Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ju kerkoj siqerisht ndjese...nqs do te tingellojne pak konfliktuoze fjalet e mia...ne kete teme paqesore ne te cilen gjithsekush ka te drejte te shfaqe mendimin e vet.

    Vetem desha te them nje keshille:


    SINQERITET - kur te flisni. (Dmth, mos na ndiqni rregullin e famshem, sipas te cilit INJORANCA konsiderohet = me Tolerance, Mendjehaptesi)

    Dmth,

    juve qe i pergjigjeni Matrix-it, mos valle juve vete e njihni filizofine kristiane???????!!!!!

    C'mon please, edhe nje here, sinqeritet, ju lutem.


    Une po ju them nje thenie baze te theosofise kristiane, pasi ajo eshte me shume se filozofi:


    po ta vereni mire, shkrimet si te ketushme, te budizmit, si edhe te cdo feje tjeter ne forum e jashte tij, kane per baze rregullat te cilat njeriu duhet te ndjeke per te arritur clirimin, shpetimin, ndricimin


    e ndersa teofisia kristiane, ne te kundert, shprehet ne vargun biblik:


    por Perendia aq shume e deshi boten, aq sa dha Birin e Tij te Vetemlindur, qe te mos humbase kushdo qe beson ne Te, por te kete jeten e perjeteshme.


    Ky varg, u rifrazua nga Eterit e Kishes nepermjet Shen Athanasit ne mesimin kyc Biblik:


    Perendia u be njeri, ne menyre qe njeriu te behej perendi.


    (Pa kete dashuri, dhenie-flijim, e misherim - nuk ka rregull qe te shpetoje njeriun. Ne krishterim eshte Perendia Vete, edhe jo rregullat e Tij, qe e shpeton njerine.

    Prandaj edhe Krishti nuk tha po ju tregoj Udhen e te Verteten; por tha se "UNE JAM UDHA E VERTETA EDHE JETA"

    Pa kete Zbritje te Perendise Vete, nuk mund te kete Ngjitje te njeriut te rene; pa kete misherim te Perendise Vete, nuk ka rregull e mesim qe ta beje njeriun mishtor, shpirteror; pa Vdekjen ne mish se Perendise se misheruar, nuk mund te kete triumfim e ringjallje frymore te njeriut dhe.)




    ____________


    A nuk me thoni me sinqeritet, a mundet me pase urtesi me te madhe se kjo?


    Megjithate juve vazhdoni ne lirine tuaj - edhe pse jo te gjitha lirite te cojne drejt lirise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 13-07-2004 mė 21:19

  2. #22
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Hi, seminarist.....
    Pse keni tendecen qe nen tituj (sinqeritet) (urtesi)(ndjese) ose (paqe) dhe (jokonfliktual).... kur ne fakt asnjera prej ketyre nuk jane origjinalisht ne ju... pa llogaritur ate "hollesine" tende per te fyer "injoranca konsiderohet......"
    E para e punes ti nukje nje besimtar ne shpirt i jesusit je shume teorik.... e dyta je nje frikacak qe te mos them nje dhiec ndaj perendise e fjaleve te saj e ju bindesh nen pushtetin e frikes e te servilizmit per tu shpetuar.... dhe cka e ben edhe me te vertete dyshimin tim ne ate se sa besimtar qenke ti, eshte gjithe kjo hipokrizia qe ke hedhur ketu, duke dashur te na mbrosh perendite e bijte e tyre (perendine dhe birin e tij)....
    NJe sinqeritet si ky yti me lodh , le me pastaj shkalla ne te cilen te duket se paske hypur (dije , ose jo injorance) . Sa e krishtere eshte ajo qe i eshte pergjigjur matrixit, dhe sa e njeh ajo biblen dhe jesusin dhe se si beson ajo ne to, ti nuk ke aftesi te kesh as iden me te vogel, e jo me informacion.
    ....
    Te flasesh ne emer te sinqeritetit me aq hipokrizi e ne emer te dashurise me kaq frike duket si e pamundur. Frikacaket nukjane te zot te duan as vetet e tyre e jo me perendine dhe bijte e saj . (... biri i ciles perendi je ti seminarist?)
    pastaj aty me lart , mua mu duk se thashe , se budizmin une nuk e shoh si fe....e perderisa nuk e shoh si te tille nuk e respektoj as si te tille.
    Pastaj pse do qe te me imponohesh qe une jesusin dhe buden ti ve perballe tyre si rivale?
    A nuk mundkam une , sipas teje t'i repektoj te dy? Pse kerkon te mbjelesh lufte e urrejtje midis dy paleve , ( te krishtereve dhe budisteve).Ose pse do te imponohesh ne besimin apo zgjedhjen e secilit. (apo kete e ben nga sinqeriteti i tepruar qe paske?)
    ....
    Nje poet i madh thote ne nje autoportret ;
    "idhujt e mij jane jesusi i nazaretit
    buda
    dhe don kishoti i manēes"
    ....
    Sipas teje u dashka te kemi e te duam e te cmojme vetem idhujt e tu. Don kishoti i manēes eshte personazh , po ja qe poeti e paska idhull, mos do ta akuzoje ti si te pasinqerte poeitin?Apo si kundershtar te njerit prej te treve qe i ve bashke ne shpirtin e tij?
    Pse shitni p.o.r.dh. me idiotesi me mendim te dhunshem e te shterpe e krejt FALLS??????
    BYE!

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mace,

    mos e kalo ne replika personale. Une iu drejtova atyre gjerave qe jane thene, edhe jo asaj se cka je ti ne teori apo praktike, pasi kjo nuk me hyn ne pune.

    Megjithate une e di fare mire burimin e pergjigjes tende...si edhe nivelin e saj.

    Po qe per hipokrizi e teori, po te them se nuk ka me te tilla se "inteligjenca" edhe talenti poetik. Ti je e fundit qe une kam pare te ma vertetoje nje gje te tille, ndersa une nuk jam i pari qe po ta them kete.

  4. #24
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Hej hoxhe pa mjekerr qe m'i therret vetes prift!
    Ti kujton se u justifikove?
    Tani psh ke hypur mbi secilin kulm te hipokrizise... kur thua se nuk e kishe personalisht me mua. Ti e kishe (me te vetmin) qe i ishte pergjigjigjur matrixit apo jo!?
    Talenti poetik hipokrizi? Kete e thote kurani po jo bibla (me thuaj ca je ti kuranaxhi apo biblaxhi?)


    E shikon si pergjigjesh kur te bie bibla nga gjunjet dhe kur nuk ke kohe ta marresh ta vesh prap ne gjunje e te fillosh te citosh kopjosh fraza prej saj.
    A vdeksha une per intiligjencen tende dhe sinqeritetin.(le me pastaj dijet dhe dashurine e mirkuptimin repsketin apo dallimin e poetit me besimtarin te "denje " si ti.
    pihaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

  5. #25
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    psh,

    une kisha nje pikepyetje:

    duke lexuar kete teme si edhe duke dite mendimet e shkruesit, me ra ne sy, me keqardhje, se ish pasardhesi i flaket edhe i sigurte i pellazgeve, Drini, papritmas, na u kujtua se ai ne meditimet e tij, sipas kesaj teme, na qenka kujtuar ne konshiencen e tij, se ai ka pas jetuar dikur nja dy here rresht, ne mos gaboj, diku neper shkretetirat e Tibetit.

    Pyetja qe del eshte e qarte: ku eshte pellazgu edhe me i lashti se edhe greket, pasardhesi i Konstandinit te Madh, Drin, ne ket rast?

    Une jam ne konfuzion (jo konfuc-ion) ne lidhje me ket pike...

  6. #26
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Seminarist, pikėsėpari dua tė tė them se me kėtė temė qė hapa, dhe me materjalin e mėsipėrm qė solla, nuk pata dhe nuk kam qėllim tė KONVERTOJ askėnd nga besimtarėt e feve tė tjera. Prandaj tė lutem qė para se tė shkruaj e tė lexosh mė tej, tė tė them qė MOS U BĖ BUDIST por ji nė besimin qė ke, megjithėse ne po flasim kėtu rreth fesė budiste. Qėllim tė vetėm me sjelljen e kėtij materiali nė forum kam vetėm tė sjellė mė shumė dituri rreth qėnies sonė njerėzore, dhe, duke mos harruar edhe njėherė, mė duhet tė theksoj se GOLI PĖRFUNDIMTAR i prapktikeusve tė Dharmės ėshtė NIRVANA (dmth paqja, liria, dashuria, gėzimi, etj etj nė jetė).

    Vetėsisht do tė dėshiroja tė shikoja mė shumė paqe nė botė, mė shumė vllazėri, mė shumė respekt ndaj njeriu-njeriut, dhe duke kuptuar se ajo pėr fill harriet nė mėndje, e mėpas nė veprimet qė bėjmė, mendova ta ndaj me bashkombasit e mi kėtė material. Siē thash, dhe e ri-theksoj, nuk pata dhe nuk kam qėllim tė konvertoj askėnd, ndaj qėndro nė besimet qė ke.

    Njė pėrgjigje tė mbledhur rreth gjasės sė Rilindjes mund tė lexosh nė kapitullin e Pestė tė materialit tė mėsipėrm, tė cilėn mund ta lexosh duke shtyp kėtu.

    Vetė mbaj mėnd ēaste shumė shumė tė shkurtra, sikur foto-shkrepje tė shpejta tė cilat nuk mund t'i kuptoj nė tėrėsi su ku janė, dhe sesi jam. Por njė ēast e mbaj mėnd qė jam i ulur nė dysheme duke medituar, diellin e kam diku pėrballė qė duket sikur perėndon, dhe unė jam i ulur kėmbkryq. Pllakat e dyshemesė kan vija tė cilat jan reliev mbi dysheme. Kaq mbaj mėnd nga njė jetė qė duhet tė kem qėnė monk ose praktikues i dharmės. Ka edhe ēaste tė tjera, por qė nuk i kam lidhur ende dot, por po punoj rreth kėsaj gjėje. Kur nisa tė lexoja thėnie tė Budės para ca kohėsh, lotė mė filluan duke rėnė sepse m'u kujtuan. M'u kujtuan thėniet e tij, e qė i kisha nė kujtesėn e shkruar nė shpirtin tim. Nuk ishte hera parė qė i lexoja, e andaj i kuptoja menjėherė pėr ēfarė e kishte fjalėn Buda. Ėshtė shumė e vėshtirė tė kujtosh kohėt para se tė pėrfundoje nė Ovar tė Nėnės qė tė ri-lind, sepse aty fle sikur ariu, pėr rreth 8-9 muaj nga e cila, e kaluara tė harrohet nga mėndja, por nuk tė shuhet nga kujtesa. Gjithēka ngelet e shkruar nė shpirt, e qė pret pėr njė lexues qė t'i hedhi syrin e tij e ta lexoj. E ky lexues nė ēastet e tij/saj tė paqes e tė vet-synimit mund ta drejtoj mėndjen me vullnet pėr tė kujtuar kohė tė largėta qė ka pėrjetuar shumė kohė mėparė.

    Jam me gjak shqiptar, por tė dish mė shumė nga vetvetja s'do tė thotė tė jesh tradhėtar i fisit tėnd. Pėrkundrazi, ata qė e njohin mė mirė vetveten, sikur nė Krishtėrim ndodh me pranimin e Krishtit si Perėndinė dhe Shpėtimtarin tėnd, janė ata qė janė edhe mė fisnikėt e fisit tė tyre. Tė njohėsh vetveten do tė thotė tė jesh edhe mė fisnik.

    Seminarist, do t'mė falėsh qė nuk do tė mundem dot tė tė shkruaj mė shumė. Nisėm sėshpejti pėr nė Shqipėri e sonte ėshtė dita e fundit qė shkruaj kėtu, gjerisa tė lidhem online sėrisht nė Tiranė. Ndaj nėse ke mė shumė pyetje, nuk do mundem dot tė pėrgjigjem pėr njėfarė kohė.

    Shpresoj t'i gjesh interesante dijet nė kėtė material, e lutem qė Zoti tė Bekoftė.

    Mos harro, nuk e solla infon pėr tė konvertuar, por thjeshtė pėr tė plotėsuar me mė shumė dije.

    Elinda, tė falemnderoj pėrzemėrsisht pėr urimin tėnd. Tė uroj edhe ty ditė tė mbara nė kėtė Verė tė nxehtė Mishigiane pėr ty


    Pėrshėndetje,
    Drini.

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Macja blu, une nuk jam fare xheloz nese ti bashke me Jezus Krishtin nderon apo adhuron dhe Buden apo kedo qofte.

    Une e di qe ai ose ajo qe eshte i/e Krishtit nuk e ben kete, per te tjeret nuk jap dot komente. Jane te lire per te mos shijuar Lirine....

    Vetem duhet te dish se nuk eshte mencuria ajo qe te con ne shpetim, qofte kjo menduri budiste, kristiane, islame apo ku di une. Ne shpetim te con vetem nje Njeri. Dhe ky Njeri eshte Shpetimi. Dhe ky Njeri eshte Perendia i Perjetshem.


    Per Drinin, do te lutem dhe njehere te mos keqinterpretosh mesimin e "budes"qe ti nderon, Jezus Krishtit.

    Per ne kristianet, ajo qe ka rendesi eshte Personi i Krishtit, Ai UNE JAM i perjetshem.
    Ndersa mesimet e Tij, ju i perifrazoni duke i nxjerre jashte kontekstit. Per ne, vete Krishti eshte Mesimi i Atit per njeriun. Vete Ai eshte Fjala! Mesimet e Tij perfshihen ne Qenien e Tij te perjeteshme.


    Une te bera disa pyetje rreth Krijimit te botes, te njeriut, etj dhe per arsyen se perse njeriu ka hyre ne kete cikel rilindjesh. Por nuk m'u pergjigje.

    Nqs nuk do te pergjigjesh, nuk ka asnje problem per mua, po te le te vazhdosh meditimet e tua rreth jeteve te meparshme. Ndoshta mund ta gjesh ne ndonje nga keto jete pergjigjen, qe cuditerisht ne kete jete e ke harruar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 14-07-2004 mė 08:20
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Une te bera disa pyetje rreth Krijimit te botes, te njeriut, etj dhe per arsyen se perse njeriu ka hyre ne kete cikel rilindjesh. Por nuk m'u pergjigje.

    Nqs nuk do te pergjigjesh, nuk ka asnje problem per mua, po te le te vazhdosh meditimet e tua rreth jeteve te meparshme. Ndoshta mund ta gjesh ne ndonje nga keto jete pergjigjen, qe cuditerisht ne kete jete e ke harruar...
    Matrix, ndihem i ofenduar nga ty, sepse mė ngre njė pyetje, ose disa pyetje, por shoh qė materialin e mėsipėrm nuk e ke lexuar fare. Kjo tregon se ti nuk po kėrkon pėrgjigje rreth thėnieve tė Budės dhe fesė Budiste, por po kėrkon tė kapesh me mua. Po tė lexosh materialin e shkruar nga Ven. S. Dhammika, dhe mė pikėrisht kapitullin e tretė (Budizmi dhe Konceptimi i Zotit), do tė gjesh qė pyetja jote ėshtė e pėrgjigjur atje, dhe t'i as e ke lexuar fare, por ke lexuar mėparė vetėm emrin e nofkės drini_nė_L.A.

    Dhe Jezusin as nuk po e ul, dhe as po e ngrej mėshumė sesa mėsoj ai nga thėniet e tij. Unė pėrmėnda vetėm qė Jezusi konsiderohet Budė nė Budizėm, dhe nuk ėshtė faji im nėse ti nuk e di se ēfarė do tė thotė fjala Budė.

    Pėr mirėsjellje po tė jap lidhjen kėtu me pėrgjigjet qė kėrkoje, e tė cilat, po ta kishe lexuar materialin mbi Budizmin tė sjellur nė kėtė temė, nuk kishe pse mė pyesje fare. Tė lutem, pres tė njėjtin mirėkuptim edhe nga ty.

    Kalofsh njė Verė tė mbarė,
    Drini.


    Shėnim: Siē thash mėsipėr, nuk do jem nė forum pėr disa ditė, duke filluar qė nga ky ēast.

  9. #29
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pyetje: Ēfarė thotė Buda rreth fillit tė universit?
    Pėrgjigje: Ėshtė shumė interesant se shpjegimi i Budės rreth fillit tė saj, pėrket shumė ngjashėm me kėndėshtrimin shkencor. Nė Aganna Sutta, Buda shtjellon universin duke u shkatarruar dhe duke ri-evoluar nė formėn e tanishme nė njė sasi tė panumėrt miljona vitesh. Jeta e parė u zhvillua nė sipėrfaqe tė ujit dhe sėrisht, pėrtej miljona vitesh, u evolua nga organizmi i thjeshtė nė atė mė tė pėrbėrė.
    Drini, ky eshte shpjegimi qe jep Buda per fillimin e universit?
    Ja pra ku e paska marre Darvini teorine e tij...
    Vertet, Drini, mendon se kjo i jep pergjigje fillimit te Universit?
    Jo, kjo vetem e sposton pyetjen per fillimin e tij.

    Se tani pyetja nuk eshte me "Si filloi Universi?" Por: "Si filluan ciklet e Ndertim-Shaterrimeve te Universeve (ose Universit)?"

    Mendon se nje Univers kaq i persosur nuk paska nevoje per Krijues inteligjent?

    Frika bestytnike e njerezve te lashte i ka origjinat tek Edeni i humbur. Aty njeriu humbi kontaktin me Krijuesin e vet dhe filloi ta marre Krijuesin "me te mire".
    Njera nga keto bestytni eshte dhe Besimi Induist i cili flijon dhe njerez per nder te "perendive". E theksoj dhe njehere, tek ky besim i ka origjinat Budizmi!

    Drini, sado fjale te bukura te thuash, ti duhet te pranosh varferine dhe mjerimin politeisto-ateist. Ti dhe asnje anetar i feve politeiste dhe ateiste (Komunizmi psh ishte nje fe ateiste) nuk do munden dot kurre te japin nje shpjegim sadopak te pranueshem nga llogjika minimale njerezore per pyetjet themelore te jetes...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #30
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    shume qesharake perpjekja e krishterve dhe myslimanve per ta kuptuar budizmin.

    ju nuk mund ta krahasoni budizmin me fe ne te cilat egziston nje zoti ose shume zotra se ne budizem nuk ka zot nuk ka dreq, nuk ka t“mire dhe nuk ka t“keq, nuk ka t“zeze dhe nuk ka t“bardh, nuk ka dhimbje dhe nuk ka gezim.... dhe qellimi i cdo budisti eshte ta kuptosh kete asgjesi (emptiness). ky qellim eshte edhe qellimi i cdo krishteri apo myslimani, keta e quajn te jesh njesh me zotin kurse ne budizem quhet te jesh njesh me vetveten.

    problem ma i madh i cdo feje, jane njerzit te cilet jane aq berllog se cdo fe e prishin dhe e bejne, ma falni shprehjen, m*t.

    budistet falen para statues te budes sikur te jete ai zot, ky eshte gabim i madh.
    krishteret i besojn kishes dhe bibles e cila eshte shkruar nga njerz normal jo nga krishti, dhe ne vend se te besojn ne dashuri kta qarten dhe mundohen te luftojn per ta ruajtur dashurin, kind of psycho...
    hinduizmi eshte nje fe e cila eshte krijuar per kontrollimin e popullit nepermejt sistemit te "kastave" per ata te lutem mos e krahaso hinduizmin me budizmin.

    nese zoti e ka krijuar univerzin kush e ka krijuar zotin??? nga erdhi zoti??

  11. #31
    Mendoj se ky debat per vertetesine e nje feje apo tjetren eshte i gabuar ne kete teme.

    Ketu ka thjesht informacion, dhe kush do ta lexoje, le ta shqyrtoje sipas menyres se vet, por mendoj se debatet duhen bere ne tjeter teme.

    Pershendetje te gjitheve.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  12. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Manulaki ka te drejte,
    ne fund te fundit ky debat nuk te con askund.

    Nderhyrja ime nuk ishte per te mbrojtur krishterimin, sepse kjo do te ishte nje fyerje per vete Zotin tim. Une thashe nje mendim, i terhequr nga shkrimet e ketushme.

    Ok, po ju le te vazhdoni...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    urimet e mija te sinqerta per materjalet qe ke sjelle ne lidhje me budizmin ,

    une kam lexuar shume per budizmin dhe jam mare per nje kohe te gjate me meditime dhe merem me joga , por ne shqiperi nuk kane interes shume per budizmin , mesa di une ne itali ne vitin 2000 ky religjon u njoh per hare te pare si fe zyrtare dhe kjo per mendimin tim eshte gje shume e mire.

  14. #34
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar mė parė nga IllyrianWarlord
    shume qesharake perpjekja e krishterve dhe myslimanve per ta kuptuar budizmin.

    ju nuk mund ta krahasoni budizmin me fe ne te cilat egziston nje zoti ose shume zotra se ne budizem nuk ka zot nuk ka dreq, nuk ka t“mire dhe nuk ka t“keq, nuk ka t“zeze dhe nuk ka t“bardh, nuk ka dhimbje dhe nuk ka gezim.... dhe qellimi i cdo budisti eshte ta kuptosh kete asgjesi (emptiness). ky qellim eshte edhe qellimi i cdo krishteri apo myslimani, keta e quajn te jesh njesh me zotin kurse ne budizem quhet te jesh njesh me vetveten.

    problem ma i madh i cdo feje, jane njerzit te cilet jane aq berllog se cdo fe e prishin dhe e bejne, ma falni shprehjen, m*t.

    budistet falen para statues te budes sikur te jete ai zot, ky eshte gabim i madh.
    krishteret i besojn kishes dhe bibles e cila eshte shkruar nga njerz normal jo nga krishti, dhe ne vend se te besojn ne dashuri kta qarten dhe mundohen te luftojn per ta ruajtur dashurin, kind of psycho...
    hinduizmi eshte nje fe e cila eshte krijuar per kontrollimin e popullit nepermejt sistemit te "kastave" per ata te lutem mos e krahaso hinduizmin me budizmin.

    nese zoti e ka krijuar univerzin kush e ka krijuar zotin??? nga erdhi zoti??
    Po me pelqen kjo idea jote.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  15. #35
    Nuk di shume per Budizmin po me aq sa di me duket nje fe fantastike dhe shume imagjinative , teper terheqese dhe e thelle me pelqen sepse nuk eshte si myslimanizmi apo kristianizmi qe vetem te japin rregulla eshte me e lire dhe me mbeshtetur ne mendimin vetjak se sa ne ate te librave
    !!!

  16. #36
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946

    Budizmi

    Filozofi orientale themeluar nga Buda (rreth viteve 560-483 p.e.s. Sidhatra Gautama, princ i fisit Sakya i njohur me emrin e Budes “iluminist”, themelues ne Indi i budizmit, ne kundershtim me brahmanizmin)
    Duke filluar nga India ne shekullin III p.e.s. eshte perhapur ne te gjithe Azine.Qellimi i kesaj fčje:
    Dalja prej ciklit te rimisherimeve dhe futja ne Nirvana (kalimi i perjetshem i provave te nje pas njeshme qe eshte jeta ne Toke)
    Rrymat kryesore te budizmit jane:
    1)Hinayana qe takohet te Tailande,Birmani,Sri-Lanka,Kamboxhia.
    2)Mohayana qe takohet ne Kine dhe Indi.
    Budizmi eshte besimi kryesor (madhor) ne Tibet,Japoni dhe Mongoli.
    PARIMET KRYESORE TE BUDIZMIT:
    Budizmi merret me teper me etiken sesa me fčne.Ketu behet fjale per te zhdukur deshiren e tunduesit dhe per te arritur Nirvanen (te verteten absolute dhe ēlirimin total nga ajo) per tu bere Buda. Kjo mund te arrihet atehere kur eshte arritur iluminizmi i perkryer.Kjo lejon shmangien e samsares (cikli i rilindjeve).Filozofia e budizmit mbeshtetet ne dy besime themelore:
    -Te gjitha qeniet e gjalla meshirojne nje numer te pafund besimesh.
    -Zhvillimi i ēdo jete eshte parashikuar sipas vprimeve plotesuese qe ndodhin ne jeten e meparshme.Sipas Budizmit ēdo gje eshte kalimtare.Keshtu ka nje fillim,nje vazhdim dhe nje fund.Si rrjedhoje,per budistet nuk ekziston Zoti si krijues dhe i perjetshem.njihen rreth 339 milion besimtare ne te gjithe boten.

    FORMAT E BUDIZMIT:
    Ekzistojne shume forma te budizmit:
    -Budizmi Indian (qe eshte me i njohuri)
    -Budizmi tibetian (ose lamaizmi (Dalai Lama),i futur ne Tibet nga Padmasambhara ne shekullin VII )
    -Budizmi japonez (i futur ne Japoni nga Kina midis shkujve VI-XII)
    -Budizmi Nichiren (qe ka marre emrin e krijuesit Nichiren Daishonin (1222-1282).

    NIRVANA
    Ne budizem eshte etapa e fundit e enderrimit karakterizuar nga mungesa e dhimbjes dhe zoterimi i se vertetes.Ne brahmanizem, shkaterrimi total,ne absoluten qe nenkupton fundin e ciklit te rimisherimit (rilindja e shpirtit ne nje trup te ri,veēanti e fčve te Indise)
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  2. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  3. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  4. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  5. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •