Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O kryeplak,

    Pse me Kokedhimen vdiq Drejtesia shqiptare????

    Drejtesia shqiptare ka te pakten qe nga 44 qe jeton e vdekur.....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Prandaj duhet nderruar Kryeprokurori etj etj etj. Qe te "ngjallet" drejtesia.



    Ambasada italiane: Do tërheqim ndihmën për Sharrën, pas akuzës së "2K"

    Një ditë pas publikimit në gazetën "Shekulli", të të ashtuquajturit skandali i importimit të plehrave në gropën e Sharrës, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i ambasadës italiane. Zyra e shtypit e saj, e ka cilësuar kryeartikullin si të gënjeshtërt dhe të nxitur nga interesa personale.

    Në këtë njoftim, sqarohet se firma, e cila drejtohet nga vetë pronari i gazetës "Shekulli" (kompania 2K), ka qenë pjesëmarrëse në tenderin për realizimin e financimit prej 6 milion eurosh për sistemimin e mbeturinave në Sharrë, por nuk ka arritur të fitojë.

    Si rrjedhojë, ambasada e ka cilësuar si të instrumentalizuar këtë artikull. Ndërkohë njoftimi sqaron se pas këtyre akuzave falso, ambasada ka nisur procedurat për të ndërprerë këtë financim të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit të Sharrës.

    Në lidhje me artikujt përgojues të botuar dje nga shtypi shqiptar, në të cilët paraqiten gënjeshtra të rënda, qesharake dhe trashanike mbi Marreveshjen mes Qeverisë Italiane dhe asaj Shqiptare, për administrimin e mbetjeve të ngurta të Tiranës dhe qendrën për mbledhjen e plehrave në Sharrë, Ambasada Italiane sqaron: "Gazetarët" e denjë për këtë emër duhet të mbledhin informacionet e sakta përpara se të shkruajnë artikujt dhe jo të detyrohen t'i përgënjeshtrojnë ato pasi ti kenë shkruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 11-07-2006 më 15:47
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Duke marrë thëniet e kësaj interviste, “AlbaniaBeg Ambienti”, ka ngritur padinë për thënie të rreme

    Kokëdhima: Marrëveshja e plehrave, poshtëruese nga të gjitha anët

    Në një intervistë të dhënë në qershor të 2004 për TV Nesër, janë sqaruar detajet e marrëveshjes së plehrave

    Florian Papadhimitri

    TIRANË- Në një intervistë të dhënë në qershor të vitit 2004, periudhë në të cilën debatet për marrëveshjen e qeverisë më “AlbaniaBeg Ambient”, ishin në pikën më të nxehtë të tyre, Koço Kokëdhima është ftuar nga Nesër TV për të dhënë një intervistë në lidhje me këtë marrëveshje. I pyetur nga gazetari i këtij televizioni, Kokëdhima ka sqaruar detajet dhe pikat ku kjo marrëveshje rrezikonte seriozisht shëndetin dhe zhvillimin e zonës së Tiranës dhe vendit tonë.
    Zoti Koço, si e gjykoni projektin e sjelljes së mbetjeve në Shqipëri nga “AlbaniaBeg Ambient”?
    Kjo është një përpjekje tërësisht e kontestuar dhe unë e kam shumë të vështirë ta përmbledh me pak fjalë. Një set argumentesh që do të ishin të vlefshme për të denoncuar gjithçka, është në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të Shqipërisë, në tentativën për një marrëveshje me kompaninë që ju përmendët shqiptarët janë të rrezikuar jo sepse ata nuk kuptojnë se ç’bëhet ose se ç’synohet të bëhet në këtë rast, por ata janë të rrezikuar, sipas mendimit tim, për faktin se propozimin e një kompanie të huaj e kanë marrë si një qëllim për ta zhvilluar kryeministri i vendit dhe ministri i Turizmit dhe kjo rrit më shumë rrezikun e këtij projekti. Projekt-programi ose kësaj marrëveshjeje e shndërron, atë nga një propozim si shumë propozime që vijnë nga bota e mafies në një mundësia reale që ajo të bëhet realisht shkatërruese e të ardhmes, shëndetit dhe e potencialeve të tona zhvillimit. Ky draft projekt ose kjo marrëveshje nuk e ka shtruar për zgjidhje problemin e plehrave të Shqipërisë, të qyteteve tona. Është shtruar për zgjidhje nevoja e djegies dhe e groposjes së 1 400-1 500 tonë mbetjeje në ditë, që Italia i çoka, sipas kompanisë në fjalë, me kosto të lartë në Gjermani dhe duhet t`i sjelli këtu? Sepse nuk ka impiante në Itali? Cili është problemi për t’u zgjidhur nga qeveria shqiptare, nga kryeministri, më saktë dhe nga ministri i Turizmit. Është shtruar për zgjidhje problemi i këtyre mbetjeve nga Italia; s’ka se ku t`i çojë ose se paguan shumë para se i çon në Gjermani dhe për këtë shkak t`i sjellë në Shqipëri? Apo është shtruar problemi që të zgjidhen mbetjet shqiptare? Pra, përzierja e këtyre dy problemeve është një strategji e qëllimte. Por duhet të biem të gjithë dakord se përzierja, kamuflimi d.m.th zgjidhja e çështjes së plehrave, një biznesi kriminal në shpinën, në trupin e shqiptarëve, në tokën tonë.
    Pra, ju mendoni se problemi nuk qëndron të ndërtimi i impiantit, por te formulimi i marrëveshjes? Cilat janë detajet kryesore të marrëveshjes të cilat mbartin dyshim?
    Ajo marrëveshje është poshtëruese në të gjitha pikëpamjet. Ajo marrëveshje është realizuar në një rrugë të errët, në një rrugë të paligjshme në një emergjencë të panevojshme. Ky është një veprim i pastër që s’ka të bëjë me ligjin fare! Ky është një grusht! Një komplot në kurriz të vendit tonë, i përgatitur, gatuar dhe i paraqitur në emergjencë, duke shpërfillur të gjitha procedurat e ligjit, të gjitha çështjet vetëm për ta kaluar këtë gjë. Një pushtim të Shqipërisë nga pisllëqet e vendeve të tjera që do ta shkatërronte përfundimisht shëndetin dhe të ardhmen e vendit tonë.
    Ka pasur një reagim shumë të fortë nga ana e shoqërisë civile, nga OJQ-të, nga biznesmenët, siç jeni edhe ju.
    Reagimi i qytetareve ka qenë i pashembullt, sipas mendimit tim, edhe pse ky reagim ka ndeshur në një veprim primitiv, barbar, një veprim ose një mentalitet kriminal, të bërë nga njerëzit e veshur me pushtet, të cilët jo vetëm nuk janë kënaqur me shkeljen e procedurave të ligjit, jo vetëm që nuk janë kënaqur me përpjekjen, por kanë ndikuar edhe shumë instrumente të informimit publik, që t`i rrinë jashtë këtij problemi, të dezinformojnë ose të bëjnë një vepër që në historinë e Shqipërisë do të konsiderohet si një vepër turpi të dalin dhe të bëjnë marketing, të bëjnë reklama, që t’u thonë shqiptarëve pranoni plehrat e Evropës, se Italisë i kushtojnë shtrenjtë. Asnjë mbetje, asnjë lloj plehre nuk do të hyjë në Shqipëri në këto projekte dhe rrugë mafioze. Asnjë mundësi nuk do t`i lejohet kryeministrit, ministrit të Turizmit apo ndonjë personi tjetër që e quan veten shqiptar, ta bëjë Shqipërinë një bazë të strehimit të mbetjeve të rrezikshme.
    Përfundimisht, a mendoni se ka shanse që të zbatohet marrëveshja, projekt-marrëveshja me “AlbaniaBeg Ambient”?
    Ftoj të gjithë njerëzit që bashkarish të shprehim vendosmërinë dhe protestën tonë ditën e martë, në demonstratat mbarëpopullore që ka ftuar shoqëria civile e Shqipërisë kundër këtij akti, kundër kësaj përpjekje kriminale. Ne jo vetëm që nuk do të lejojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje, këtij projekti kriminal, por unë jam i bindur se ne do ta udhëheqim opinionin publik në një mënyrë të tillë që të vendosim para përgjegjësisë ata që tentuan ta bëjnë këtë gjë. E pra, për të gjitha këto arsye këta autorë duhet të japin përgjigje dhe duhet të japin llogari. Këta autorë, siç deklaroi para disa ditësh një ekspert ligjor, kanë konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës.


    Gjykata dënon me 4 milionë lekë Kokëdhimën

    TIRANË - Denoncimi i marrëveshjes së importimit të plehrave nga Italia i ka kushtuar 4 milionë lekë gjobë presidentit të 2K Group, Koço Kokëdhima. Gjykata e Tiranës, e përfaqësuar nga gjyqtarja Arjana Caco, në procesin civil mes shoqërisë “Albania Beg” dhe Kokëdhimës, vendosi dje të dënojë këtë të fundit për fyerje të dinjitetit të firmës italiane. Pasi kanë zvarritur për më se dy vjet këtë proces civil, gjyqtaret Arjana Caco, Manjola Bejleri dhe Elbana Lluri pranuan dje si pjesërisht të drejtë kërkesë-padinë e përfaqësuesve ligjorë të shoqërisë “Albania Beg”, duke penalizuar Kokëdhimën, edhe pse ai ishte njëri prej denoncuesve të shumtë të marrëveshjes së firmosur mes qeverisë së kaluar dhe firmës italiane, ku edhe parashikohej që në Shqipëri të mbërrinin 150 milionë tonë plehra nga përtej Adriatikut. Gjyqtarja e kësaj çështjeje, Arjana Caco, ka përmendur në vendim se gjykata ka vlerësuar shikueshmërinë e televizionit dhe ndikimin e tij në publik, për të llogaritur dëmin prej 4 milionë lekësh që i është shkaktuar shoqërisë “Albania Beg”. Megjithëse ka pranuar se Koço Kokëdhima ka ushtruar të drejtën e shprehjes dhe lirisë së fjalës, gjyqtarja Caco ka shtuar se ai ka shkelur të drejtat e firmës italiane.

    “AlbaniaBeg”, ka thënie të rreme që na cenojnë

    TIRANË - Padia ngritur nga shoqëria “AlbaniaBeg Ambient” sh.p.k, ku i kërkohej Koço Kokëdhimës një dëmshpërblim prej 5 milionë euro, është bazuar në disa pika, ku shoqëria në fjalë pretendon se i është cenuar nderi dhe personaliteti. Në padinë që është ngritur në korrikun e vitit 2004, AlbaniaBeg Ambient ka cituar thëniet e Koço Kokëdhimës në një intervistë të dhënë prej tij në qershor të vitit 2004. Sipas asaj çka është kërkuar në padi, këto thënie të Kokëdhimës kanë cenuar edhe imazhin e kësaj kompanie. Së pari, në padinë e ngritur kundër Kokëdhimës, përmendet fakti që kjo kompani është cilësuar në intervistën e dhënë si një biznes kriminal. Më pas projekti është cilësuar si i rrezikshëm dhe projekt i lidhur me botën e mafies. Po në këtë intervistë, Kokëdhima ka cilësuar marrëveshjen si një koperturë për të importuar mbetje të rrezikshme dhe gjysmë të rrezikshme, të cilat aktualisht janë bizneset më fitimprurëse në botë. Në këtë padi janë përmendur edhe fjalët “kriminal” dhe “projekt kriminal”, që Kokëdhima i ka përmendur në lidhje me shoqërinë dhe projektin e saj. Thënie të rrema nga Koço Kokëdhima janë cilësuar edhe ato për projektin dhe shpërblimin e tij falas, kur kjo, sipas “AlbaniaBeg Ambient”, nuk është e vërtetë. Të gjitha këto thënie të Koço Kokëdhimës janë marrë nga një intervistë e dhënë prej tij në TV Nesër, në qershor të vitit 2004, ku ai është pyetur nga gazetari për detaje më të hollësishme për projektin e përpunimit të plehrave që ai denoncoi hapur në këtë periudhë.

    Thëniet në padi
    -Biznes kriminal
    - Propozimin e një kompanie të huaj e kanë marrë si qëllim për ta zhvilluar kryeministri dhe ministri i Turizmit dhe kjo rrit shumë rrezikun e këtij projekti ose programi, dhe e shndërron atë nga një propozim si shumë e shumë propozime që vijnë nga bota e mafies në një mundësi reale që ajo të bëhet realisht shkatërruese e të ardhmes së shëndetit dhe potencialeve tona të zhvillimit
    -Marrëveshja për përpunimin e plehrave është vetëm kopertina, fasada, në thelb është një marrëveshje për të importuar mbetje të rrezikshme dhe gjysmë të rrezikshme, të cilat përbëjnë biznese themelore dhe më fitimprurëset sot në botë
    -Përmenden disa herë fjalët projekt kriminal, implementim i projektit kriminal etj
    -Propagandohet që gjoja do të na e bëjnë pa lekë, falas, por kjo nuk është e vërtetë
    -Përmendet disa herë që plehrat që do të vijnë, janë të rrezikshme

    Thëniet e Kokëdhimës në intervistë
    ...e shndërron atë nga një propozim si shumë propozime që vijnë nga bota e mafies në një mundësi reale që ajo të bëhet realisht shkatërruese e të ardhmes...
    ... përzierja e këtyre dy problemeve është një strategji e qëllimte. Por duhet të biem të gjithë dakord se përzierja, kamuflimi d.m.th zgjidhja e çështjes së plehrave, një biznesi kriminal në shpinën, në trupin e shqiptarëve, në tokën tonë...
    ...ajo marrëveshje është poshtëruese në të gjitha pikëpamjet...
    ...njerëzit e veshur me pushtet për të implementuar një projekt kriminal...
    ...asnjë mbetje, asnjë lloj plehre nuk do të hyjë në Shqipëri në këto projekte dhe rrugë mafioze. Asnjë mundësi nuk do t`i lejohet kryeministrit, ministrit të Turizmit apo ndonjë personi tjetër që e quan veten shqiptar ta bëjë Shqipërinë një bazë të strehimit të mbetjeve të rrezikshme...

    Shekulli

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 05:20
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •