nga GSH

-------

BAGETI, BUJQESI E SHOQERIA…


-------------------------------------

Genc KONDI


Nė Universitetin Bujqėsor tė Babrrusė-Mbi-Tėrkuzė kohėt e fundit u thirr teoricieni mė nė zė spanjoll Prof. Dr. Akad. Don Amigo Barbudo de la Buenaventura y Sierra Madre de Dios @ Lopez.com, pėr tė folur rreth temės: "Bashkėjetesa njerėz-kafshė tė dobishme dhe organizimi shoqėror". Me shumicė votash tė studentėve, ndėr leksionet qė ai mbajti, mė tėrheqės u shpall i mėposhtmi. Metoda krahasuese me tė shėnon kulme tė reja, duke e bėrė realitetin e ngatėrruar tepėr tė kapshėm dhe tė shpjegueshėm. Vetėm se, nė shembujt e tij, abuzohet pak me njė kafshė tė vetme, me sa duket, nėn ndikimin e dukshėm tė emrit tė farefisit tė tij. Ndryshe nga Oruelli nė "Fermėn e Kafshėve", nuk favorizon derrin. Ja se si e sheh ai historinė dhe tė ardhmen e organizimit shoqėror tė njerėzimit nėn shembullin klasik tė... lopės!
Socializėm: Ke dy lopė. Fqinjėt tė ndihmojnė tė kujdesesh pėr to dhe qumėshtin e ndan me ta.
Socializėm tufėzash: Kishe dy lopė. I there pėr tė mos i dorėzuar nė kooperativė dhe gėzon tė drejtėn pėr 100 gr. qumėsht nė ditė.
Komunizėm: Ke dy lopė. Shteti t'i merr tė dyja dhe tė jep qumėshtin, pėr tė cilin duhet tė rrish nė rradhė.
Fashizėm: Ke dy lopė. Shteti t'i merr tė dyja dhe tė shet qumėshtin.
Nazizėm: Ke dy lopė. Shteti tė merr lopėn e bardhė dhe ther tė zezėn.
Diktaturė: Ke dy lopė. Policia tė konfiskon lopėt dhe tė dėrgon nė punė tė detyruar: shėrbim lopėve tė shtetit nė burg.
Demokraci: Ke dy lopė. Vendoset me votė kujt i pėrket qumėshti.
Demokraci pėrfaqėsuese: Ke dy lopė. Bėhen zgjedhje; ai qė fiton do tė vendosė se kujt i pėrket qumėshti.
Demokraci Bangladeshi: Ke dy lopė. Gjobitesh pėr mbajtje kafshėsh nė apartament tej numrit tė pėrcaktuar me ligj.
Anarki: Ke dy lopė. I lė tė mjelin njera-tjetrėn.
Kapitalizėm: Ke dy lopė. Shet njerėn dhe blen njė dem qė tė tė bėjė me viēa.
Kapitalizėm parajsash fiskale: Ke dy lopė. Tri ia shet shoqėrisė tėnde nė bursė, duke paraqitur dokumenta tė pėrgatitura nga kunati, i cili punon nė bankė. Bėn falsifikim dokumentash nė bashkėpunim, shoqėruar me njė ofertė publike; kėshtu, tė vijnė nė dorė katėr lopė, por ke fituar, njėkohėsisht, edhe njė ndihmė financiare pėr mbajtjen e pesė lopėve. Njė ndėrmjetės panamez transferon tė drejtėn mbi qumėshtin e gjashtė lopėve nė llogarinė e njė shoqėrie tė ishujve Kaiman, pronari i sė cilės - nė tė zezė - arrin t'ia shesė aksionet e qumėshtit tė shtatė lopėve shoqėrisė tėnde nė bursė. Nė dokumentat e shoqėrisė sė sapopėrmendur figurojnė tetė ripėrtypės; gėzon tė drejtėn e blerjes edhe tė njė kafshe mė shumė.
Kapitalizėm amerikan: Ke dy lopė. Shet njerėn, tjetrėn e detyron tė prodhojė sa pėr katėr, pushon nga puna argatin qė kujdesej pėr tė pasi nuk ėshtė i leverdisshėm.
Burokraci: Ke dy lopė. Shteti shpall rregullat e higjienės, sipas tė cilave do tė ishte mirė tė therje njerėn. Pastaj tė kėrkon tė deklarosh se sa qumėsht do tė kishte prodhuar lopa qė there, ta blen qumėshtin dhe e hedh. Mė nė fund, tė kėrkon tė mbushėsh njė formular, ku deklarohet se lopa nuk ėshtė mė.
Ekologji: Ke dy lopė. Mban qumėshtin, shteti tė blen bajgat.
Feminizėm: Ke dy lopė. Shteti tė gjobit pėr diskriminim. Ti blen njė dem, tė cilin duhet ta tredhėsh.
Surrealizėm: Ke dy lopė. Shteti, me detyrim, kėrkon t'u japėsh mėsime fizarmonike.
Kapitalizėm Brukseli: Ke dy lopė. Merr subvencione pėr tė blerė njė lopė tė tretė. Fiksohen kuotat pėr vitin e ardhshėm: duhet tė paguash njė gjobė pėr superprodhim. Vitin e tretė pėrfiton njė ndihmė pėr tė therur lopėn e tretė.
Monarki kushtetuese britanike: Ther njė lopė dhe ia jep mishin tjetrės pėr ta ngrėnė. Lopa e gjallė ēmendet. Evropa tė jep njė ndihmė financiare pėr therje. E ther edhe atė dhe ua hedh mishin dhėnve.
Kapitalizėm alla frėnga: Pėr tė financuar pensionin e lopėve, shteti vendos taksė. Dy vjet mė vonė, Francės i jepet e drejta e shfrytėzimit mbi njė pjesė krerėsh tė gjedhit anglez; sistemi rezulton defiēitar. Pėr tė mbyllur defiēitin, shpallet njė taksė e re mbi prodhimin e qumėshtit. Lopėt bėjnė grevė. S'ka mė qumėsht. Francezėt manifestojnė zemėrimin e tyre nėpėr rrugė. Qeveria, nėn presion, ndėrton njė laktodukt paralel me tunelin e La Manshit pėr t'u furnizuar me qumėsht anglez. Evropa e shpall qumėshtin anglez tė papijshėm. Hyn nė fuqi njė taksė e re pėr mirėmbajtjen e laktoduktit tė pavlefshėm.
Regjim i Italisė sė Jugut: Ke dy derra, qė bredhin pėr qejf tė vet nėpėr pyje. Deklaron se je duke mbarėshtuar 20 lopė dhe merr ndihma nga Komuniteti Evropian. Me ato blen dy prostituta moldave, 500 koli " Marlboro " kontrabandė dhe njė thes hashash.
Bota shqiptare e ēudirave: Merr pa paguar dy lopė me plasje nga Maqedonia dhe, nėpėrmjet maleve, i sjell dhe i shet pėr mish. Kėtė punė e bėn dy vjet rrjesht. Largohesh nga zona e thellė malore dhe vjen nė periferi tė Tiranės, ku zė njė tokė pa zot dhe ndėrton njė vilė pa leje. Hap njė supermarket me produkte mishi, njė lokal nė Bllok, bėhesh deputet dhe miraton ligjin pėr ndalimin e shitjes sė mishit tė gjedhit. Fillon tė njejtėn gjė me mish thiu, ndonėse vazhdon, bashkė me Lalėn, tė shkosh nė xhami.


GSH