Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mesazh Albes

    Alba ke bere shume mire qe ke shkruar eksperiencat e tua te ikjes.
    Verbalizimi i traumave ndihmon shume per perpunimin e tyre.Ti gjithashtu ndihmon te tjeret te bejne nje katarsis per kete eksperience qe eshte e perbashket per shume nga ne.
    Mbase te intereson ty dhe te tjereve te dini se si e kam perjetuar une pushtimin e Europes nga shqiptaret.Madje Alba ndoshta te kam pare kur ke zbritur ne Itali,apo ne tren pasi une kam qene atje si perkthyes per kryqin e kuq gjerman.


    Nuk me kujtohet data.Ishte nje nga dite korriku.Kisha vetem rreth dy jave qe ndodhesha ne Gjermani ku kisha ardhur legalisht,i zbuar nga vendi im me dhune.
    Banoja ne nje lagje te Heidelbergut ku rrija gjithe diten brenda edhe pse s'kisha dale ndonjehere me pare jashte shtetit,pasi largimin nga familja e perjetova si shume te dhimbshem,dhe nuk me interesonte asgje as nga Heidelbergu i bukur.

    Papritur rreth ores 9 te mengjesit dikush mori ne telefon.
    Ai tha se quhesh zoti Blum,dhe se ishte drejtor i Kryqit te Kuq gjerman.
    Une i thashe cfaredo nga une dhe nga e dini ju se une kam kete numer telefoni.
    Ai tha kjo nuk ka rendesi por nese doja te ndihmoja Kryqi i Kuq gjerman kish nevoje per ndihmen time ne rol te perkthyesit pasi anije me refugjate te 2 Korrikut priteshin te mbrrinin ne Brindisi te Italise.
    Me tha se ne se isha i gatshem per te ndihmuar duhesh menjehere te merrja nje taksi dhe te nisesha me tren per ne Bon.
    I shtyre nga emocionet e atyre ngjarjeve tronditese pranova (Nje nga gabimet me te medhaja te jetes time qe per pak me kushtoj jeten)
    Me trena shkuam ne Itali.Atje po pregatitesh nje fare ceremonie pritjeje te cilen e kishin marre shume seriozisht.Kur mberriten anijet ambasadori i atehershem i Gjermanise ne Shqiperi,me sa me kujtohet nje plakush,kerkoj qe une dhe nje kosovar te futeshim ne anije dhe tu uronim mireseardhjen refugjateve.
    Me trena nje pjese e tyre u sollen ne Gjermani.
    Pra Alba mbase jemi pare ate dite ti nje femije me ankthin e se panjohures dhe une nje femije i rritur qe i frynte era nga te kater anet...

    Edhe njehere Alba dua te te them vazhdo keshtu sepse verbalizimi i traumave ne forme kujtimesh apo bisedash vetem te mira ka.

  2. #22
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Si u vra në kufi çifti shkodran

    Një natë prilli sterrë e zezë e vitit 1990 ende ruan mistershëm brenda saj klithmat e fundit të dy të rinjve, që u puthën nga plumbat në kufi, teksa donin të iknin larg vendit të tyre, në kërkim të ëndrrave. Atë natë Dhurata Sokoli dhe i fejuari i saj Elez Kraja, nga Shkodra, u vranë dhe më pas u groposën lakuriq njëri mbi tjetrin, në një vend të izoluar. Dhëndri me një plumb pistolete në kokë, nusja me 5 plumba kallashnikovi në trup. Kjo ishte dhurata e martesës që ruajtësit e kufirit shqiptar i bënë çiftit shkodran. Bisha komuniste, edhe pse duke dhënë shpirt, nuk harroi të ngulte mizorisht dhëmbët mbi ëndrrat e dy të rinjve. Vrasja e 22-vjeçares dhe të fejuarit të saj në të gdhirë të 20 prillit të vitit 1990 tronditi mbarë Shkodrën. Ende dhe sot e kësaj dite historia e vajzës bukuroshe (e thërrisnin me emrin e këngëtares Lepa Brena) ka mbetur një plagë që dhemb e që nuk lë të harrosh. Përgjatë 14 vjetëve brenga ka gërryer shpirtin e prindërve të Dhurata Sokolit. Megjithëse koha ikën e rrudhat janë shtuar në ballin e tyre, Barije e Can Sokoli vazhdojnë të vuajnë njëlloj. Për më tepër, dy të moshuarit kanë bindjen se drejtësia ka luajtur me ta. Pas krimit të përbindshëm, ekzekutori i vajzës së tyre u dënua vetëm me 10 vjet burg. Prindërit e Dhuratës, përmes lotëve që ende nuk u janë shterur, tregojnë fotografitë dhe historinë e dhimbshme të vajzës së tyre.

    Arratisja
    "Ishte 20 prilli i '90-s. Atë natë binte shi, shumë shi. Nëpër rrebesh Dhurata dhe i fejuari i saj Elezi u nisën për në kufi. Donin të iknin në Jugosllavi duke kaluar kufirin te Suka e Dajçit. Nuk di se si iu mbush mendja të dyve që të kalonin kufirin me not në gjithë atë rrebesh shiu", thotë Can Sokoli. Ndërkohë, ai shton se vajza e dhëndri i tij donin të iknin jashtë shtetit të detyruar nga kushtet ekonomike. "Nuk arritën të realizonin ëndrrën e tyre. Atë ua vranë pas shpine", shprehet Sokoli, duke shtuar se dy të rinjtë u diktuan nga qeni i postës së kufirit.

    Ekzekutimi
    Sapo i janë afruar kufirit, Dhurata Sokoli dhe i fejuari i saj Elez Kraja u ndoqën nga ushtarët e postës kufitare. Në pamundësi për të ikur (i kishte kafshuar qeni i kufirit), dy të rinjtë janë dorëzuar rreth orës tre të mëngjesit. Aty ka zënë fill dhe tragjedia. Dy "tradhtarët" janë dërguar në ambientet e postës kufitare, ku janë keqtrajtuar mizorisht. Më pas ata janë ekzekutuar. "Bani dashni edhe në at botë". Me këto fjalë cinike, të shoqëruara me të qeshurat e punonjësve të policisë së shtetit të asaj kohe, janë kallur në një gropë dy metra të thellë (lakuriq njëri mbi tjetrin) dy të rinjtë. Vajza është goditur me pesë plumba e njeriu i saj i zemrës me një plumb në kokë. Bri trupave lakuriq janë vendosur rrobat e tyre.

    Gjetja e trupit
    "Vajzën ta kemi vra. Ajo të ka tradhtuar ty si nënë dhe atdheun". Kështu i kanë thënë Barije Sokolit në degën e brendshme. E ndërsa historia e vrasjes së tmerrshme kalonte gojë më gojë në Shkodër, prindërit e Dhurata Sokolit kërkonin varrin e saj. Trupat e dy të rinjve janë gjetur të varrosur në afërsi të "Radio Shkodrës", në Kuç, në tetor të vitit 1993. Për çudi, trupat e dy të vrarëve nuk ishin prishur. Familja Sokoli e gjeti varrin falë dëshmisë së inxhinierit të stacionit të "Radio Shkodrës" Nikolin Ndoci. Natën e vrasjes ai ishte aty dhe pa gjithçka.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    sigurisht qe jane histori teper te dhimbshme...
    duhej vertete nje teme e tille ne forum, qe shqiptaret te mos harrojne se çfare kane hequr, qe keto pervoja te behen ndergjegje kombetare, e te mos mbeten thjesht perjetime personale.
    papritur, kenget e kurbetit qe populli yne kendon prej kaq shume vitesh(ndoshta shekujsh), marrin nje kuptim tjeter, behen kenge te gjalla...

    por, kurajo te gjitheve;


    ....Zoti flet edhe shqip....

  4. #24
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Ketu me duket se kemi vertet te gjith dicka per te shkruar nga nje cop ejetes son te veshtir .
    Gjithkush ka vuajtur qe vetem evetem te largohej sa me par nga vendi i tija se mendonte per nje ender ne mes te prrallave .
    Enderruam gjithshka por dimbjet dhe vuajtjet na mbajten gjall .
    Un ne vitin 1990 unisa me det bashk me tre shok te tjer kemi par tmer me sy vetem nje aspekt vertet koha ishte shum eshkurter e pershkuam detin per ne brigjet eItalis Bari
    per disa dit me radh ne uj pa ngren pa pir dhe luft me jeten tmerr ivertet ja dollem mbar te 4 te gjall un pata fatin te semuresha ku te me shpinin trembeshim mos na kthenin perseri ne Shqiperi mbeta ne shesh nuk kisha me ze te flisia ,frym vetem merrja per inerci pesova apanasit me plasi ohhhhhhhhhh perndi ju lutem te gjith nje zeri ndihmona pse jemi kaq fat keq lejona te jetojm dhe ne kjo ishte pasuria qe ne kudo na u ndodhe pran shpetova jam ne jet faleminderit shokve qe me dhuruan jeten perseri dhe zotit qe na degjoj .
    nuk mund te harroj ato caste qe po luftoja me dallget eDetit te perbidsh Dhimbje dhe lot vetem kam saher i kujtoj
    Shum vllezer dhe motra humben jeten vetm qe te largoheshin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cobra1 : 05-02-2005 më 15:53

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Shume teme e bukur.
    Do uroja qe keto drama te tregoheshin si histori per fat te keq po luhen akoma

  6. #26
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Dhimbja nuk flet por cirret, prandaj dhe ne, megjithese nuk jemi perjetues te ngjarjes se mesiperme, ia degjojme zerin nga afer.

    Urime per temen- eshte vertet viziondhenese

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kujtimet e mia dhjetor 1990

    [FONT=Arial][SIZE=3][COLOR=Black][B]

    Ishte koha , kur posht shtepise time mbahej rradhe per qumesht ne oren 12 te nates
    Ishte koha, kur tek markata te brryli i unazes pas min jashtme mbahej rradhe per veze qe ne oren 22 te darkes.
    Ishte koha kur mishi dhe ushqimet ishin me tallon dhe , per te marre me shume tallona vajtem ,dhe beme ndarjen ne lagje duke dale secili me vete.
    Ishte koha kur kishim harruar shijen, dhe eren e birres , edhe per festa.
    Ishte koha kur ( populli priste nga partia e punes te shpikte ndonje gje te re.)
    Ishte koha kur ne kujtonim mesimet e partise ku thuhej ;
    E tashmja eshte e garantuar dhe e ardhjmja e sigurt.
    Ishte koha , kur une per te pire nje cik qumesht fshati shkova te dajat ne Permet pasi qumshi i dyqanit ishte 90% uje i bardhe
    Ishte koha kur une u trasferova me pune , nga posta qendrore ne ate te qytetit Student per disa muaj ,
    Dhe ketu fillojne kujtimet e mia ;
    Ne ate kohe une isha 23 vjec , dhe trasferimin tim ne qytetin Studenti e prita mire pasi atje kishte shum çuna e goca per te bere njohje te reja.
    Posta per ta ishte shume e vlefshme , dhe rinte gjithnje plot pasi te gjithe donin te flisnin me prindrit , ose me te dashurit e tyre .
    Aty fillova te ze edhe miqesite e para , qe shtoheshin cdo dite e me shume
    aty u njoha edhe me hallet dhe problemet e tyre.
    Ne ate kohe ne popullin e Tiranes kishte kohe qe zjente kazani i urrejtjes ndaj bllokut dhe bllokmeneve .
    Enjejta gje manifestohej edhe ne qytetin studenti , derisa nje dite dhjetori
    ata kerkuan kushte me te mira neper konvikte pasi ato ishin pa ngrohje pa dushe , sepse kaldajat nuk punonin rregullusht dhe mensa linte shume per te deshiruar, keto kerkesa ja parashtruan kryemistrit te asaj kohe Adil Carcani . i cili nuk arriti te plotesoje asnjeren prej tyre.
    Te njejtat kerkesa u perseriten perseri kete radhe ndaj presidentit te asaj kohe Ramiz Alia duke i lene edhe nje afat per realizimin e tyre
    Ai erdhi ne qytet beri disa vizita dha ca premtime por perseri asgje , atehere studentet menduan te protestonin perpara bllokut te udheheqesve
    te partise dhe te shtetit komunist, duke zbritur ne rrugen e Elbasanit
    dhe dolen tek liceu artistik , aty na dolen perpara policet qe kishin zene
    rrugen te cilet ishin te armatosur me shkopinj gome dhe mjete te tjera,
    Ata na urdheruan qe te ndalonim por turma sa vinte dhe shtohej ne kete moment kur pane se situata mind t'ju ikte nga duart moren urdher per sulm dhe u versulen mbi ne duke na qelluar me shkopinj dhe kush rrezohej edhe me shkelma , te them te drejten asnje prej nesh nuk e priste nje dhune te tille , nga ana e shtetit dhe ishte hera e pare qe shteti komunist rrihte popullin e vet haptasi ne mes te dites, dhe qe nga ky moment levizja mori ngjyra politike , me kujtohet mire kur po ktheheshim ne qytet shume studente ishin te gjakosur njerin prej tyre po e shoqeroja ne te perpjeten e rruges per ne qytet nga krahu i poshtem ku ndahej qyteti studenti me shtepite e fundit Tironse,ne krye te kesaj rruge ishte rruga tjeter e asfaltuar qe zbriste poshte ne tirane, pikerisht ne ate kryqezim rrugesh pame nga larg nje xhip dhe nje grup studentesh qe po bisedonin me ministrin e arsimit te asaj kohe ' Shokun '
    Skender GJinushi dhe ne momentin qe arritem ne ,ai ukthye nga studenti i plagosur dhe u mat ti fliste , por para tij foli studenti duke i treguar te caren ne cacke te kokes i tha ;
    Shikoje shoku minister kjo eshte demokracia juaj ,por nuk mundi te vazhdonte me pasi studentet , e tjere pane si ishim katandisur ne dhe filluan te qellonin me gure makinen e tij duke i thyer xhamat , ne kete moment ai nxiton hipi ne makine dhe u largua me shpejtesi pasi guret mbi mamiken e tij po shtoheshin.


    Vazhdon.....

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    vazhdim nr 1

    Para se te vazhdoj dua te sqaroj dicka lidhur me fjalen ( shoku )
    ajo ne shkrimin e mesiperm eshte perdorur nga une me qellim, pse , sepse ne ate kohe perdorej ( shoku ) dhe jo ( zoti ) ne kete menyre shkrimi do jete me real, pastaj qellimi i dyte i perdorimit te saj eshte se te gjithe ata qe me pare quheshin ( shoku ) tani quhen ( zoti ) dhe do te vazhdoj ti quaj shoku deri ne momentin e formimit te partise Demokratike ku me pas u kthyhen ne zoterinj.?!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vazhdo Dardajan , se dhe historia jote me sa shoh qenka e dhimshme ...
    po pres vazhdimin ...

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    vazhdim nr 2

    Ne momentin qe u largua makina e tij te gjith u afruan dhe filluan te pyesnin se cfare kishte ndodhur pasi jo te gjithe studentet ishin ne perleshje, gjate kesaj kohe shume te tjere po i ngjiteshin kodres me nxitim pasi ne qytet ishim te gjithe me te sigurt . Ngjarja ndodhi kaq shpejt sa nuk mbanim mend saktesisht se si ndodhi dhe cdo njeri prej nesh tregonte te tijen dhe aty kuptuam se ishim perleshur me forcat e repartit te ndihmes se shpejte me nr 326 ose me sakte sampistet te cilet Partia e Punes kishte rreth 2 vjet qe i sterviste.
    Shume prej tyre ishin edhe ne veshje civile prandaj per nje moment nuk po kuptohej se kush dhe me ke po perlesheshim. Vetem kthimi ne qytet dhe bisedat tona qartesuan gjithcka ne ishim perleshur me diktaturen ne kishim thyer mitin e popullit te bindur rreth partise, ne kishim levizur gurin qe do te rrezonte keshtjellen e komunizmit dhe diktatures.
    Prandaj ne ato momente edhe pse kishim humbur dhe shume prej nesh kishin shenja te dhunes ne fytyre dhe ne trup ishim shume krenare dhe forcat na ishin shumfishuar , zemra na rrihte me shpejt dhe me forte ,prandaj shume prej nesh filluan te organizohen duke u armatosur me kembe karrigesh tuba hekuri etj, qellimi ishte qe te zbrisnim perseri ne Tirane dhe te shkaterronim bllokun, por jo te gjithe ishin te nje
    mendje pastaj pak me vone ne qytet vershuan shume profesore te universitetit dhe filluan te bisedonin me grupe studentesh duke qetesuar gjakrat dhe duke thene se Partia do te zgjidhte gjithcka dhe do plotesonin kerkesat e tyre ndersa disa te tjere po mundoheshin ti organizonin dhe protesten e tyre ta kthenin ne nje proteste te madhe popullore. Por nderkohe dielli kish perrenduar dhe nata po afrohej,
    megjithate pedagoget ishin akoma aty dhe bisedonin duke dhene keshilla.
    Ne kete moment vjen edhe ' shoku ' Sali Berisha une e njihja edhe me pare
    prandaj e kujtoj mire ate moment kur ai u takua me studentin Azem Hajdari dhe per te biseduar me mire dhe me qete pa i shqetesuar kush
    hyne ne mensen qe ndodhet pas postes me duket mensa nr 4 dhe zune vend ne nje tavoline ne fund te menses ne krahun e majte te saj , jashte deres lane 4 shoke te Azemit te cilet nuk linin te hynte asnjeri ne mense.
    Ata te dy biseduan koke me koke per rreth 2 ore deri ne momentin qe erdhi orari i bukes pra i darkes , jasht deres ishin grumbulluar shume studentete te cilet prisnin te hynin per te ngrene pas nje dite te vrullshme dhe te lodhshme.
    Ne kete moment nje prej rojeve hyn ne mense dhe njfton Azemin se duhet te dilnin pasi nuk i mbanin dot me studentet, Azemi dhe shoku Sali Berisha u cuan dhe erdhen ne hyrje te deres ku Azemi ndaloj ndersa shoku Sali u largua pa pershendetur asnje prej studenteve, ne kete kohe Azemi ishte ne qender te deres dhe ju drejtua studenteve duke thene neser nuk ka mesim ne oren 10 te gjith tek sheshi, atje do te vendosim se cfare do te bejme,dhe lejoj hyrjen e studenteve per ne mense ndersa
    shokeve te tij u tha ; ju do shkoni dere me dere ne te gjithe qytetin studenti dhe do hapni lajmin qe neser nuk ka mesim por te mlidhen ne oren 10 tek sheshi,dhe ashtu u be .
    Une ate nate u ktheva vone ne shtepi pasi kishim edhe shume studente qe flisnin me familjet dhe tregonin se ishin mire, ate mbasdite posta u kthye ne nje agjensi lajmesh.



    vazhdon>>>>>>..

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo përjetimet mund edhe të shlyhet nga truri!
    Nga Davius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •