Kjo Vajza u perdhunua para disa kohesh. U be gjullurdi ne shtyp.
Tani e shkreta mohon ne gjykat sepse kuptohet i behet presion nga te gjitha anet.
Perdhunuesit ne Shqiperi jane te favorizuarit e vajzat e mjera jane tabela e qitjes.
lexoni..
----------
23-vjeēarja E.K. ndryshon deklaratėn: Tė pandehurit s'mė pėrdhunuan
Mashtrim nė Gjykatė Arrestohet studentja.
Suela Gera
TIRANE
Studentja 23-vjeēare E.K. provoi dje shijen e prangave nė sallėn e gjyqit, ndėrsa kishte ardhur pėr tė dėshmuar pėr shokėt e ish tė dashurit tė saj, tė cilėt i kishte akuzuar se e kishin pėrdhunuar. Gentian Bruēi dhe Gentian Tole (ky i fundit gjykohet nė mungesė) akuzohen se kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me vajzėn nga Burreli. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore, studentja e vitit tė fundit tė Ekonomikut, ka mohuar gjithēka kishte thėnė njė muaj e gjysėm mė parė nė polici.
"Nuk mė kanė pėrdhunuar dy tė pandehurit", ka qenė deklarata qė 23-vjeēarja ka bėrė para trupit gjykues nė seancėn e djeshme, e cila ka nervozuar prokurorin e ēėshtjes, Julind Papa. Duke parė se viktima ndryshoi thėniet e marra nė prokurori, pėrfaqėsuesi i akuzės, i kėrkoi gjykatės lejen pėr arrestimin e burrelases E.K. pėr "dėshmi tė rreme". Menjėherė pasi toga e shoqėrimit ka marrė miratimin nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Tona, i kanė vėnė prangat 23-vjeēares dhe e ka shoqėruar pėr nė Komisariatin e Policisė nr.2 tė Tiranės. Atje ku 47 ditė mė parė vajza kishte bėrė dhe denoncimin. Seanca e djeshme ėshtė zhvilluar me dyer tė mbyllura.
Ngjarja pėr tė cilėn akuzohen Gentian Tole dhe Gentian Bruēi ka ndodhur pasditen e 31 majit tė kėtij viti. Sipas deponimeve tė studentes nė polici, atė ditė E.K. kishte dalur me tė dashurin e saj tek kodrat e Liqenit Artificial. Pas njė grindjeje mes tyre, djali ishte larguar duke e lėnė atė tė vetme. Studentja nė vitin e fundit kishte marrė taksi pėr t'u kthyer nė Qytetin Studenti, ku jetonte, por rrugės ka ndryshuar mendje dhe ėshtė nisur pėr nga lagjja Selita e Vogėl, ku banonte i dashuri i saj, pėr t'u sqaruar me tė. Sipas deponimeve tė vajzės nė polici, nuk ka arritur tė gjente tė dashurin e saj, por ka takuar dy tė pandehurit Gentian Tole dhe Gentian Bruēi. Tė dy kishin qenė shokė tė ish tė dashurit tė saj, madje disa herė ishin ulur nė lokal bashkė. Edhe atė ditė dy djemtė e kanė ftuar pėr tė pirė kafe, e cila ėshtė shoqėruar dhe me gota rakie. Mė vonė dy djemtė kanė marrė njė taksi. Pasi e kanė bindur vajzėn se do ta ndihmonin pėr tė gjetur tė dashurin e saj dhe mė pas do e shoqėronin pėr nė godinėn e qytetit studenti, kanė hipur tė tre nė taksi. Rrugės kanė ndryshuar drejtimin dhe e kanė ēuar nė njė hotel, ku sipas denoncimit, tė dy kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me studenten. Dy ditė pas ngjarjes, vajza, ka bėrė denoncimin, e cila ėshtė shoqėruar dhe me arrestimin e Gentian Bruēit, ndėrsa Gentian Tole ėshtė shpallur nė kėrkim.
------------
C'fare mendoni ju??
A ben mire kjo Vajza qe mohon???
A ben mire Prokurori qe i ve hekurat Vajzes?
Krijoni Kontakt