ti marr si shenjtore ose Zota duke i ndjekur ne mynyre absolute ose duke dale para tyre e duke u falur.

    Islami po ashtu dhe krishterimi e ka te ndaluar hynizmin e krijeses dhe unit njerzor ajo qe dua te them me kete eshte se s'lejohet ngritja e kultit te krijeses ose njeriut qofte ky njeri mbret. profet ose dicka tjeter.

    Qellimi i njeriut ne kete bote nuk eshte njohja e vetvetes dhe kaq .
    Qellimi i njeriut ne kete jete eshte njohja e Zotit dhe falenderimi i tij per miresite e Tij.

    Ti drin the ne shkrimet e tuaja qe buda nuk adhurohet por vetem respektohet.

    Nuk e di ne krishterim por ne islam njeriu merr nje grade krenarie dhe prepotence ndaj krijesave te tjera duke qene i neshtruar vetem Zotit.Ku muslimanet qene tek mbreti Negus i etiopise ne kohen qe hyri ai njerzit iu perulen te gjithe kurse muslimanet s'lujten vendit dhe kur i pyeti mbreti muslimanet i thane qe ne sna lejohet perkullja ose nderimi ne ate forme sikur nderohet Zoti .

    Profeti as e ka ndaluar curjen nga vendi kur ai hynte tek njerzit dhe thoshte kush deshiron qe te tjeret ti cohen le ti pergatis nje vend per zjarr.

    Pra respekti ndaj krijesave ka nje kufi kur jane te gjalla dhe jo me kur jane statuja ose njerez te vdekur.

    Duhet per njeriu qe i adhuruar perulja nderimi frike respekti te jete vetem per Zotin dhe mos i jepet krijeses ate qe i takon vetem Zotit.

    Krijesa respektohet si krijese por nuk madherohet ose hyjnizohet si madherohet dhe lutet budda ka prej tyre qe i bejne dhe sexhde duke u perkulur para tij.

    Kjo eshte fe e cila ka origjine njerzore si pasoje ne te ka gabime te cilat jane pjese e njerzores qe do ti analizojme me vone sepse buda perderisa ishte njeri ishte i gabueshme dhe ai s'pati mbrojtes per ta ruajtur nga gabimet sikur kane profetet te cilet korrigjoheshin nga Zoti me ane te engjellit Gabriel.

    Nejse une do te analizoj disa nga fjalet e tua drin per te bere me te qarte se cfare perfaqeson budizmi dhe se ku ai ka gabime dhe skam asgje personale me ty o drin por kam me idologjine buddiste dhe adhurimin qe i behen krijesave

    E tere madheria krenaria adhurimi i takon vetem Zotit krijesave duhet me i dhene vendin qe atyre u takon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 30-05-2004 mė 17:47
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #13
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    LAVDERIMI JASHTE MASE TE NJERZVE TE DREJTE

    Historia e pėrmendur mėsipėr pėr shfaqjen e shirkut gjatė kohės sė popullit tė profetit Nuh tregon gjithashtu se dashuria dhe lavdėrimi i tepruar i njerėzve tė drejtė pėrbėn njė bazė mbi tė cilėn idhujtaria mund tė vendoset.[244] Adhurimi i imazheve tė Budės nė budizėm dhe Jezusit nė kristianizėm paraqesin shembuj tė qartė tė idhujtarisė sė tashme bazuar mbi dashurinė dhe lavdėrimet e tepruara tė tė drejtėve. Pėr shkak tė pasojave tė rėnda tė lavdėrimit tė tepruar resuli s.a.u.s. i urdhėroi shokėt e tij dhe tė gjithė muslimanėt nė pėrgjithėsi qė tė mos e lavdėronin atė pėrtej vlerės sė tij reale. Umer ibn Hatab trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Mos mė lavdėroni mua jashtė mase ashtu siē bėnė kristianėt me birin e Merjemes. Me tė vėrtetė unė jam thjeshtė njė rob (i Allahut), kėshtu m’u drejtoni me (fjalėt) Abdullah ue resuluhu (Rob i Allahut dhe i dėrguari i Tij).” [245]

    Kristianėt dhe ēifutėt e kohės sė resulit s.a.u.s. ndėrtonin vende adhurimi mbi ato vende ku besohej se ishin varret e tė dėrguarve dhe tė shenjtorėve kėshtu resuli s.a.u.s. i mallkoi kėto (veprime) praktika. Ai gjithashtu mallkoi ēdo njeri qė do bėnte nė tė ardhmen tė njėjtėn gjė, nė mėnyrė qė tė ishte krejtėsisht e qartė se Islami i kundėrshtonte me forcė kėto veprime idhujtarėsh dhe t’i tėrhiqte vėrejtjen njerėzve pėr rrezikun e madh tė lavdėrimit tė tepėrt tė njerėzve tė drejtė.

    Nė njė rast gruaja e resulit s.a.u.s. Umm Selemeh[246] i tregoi pėr njė kishė me piktura, qė ajo kishte parė nė Etiopi. Ai (resuli s.a.u.s.) tha: “N.q.s. njė njeri i drejtė nga kėta popuj vdes, ata ndėrtojnė mbi varrin e tij njė vend adhurimi dhe pikturojnė nė tė ato lloj pikturash. Ata janė mė tė kėqinjtė e krijesave nė shikimin e Allahut.”[247]

    Ja vlen tė pėrmendim se Umm Selemeh ia pėrmendi kėtė kishė resulit s.a.u.s. kur ai ishte nė shtratin e tij tė vdekjes dhe thėnia e tij se ndėrtuesit e kėtyre gjėrave janė “mė tė kėqinjtė prej krijesave” tregon se kėto veprime janė krejtėsisht tė ndaluara pėr muslimanėt pa pėrjashtim. Arsyeja e kėsaj ndalese kaq tė fortė ėshtė fakti se kėto praktika kombinojnė dy burime tė mėdha tė idhujtarisė: 1- lartėsimin dhe bėrjen e varreve madhėshtore, 2- bėrjen e imazheve.[248] Tė dyja kėto veprime udhėheqin drejt shirkut ashtu siē u tregua nė historinė pėr popullin e Nuhut.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #14
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    LUTJA KUSHTUAR NJERZVE TE VDEKUR

    Ata qė pėrzihen nė adhurimin e varreve ia drejtojnė lutjet tė vdekurve nė dy mėnyra:

    1- Disa i luten tė vdekurve duke i pėrdorur ata si ndėrmjetėsues ashtu siē i pėrdorin katolikėt priftėrinjtė e tyre gjatė rrėfimit tė mėkateve. Katolikėt ia rrėfejnė mėkatet e tyre priftit dhe prifti lut Zotin qė t’i falė ata. Kėshtu qė prifti vepron si ndėrmjetėsues midis njerėzve dhe Zotit.

    Arabėt para Islamit gjithashtu i pėrdornin idhujt e tyre nė tė njėjtėn mėnyrė. Nė lidhje me kėtė qėllim tė idhujve tė tyre, Allahu citon nė Kur’an paganėt arabė duke thėnė:

    “Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut …” (39:3)
    Adhuruesit e varreve midis muslimanėve i luten tė vdekurve duke i kėrkuar qė ata tė ēojnė kėrkesat e tyre te Allahu nė mėnyrė qė tė plotėsohen nevojat e tyre. Ky veprim ėshtė bazuar nė besimin se tė vdekurit qė kanė qenė tė drejtė janė jo vetėm mė afėr Allahut se njerėzit e zakonshėm, por janė nė gjendje tė dėgjojnė kėrkesat e njeriut dhe t’i plotėsojnė ato. Kėshtu qė tė vdekurit bėhen idhuj ndėrmjetėsues tė aftė pėr t’i bėrė favore tė gjallėve.
    2- Tė tjerėt i luten drejtpėrsėdrejti tė vdekurve duke i kėrkuar atyre falje pėr gjynafet e tyre. Duke bėrė kėshtu ata i japin tė vdekurve cilėsitė Et-Teuuabu (Pendimpranuesi) dhe El-Gafurru (Falėsi) tė cilat i pėrkasin vetėm Allahut. Ka shumė ngjashmėri midis kėtyre veprimeve dhe atyre tė katolikėve tė cilėt i luten shenjtorėve tė veēantė pėr tė plotėsuar nevojat e tyre ditore. P.sh. n.q.s. diēka humb, ata i luten sh.Antonit pėr t’i ndihmuar t’a gjejnė atė.[220] Sh.Xhudė Thaddaeus ėshtė shenjtori i tė pamundurės dhe atij i luten katolikėt pėr ndėrmjetėsim nė sėmundje tė pashėrueshme, martesa tė papėlqyeshme ose pėr gjėra tė ngjashme me kėto.[221] Gjithashtu kur ata donin tė udhėtonin ata i luteshin sh.Kristoferit qė ishte shenjtori i udhėtimit deri nė vitin 1969 kur ai zyrtarisht u hoq nga lista e shenjtorėve me dekret tė kishės katolike tė Romės, sepse u vėrtetua se ai nuk ishte i vėrtetė.[222] Nė kėtė kategori pėrfshihen edhe kristianėt e tjerė qė nė pėrgjithėsi e konsiderojnė profetin Jezus si Zot. Shumica e kėtyre i luten Jezusit nė vend qė t’i luten Zotit. Ka edhe nga ata muslimanė injorantė qė ia drejtojnė duatė resulit s.a.u.s. nė tė njėjtėn mėnyrė siē bėjnė kristianėt me Jezusin. Tė dyja kėto metoda janė krejtėsisht tė hedhura poshtė nga mėsimet e Islamit i cili thotė se ai qė vdes futet nė njė gjendje tė quajtur Barzak nė tė cilėn kapitulli i veprave tė tij ėshtė i mbyllur. Ai nuk mund tė bėjė ndonjė gjė pėr tė gjallėt, me pėrjashtim tė atyre gjėrave qė ka bėrė kur ishte gjallė dhe qė vazhdojnė tė ndikojnė pėr mirė ose pėr keq te njerėzit dhe sipas kėtij ndikimi atij vazhdojnė t’i vijnė sevape ose gjynafe. Ebu Hurejra trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur njė njeri vdes veprat tė tij mbarojnė, veē 3 llojeve: sadakaja e rrjedhshme (d.m.th. sadakaja nga e cila vazhdojnė tė kenė dobi njerėzit), dija e dobishme pėr njerėzit dhe pasardhėsit e drejtė qė luten pėr tė.” [223] Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka shpjeguar se ai nuk mund t’i bėnte dobi e as dėm njerėzve sa do tė afėrt tė ishin me tė. Allahu s.u.t. e urdhėron resulin s.a.u.s. t’i thotė pasuesve tė tij:
    “Thuaj: Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, veē ē’ka do Allahu. Sikur t’a dija tė fshehtėn, unė do tė shumoja pėr vete tė dobishmet e nuk do mė prekte gjė e keqe. Unė jam vetėm qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.” (7:188)

    Ebu Hurejre trasmeton se kur resulit s.a.u.s. iu shpall ajeti “Dhe tėrhiqu vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt.” (26:214) ai tha: “O Kurejshė, siguroni shpėtim prej Allahut (duke bėrė vepra tė mira). Unė nuk mund t’iu ndihmoj juve ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O biri i Abdul Mutalibit, unė nuk mund tė tė ndihmoj ty ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O Abas ibn Abdul Mutalib (ishte xhaxhai i resulit s.a.u.s.), o Safije unė nuk mund t’iu ndihmoj ju ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O Fatime, bija e Muhammedit, me kėrko ēfarė tė duash, por unė nuk kam asgjė me tė cilėn mund tė tė ndihmoj ndaj (ndėshkimit tė) Allahut.”[224] Nė njė rast tjetėr njėri prej sahabėve nė fund tė asaj qė ai i tha resulit s.a.u.s. tha: “… Ėshtė ēfarė dėshiron Allahu dhe ti.” Resuli s.a.u.s. menjėherė e korrigjoi atė duke thėnė: “A po mė bėn mua tė barabartė me Allahun? Thuaj: “Ėshtė vetėm ēfarė dėshiron Allahu.” [225]

    Nė kundėrshtim me kėto argumente ata qė i luten resulit s.a.u.s. jo vetėm e bėjnė kėtė, por i luten edhe njė hierarkie shenjtorėsh (ose eulijave). Kėto praktika kufri bazohen nė thėnien sufiste se ligji ruhet nga njė numėr i fiksuar shenjtorėsh tė quajtur Rixhalul-gajbi (burrat e botės sė padukshme). N.q.s. njėri prej tyre vdes vendi i tij zėvendėsohet menjėherė nga njė zėvendės. Maja e hierarkisė ėshtė kutb (maja ose aksi mistik i botės), ose gauth (ndihmuesi). Abdul Kadir Xhilani (vdiq nė 1166) thirret si “el-Gauth el-A’dham (Gaus-e-Azem): shpėtimtari mė i madh i ndihmės”, dhe nė kohė fatkeqėsish shumė njerėz i drejtohen atij pėr ndihmė duke thirrurr “O Abdul Kadir mė shpėto”. Njė shprehje e tillė shirku ndodh edhe te disa muslimanė qė nė ēdo namaz tė tyre thonė suren Fatiha njė ajet i sė cilės thotė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė.”

    Tė dyja kėto metoda tė lutjes pėrmbajnė shirk tė cilin Islami e lufton fuqimisht, megjithatė kėto metoda kanė arritur tė futen te muslimanėt sot nė njė formė apo nė njė tjetėr. Duke bėrė kėshtu ata konfirmojnė ajetin e Kur’anit:

    “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).” (12:106)

    dhe thėnien e resulit s.a.u.s. tė trasmetuar nga Ebu Seid Hudri: “Ju do tė ndiqni ata para jush pėllėmbė pėr pėllėmb krah pėr krah, aq shumė do t’i ndiqni sa qė edhe n.q.s. ata do futeshin nė njė vrimė hardhuce ju do tė shkonit pas tyre.” Kur ai u pyet se a e kishte fjalėn pėr ēifutėt dhe kristianėt ai u pėrgjigj: “N.q.s. nuk do ishte pėr ta, pėr kė tjetėr do ishte?” [226]

    Thaubani gjithashtu trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ora e fundit nuk do tė vijė derisa disa grupe prej umetit tim tė adhurojnė idhujt.”[227] Ebu Hurejre trasmeton se ai (resuli s.a.u.s.) tha: “Ora e fundit nuk do tė vijė derisa gra nga fisi Daus t’i tundin (ose tė kryejnė lėvizje tundėse tė) tė ndenjurat e tyre rreth tempullit tė idhullit[228] el-Hala.” [229]
    __________________
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dr. Zakir Naik ėshtė gabim. Buda Maitreja nuk ka ardhur akoma, dhe nuk parashikohet tė vij gjeri tė paktėn pas vitit 10.000 pas herės sonė. Ishte vetė Buda Shakjamuni qė tha se njė nga arsyet se pse do tė vij ai ėshtė se Dharma do tė jetė harruar nga tė gjithė njerėzit plotėsisht, dhe as materiale tė shkruara rreth Dharmės nuk do tė ketė pėr ata. Dharma ka 2500 vjetė qė nuk ėshtė harruar nga njerėzit por pėrkundrazi ėshtė praktikuar qė 2500 vjetė e gjeri sot. Unė mbaj sot nė dorė Dharmėn, dhe kjo nuk erdhi nga Kur'ani, por nga mėsimet e vetė Buda Shakjamunit. Pra ka dy arsye tė mprehta dhe tė rėndėsishme qė e hedhin posht thėnien se Muhammed ishte Buda Maitreja: 1) Dharma nuk ėshtė harruar qė tė jetė nevoja e ardhjes sė Buda Maitrejės; 2) Kur'ani nuk ėshtė Dharma por njė tjetėr skript fetar.

    Kėto dy cilėsi tė ardhjes sė Buda Maitreja e hedhin plotėsisht posht shkrimin e Dr. Zakir Naik. Por mėtėj, por citioj se ēfarė thotė "The Seeker's Glossary of Buddhism (2nd Ed.)" rreth Buda Maitreja:

    'Njė Budisatvė i parashikuar qė tė jetė pasardhėsi i Shakjamunit si njė Budė i sė ardhmes. Maitreja quhet gjithashtu edhe Aljita, ēka nėnkupton "i pamposhtėm." Disa thėnie e shohin atė si njė karakter historik qė i paraerdhi Budės nė vdekje. Pėr tė ėshtė thėnė tė ketė rilindur nė Parajsėn Tushita ku ai ėshtė tani duke mėsuar dhe duke ua shtjelluar Dharmėn qėnieve qiellore. Ėshtė thėnė se ai do tė rishfaqet nė kėtė botė (disa miljona vjetė) pas vdekjes sė Shakjamunit, tė harrij Budazimin e tij, dhe tė shpėtoj njerėzit nė vėnd tė Shakjamunit. Pėr kėtė arsye ai gjithashtu ėshtė emėrtuar edhe Buda Miroku (miroku nė japonisht: i pamposhtėm dhe 'ai qė ėshtė i lirė nga tre helmet e babzitjes, inatit, dhe idjotllėkut'). Nė shekullin e katėrt, njė monk me emėr Maitreja (c. 270-350) u bė i famshėm si dijetar i Shkollės Vetėm-i Vetėdijshėm (Jogakara), dhe mėtej u identifikua nga kjo gjė si Budistavė'

    Sokk: 266-267

    Buda Shakjamuni, qė sot njerzimi e njeh si themeluesin e budizmit, tha se ka pasur shumė Buda para tij. Natėn kur ai arriti ndriēimin nėnėn pemės Bodi, njė nga gjėrat qė ai mėsoj ishin edhe jetėt e tij tė kaluara. Nė njė jetė tė kaluar ai pat takuar Buda Dipankarėn, kjo mė shumė se 5000 para herės sonė, nė fakt akoma edhe mė shumė se aq, dhe pėr kėtė arsye Dharma nuk ėshtė vetėm 2500 vjetė e hershėm, por shumė mė shumė se aq. Kur ai e takoj, parndjeju se do tė bėhej Budė nė tė ardhmen, dhe nė atė jetė ai quhesh Mega, dhe tha kėto fjalė:

    'Larg ėshtė koha parase kjo pamje mund tė jetė
    Larg ėshtė koha parase Tathagata tė shfaqet
    Larg ėshtė koha gjerisa detyra ime t'jetė plotėsuar.
    Njė Budė do tė bėhem, nuk ka dyshim rreth kėsaj gjėje!'


    Dhe Dipankara, duke qėnė i vetėdijshėm i pranisė sė djalit tė ri Mega, iu kthye dhe ja pohoi:

    'Ti do tė jesh, brahmin i ri, nė njė kohė tė ardhme, pas njė aeoni tė pamatshėm dhe tė pallogaritshėm, nė Kalipavatsu, nė qytetin e Shakjansve, njė Tathagatė me emėrin Shakjamuni, njė Arhat, njė Budė i ndiēuar plotėsisht, i pėrsosur nė vetėdije dhe sjellje, i mirėqėnė, njė kuptues bote, i pakalueshėm, njė udhėheqės njerėzisht pėr t'i urtėsuar, njė mėsues Zotėrash dhe njerėzish. Sikur unė, ti do tė kesh njė trup tė zbukuruar nga 32 shėnjat e njė supernjeriu, dhe me 80 nėnshėnjat e tjera. Ti do t'i kesh 18 dharmat e veēanta tė Budės, tė jesh i ndritur me dhjetė fuqitė e Tathagatės, i sigurt me katėr themelet e tu tė vetė-sigurisė! Pasi tė kesh kaluar, do tė udhėzosh tė tjerėt sesi tė kalojnė; i sigurt, do tė sigurosh tė tjerė; pasi tė kesh fituar Nirvanėn finale, ti do tė ndihmosh tė tjerė ta fitojnė atė - siē unė po bėj tash! Ti do tė rrotullosh rrotėn e Dharmės mė tė lartė, tė prehesh nė njė trup tė mbi-harmonizuar e plotėsuar me dishepuj, dhe bashkė, Zotėra dhe njerėz do tė tė dėgjojnė ty dhe kan pėr tė tė besuar. Ēfarė unė jam tash, ai do tė bėsh edhe ti njė ditė - rrota e gėzimit e tė shumtve, me keqardhje tė madhe pėr botėn, dhe pėr hak tė shumė qėnieve tė gjalla, pėr shėndetin dhe gėzimin e tyre, qofshi ta Zotėra ose njerėz!'

    Buda Shkjamunit ju deshėn 91 jetė pasi tė arrinte jetėn e Princit Guotama tė Fisit Shakja, i cili e la kurorėn e mbretėrisė, i la llukset e pallatit mbretėrorė, le familjen e tij, pėr t'i mėsuar njerėzve Dharmėn.

    Dr. Zakir Naik duhet tė lexoj artikullin "Lavdėrimi i jashtė mase i njerėzve tė drejtė" sepse e ka idhujnuar Muhamedin duke e quajtur atė Budė. Ai duhet tė dij se kur i jep njė njeriu aftėsi tė cilat nuk i ka, nė kėtė rast qėnia e Muhamedit njė Budė, do tė thotė ta kthesh njė njeri nė idhull, dhe nėse ai ėshtė musliman, ėshtė duke vepruar kundra besimeve tė tij vetjake. Muslimanėt duhet t'ia vėnė nė dukje kėtė gabim me artikullin qė shkroj ai, sepse 1) Nuk ėshtė i vėrtetė; 2) Idhujnon Muhamedin.

    Drini Nosi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 01-06-2004 mė 02:13

  6. #16
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    IllyrianWarlord shkrimi qė ke sjellur ėshtė nga njė pjesė e Sutrės sė Zemrės (The Heart Suttra) e shkollės Mahajane. Po e pėrkthej nė shqip, me aq mundėsi sa ofron shqipja pėr ta pėrkthyer, dhe fjalėt e papėrkthyera po i shpjegoj nė fund tė shkrimit sipas numrave qė i kam vėnė nė shkrim, ndėrsa fjalėt e trashur i kam shpjeguar mėtej nė fund:

    Budisatva Avalokitesvara(1) duke u thelluar nė Pėrvetėsimin e Dijes

    Me qartėsi e pa boshllikun e pesė konditave

    Ndaj duke u ēliruar plotėsisht nga fatkeqėsia dhe dhimbja

    O Sariputra (2) tė gjitha dharmat janė forma tė boshllėkut, tė palindura, tė paprishura;

    Tė panjollosura, tė papastra, pa humbje, pa fitim;

    Aq shumė nė boshllėk saqė nuk ka formė, asnjė ndjesi, kuptim, diskriminim, vetėdije;

    Pa sy, vesh, hundė, gjuhė, trup, mėndje;

    Pa ngjyrė, zė, erė, shije, prekje, mendim;

    Pa hapsirė ndjesie... pa hapsirė vetėdije;

    Pa injorancė dhe pa fund tė injorancės...

    Pa pleqėri dhe vdekje, dhe pa fund tė pleqėrisė dhe vdekjes;

    Pa dhimbje, pa arsye tė dhimbjes, pa shuarje, pa shteg;

    Pa dije dhe pa fitim. Ndaj Pa fitim.

    Budisatva (3) e jeton Pėrvetėsimin e Dijes

    Pa pėrzjerje tė mėndjes, pa pėrzjerje, ndaj pa frikė,

    Shumė mėtej mendimeve tė zhgėnjyera, kjo ėshtė Nirvana.

    Tė gjithė Budat e kaluar, tė tashėm, dhe tė ardhėm jetojnė Pėrvetėsimin e Dijes

    Dhe atėherė pėrvetėso Ndriēimin e Pėrkryer

    Atėherė njife se Pėrvetėsimi i Dijes ėshtė

    Mantra (4) e madhnishme, Matra e gjallė,

    Mantra mė e mirė, Mantra qė nuk kalohet dot;

    Tė shuhan plotėsisht tė gjithė dhimbjen, kjo ėshtė e vėrtetė, jo gėnjeshtėr.

    Ndaj bėji ballė Pėrvetėsimit tė Dijes, Mantrėn

    Vije pėrballė kėtė Mantra dhe thuaj:

    Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

    Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės (5) sė Zemrės!



    Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

    Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės sė Zemrės!




    Derė! Derė! Para derės! Para Botės sė vuajtur!

    Ndriēimi i Mėndjes; Dija e Sutrės sė Zemrės!





    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Pėrvetėsimin e Dijes = prajna paramita, gjėndet tek Sutrat e Dijes.
    Pesė Konditat janė: pesė shqisat e shikimit, dėgjimit, shijimit, nujatjes, dhe prekjes.
    Ndriēimi i Pėrkryer = anuttara-samyak-sambodhi

    (1) Avalokitesvara ishte njė nga tre budat nga shkolla e Tokės sė Pastėr (Pure Land) nė Tibet.
    (2) Sariputra ėshtė njė nga dhjetė dishepujt mė tė rėndėsishėm tė Budės. Lindi nė njė fshat nė Veri tė Rajagrhas, nė Magadha tė Indisė. Ai ishte njė ndjekės i mjeshtrit tė famshėm Samjaja, bashkė me Maugdaljanėn. Secili grup pati nga njėqind dishepuj, dhe tė gjithė dishepujt u bėnė ndjekės tė Budės pas konvertimit tė mjeshtrave tė tyre. Sariputra mbahet si njė nga dishepujt mė tė mprehtė tė Budės. Ai vdiq gjatė kohės qė Buda ishte gjallė.
    (3) Budisatvė ėshtė ai/ajo qė ėshtė i/e frymėzuar pėr tė pėrvetėsuar Ndriēimin Suprem, dhe pėr tė qėnė Budė pėr vetveten dhe pėr tė gjitha qėniet e tjera tė gjalla. Fjala Budisatva ndaj mundet tė nėnkuptoj qėnie qė kan kuptuar si pėr shėmbull Avalokiesvara ose Amanthabhadra, por gjithashtu edhe pėr ēdokėnd qė ka zhvilluar mėndjen e Budit - frymėzimi pėr tė shpėtuar vetveten dhe tė tjerėt.
    (4) Mantra ėshtė njė formulė me fjalė e cila shėben pėr meditim, qė shėrben pėr ta shpėtuar atė qė e reciton, dhe qė t'i japi mirėqėnie atij/asaj. Fjala nė vetvete do tė thotė: t'i mbledhėsh dhe t'i mbash lart mėsimet e Budės nė Zemėr.
    (5) Sutra si fjalė do tė thotė njė send ku mblidhen dhe mbrohen gjėrat e shtrenjta dhe tė vyera. E pėrdorur si fjalė nė budizėm, Sutra do tė thotė Kanunet qė pėrmbledhin thėnie tė Budės




    Ėshtė shumė e bukur kjo Sutėr e Zemrės IllyrianWarlord! Shumė shumė e mrrekullueshme Tė falemnderit qė e solle.

    Pėrshėndetje,
    Drini.

  7. #17
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    IllyrianWarlord, mė fal, por nuk e pėrktheva drejtė Mantrėn nė fund tė Sutrės. Fjalėn 'gate' kujtova se ishte nė anglisht, kur nė fakt ėshtė nė sanskrit. E gjeta njė pėrkthim dhe koment tė qartė dhe tė drejtė nga vetė Shėnjtėria e Tij, Dalai Lama. Po e citoj nga libri i tij 'How to Practice the Way to a Meaningul life,' fq 202:

    'PESĖ SHTEGJET

    Kur Buda thotė: "Tadyata gate gate paragate parasamgate bodhi svaha" (Ėshtė nė fakt: Vazhdo, vazhdo, vazhdo, mėtej, me fund vazhdo mėtej, ji i bazuar nė ndriēim), ai ėshtė duke i thėnė nxėnėsve tė vazhdojnė sė praktikuari pesė shtegjet:
    • gate - shtegu i mbledhjes/akumulimit
    • gate - shtegu i pėrgatitjes
    • paragate - shtegu i tė parit/shikimit
    • parasamgate - shtegu i meditimit
    • bodhi - shtegu i jo mė tej mėsimeve.
    '


    ...dhe vazhdon mėtej duke shpjeguar secilėn prej tyre.

    Drini.

  8. #18
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    pjesat me te rendsishme i ke perkthyr, per cinglaminglat aziate mos ta ndin

    nje propozim nese ke kohe shikoje filmin Ghost Dog, eshte film fantastik. nuk ka lidhe direkt me budizmin, trajton traditat e samuraive e cila eshte shume e lidhur me budizmin

    per ma shume informata: http://www.imdb.com/title/tt0165798/

    ky film me siguri do te pelqen

    pershendetje

    I War

  9. #19
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    ne radhe te pare Drino urime per temen...dicka shum e bukur te lexoshe..
    se dyti e pashe (mesa kuptova) qe Altini kishte postuar dicka per rreth vdekjes ne fene Islame...kshq thjeshte thashe mbase do ishte interesante qe te shkruaja dicka per rreth vdekjes ne Buddhism.
    Para disa ditesh mu desht qe te beja disa shkrime ne tradiat e ndryshme te..varrimeve..qe cdo fe ka. kshq nga ai artikull qe kam shkruajtur po mar 1 pjese edhe po e sjelli ketu... Tani una e di qe ty Drino te pelqen shum perkthimi...kshq po ta lej ty te perktheshe(me fal qe eshte ne anglisht,flm)


    In Buddhism, to live is to suffer. To end our suffering, we should seek to free ourselves from mundane desires.
    Buddhism perceives everything in life as an illusion, and the aim of Buddhism is the concept of "nothingness". Death is the closest concept of the unknown or "nothingness", the opposite of life.
    Death is frightening because it is a mystery, but death makes us realise the temporality of life. Life and death are just two temporal experiences in Buddhism.
    Buddhism believes in the cycle of birth and death, which is determined by Karma. Karma is "the law of cause and effect". If a person has done many good deeds in his lifetime, he will have good Karma and be blessed in his next life. Similarly, if a person does much evil during his life, he will suffer retribution in his future life.
    However, a practising Buddhist will try to break out of this cycle of life and death to attain Nirvana -- "a state of complete freedom from suffering and its causes". Hence, to break free of our Karma and to attain Nirvana, we should learn to let go of our desires and ego to be free from suffering.
    Death is painful because of our desire to live. We fear death because we have the desire to cling on to life. Only by understanding that everyone has to die, and people around us will die eventually, will we be free from the fear of death.



    kjo eshte edhe 1 foto e Buddha-s..(thjeshte doja te zbukuro cik temen)

    nga perkthimet e tua e tregon shum paster qe ti me te vertete je 1 besues i forte i fese Buddhiste...kjo ben pergjigjet e tua (qe ke dhene)me origjinale.

    B P B
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bunny : 03-06-2004 mė 19:27
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    A Mundet Budizmi Te Jete Nje Fe A Filozofi ? Buda Dhe Budizmi Besojne Predikojne Jeten E Pertejme Dhe Nese Po Atere A Eshte Ne Gjendje Te Na Ndihmoje Ta Fitojme Jeten E Pertejme Ne Amshim Dhe Persosmeri Te Plote ?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  2. Diskutim në lidhje me GRUB....
    Nga FlashMx nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 17:35
  3. Pyetje per diskutim
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 320
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:38
  4. Diskutim rreth rikthimit te te dhenave.
    Nga Miremengjes nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 11:26
  5. Diskutim ndermjet muslimaneve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •