Nga Mitro Ēela

Rasti desh qė dje, nė kohėn kur ikėn dritat, poshtė derės hyri fatura e energjisė elektrike. I papunė, (pa drita - kallkan kompjuter) gjėja e parė qė mendova: faturat e dritave i kemi "peshqesh" direkt nga Kryeministri! Ēdo ekspert do mendonte ndryshe. Jetojmė nė kapitalizėm dhe ēmimet kanė pėr "mbret" tregun. Normale. Por energjia elektrike nė Shqipėri bėn pėrjashtim. Ėshtė i vetmi mall qė ende nuk i ėshtė bėrė liberalizimi i ēmimit! "Fati" i ēmimit tė dritave ėshtė nė dorė tė Kryeministrit. Prandaj kemi kėtė paradoks: "Errėsirė" nė ēdo stinė edhe pse ēmimi i dritave ka shkuar nė stratosferė, nė krahasim me rrogat dhe pensionet e shqiptarėve. Pėr tė "ilustruar" mendimet vendosa tė bėj njė krahasim mes faturės sė re dhe kopjes qė mbaj nė "arshivė". E para, tetor 2003. Kush shpenzonte deri nė 300 kilovatorė, paguante 4,10 lekė pėr kilovatorė. Kur "steka" e shpenzimit tė energjisė ngrihesh mė shumė, ēdo kilovat kushtonte 8,80 lekė. Fatura e dytė, maj 2004. Kush kursen dhe shpenzon deri nė 220 kilovatorė, paguan 4,50 lekė pėr kilovator. Kush ėshtė "dorėshpuar" dhe harxhon energji mbi kėtė limit, ēdo kilovator i kushton 8,90 lekė.

Pa derdhur shumė djersė, nga krahasimi i faturave, ndihet "dora e ngrohtė" e Kryeministrit pėr popullin fukara! Sė pari, vjet "kufiri" i dritave me ēmim mė tė ulėt ishte 300 kilovatorė. Sivjet, meqenėse kanė rėnė mė shumė shira dhe ujėmbledhėsit u zbrazėn disa herė pėr tė "furnizuar" detin me ujė, kufiri ka zbritur pėr 80 kilovatorė! Sė dyti, kemi ngritje ēmimi mbi dhe nėn limitin e konsumit tė energjisė pėr konsumatorėt.

Por kujdes tė nderuar qytetarė! Kryeministri qė ju do, sepse e mbani nė pushtet duke paguar taksa, ju ka bėrė edhe njė tjetėr "nder"! Ēmimeve tė kripura u ka "qepur" edhe TVSH-nė. Sa ėshtė TVSH-ja? Lexoni faturėn. Rrumbullak 20 pėr qind. Duhet ta bėni edhe kėtė "sakrificė", tė nderuar qytetarė, sepse ndryshe ku do gjenden paratė pėr tė paguar rrogat e "majme" pėr ministra - 160 mijė lekė nė muaj; anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese - 180 mijė lekė nė muaj; tė deputetėve - 135 mijė lekė! (Mos harroni; janė lekė tė reja!) Kush e ka kohėn bakėrr, le tė dali njė mėngjez nė bulevard. Do tė shohė se mes sirenave tė policisė, 4-5 makina shoqėrojnė pėr nė punė Kryeministrin! Me kėto pėrmasa ėshtė edhe "tabori i mekanizuar" qė shoqėron Presidentin!

(1)

Vitin e kaluar, nė analizėn vjetore tė ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės, kryeministri deklaroi: "Kostoja e prodhimit tė energjisė elektrike ėshtė mė e lartė se ēmimi i shitjes! Prandaj nuk duhet tė habitemi kur ngrihet ēmimi!" Por llogaritė e kryeministrit i kundėrshtoi ish kryetari i Entit Rregullator tė Energjisė zoti Ėngjėll Ēuēi: "Nuk mund tė pranojmė rritje tė ēmimit tė energjisė, sa kohė qė ngritja e kostos vjen nga keq menaxhimi i KESH-it."

Dhe vazhdon komenti nga ekspertė tė pavarur. Nė Shqipėri energjia elektrike prodhohet kryesisht nė hidrocentrale. I fundit hidrocentral i ndėrtuar ėshtė nė Koman. Pėrurimi ėshtė bėrė nė vitin 1985. Kjo do tė thotė se investimet e ndėrtimit, pas 28 vjetėve janė shlyer. Morali: Kostua e prodhimit tė energjisė ka vetėm vlerėn e ujit tė grumbulluar nė rezervuarėt. Shiun e hedh perėndia, ēka do tė thotė se kostoja e prodhimit nė hidrocentral, tenton drejt zeros. Por nga ana tjetėr vendi ynė importon energji elektrike dhe do tė vazhdojė tė importojė, duke shpenzuar disa miliona dollarė. Nė "treg" nuk mund tė ndahet: kjo ėshtė energji e importit dhe kjo e vendit. Ēmimi i shitjes duhet tė ketė parasysh si energjinė qė prodhohet pothuaj falas nga uji dhe atė tė importit.

(2)

Por idetė e ekspertėve "treten" nė eter, sepse vendi ka zot! Ka zotin Nano qė "prodhon" ide qė do t'i kishte zili edhe vetė Zhyl Verni, po tė jetonte mes nesh! Sikur tė "fshijmė pak pluhur" nga arshivat e botuara nė internet? Nė fillim gushti 2002, kryeministri mbrojti programin e qeverisė nė parlament. Domosdo, ja donte zanati tė fliste edhe pėr zgjidhjen e krizės energjitike. Dhe tha njė ide origjinale: "Energjinė elektrike do ta prodhojmė me anije lundruese! Ka nevojė Vlora - atje do shkojė vaporri. Del problemi nė Shėngjin - merr "arratinė" anija nga Vlora dhe ankoron nė rreth tė Lezhės. Projektet qeveria i ka bėrė me General Elektrik! Qeveria do tė studiojė mundėsinė qė brenda 90 ditėve projekti tė jetė gati! Tė vihen nė pėrdorim centrale tė lėvizshme tė prodhimit tė energjisė." Pėr hir tė sė vėrtetės, nė njė drejtim qeveria e mbajti fjalėn. Pa u mbushur 30 ditė, pėrfunduan bisedimet me amerikanėt. Pėr fat tė keq llogaritė nuk ishin tė mira. Qiraja vjetore e njė TEC-i tė pėrdorur ėshtė 40 milionė dollarė. Njė paradoks, po tė kemi parasysh se duhen marrė me qira 7 deri mė 10 "anije lundruese"!

Ende pa u shuar jehona e anijeve lėvizėse, zoti Nano dha njė tjetėr ide, mė tė fisme, domethėnė mė origjinale: "Energjinė elektrike do ta prodhojmė me bollėk. Me kosto tė ulėt. Pothuaj nga hiēi. Nė embrion tė teknologjisė kontemporane: shfrytėzimi i energjisė sė erės. Nė zyrėn time diskutuam projektet me ekspertė amerikanė...".

Kur menduam se do tė shihnim zotin Nano me gėrshėrė nė dorė duke prerė tė parin "Mulli me Erė", mes shtypit u pėrhap njė tjetėr haber i ri. E lexuam me laps nė dorė, sepse dolli nga goja e kryeminstrit: "Dritat do t'i prodhojmė me panela diellorė. Vendi ynė zė nga vendet e para nė Evropė pėr numrin e diell-ditėve! Kur Greqia e prodhon njė pjesė tė energjisė me diell, pse tė mos investojė edhe qeveria socialiste nė kėtė burim ekologjik, mbarėkombėtar qė na e ka falur natyra?"

Por...tė shkuara tė harruara! Nė dorė kemi "peshqeshin" e zotit Nano: faturėn e re tė dritave?!


tema