Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Vazhdo Dardajan , se dhe historia jote me sa shoh qenka e dhimshme ...
    po pres vazhdimin ...

    Alba
    Faleminderit ALBA kam akoma shum per te thene por per disa dite do te shkoj ne Tirane dhe nuk mund te shkruaj por besoj qe mbas kthhimit do kem edhe gjera te reja , megjithate merita esht juaja qe hapet kete teme pasi eshte e veshtire te kujtosh dhe te shkruash ngjarje te jetes tende
    akoma me teper ti besh ato publike


    pershendetje dardajan

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    vazhdim nr 3

    Askush nuk e dinte , as sot e ksaj dite qe e ardhmja e demokracise dhe e popullit tone keto 15 vjet do te mvarej nga ky takim , mbase jam i vetmi deshmitar okular i ketij takimi ,dhe qe ve ne dukje rendesine e tij, sepse sic do shohim me vone ky takim do ndryshonte drejtimin e demokracise shqiptare.
    Diten e neserme ne mengjes shkova ne qytet reth ores 9 , studentet ishin akoma neper mensa jashte edhe pse ishte dimer kishte nje qiell te kthjellet dhe nje diell i forte qe te ngrohte fytyren, studentet filluan te grumbulloheshin ne shesh duke u ulur neper lulishte dhe ata pak stola qe ishin,me vone filluan te vinin edhe te rinj nga Tirana dhe disa intelektuale qe jo te gjithe i njihnin, dikush solli nje megafon dhe studentet filluan te mbanin fjalime te shkurtra ku shprehnin vendosmerine per te vazhduar kerkesat e tyre dhe duke i shtuar atyre te tjera ne fund te fjalimeve hidheshin parrulla si ; poshte blloku dhe bllokmenet, posht komunizmi etj,
    dhe te gjith njezeri shoqeronin me urra dhe ovaciene te zgjatura, me pas filluan te flisnin disa pedagoge apo intelektuale qe shprehnin solidarizimin me studentet duke bere edhe prezantimin e vetes sic benin edhe studentet,aty rreth ores 12 vjen edhe shoku Sali Berisha i shoqeruar
    nga Azemi dhe disa intelektuale te tjere qe tani nuk me kujtohen,
    Azemi merr megafonin dhe pas nje fjalimi te shkurter prezanton dhe i jep fjalen Shokut Sali Berisha ,(me poshte po mundohem te citoj fjalet e tij ato me kryesoret) ;

    Te dashur student , zonja dhe zotrinj ju falenderojm per ardhjen tuaj ketu dhe per mbeshtetjen qe jepni kesaj levizje, pasi vendi yne ka nevoje per nje zhvillim me te shpejte dhe per ndryshime demokratike, ku nje ndihmese te madhe ne kete zhvillim po jep edhe presidenti yne shoku Ramiz Alia. RRofte presidenti .......

    Emrin e te cilit e tha duke ngritur zerin ne fund si per ti dhene rendesi dhe po priste ovacionet por nuk arriti te mbaroj fjalen pasi te gjithe filluan te therrisnin TRADHTAR ,TRADHTAR ,NUK E DUAM , NUK E DUAM


    AI filloj te bente shenje qe te pushonin dhe filloj serish fjalimin duke perseritur te njejten gje per presidentin ne fund te fjalimit pasi mendonte se e kishte degjuar gabim ,por kete radhe reagimi ishte akoma me i fuqishem dhe fjalet TRADHTAR , TRADHTAR mbushen sheshin ,
    ky ka qene momenti me delikat dhe me i rendesishem i jetes se tij dhe i demokracise Shqiptare pasi ai duhet te zgjidhte ose te vazhdonte planin e Ramizit , dhe te largohej me gisht ne goje , ose te ndryshonte strategji dhe te behej ai lider i demokracise keshtu do realizonte endren e tij prej udheheqsi pasi deri ne ate kohe karriera e tij kishte mbetur si
    doktor i Enverit dhe sekretar i organizates baze te partise Punes ne vendin ku punonte.

    Por ai zgjodhi te dyten dhe degjoni si e ndryshoj fjalimin ;

    Mbasi tha fjalet e para rutine ,ne fund shtoi , Poshte komunizmi, poshte bllokmenet , rroft demokracia ,posht ky ,posht e ai , derisa u ngjir nga zeri,
    sigurisht pati shum ovacione dhe brohoritje qe e ben ti qeshte buza dhe te ndihej i rendesishim, pastaj pagezoj sheshin me emrin sheshi demokracia, gjate kesaj kohe kishte arrdhur koha e drekes dhe ai e mbylli fjalimin duke thene se shkolle nuk ka dhe neser te gjithe ne sheshin demokracia, morri edhe megafonin qe te mos fliste njeri tjeter pas tij.



    vazhdon>>>>>....


    shenim mos mi vini re nonji gabim apo noi presje se eshte ora 2 e nates dhe neser jam per rruge Shqiprie sigurisht pasi kom bo 10 ore pune.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    vazhdim nr 4

    Gjat diteve te tjera deri ne formimin e Partise Demokratike e rendesishme ishte te mbahej gjalle levizja duke qene te gjithe prezent ne shesh, prandaj per t'ju bere te qarte pjesen tjeter po ju jap intervisten e bere Eduart zaloshnja nga Koha Jone,

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eduard Zaloshnja, ekskluzivisht per "Koha Jone" nga SHBA, rrefen kujtimet e tij per ditet e para te Dhjetorit '90, Levizjen Studentore, si dhe detaje te pathena me pare rreth dites se themelimit te Partise Demokratike.

    Dy fajle rreth Eduard Zaloshnjes:

    Eduard Zaloshnja u lind ne Tirane ne vitin 1960. Levizja Studentore e Dhjetorit 1990, e gjeti asistent-pedagog ne Fakultetin e Ekonomise Agrare. Nen ndikiminin e edukates anti-komuniste marre ne familje, iu bashkua qe ne 11 Dhjetor grupit te studenteve dhe intelektualeve te rinj qe themeluan Partine Demokratike.

    Ne muajt e pare pas themelimit te PD-se, Dr.Zaloshnja u mor me hartimin e programit ekonomik per bujqsine, si dhe me sqarimin e tij publik ne gazete, televizion, radio, dhe neper qytete e fshatra te Shqiperise. Ne zgjedhjet e Marsit 91, ishte kandidat per deputet ne nje zone rurale. Por rivalja e tij, e cila ishte kryetare e koperatives se asaj zone, si shume kolege te saj, fitoi ne zgjedhje.

    Ne Kuvendin e Pare te PD-se (Shtator '91), Dr.Zaloshnja propozoi qe PD-ja, ne vend te nje kryetari te vetem, te kishte nje kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor. Propozimi i tij, nuk u aprovua nga Kuvendi. Pas atij kuvendi, ai u shkeput nga PD-ja dhe iu dedikua plotesisht karrieres shkencore.

    Ne Janar 1992, Dr.Zaloshnja shkoi ne SHBA per te mbrojtur doktoraturen ne ekonomi dhe, qe prej asaj kohe, ka jetuar ne shtetin e Virxhinias. Aktualisht eshte kerkues shkencor ne "Pacific Institute for Research and Evaluation", ku merret me analizen ekonomike te aksidenteve ne pune dhe ne trafik. Nje pershkrim me te hollesishem te punes shkencore te tij mund ta gjeni ne faqen: http://www.pire.org/Staff_bios/Zaloshnjabio.doc

    Intervista:

    Koha Jone: Perse vendoset te dilnit ne krah te Levizjes Studentore ne dhjetor te vitit 1990? Ishte nje vendim i juaji, pranim i nje ftese per bashkepunim, i shtyre nga dikush apo si*?

    Zaloshnja: Meqenese jam biri i dy njerzve qe u burgosen ose internuan per arsye politike gjate regjimit komunist, dhe qe kishin ne rrethin familjar vellezer, motra, kusherinj e kusherira qe kishin pesuar te njejtin fat (rrethi i yne familjar akumuloi mbi 100 vjet burgim e internim politik gjate atyre viteve te errta), ishte me se e natyrshme qe mezi te prisja diten kur nje levizje demokratike t'i kundervihej atij regjimi.

    Konkretisht, ne daten 11 dhjetor 1990, studentet e Universitetit Bujqesor shpallen publikisht nje peticion te ngjashem me ate qe shoket e tyre te Universitetit te Tiranes kishin shpallur nje dite me pare. Une mbajta lidhje gjate asaj dite me dy nga udheheqesit studentore, te cilet ishin studentet e mij. Ndersa ne mbremje, shkova ne Qytetin Studenti, ku ishin mbledhur me dhjetra mijra tiranas. Atje takova Gramoz Pashkon dhe Elsa Ballaurin, te cilet i kisha pas njohur me perpara. Bashke me ta ishte Sali Berisha e Besnik Mustafaj, te cilet i shihja per here te pare. Disa minuta pasi i isha bashkuar grupit te tyre, u dha lajmi se Ramiz Alia kishte vendosur te lejonte krijimin e nje partie te studenteve dhe intelektualeve te rinj. Ose thene ndryshe, qe kishte lejuar pluralizmin politik. Ne ate moment, filluam te perqafojme njeri tjetrin si te marre, nderkohe qe turrma gjigande e mbledhur ne shesh brohoriste "Fitore!". Nga ai moment, praktikisht, une isha bere pjese e grupit drejtues te Levizjes Studentore.

    Koha Jone: Per periudhen qe flasim, studentet ishin kunder sistemit, por mendoni ju se ata e dinin mire se ç'ka donin?

    Zaloshnja: Levizja Studentore ishte nje levizje spontane qe filloi me kerkesen per drita e uje dhe qe eventualisht arriti deri ne kerkesen per krijimin e nje partie opozitare. Dhe e gjitha kjo ndodhi ne harkun e kater diteve. Duke mos qene frut i nje disidence te organizuar, sic ishte desidenca ceke, p.sh., nuk mund te pritej qe kjo levizje te kishte nje platforme te qarte per te ardhmen. Mos te harrojme se vetem nje pakice fare e vogel shqiptaresh ne ate kohe kishin mundesine te lexonin cka duhej per te krijuar nje vizion te plote per shoqerine qe deshironim te ndertonim. Ndjekja e lajmeve te RAI-it ishte atehere per shume nga ne e vetmja dritare nga mund te shihej se si funksiononte bota demokratike. Dhe ajo dritare padyshim qe nuk ishte e mjaftueshme per te krijuar nje vizion te plote.

    Koha Jone: Ka patur vertet rryma brenda Levizjes Studentore?

    Zaloshnja: Nder udheheqesit e Levizjes Studentore, dy me te medhenjte ne moshe dalloheshin me teper: Azem Hajdari, ndjese paste, dhe Shinasi Rama. I pari dallohej per nje trimri qe Zoti e rezervon vetem per heronjte dhe i dyti dallohej per nje nivel te larte intelektual (Shinasiu po mbaronte fakultetin e dyte dhe perkthente nga disa gjuhe te huaja ne ate kohe). Nderkohe qe Azemi e pranoi menjehere futjen e Berishes dhe intelektualeve te tjere ne drejtimin e partise qe do te lindete nga Levizja Studentore, Shinasiu ishte i mendimit qe, ne drejtimin e partise, te perfshiheshin vetem ata pedagoge qe iu bashkuan studenteve ne takimin qe paten me Ramiz Aline ne 11 dhjetor. Ishte pikerisht kembengulja e Shinasiut shkaku qe ne Komisionin Nismetar te partise qe u krijua nga ajo levizje te futeshin 6 studente e jo nje apo dy. Eventualisht, Shinasiu e humbi duelin me Azemin, dhe, pas nje perplasje shume te ashper me Berishen ne Komisionin Nismetar, u largua nga partia. Me largimin e Shinasiut, dalengadale, Levizja Stu
    dentore u njehesua me partine qe lindi prej saj.

    Koha Jone: Si lindi Partia Demokratike? Mund te risillni ne kujtesen tuaj disa detaje pikante te ngjarjeve qe u zhvilluan mes 11 dhe 12 dhjetorit 1990?

    Zaloshnja: Pasi ishte kthyer grupi i studenteve dhe pedagogeve nga takimi me Ramiz Aline, ne oret e vona te dates 11 dhjetor, u degjua me megafon nga te gjithe te pranishmit ne Qytetin Studenti incizimi i plote i bisedes me Presidentin. Pasi ora kishte kapercyer 12-en, pra kur kishte filluar dita e re, shumica e atyre qe ishin takuar me Aline, si dhe Berisha, Pashko, Mustafaj, Ballauri, e une, u futem ne Godinen 15, ne hollin e katit te dyte te saj. Gjeja e pare qe diskutuam ishte se si do ta quanim partine e re qe Alia kishte lejuar te krijohej.

    Une, kur kishte mbaruar degjimi i bisedes me Aline ne shesh, kisha pas kapur flamurin qe nje student mbante ne dore dhe kisha thirrur "Rrofte Partia Demokrate". Por Azemi me kishte thene se kishin pas dhene fjalen qe partia te quhej e studenteve dhe intelektualeve te rinj. Kur u hap debati rreth emrit te parties ne Godinen 15, une, duke i qendruar idese time fillestare, sugjerova qe partine e re ta quanim Partia Demokrate. Por Arben Imami me kundershtoi me arsyetimin se nje parti me te njejtin emer ishte parti kryesore ne SHBA. Ne vend te emrit qe sugjerova une, Imami propozoi emrin Lidhja Demokratike. Por Berisha e kundershtoi kete emer me argumentimin se mund te krijohej pershtypja ne opinionin nderkombetar se partia jone do te ishte nje dege e Lidhjes Demokratike te Kosoves. Atehere une iu ktheva perseri sugjerimit tim, por me nje ndryshim te vogel: Partia Demokratike. Ballauri me shaka tha: "Pash Zotin, mos na kujto Frontin Demokratik!". Nderkohe qe te tjeret po qeshnin, Berisha rrinte i menduar. Pas di
    sa castesh, ai tha me seriozitet: "Partia Demokratike me duket emer i goditur. Do te kishte qene mire te mos ekzistonte Fronti Demokratik, sepse, ne fakt, emri me pershtatshem per partine tone do te ishte pikerisht Fronti Demokratik. Sidoqofte, emri Partia Demokratike me duket se e percon idene se ajo do te jete nje parti e te gjithe atyre qe duan nje sistem demokratik ne Shqiperi". Fjalet e Berishes i vune vulen diskutimit mbi emrin e partise. Pas emrit te partise, dikutuam se si dhe ku do te punonim per programin e shkurter, te cilin kishim premtuar se do ta shpallnim brenda dites ne Qytetin Studenti.

    Koha Jone: Ku u la te punohej dhe si u ndane detyrat?

    Zaloshnja: Une sugjerova qe te shkonim ne shtepine time, pasi ato dite nuk kisha njeri ne shtepi. Por Berisha e kundershtoi sugjerimin tim me arsyetimin qe te ishim sa me prane studenteve. Ai tha se, megjithe pergjuesit qe mund te ishin vene ne shtepine e Pashkos, atje ishte vendi me i pershtatshem per te punar per programin. Dhe ne menyre te vetvetishme, Berisha mori rolin e drejtuesit qe percaktonte se kush duhej te bente cfare. P.sh., mua me tha te bashkepunoja me pedagoget Rexhep Uka e Besnik Gjonkecaj ne Universitetin Bujqesor per te pergatitur seksionin e programit per bujqesine (Gjonkecaj refuzoi te bashkepunonte), Pashkos i tha te pergatiste seksionin per ekonomine, etj. (ndarja qe Berisha beri ate nate do te mbetej per ca kohe baza e struktures se departamenteve te PD-se). Ne syte e tij, ne ato caste, mund te dallohej lehte nje ndricim jo tokesor; ai dukej si nje njeri te cilit sapo i ishte caktuar nga Zoti nje mision special.

    Koha Jone: Mund te na rrefeni ndonje perjetim tuajin te natyres spirituale? Per shembull, c' ndjete ju diten e themelimit te PD-se?

    Zaloshnja: Rreth ores 2:30 te nates, kur ne kalendar ishte shenuar tashme data 12 dhjetor, mbaj mend qe morem rrugen per ne shtepi. Tek ecja permes sheshit Skenderbej perkrah Sali Berishes, Arben Demetit, etj., ndjenja e te qenit pjese e nje momenti te rendesishem historik me dehu. Dhe ajo dehje vazhdoi deri ne zgjedhjet e marsit 1991. Pas te cilave, PD-ja, nga nje levizje apo front i gjere demokratik, u kthye ne nje parti tradicionale parlamentare, me gjithe te mirat e te keqiat e veta.

    Koha Jone: Regjistrimi zyrtar i PD-se si parti u be ne 14 dhjetor. Por PD-ja feston 12 dhjetorin si diten e themelimit te saj. Ju c'mendim keni?

    Zaloshnja: Pavarsisht se regjistrimi zyrtar i PD-se u be ne daten 14 dhjetor, data e themelimit te saj eshte ne realitet 12 dhjetori. Dhe per te qene me ekzakt, ora 1:30 apo 2:00 duke gedhire data 12 mund te quhet koha kur ajo lindi.

    Koha Jone: Si u ngriten fillimisht strukturat drejtuese te PD-se dhe nga kush drejtoheshin ato?

    Zaloshnja: Pas metingut te 12 dhjetorit, ku u lexua programi i shkurter i partise, u grumbulluan ne Pallatin e Kultures Studenti te gjithe ata qe kishin marre pjese ne hartimin e programit, drejtuesit studentore, si dhe intelektuale e punetore nga Tirana. Gjithsej beheshim rreth 200 vete. Ne ate mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismetar te partise si dhe seksionet e specializuara. Ne komisionin nismetar u zgjodhen 6 studente, 4 pedagoge, 4 intelektuale, dhe 4 perfaqsues te nderrmarjeve te Tiranes. Kryetar i Komisionit Nismetar u zgjodh Azemi.

    Mbaj mend qe fill pas mbledhjes, motres time (Merita Hoxha Zaloshnja), e cila ishte e vetmja grua e zgjedhur ne Komisionin Nismetar, Berisha i tha se Azemi ishte zgjedhur vetem perkohesisht si Kryetar. Dhe kjo ishte hera e pare qe ime moter e takonte Berishen.

    Gjithashtu mbaj mend se kur sapo kishte mbaruar mbledhja, ne salle u fut Edi Rama. I etur per te qene protogonist ne partine e pare politike qe do t'u kundervihej komunisteve, nga Greqia (ku kishte qene per nje ekspozite) Rama e mbajti frymen drejt e tek Qyteti Studenti. Qe ne kete kontakt te pare me grupin e sapoformuar drejtues te PD-se, Rama e sfidoi Berishen duke e kritikuar hidhur per falenderimet publike qe i kishte drejtuar Ramiz Alise, si dhe per thirrjet "Rrofte Presidenti Alia" ne mitingun e pare te PD-se. Pas nje shkembimi te tensionuar batutash midis Berishes e Rames, u desh nderhyrja brutale e Pashkos qe Rama te nderpriste debatin dhe te linte sallen i revoltuar.

    Pak vite me vone, duke rikujtuar ate incident, Berisha do t'i shprehej ne konfidence sime motre se "perzenia e Edi Rames kishte qene e vetmja e mire qe PD-ja kishte patur nga Pashko". Ndersa muaj me vone, Rama do te shprehej ne nje rreth miqsh se "po te kishte qene ne Shqiperi naten e 8 dhjetorit 1990, padyshim qe do te ishte vene ne krye te revoltes studentore qe ne fillim te saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili, ne 11 dhjetor, e mirepriti bashkepunimin me Berishen, do ta kishte perzene doktorin me motivacionin se dy nete me pare ishte paraqitur tek studentet si emisar i Ramiz Alise".

    Koha Jone: Ka edhe shume zera te tjere qe thone se angazhimi i Sali Berishes ne Levizjen Studentore, por edhe ne PD, ka qene i diktuar nga Ramiz Alia. Ne cilesine e deshmitarit te asaj periudhe, ju sa i besoni ketyre aludimeve?

    Zaloshnja: Nga shume studente drejtues te levizjes, me eshte thene se Berisha fillimisht kishte ardhur tek ata si nje negociator i Ramiz Alise. Duke u nisur nga tregimet e tyre si dhe nga qeneia afer Berishes qe ne momentet kur lindi PD-ja kam arritur ne kete konkluzion: ka shume gjasa qe Berisha te jete derguar nga Ramiz Alia tek studentet per t'i zbutur, por kur ai pa se levizja studentore nuk ndalej dot pa u siguruar per lejimin e nje partie opozitare, vendosi t'i bashkohej asaj dhe eventualisht te vihej ne krye te partise qe do te lindete. Gje te cilen e realizoi zyrtarisht ne shkurt te vitit 1991.

    SI E KERCENOI GONXHE, RAMIZ ALINE

    Koha Jone: Ne baze te cilave modele u ndertua PD-ja?

    Zaloshnja: Ne fillimet e saj, PD-ja denoncoi strukturen piramidale te PPSH-se, dhe deklaroi se, ndryshe nga ajo, do te ishte nje parti elektorale e tipit perendimor. Por termi "parti elektorale" asnjehere nuk u shpiegua nga udheheqesit kryesore te PD-se dhe, per me keq, as nuk u aplikua.

    Te qenit parti elektorale nenkupton qe aktiviteti i partise te perqendrohet kryesisht ne mbeshtetjen e kandidateve qe perqafojne platformen e saj politike ne zgjedhjet e te gjitha niveleve. Gjithashtu, te qenit parti elektorale nenkupton qe, si perzgjedhja e kandidateve elektorale, ashtu edhe e udheheqjes se partise, te behet drejtperdrejt nga anetaret apo elektorati i partise, dhe qe roli i strukturave drejtuese te partise te kufizohet vetem ne organizimin e fushatave zgjedhore, ne hartimin e platformes politike, si dhe ne propogandimin e saj. Ndersa qendrimet politike te perpunohen dhe paraqiten nga grupi parlamentar i partise kur ajo eshte ne opozite, dhe nga qeveria ne bashkepunim me grupin parlamentar kur eshte ne pozite.

    Para marsit 1992, PD-ja nuk beri ndonje perçapje per t'u konfiguruar si parti e tille ndoshta edhe si rrjedhoje e zhivillimeve te vrullshme politike te asaj kohe. Por, me ardhjen ne pushtet, PD-ja demonstroi se vetem parti elektorale me demokraci te drejtperdrejte nuk do te ishte.

    Koha Jone: A kane ekzistuar klanet ne PD? Nese po, ne baze te cilave kritere u ndertuan keto grupime?

    Zaloshnja: Grupi i intelektualeve qe u vu ne krye te PD-se ishte thjesht nje amalgame njerzish qe i bashkonte deshira per t'i dhene fund regjimit komunist e per ta orientuar Shqiperine drejt Perendimit. Nder ta, vetem Berisha dhe Pashko ishin intelektualet qe ishin shprehur publikisht per ndryshimin e regjimit para dhjetorit '90. Keshtu qe ishte e natyrshme qe ata te pozicionoheshin qe ne fillim si udheheqes krysore te partise qe po lindete.

    Dhe jo rastesisht, keta dy personazhe politike, ishin perfaqsuesit me tipike dhe me te spikatur te dy kategorive kryesore te intelektualeve qe perbenin ne fillim grupin drejtues te PD-se: 1-intelektualet e ardhur nga rrethet qe kishin milituar me devocion ne PPSH dhe qe ishin shperblyer per kete me poste te mira ne kryeqytet; 2- intelektualet qe ishin lindur e rritur ne Tirane dhe qe e kishin prejardhjen nga familje me peshe ne strukturen shteterore komuniste. Keta te dytet, ndryshe nga te paret, kishin milituar ne PPSH jo me ndonje devocion te madh, ishin ekspozuar qe heret ndaj ideve perendimore, dhe ishin te bindur me kohe qe sistemi totalitar duhej zevendesuar me nje sistem demokratik. Nderkohe qe keta intelektuale ishin me pak te influencuar nga kultura klanore se sa ata qe kishin ardhur nga rrethet, prape nuk mund t'i shmangeshin origjines se tyre nga nomenklatura komuniste; ta do mendja se te gjithe ata kishin patur rastin te degjonin prinderit duke biseduar per favore qe do t'ia kerkonin ose qe ua ki
    shin bere miqve duke shfrytezuar poziten zyrtare.

    Koha Jone: Po me vone si u konfiguruan grupimet?

    Zaloshnja: Dy muaj pas themelimit te PD-se, kur ish-te burgosurve politike filloi t'u dilte frika, rreth grupit te Berishes u bashkuan edhe intelektuale qe e kishin kaluar jeten burgjeve dhe internimeve. Me i spikaturi nder ta ishte Mandela shqiptar, Pjeter Arbnori. Nje nga faktoret qe coi ne gravitimin e kesaj kategorie intelektualesh drejt Berishes ishte padyshim qenia e Pashkos biri i nje ish-udheheqesi te ashper komunist. Nje arsye tjeter ishte se ata shihnin tek Berisha nje udheheqes me te ashper e me te vendosur per te mundur totalisht PPSH-ne. Dueli midis grupit te Berishes e te Pashkos, sic dihet, perfundoi me fitoren e Berishes. Dhe nga momenti qe ai u zgjodh per here te pare kryetar i partise, kushdo qe e ka mbeshtetur, ka mbijetuar ne PD. Te tjeret jane detyruar ta lene partine.

    Koha Jone: E mbeshteti PD-ja greven e urise se studenteve per heqjen e simboleve te komunizmit?

    Zaloshnja: Greva e shkurtit 1991 e pati zanafillen e vet ne Universitetin Bujqesor. Nje mengjes te ftohte te atij shkurti, kur arrita atje, pashe se studentet kishin dale ne greve per te protestuar ndaj kushteve te keqia ne konvikte. Pasi u konsultova me udheheqesit e greves, i bera thirrje studenteve qe te kerkonin dorheqjen e Adil Carcanit, Kryeministrit te atehershem, me arsyetimin se qeveria e tij ishte e paafte te kujdesej jo vetem per hallet e studenteve, por edhe te te gjithe popullit shqiptar. Nderkohe mora ne telefon seline e PD-se. Telefonates time iu pergjigj Arben Imami. Pasi i tregova se c'po ndodhte, ai me tha se do te vinte menjehere me Azemin dhe me studente te tjere nga Universiteti i Tiranes. Kur ata erdhen, turma studentore morri zjarr. Dhe pas fjalimeve qe mbajti Azemi dhe Imami, i sugjeruam udheheqesve studentore qe greva te perkrahej edhe nga Universiteti i Tiranes.

    Ate nate, kur e diskutuam ne seline e PD-se iniciativen tone, Pashko doli kundra me arsyetimin se rrezimi i qeverise do ta conte vendin ne impas dhe ne si parti do te dilnim te humbur. Ne vend te qeverise Carcani, arsyetoi Pashko, do te vihej nje qeveri me e moderuar, e cila mund te ishte me e suksesshme per te genjyer votuesit e lekundur. Ndersa Berisha arsyetoi se rrezimi i qeverise do te kishta vlera simbolike qe i tejkalonin minuset qe permendete Pashko. Pas debateve te gjata u vendos qe te mbeshtetej greva e studenteve, por jo ne menyre te hapur. Eventualisht, greves iu shtua edhe kerkesa e heqjes se emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranes dhe u kthye ne nje greve urie.

    Koha Jone: Si e perjetuat 20 shkurtin 1991 (rrezimin e bustit te diktatorit Hoxha) dhe ku ndodheshit ju ate dite?

    Zaloshnja: Ate dite kisha planifikuar te shkoja ne Rreshen per te inaguruar themelimin e PD-se ne Mirdite. Rreth ores 14 u nisa per rruge dhe po te mos kisha degjuar brohorima rreth e qark, ndoshta do ta kisha humbur rastin te perjetoja nje nga gezimet me te medha qe kam ndjere ne jete. Sapo degjova brohoritjet, i thashe shoferit te me conte te sheshi Skenderbej dhe pastaj te shkonte te lajmeronte ne telefon themeluesit e PD-se ne Rreshen per anullimin e metingut atje. Kur arrita ne shesh, busti i Enverit po terhiqej zvarre, nderkohe qe mijra njerez te ngazellyer e ndiqnin nga pas. E ndoqa edhe une deri te Qyteti Studenti, nderkohe qe vazhdimisht me dilte parasysh pamja e babait tim ne shtratin e vdekjes ne spital; pak para se te kishte humbur vetdijen, ai e kishte drejtuar doren nga portreti i Enverit, ne nje fare imitimi te zbehete te shkrehjes se revolverit.

    Koha Jonee ke jeni takuar ate dite dhe, nese ju kujtohet, si e festuat ju personalisht rrezimin e simbolit te diktatures?

    Zaloshnja: Pasi arrita ne Qytetin Studenti, u takova me Blendi Gonxhen, i cili kishte qene fytyra publike e greves se urise. Blendit i sugjerova te merrte Presidencen ne telefon dhe t'i kerkonte Ramiz Alise qe brenda ores tete te shpallej vendimi i heqjes se emrit te universistetit dhe rrezimit te qeverise sepse, perndryshe, turma e mbledhur ne Qytetin Studenti do t'i drejtohej godinave qeveritare. Atij i pelqeu sugjerimi im dhe te dy shkuam ne nje familje aty prane, per te cilen na thane se kishte telefon. Kercenimit te Blendit, sekreatri i Alise iu pergjigj me percmim. Por eventualisht, emri i Enverit u hoq nga universiteti dhe qeveria e dha doreheqjen.

    Vone ne darken e 20 shkurtit, mbaj mend qe Azemi, une dhe Arben Imami, u mblodhem ne shtepine e ketij te fundit, per te festuar me ca gota raki rezultatin perfundimtar te asaj qe e kishim nisur te tre si padashje ne nje dite te ftohte te fillimit te shkurtit. Ne jeten time nuk me ka shijuar kurre ndonjehere me shume rakia...

    Koha Jone: Kur mendoni se diktatures komuniste iu be gjyqi i pare publik?

    Zaloshnja: Menyra se si e kam perjetuar 11 dhjetorin e '90-es dhe 20 shkurtin e '91-it, me ka krijuar kete perceptim ne mendjen time: ne daten e pare, diktatures iu ngrit akt-padia publike dhe, ne te dyten, iu dha verdikti i denimit me vdekje. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera, padyshim qe shenon diten kur diktatura komuniste u dergua perfundimisht ne varr nga qindra mijra shqiptare. Datat e tjera si data e themelimit te PD-se, e rrezimit te qeverise Nano ne maj 1991, e fitores plebishitare ne 22 mars 1992, etj. mund te kene patur vlera praktike, por jo vlerat simbolike qe kishin 11 dhjetori dhe 20 shkurti.

    Koha Jone: Dhe se fundi, ne c'moment e ndjete veten te huaj ne PD apo te tradhetuar prej saj?

    Zaloshnja: Kur une propozova ne Kuvendin e Pare te PD-se qe ajo, ne vend te nje kryetari te vetem, te kishte nje kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor, Berisha, i cili ishte ulur perkrah meje, u ngrit me vertik dhe tha se Kuvendi kishte votuar tashme per menyren e zgjedhjes se kryetarit. Une iu kunderpergjigja me faktin se drejtuesi i seances (Arben Demeti) nuk kishte krijuar mundesine per propozimin e amendamenteve. Pas insistimit tim, u lejova te propozoj zyrtarisht amendamentin ne statut. Dhe kur argumentova se mjaft kishte vuajtur Shqiperia nga prijesat e forte kryenece, salla reagoi me indinjate ndaj meje. Ne ate moment, e ndjeva veten te huaj ne partine se ciles i kisha sugjeruar emrin dhe per te cilen kisha enderruar shume deri atehere. Prej asaj dite, nuk kam qene me anetar i ndonje partie.

    Eduard Zaloshnja, Ph.D.
    Research Scientist
    Public Services Research Center
    Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
    11710 Beltsville Dr., Suite 300
    Calverton, MD 20705
    Phone: 301.755.2734
    Fax: 301.755.2799

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    vazhdim nr 5

    As Eduart Zaloshnja e as Edi Rama nuk dinin dhe nuk din ende sot per takimin midis Zotit Sali dhe Azemit para formimit te partise demokratike prandaj dhe mundesite per te marre ne dore frenat e levizjes ishin shume te pakta per te mos thene fare pasi ato ishin vendosur me pare diku tjeter.
    me kaq i mbyll kujtimet e mia te dhjetorit.
    faleminderit kush e lexon.

  6. #36
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    ora xero:

    Tirane 1990,

    Beni me ne fund kishte dalur nga shkolla e edukimit, mbas kerkeses se presor Astritit. Dialoshi, tashme 17 vjec, jetonte qe prej disa javesh ne shtepine e Astritit. Oret e paradites, kur te zoterit e shtepise ishin ne pune, Beni u kujdeste per femijen e tyre te porsalindur kurse kohen e lire Beni e kalonte duke u sjellur neper rruget e Tiranes. Qyteti dukej me i rrenuar se kurre. Gjithandej mbizoteronte skamja, varferia dhe uria. Dyqanet ishin bosh, ose sepse nuk ekzistonin produkte ose sepse i kishin vjedhur. Pleq e plaka linin jeten pothuajse cdo dite ne ndonje radhe para dyqanit te bukes ose te qumshit. Popullsia e kryeqytetit ishte shtuar me shume se kurre. Njerez mberinin perdite nga qytetet per'reth por edhe nga qytetet me te largeta te republikes. Per here te pare shifje ne qytet njerez te pastrehe qe e kalonin naten me ndonje lulishte, ndonje stacion autobuzi ose ndonje fabrike te saposhkatruar. Oret e nates kishe frike te dilje ne rruge, kriminaliteti kishte aritur ne kulm. Ate Vere degjoheshin shume "lajme", lajm se do na liroje Amerika, lajm se do na ndihmonin Europianet, lajm se do na pushtonte Jugosllavia, lajm se do coheshin studentet, lajm se do vinte Mbreti, lajme, lajme, lajme...
    Ishte data 2 Korrik. Bente shume nxeht, qe ne mengjes u dukte se nuk do ishte nje dite si gjithe te tjerat. Beni kishte dale duke bere shetitjen e tij te zakonshme, por ate dite qyteti dukej krejt ndryshe. Cunat e rinje rinin grupe grupe neper cepat e pallateve ne qender te qytetit. Vajza ate dite Beni nuk shikonte fare, saqe ndjeu nje hidherim te vogel brenda tij, me sa duket nuk i linin baballaret e tyre te dilnin ne rruge ato dite trazirash. Papritmas turma njerezish filluan te vrapojne si te terbuar drejt Rruges se Kavajes. Disa mbanin foshnje ne krah dhe ndonje cante. "U hapen, u hapen...", "shpetuam", bertisnin njerezit.
    -- Cfare ka ndodhur more? Pyeste dialoshi njerezit qe vinin me vrull drejt tij dhe nuk i kthenin pergjigje.
    -- Cfare ka ndodhur hej? Pyeti Beni nje kalama qe po kalonte prane tij dhe e kapi nga jaka e nuk po e leshonte.
    -- U hap Ambasada Gjermane. Do shkojme ne Gjermani. U pergjigj ai.
    Disa minuta me pare dy Tiransa, nga lagja e Kombinatit Tekstil, Jari me Francin me nje kamion IFA te mbushur nga mbrapa me njerez kishin goditur murin e Ambasades Gjermane dhe e kishin care. Brenda pak oreve te gjitha ambasadat europiane e Rr. Kavajes ishin mbushur me Shqiptare qe kerkonin strehim politik.
    Me te degjuar lajmin Beni, filloi dhe ai te vraponte drejt Mihal Durros. Ne fillim ishte entuzjast, i dridhej pak trupi nga ndjenjat e momentit. Pastaj nuk ndjente me asgje, thjesht vraponte, si te gjithe ata per'reth tij. Me te aritur te uzina e librit shkollor Mihal Durro mbeti i shtangur, ajo pjese e qytetit ishte kthyer ne nje cirk te vertet. Njerez vinin, njerez iknin. Disa alabak po godisnin me grushta e shqelma nje polic. Te qara nenash u degjonin prane hekurave te ambasadave, therrisnin femijet e tyre se kujtonin se nuk do i shifnin mλ. Disa burra po ngrinin nje grua e nje femi qe te kalonin murin e ambasades dhe nje tjeter, mbase babai e femise, po i terhiqte nga siper. Po te shihje Tiranen ate dite, me njerezit te mbytur ne panik, patjeter do te sillte pak ndermend djegjen e Kartagjenes ose pushtimin e Romes nga Barbaret.
    Beni beri pak perpara dhe pa e vrare shume mendjen filloi te kerkoj per Ambasaden Italiane. Vendosi se donte te shkonte ne Itali. Gjermania nuk i interesonte, filmat me partizane te Kinostudios i kishin krijuar nje mllef te madh per Gjermanet, kurse vendet e tjera te Europes ose nuk i kishte degjuar ndonjehere ose nuk e dinte nga binin. Emrat si Skilaςi, Adriano Celentano, Ornela Muti dhe Fantoci per te cilet degjonte tek-tuk ndonje histori interesante e ben te mari kete vendim te madh.
    -- A din gje ku eshte Ambasada Italiane? Pyeti nje kalimtar.
    -- Ja atje..., ngjit te ai pallati. Te ata njerezit qe po zbresin me litar nga ballkoni brenda ne ambasade.
    -- Rrofshe o robo! E falenderoi Beni dhe i'u drejtua ambasades nderkohe qe e kishte pushtuar nje ndjenje clirimi.
    Ne momentin e fundit u kujtua per Astritin. "Jo nuk eshte e mundur" mendoi " te lej Astritin ne ankth. Ai mu soll si babai im, cfare do mendoj nese nuk kthehem sot ne shtepi. Do filloj te kerkoj gjithandej. Do mendoj se me ka ndodhur ndonje gje e keqe". Duke menduar keto u kthye per ne shtepi me rembim qe te arinte t'u kthente perseri te mabasadat para se te ndodhte ndonje gje qe nuk do e lejonte te ikte.
    -- Astrit do iki. Nuk ka asgje qe te me mbaj ne kete vend-varrezash. Me se fundi do jetoj edhe une si njeri. Jam i lire, jam i zoti i vetes, do punoj. Hajde edhe ti po deshe.
    Astriti i habitur e shikonte dialin i cili ma fjalet e tij nuk i linte asnje mundesi qe te kundershtonte.
    -- Cfare ka ndodhur? Pyeti Astriti.
    -- U hapen ambasadat. Neser do na dergojne ne Itali. A ke ndonje cante per gjerat e mija?
    Astriti perhere i shifte gjerat me ftohtesi dhe me sy kritik. Nuk ishte me ata injorantat e Partise qe i frikesonin njerezit duke i thene se ne Gjermani Shqiptaret do i benin sapuna kurse ne vendet e tjera do i mbanin neper burgje por nuk ishte as me ata qe besonin se sapo te kaloje kufinjte e Shqiperise u beje pasanik.
    -- Po Italia nuk eshte fushe me lule. Ti nuk ke mbushur akoma 18 vjec, ku do shkosh vetem? Une nuk te shoqeroj dot, kam gocen e vogel, nuk iki dot nga vendi qe linda dhe u rita.
    -- Une ika, do te dergoj kartolina nga Italia. U pergjigj Beni, qe asgje nuk dukej se mund ta ndalonte.
    Si perfundim Astriti e coi Benin te nje mik i tij i cili poashtu do shkonte ne Itali dhe i shoqeroi te ambasada. U perqafuan me njeri tjetrin dhe dhane lamtumire.
    Pas tre ditesh te lodheshme, te mbushura me ulerima foshnjesh brenda ambasades dhe te qara plakash jashte ambasades, ariten disa autobuza perpara portes se ambasades. U degjuan disa thirje, "avanti, avanti..." dhe njerezit, te mbushur me gezim, ankth dhe shprese njekohesisht filluan te hynin neper autobuza. Autobuzat u nisen per ne Rinas, ku i prisnin avionat per ne Itali. Beni hypi ne njerin nga ta dhe "i tha lamtumire" Shqiperise.
    Me ne fund Benin e zuri gjumi dhe dy pika loti rane mbi jastik. Diten e neserme duhet te shkonte perseri ne pune. Duhej te vashdonte jeten e tij ne nje atdhe te ri. Duhet te shijonte nga fillimi ato dite feminore qe i'a kishin vjedhur ne Shqiperi.


    *** Kete shkrim e shkeputa nga nje proze te krijuar nga une ku jam munduar ne menyre letrare te shfaq gjendjen e asaj kohe. Disa ngjarje dhe persona (si Jari me Francin qe hapen ambasaden gjermane) jane reale!
    flm

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Histori te dhimshme te shkruajtura shum bukur nga te gjth ju qe i keni jetuar ato drejtperdrejt. mua me kujtohet 2 korrikur 1990 nga lajmet e asaj dite ne tvsh megjtihse isha vetem 9 vjec. Regjimi komunist kishte marr fund qysh nga renia e murit te berlinit dhe ne shqiperi ishte ceshtje kohe por ndryshe nga regjimet ne vendet e lindjes regjimi ne shqiperi ishte komunist i tipit barbar, mesjetar, nje perzierie e shemtuar anadollake me ide marksiste te vena ne jet nga kriminel shqiptar. prandaj dhe vuatjet e shqiptarve i tejkalojn ato te cdo vdendi tjeter komunist. Komunistet kan nje vend special ne ferr bashke me stalinin hitlerin etj. HIstorit e ambasadave jan shum tragjike por me tragjike jan ata qe iken me von ne 91 92 nga deti me fuci( kjo eshte para skafeve) njerzit lidhnin fuci bashke merrni nje komerdare te vjeter makine edhe notonin nga shqiperia ne itali!!! keto jan dokumentuar nga italianet, shumica qe iknin ne kete menyr vdisnin ne det.
    On a brighter note: thnk god its all over.

  8. #38
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    "14 VJET NE KERKIM TE DJALIT TE HUMBUR"


    Vlore- Ishte 4 qershori i vitit 1991, kur djaloshi 25-vjecar nga qyteti i Vlores, Shaban Isai, se bashku me nente shoke te tjere vlonjate, midis tyre dhe nje vajze, e fejuara e njerit prej tyre, provuan fatin. U nisen drejt Italise me nje anije primitive te ndertuar me mjete rrethanore. Prej asaj dite, familja Isai dhe nente te tjerat nuk kane patur asnje haber nga djemte. Por shpresat ua ka zgjuar nje person qe rastesisht ishte nisur me 4 qershor te vitit 1991 per ne Itali dhe kishte asistuar ne shpetimin e dhjete te rinjve ne anijen e improvizuar. Megjithese i kane kerkuar ndihme Kryqit te Kuq dhe instancave shteterore qe prej vitit 2000, pasi kane siguruar edhe emrin e anijes qe ka shpetuar emigrantet, "Jugo Linja", ngjarja eshte kaluar ne heshtje.

    Historia

    "Kishin marre dy anije peshkimi", rrefen Ildishane Isai, nena e djaloshit atekohe 25-vjecar, nje nder te dhjetet qe u nisen paraditen e 4 qershorit drejt brigjeve te Italise. Te dyja keto anije i kishin bashkuar ne nje te vetme, duke u vendosur nga anet 8 goma te medhaja zetori, (me te medhajat qe ekzistonin), per ta bere ate me te sigurt gjate lundrimit. "Te dhjete kishin nga nje karrike si dhe nje lopate qe u duhej per te zhvendosur masen e ujit ne lundrim. Me vete kishin marre edhe nje busull qe do t'u duhej per nje orientim e drejtim me te sakte", tregon Ildishania ngjarjen e 14 viteve me pare me lote ne sy. Te gjithe kane patur nje siguri ne vetvete se do t'ja dilnin mbane. Te afermit e tyre i percollen me sy paraditen e 4 qershorit, derisa peshkarexha u largua dhe nuk dukej me ne horizont. "Ky ishte kontakti i fundit qe patem si familje me Shabanin, po ashtu dhe familjet e nente pjesetareve te tjere te ekuipazhit me femijet e tyre", shton ajo.

    Befasia

    Nje dite vjeshte te vitit 2000, Xhemilja, motra e Shabanit, kur po udhetonte me tren per ne Tirane, rastesisht pyet nje pasagjer qe ishte ulur aty prane. "Si ka mundesi qe nuk ke ikur dhe ti si gjithe djemte e rinj per ne Itali?". Bashkeudhetari i eshte pergjigjur sipas Ildishanes: "Ika, por nuk me eci. Provova ne 4 qershor te vitit 1991". Por pa mbaruar llafin, Xhemilja e nderpret duke i thene qe po ate mengjes ishte nisur edhe vellai i saj. "Po, thote pasagjeri, i kemi pare ne mese te detit, ne ishim ne rrezik dhe kerkuam ndihme, kur na afrohet nje vapor i madh dhe na merr ne bord, nderkohe dhe ne drejtim te varkes qe nuk ishte larg nesh afrohet nje tjeter anije emri i se ciles ishte "Jugo Linja", e cila merr te 10 pjestaret e varkes".

    Shpresat

    Ky dialog i rastesishem mbushi me shprese familjen e Shabanit dhe te shokeve te tij. "Rreth viteve 1995, nga Televizioni Shqiptar u be nje koment ku thuhej per 1000 veta qe kishin mberritur me gomone ne brigjet e Jugosllavise", sqaron vellai i Shabanit te humbur. Por ishte dhene vetem si shifer pa permedur emrat e tyre. Jane interesuar ne zyrat e Kryqit te Kuq ne Tirane, por nuk kane marre asnje pergjigje konkrete. Kane kaluar rreth 14 vjet nga dita kur Shabani e shoket e tij, me nje anije primitive, u nisen drejt Italise per nje jete me te mire, por prej asaj kohe nuk ka patur asnje shenje jete per ta, asnje pergjigje konkrete. As nga qeveria shqiptare por as edhe nga ato te vendeve fqinj. Familjet nuk duan te besojne per ndonje fatkeqesi qe mund t'u kete ndodhur. "Shpresa vdes e fundit. Kam nje parandjenje se nje dite do te shihem me djalin tim", perfundon nena e Shabanit, Ildishane Isai, dhe lotet i bien rreke.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pse u hapen ambasadat

    Perpara 2 korrikut u hapen fjale ne popull se do hapeshin ambasadat ky lajm u perhap rreth 10 dit para dy korrikut dhe sigurisht u hap me qellim qe te pregatisnin popullin nga ana psikologjike per nje ngjarje te tille , dhe kjo per mendimin tim kishte nje qellim ate te largimit te gjith atyre qe ishin kunder regjimit , dhe largimit te kriminelve te bandave dhe te burgosurve, keshtu ta kishin me te lehte ndryshimin e kursit nga diktature ne demokraci duke qene perseri ata ne krye .

    Kjo solli si rezultat largimin e te gjith hajduteve krimineleve qe me von do te nxirnin nje imazh prej hajdutesh dhe kriminelesh te popullit Shqiptar ,pamvarsisht se ne mes tyre kishte shum nga ata qe punojn edhe sot e kesaj dite por qe nuk bejne lajme sesancionale prandaj dhe nuk permenden.

    Kjo teori e largimit te Shqiptarve egziston ende sot pasi zgjat jeten e komunisteve ne pushtet ,duke bere qe rinia ta shoh te ardhemen jasht dhe vetem jasht Shqiperise pasi me problemet e vendit merret Partia jon e dashur.

    Eshte fatkeqsi per popullin tone qe nuk ka ne krye nje Shqiptar te vertet.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Me skaf drejt Italise

    Shum nga ju qe lexoni kete shkrim ka degjuar per skafet e viteve 90 qe shkonin drejt Italise me emigrante , disa nga ju mund edhe ta kene provuar por une po ju tregoj ate pjese te jetes sime kur vendosa te emigroj dhe per kete zgjodha skafin si e vetmja rrug e thjesht dhe e vetme per ate kohe.


    Kush ka jetuar ne vitet e "socializmit" -" komunizmit Shqiptar ka patur gjithnje nje ender te vetme ,te dilte njeher jasht vendit me leje apo pa leje ,si komunist apo si diversant ,edhe une hyja ne ate klase qe doja te dilja patjeter jasht por ne momentin e duhur dhe ky moment ishte 31 gusht duke gdhire 1 shtator 1994.

    Arrin nje moment ne jeten e sejcilit prej nesh ku gjendemi ne nje udhekryq per jeten tone per te tashmen dhe te ardhmen
    Arrin ky moment ku ne duhet te vendosim duhet te gjykojme dhe analizojme mire situaten dhe forcat tona per te marr nje vendim qe do te peshoje per mir ose per keq mbi gjith jeten tone
    Arrin ky moment kur ne ndahemi nga familja te afermit shoket e shoqet per te ndjekur fatin e jetes sone dhe ky moment esht shume i rendesishem dhe pothuajse e kalojne te gjithe , por ne mosha dhe situata te ndryshme gjithashtu me objektiva dhe qellime te ndryshme, por me thelb te njejte , te jem nje individ i lire te llogjikoj dhe te veproj sic dua une , dhe te mundohem te realizoj endrat e mia.

    Kjo ka qene ne vija te pergjithshme ajo qe mendoja une ne ate kohe , prandaj dhe vendosa te nisem per ne Vlore te njihem me skafet me pazarin dhe menyren e organizimit te udhetimit si me thene nje parapregatitje para se te vendosja perfundimisht daten.

    per ta bere me te kuptuar po e ndaj ne tre pjese

    1-organizimi
    2-udhetimi
    3-mberitja

    ORGANIZIMI

    VIJON >>>> NESER

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo përjetimet mund edhe të shlyhet nga truri!
    Nga Davius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •