
Postuar mė parė nga
DeAdA
Nuk e di se cfare ndodh ne Shqiperi apo ne shtete te tjera, por ketu ne USA te pakten ka procedura te tera qe behen nqs nje vajze shkon ne polici dhe raporton nje rast perdhunimi. Gjate kohes ne college punova per rreth 4 vjet ne ER ne nje nder spitalet me te medha ne Chicago dhe pata rastin qe te shikoja shume raste te tilla. ER ka nje procedure te caktuar qe behet ne baze te disa rregullave dhe ne momentin qe viktima vjen ne spital behet kontroll shume i hollesishem nga mjeku/mjekja ku perfshihen edhe disa teste. Po ashtu thirret edhe keshilltare te spitalit te cilat jane tamam te trajnuara per keto raste dhe marrin ne pyetje viktimen. Te gjitha keto plus rezultatet e testeve ju kalojne organeve perkatese. Prandaj, nuk ka shume rendesi nese viktima ka qene aktive seksualisht apo jo para perdhunimit, pasi ka menyra per ta zbuluar. Fatkeqesisht, kam pare nga te dyja rastet.
Pasi lexova te gjitha postimet ketu, me beri pershtypje dicka se si viktima ne fjale eshte anetare e po ketij forumi dhe ajo u tregua aq e forte sa te shkruaj ne kete teme, dhe pothuajse shumica ketu as donin t'ja dinin fare po vazhdonin me gjykimin e tyre e na benin si te mbaruar ne fushen e moralit dhe te ligjit.
elona te uroj fat dhe suksese ne jeten tende. Jam e sigurte qe ajo c'ka kalove te mesoi shume gjera per jeten, prandaj jetoje dhe qofsh perhere e lumtur!
Gjithe te mirat.
Krijoni Kontakt