Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Te gjthe ju qe keni shkruar keta mini biografi dhe te gjithe ata qe e kane perjetuar kete gje ju deshiroj cdo te mire ne jete dhe tju ruje Zoti nga te keqijat.
    Fatekeqesisht nuk kam degjuar per te sepse ne ate kohe ne ish Jugosllavi nuk eshte folur per gje te tilla(ne Tetove dhe ne Slloveni ku punoj).
    Kur u hapen kufijte(ende komunizem)babai im dhe 220 shqiptare tjere me aeroplanin e pare qe fluturoi nga Sllovenija e vizituan Shqiperine(e ka puthur token).
    Pas kthimit i kemi shiquar incizimet qe i ka bere dhe na ka folur se sa e bukur dhe paster (sot fatekeqsisht jo) eshte shqiperia,por edhe e varfur.
    Poashtu na ka tregu per agjentet te derguar nga shteti te cilet kane pas per detyre shofin se mos ka spiona(ndermjet ketyre shqipetareve)te derguar nga jashte.

    prandaj edhe nje here te gjitheve,ju dhashte Zoti cka te doni.


    P.S. Mos haroni vendelindjen,se sa e keqe qe te jete prap e jotja eshte

    ju pershendes nga Ljubljana
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mbasi u permbushen te gjitha kushtet psikollogjike dhe ekonomike hapi tjeter ishte gjetja e nje skafi te mire dhe te sigurte pasi ne ate kohe kishte shum te tille dhe nuk doja te perfundoja tek ndonje qe e bente kete rruge per her te pare, per kete me ndihmoi nje shok i lagjes qe punonte si xhenerik ne nje oficine ne Lece te Italise .
    Ai kishte ardhur bashke me punedhensin e tij qe ishte edhe mjeshter motorrash per te regulluar motorin e nje skafi ne Vlore keshtu qe vajta edhe une me ta dhe u njoha me skafin dhe skafistet ose me sakt me sekseret sepse skafistet nuk i njihte njeri kollaj.
    Mbas rregullimit te skafit dhe provave cdo gje ishte ne regull dhe hyra ne pazar me ta per cmimim qe u vendos me mik per 450,000 leke te vjetra
    per person pasi une isha me gjith nusen, duheshin 900,000 leke te vjetra plus 100 mij leke per taksine qe na priste ne Itali dhe do na conte ne stacionin e trenit me te afert.

    Hapi tjeter ishte caktimi i dates qe une vendosa te ishte brenda javes se fundit te gushtit 1994 por saktesisht nuk mund ta vendosje pasi cdo udhetim varej plotesisht nga koha e mir ose e keqe prandaj mu desh te rrija tek nje i aferm ne Vlore per rreth nje jave ata qe nuk kishin te aferm flinin me qira ne shtepite e Vlonjatve neper lulishte apo hotel sipas mundesive te sejcilit.
    Cdo mengjes shkoja takoja sekserin ne nje lokal buz detit ne te majte te rruges sapo kalon portin per fiksimin e dates se nisjes e cila pas nje jave kohe te keqe u caktua 31-gushti .

    Aty rreth ores 5 te mbasdites u paraqitem tek lokali i pronarit te skafit ku kishte edhe njerez te tjer qe prisnin dhe benin pagesen mbas pak filloj transporti i personave me nje fugon te mbyllur drejt nje magazine diku aty nga periferia e qytetit ne krahun e kundert me plazhin.
    Ne ate magazine ishim rreth 40 vete dhe pritem per disa ore kur me ne fund arrin nje autobuz dhe hypem te gjithe , ku me pas filloj numerimi i personave dhe i lekeve pasi dikush ja u kishte hedhur dhe sasia e lekeve nuk korespondonte me numrin e personave per kete plasi nje sherr i vogel mes skafisteve dhe dy personave qe mendohej se nuk kishin paguar taksistin ne Itali dhe u detyruan te paguajn .

    Aty rreth ores 20. ne darke u nis autobuzi kaluam permes Qytetit me pas tek ujet e ftoht dhe me tutje per rreth nje ore rruge ,kur mberritem ne nje mol te vogel qe nuk e di se ku ishte pame dy ushtar dhe nje oficer
    te cilet biseduan me skafistet dhe na thane te mos levizim nga autobuzi pasi ka dicka qe nuk shkon, oficeri pasi mori nje tuf me pare ne dore u largua bashk me ushtaret dhe ne mol filloj nje sherr pasi disa persona donin te vidhnin skafin dhe ishin te armatosur ,por ne kete moment arrin nje autoveture qe shoqeronte ne distanze autobuzin dhe dolen disa persona te tjere te arrmatosur ku pasi shkuan tek moli e zgjidhen problemin me ata qe pretendonin te vidhnin skafin duke i perzene .

    Mbasi cdo gje u rregullua dhe u qetesua filloj zbritja nga autobuzi dhe hypja ne skaf i cili ishte reth 13 metra i gjate dhe ne mos gabohem me tre motora nga 150 kw, te gjith meshkujt u futen ne pjesen e poshtme te skafit nepermjet nje dere te vogel dhe brenda anash skafit kishin ndertuar disa stola per tu ulur , ndersa femrat qendruan ne pjesen e siperme te skafit, mbasi hypen te gjitha filloj nisja drejt bregut tjeter te detit .nsja filloj aty rreth ores 22 te darkes dhe mbaj mend qe nuk ishte errur mir ende ,motorrat kishin kohe qe ishin te ndezur dhe me nje manover te vogel u shkuput nga moli duke i dhene gaz deri ne fund dhe filloj udhetimi
    ne det qe per ne ishte hera te pare qe udhetonim ne det dhe nuk e dija si do me merrte.

    NISJA

    VAZHDON >>>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 21-05-2005 më 19:08

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Nisja dhe mberitja

    Ishte 31 gusht 1994

    Dhe kur mendoj sot ate nate udhetimi nuk e di si kam vendosur per nje udhetim te tille por ne kushtet e sotme edhe po te me paguash nuk e marr me ate rruge me skaf.

    Tani po mundohem te kujtoj ate nate , ..deti ishte shum i qete dhe nisja u be e rufeshme me gaz ne maksimum gjat gjith rruges ,brenda ne skaf ne pjesen e poshtme ku ishin burrat ishte nje vape e tmerrshme jemi c'veshur pothuaj komplet pasi teshat ishin bere qulle nga djersa temperatura ishte shume e larte dhe nga trupat tane rrithte djerse si rubinet uji , ne kete gjendje ata qe ishin me te shendoshe vuanin me shume prandaj me kujtohet nje kosovar i shendosh qe nuk duroj me por doli perpara per te marr me shum ajer te fresket dhe zuri komplet hyrjen e deres se vogel duke na bllokuar frymemarrjen te gjitheve , prandaj reagimi qe i shpejte duke e terhequr dhe detyruar te ulej ne vendin e tij.

    Kur mberitem ne mes te detit dallget ishin me te medha dhe skafi filloj ti cante ato ,por ne poshte ndjenim sikur kalonim siper nje lumi me gure nga ferkimi dhe perplasja me dallget i tabanit te skafit, vetem ne ate moment mendova se mundesia per te perfunduar ne fund te detit ishte shum e madhe prandaj fillova te bej disa plane per shpetim ne nje rast te tille ,dhe gjeja e pare ishte pregatitja psikologjike pasi ato jane momente vendimtare dhe nuk duhet ta humbesh toruan.
    Por per fatin tone te mir arritem te kalojm kete prove dhe te kalojm ne anen tjeter mbas kanalit te dallgeve ku deti ishte disi me i qete, por me nje rezik tjeter ai i policis Italiane ose sic quhet GUARDJA KOSTJERA ,OSE DI FINANZA , prandaj nuk duhet te flisnim apo te ndiznim ndonje drite se per ndryshe na hikte vujtja dhe mundimi kot.
    Pas nje cope rruge ne ujrat Italiane arritem te shihnim dritat e para qe ishin ende shum larg dhe pikerisht ne kete moment degjuam nga pas skafit nje fershellime te forte tek motorrat dhe na zu pak fryka por na qetesuan se ishte djegur nje motor dhe mund te vazhdonin udhetimin akoma me moteret e tjere vetem qe shpejtesia do ulej shume dhe ne do arrimin me vone nga parashikimi.
    Motorri u dogj per arsye se skafistet nuk e ulen asnjeher gazin pasi donin te arrinin shpejt per te bere dy rruge ne nje nate.
    Por pas pak mbi kokat tona filloj te vertitej nje helikopter qe patrullonte zonen dhe skafistet i shuajten komplet motorrat me qellim qe radaret e tyre te mos kapnim asnje shenje ne uje, dhe mbasi u larguan filluam perseri udhetimin por shpejt ata u kthyen dhe na qendruan perseri siper dhe nuk na shihnin dot pasi motorret e skafit u shuajten perseri dhe sakafi nuk levizte.
    Pas largimit te tyre u nisem perseri dhe deri sa mberitem ne breg nuk ndodhi asgje tjeter.
    Mberitja ne breg ishte nje tjeter pike e rezikshme pasi zbarkimi duhej te behej shpejt dhe pa rremuje gje qe ata e kishin organizuar shum mire sepse per zbarkim kishin zgjedhur nje vend te fshehur me shkembinj dhe nje person tjeter ne toke pasi morri litarin nga skafi e lidhi ate ne nje trung peme duke na krijuar mundesine qe te kercenim drejt e ne toke pa u lagur ne det .
    Mbasi kishim zbritur te gjithe filloj marshimi ne kollon per nje-e dy derisa ai qe udhehiqte kollonen na coi ne destinacion qe ishte nje kenion i vogel
    dhe i rethhuar nga nje pyll i vogel gje qe lejonte te qendronim ne fshehtesi pa u kuptuar .
    Ne kete vend na u tha se do qendronim derisa te vinin taksite qe kishim paguar dhe te na conin neper stacionet e trenit, dhe ashtu u be por derisa filluan taksite pune ne treguam barcaleta qeshem e lozem me njeri tjetrin sepse kishim kaluar nje aventure te rezikshme dhe ende nuk e besonim me ne ishin edhe dy pleq qe shkonin tek goca se kish lindur dhe ata ishin me te fortet me barcaletat dhe te qeshurat e tyre , ndersa une vesha corapet se bente ftohte dhe bera nje sy gjume deri ne 5 te mengjesit kur erdhi taksia dhe na coj ne nje stacion treni, nga ku sejcili
    merrte drejtimet e parashikuara me pare.
    Ne ishim te fundit qe u larguam nga vendi ku fjetem gjat nates dhe mund te them qe organizimi i udhetimit ishte i perpikte dhe sjellja korrekte dhe me profesionalitet .

    Me kaq i mbyll kujtimet e mia dhe mos thoni bobo.. i shkreti c'paska hequr
    sepse ne jete ndodhin edhe me keq , pastaj jeta esht me e bukur kur e nderton vete edhe pse vuan dhe rrezikon ate .

    dardajan
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 16-07-2005 më 20:12

  4. #44
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Eshte me te vertete e dhimbshme te perjetosh vuajtjet edhe gezimet ne te njejten kohe te tjereve...Ka pasur raste ku shume shqipetare jane larguar edhe nuk jane kthyer me...kane qene te pafate...te afermit kane pritur me ankth nje telefonate apo fjale...
    Ju uroj te gjitheve kudo qe ndodheni, fat e lumturi ne jeten tuaj....

    ja dhe nje pjese nga largimi im....
    Ate nate nuk arrita te flija...e dija qe edhe prinderit nuk po flinin, i kishim bere gati te gjitha, valixhet e zeza tashme te rreshtuara ne koridor...sa keq ishte hera e fundit qe fjeta ne ate dhome ku kisha fjetur prej 16 vjetesh tashme...Ishte kaq boshe...dita po zbardhjej edhe tik-taket e ores degjoheshin me shume se kurre... Se di as vete smund ta pershkruaj ne ate momente cfare vertete ndjenja..nuk munda te kuptoja nese isha e gezuar apo e merzitur..isha komplet e hutuar..do te largohesha ne amerike, ku eshte pothuajse enderra e cdo shqiptari...enderra qe kisha krijuar, u zhduken te gjitha brenda asaj nate kaq te gjate..., u cuam ishte ora 4 e mengjesit, shpejt u veshem, asnjeri nuk fliste, zbritem shkallet e pallatit...me kujdes qe mos te benim zhurme dhe i hipem makines per ne aeroport... rruges shikoja vetem nga dritarja e makines...se si rrugicat, ndertesat, shkolla etj po zhdukeshin gjithnje e me shume...dhe pasazhe te jetes sime dilnin para syve...asnjehere nuk do ta harroj ate gjendje te hutuar, isha boshe...ishte kaq e pakuptimte...e perqafova njehere babin dhe i hipem atij avioni kaq i frikshem... kur avioni po ngrihej...vetem atehere kuptova se humba nje pjese te vetes...humba cfare kisha ndertuar brenda ketyre 16 viteve...te afermit, shoqerine, opinionin e te qenurit vetvetja e respektuar dhe e dashur nga te gjithe...
    dhe ja udhetimi vazhdoi , dhe nuk kishte mbarim, ndaluam ne Zyrih per ndalimin e pare....ne ato momente kuptova se kisha veshtiresi me anglishten..."e di qesharake" kujtova se e dija anglishten...morem nje dhome ne nje hotel aty ne aeroport, dhoma ishte shume e ftohte, asnjeri nuk fjeti ate nate...por vetem ne heshtje shikonim njeri tjetrin....dhe nje udhetim edhe e gjithe kjo nightmare dote perfundonte....arrita ne destinacionin e duhur...njerezit qe na priten ishin shume te dashur....
    dhe ja sot ndodhem ketu, me mall dhe shprese te kthehem sa me shpesh ne shqiperi....

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Paska ngel shume e varfer kjo teme , megjithese Shqiptaret jane te pasur me te tilla historish . Ju falenderoj te gjithe ju qe hodhet historit tuaja te dhimshme ne kete teme .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #46
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Rrefimi yt Alba ishte shume rrenqethes dhe ndaj te njejten cudi me ty; se si kjo teme ka kaq pak rrefime. sic duket njerezit jane te prirur ti harrojne vuajtjet dhe te vazhdojne te shohin nga e ardhmja. Nuk besoj se mund te fajesohet ndokush per kete.
    To look life in the face....

  7. #47
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Alba, 28.04.2004, Gjermani[/QUOTE]


    alba ne nje nga ata tragete ka qen edhe familja ime un kam qen atehere gati 8 vjec edhe pak a shum i mbaj mend dhimbjet ne ambasad gjithashtu gjyshve te mi ne fier i than qe kishim vdek mbaj mend daja ime ishte en traget tjeter i cili sot e ksaj dite eshte ne milano kemi fol me dajen mbas 6 muajve plot mbaj mend mamin qe vetem qante se babi si karakter te fort qe ka se jepte veten ja bente keni per te par do na vej shdo gje mir [ kur u nisem me tragetin ku edhe ne mbritem ne italy brindizi aty gjithashtu kryqi kuq na dha ndihma batanija buk


    dy dit em von qe ishim akoma ne italy ne [kamp] aty vin nje grek i cili mund te ishte reth moshes 50 vjece edhe ja ben babit a flet gjuhen greke ja ben babi e flas pak edhe ai buri i moshuar na tha ajde ne greqi se ju mar un edhe ashtu u be vajtem ne athin ishte viti 1990 ne nje lagje qe quhesh kipsely ky buri na dha shpi pun babit pun mamit mua me regjistroi ne shkoll motren time etc

    i cili na ndimoj shum edhe per dekumenta ishte vertet nje njeri i mrekullushem qe sot edhe ksaj dite kam respekt te vencat per ate njeri
    tani skam kohe do shkruaj prap edhe histori te plot se ktu i rash lart e lart

    edhe alba sinqerisht me ke ber te qaj me postim qe ke ber kur kujtoj ato vite


    respekete mario
    Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 11-11-2006 më 16:10
    Partizoni

  8. #48
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    vazhdimi

    pasi mbritem ne greqi aty shdo gje ne eci mbar fal ati njeriu te mir qendruam aty deri ne vitin 1996 ne tetor te vitit 96 kthemi ne shqiperi si familje ku hapem nje biznes ne fier fillimi i ndjem mir shdo gje kish ndryshuar te tere njerzit se canin koken nga qeveria tere i mbyllnin leket tek firma vefa gjallica populli xhaferi etc ato lek nja ca i kishin te shpis qe kish shit nja ca emigrant


    por ja qe erdhi edhe fundi i firmave skandaloze uhapen depot u moren arm plasi lufta thoshin nja ca vlora u ngrit pam tragete si ne vitin 1990 kur i shikoja me vinte keq per ata persona se isha nja nga ata qe e kishin provuar ate gje
    etc ca nuk degjonim u vra ai u vra ky shdo me dukesh e tmershme

    mbaj mend nje dit e shtun ora ishte reth 20:00 pm bie dera e shpis edhe hellin nje leter nga posht ku thoshte o na jep 10000000 million lek ose do te vrasim djalin ose vajzen tani babi tha i kam bere naften shqiperis ajde ikim mbrapsh shiti biznesin shpin qe kishm bler edhe vajtem nga xhaxhaj i cili jetonte nje lagje tjeter ku aty babi me gjith te vllan e vet rinin me arm mua sme linin jasht per arsyen qe thash me lart
    babi me nje shok gjen nej njeri qe conte ne greqi ran dakort me leket per vizen fallco por ishte nje gje qe ne ato remuja duhet te venim ne durres qe te niseshim per greqi ishte data [29 korik 1997] mengjes aty gjyshja qe qante per here te dyt ikjen ton nisemi per durres ruges rinim me frik se me ato qe ishin ber qe te vrisnin per lek edhe babi kishte me vete 8million dhrami te cilat sishin pak
    mbrim reth ores 4 mbasdite ne portin e dursit aty biletat i kishim gati mua me mamin edhe motren sna than gje tek babi dyshuan edh epoe mbanin atije neve ecnim me koken mbrapa edhe babi na kish then shdo gje qe te behet mos ktheni koken mbrapa kur shikoj mbrapa per here te dyt shikoj babin qe po vinte [i cili kishte dhen 500000dhrami policit ] kur po vinte babi aty e ndjeja veten te sigurt
    u nisem per greqi trageti kalon prap nga italia por nuk ndalon thjesht kalon e beri rugen durres patra afersisht 29 ore kur hym ne ujrat e ontratos vodhem te gjith zoret nxhorem por ne traget me babin edhe mamin po kujtoja vitet 1990 babi po me thoshte mua edhe motres cdesha qe ju vura prap ne siklet pse ju cova prap ne shqiperi por shdo njeri ne ate traget shumica fierak tirona te tere ishin ber nje fytyr te tere mendonin ku do ven ca do bejn
    kurse neve te pakten kishim ku venim gjuhen e dinim tashme edhe lek kishim me vete aty njohem nje familje nga tirona te cilet sdinin nga te venin ja beri babi ajde me ne ne athin ku me ata u bem mik familje sot edhe ksaj dite

    mbrim ne patra ne fillim na marin pashaporten dmth te mamit se un kisha leje kalimi edhe motra skisha mosh per pashaport por ne dekumenta ishin emer tjeter edhe motra emrin tjeter mami emer tjeter dmth emra fallco kishim babi kish pashaport me emer tjeter sikur nuk ishte me ne

    tani te tere prisnim emrin te dilnim jasht [ai qe nuk degjonte emrin kthesh mbrapsh ] ja ku vin edhe radha jon thrasin emrin e mamit dalim te paret sbrezim nga trageti edhe rinim jasht prisnin babin i cili u vonua 2 ore brenda ato dyore duken nje shekull me besoni [ hipem autobuzit per ne athin aty prap jeten e par me shoket e rinj nga tirana ]

    ne athin mbaroja shkollen mar dekumenta kam cdo te drejt me vendasit grek edhe pse shumica i shan jan kshu ashtu un kam ber nje jet persembari asnjehere sme ra ne qaf kur e kures

    jeta po vinte mir shdo gje ne regull ndihesha vendas jo emigrat ne greqi

    mbas ca vitesh ne greqi na del lloto per amerik per fat edhe familjes nga tirona si sot e ksaj dite jemi ne usa chicago


    dua te falenderoj alba per temen bravo
    edhe keto qe thash pak me lart eshte menyra se si shum shqiptar si puna ime kan vuajtur per tu ber dicka ne ket bot nuk mund te imagjinoni se cfar kemi heq ato vite kush se ka provuar
    athere po e mbyll me kaq
    respekte mario
    Partizoni

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje te gjitheve

    Ju falenderoj per tregimet qe keni hedhur ne kete teme . Besoj ka shume antar , ketu ne kete forum per te shprehur dhimjen , vuajtjet , dhe mallin qe kan kaluar keto 18 vjecarin e fundit . Presim te lexojme dicka nga jeta juaj reale .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #50
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Alba akoma gjall je ti :P

    Me fal qe jam jashte teme , por me duhej te pyetja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpirt Njeriu : 25-01-2008 më 05:27
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo përjetimet mund edhe të shlyhet nga truri!
    Nga Davius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •