Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    9. Falli dhe Fati.


    Pyetje: Ēfarė pati mėsuar Buda rreth magjisė dhe falleve?
    Pėrgjigje
    : Buda rreth praktikave tė tilla sikur falli, mbajtja e ēarmeve magjike pėr mbrojtje, zgjedhja e truajve me fat pėr tė ndėrtuar, profetizimi, ose shėnimi i ditėve tė fatit, i pati konsideruar si supersticione tė panevojshme, dhe ua theksoj ndaljen e kėtyre praktikave dishepujve tė tij. Ai i quan kėto gjėra si 'art i ulėt.'

    'Ndėrkohė qė disa njerėz fetar duke jetuar me ushqimin qė u jepet nga besimtarėt, i sigurojnė tė ardhurat e tyre me anė tė kėtyre "arteve tė ulta," kėto kuptime tė gabuara jetesė sikur leximi i dorės, duke shėnjtėruar nga shėnjat, duke interpretuar ėndrrat... duke sjellur fat tė mirė apo tė keq... duke i thirrur mirėsisė sė fatit... duke zgjedhur truallin me fat pėr njė ndėrtesė, monku Gotama pėrmbahet nga kėto arte tė ulta, nga kėto mynyra tė gabuara jetese.'

    D.I. 9-12

    Pyetje: Atėherė pse kaherė njerėzit i praktikojnė dhe u besojnė kėtyre gjėrave?
    Pėrgjigje
    : Nga babzitja, frika dhe injoranca. Menjerė sapo dikush t'i kuptoj mėsimet e Budas, ai/ajo do tė kuptoj se njė zemėr e pastėr mund ta mbroj kėtė njeri shumė mė mirė sesa disa fjalė nė njė letėr, disa copa metali, apo kėndimi i disa fjalėve, dhe ndaj ky/kjo nuk i varet mė gjėrave tė tilla. Nė mėsimet e Budės, ėshtė ndershmėria, mirėsjellja, botkuptimi, durimi, falja, zemėrmadhėsia, fisnikėria, dhe cilėsi tė tjera tė mira qė me tė vėrtetė mund tė tė mbrojnė ty dhe tė tė sjellin mirėqėnie tė vėrtetė.

    Pyetje: Por disa numra qė tė sjellin fat janė tė vėrteta, apo jo?
    Pėrgjigje
    : Njoh dikė qė i pėrfiton tė ardhurat duke shitur numra fati apo magjike. Ai thotė se numrat e tij mund tė tė japin fat, mirėqėnie dhe ai tė siguron se do mund tė zgjedhėsh tre numra fati me to. Por nėse ēka thotė ai ėshtė e vėrtetė, atėherė pse ai vet nuk ėshtė multi-miljoner? Nėse numrat e tij tė fatit sjellin vėrtetė fat, pse atėherė ai vetė nuk e fiton llotarinė javė pas jave? Tė vetmin fat qė ka ai ėshtė se ka akoma njerėz qė tundohen nga ai dhe ia blejnė numrat.

    Pyetje: Atėherė a ka diē tė tillė sikur fati?
    Pėrgjigje
    : Fjalori e pėrkufizon fjalėn fat 'tė besosh se ēdogjė qė i ndodh, e mirė apo e keqe, njė njeriu pėrgjatė ndodhive tė gjasave ka pėr arsye rastėsinė ose fatin.' Buda e mohoi plotėsisht kėtė besim. Ēdogjė qė ndodh ka njė shkak ose shkaqe tė caktuara, dhe duhet tė ketė njė bashkrendim mes shkakut dhe rrjedhojės. Tė sėmuresh, pėr shėmbull, ka shkaqe tė caktuara. Dikush duhet tė bjerė nė kontakt me virusin, dhe trupi i tij/saj duhet tė jetė mjaft i dobėt pėr virusin qė ky tė zėri vėnd nė kėtė trup. Ka njė bashkrendim tė veēant mes shkakut (virusi dhe trupti i dobėt), dhe rrjedhojės (sėmundja) sepse ne dimė qė viruset pushtojnė organizmin dhe sjellin sėmundjen nė trup. Por asnjė ndėrlidhje nuk mund tė gjehet midis disa fjalėve me fat, dhe njė njeriu qė ėshtė i pasur ose qė kalon provimet. Budizmi mėson se ēfarėdo gjėje qė ndodh ka pėr fill njė apo shumė shkaqe tė caktuara dhe jo prej fatit, apo rastėsisė. Njerėzit tė cilėt interesohen pas fatit duan gjithnjė tė pėrfitojnė diēka - zakonisht mė shumė tė holla ose pasuri. Buda na mėson ne se ėshtė shumė mė mirė tė zhvillojmė zemrat dhe mėndjet tona. Ai thotė:

    'Tė jesh i/e mėsuar dhe i/e aftė qė nė themel. Tė jesh i/e udhėzuar mirė dhe duke pėrdorur fjalė tė mira; ky ėshtė fati mė i mirė. Tė ndihmosh nėnėn e babėn, t'i sillesh mirė nuses dhe fėmijes dhe tė kesh njė jetė tė thjeshtė; ky ėshtė fati mė i mirė. Tė jesh i/e ndershme, t'i vish nė ndihmė tė afėrmve tė tu, dhe tė jesh i/e pa fajshėm nė veprimet e tua; ky ėshtė fati mė i mirė. Tė largohesh nga djallėzirat dhe nga pija e tepėrt, tė jesh gjithnjė i/e pėrqėndruar nė virtyt; ky ėshtė fati mė i mirė. Nderi, pėrulja, kėnaqėsia, falemnderimi, dhe tė dėgjosh Dharmėn e mirė; ky ėshtė fati mė i mirė.'

    Sn. 261-265

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    10. Pėr t'u bėrė Budist.


    Pyetje: Ēfarė ke thėnė gjeri tash ėshtė me shumė interes pėr mua. Si mund tė bėhem budist?
    Pėrgjigje
    : Njė herė pat qėnė njė burrė me emrin Upali. Ai ishte ndjekės i njė feje tjetėr, dhe pati shkuar tek Buda nė mynyrė qė tė argumentonte me tė e sėfundi ta konvertonte nė fenė e tij. Por pasi foli me Budėn, ai u mahnit aq shumė saqė vendosi tė bėhej ndjekėsi i tij. Por Buda i tha:

    'Bėj kėrkimin e duhur mė parė. Kėrkimi i duhur ėshtė diēka e mirė pėr njė njeri kaq tė ditur sa ti.'

    'Tash jam edhe mė shumė i kėnaqur kur Mėsuesi mė thotė mua: "Bėj kėrkimin e duhur mė parė." Prandaj nėse anėtarėt e njė feje tjetėr do t'mė kishin bėrė pėr vete si besimtar, ata do t'kishin ngjitur njė afishe gjithadej qytetit me thėnien: "Upali i ėshtė bashkuar fesė tonė." Por Mėsuesi mė thotė mua: "Bėj kėrkimin e duhur mė parė. Kėrkimi i duhur ėshtė diēka e mirė pėr njė njeri kaq tė ditur sa ti."'

    MII 379

    Nė budizėm, botkuptimi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, dhe tė kuptosh do kohė. Ndaj mos iu jep budizmit menjėherė. Jepi kohėn qė tė nevojitet, bėj pyetje, konsidero me kujdes, dhe mėpas bėj njė vendosje. Buda nuk ishte i interesuar tė kishte njė numėr tė madh dishepujsh e besimtarėsh. Ai i jepte rėndėsi veēse qė njerėzit t'i ndiqnin mėsimet e tij si pasoj e njė kėrkimi tė kujdeshėm dhe pasi t'i ken konsideruar faktet e dhėna nga kėto mėsime.

    Pyetje: Nėse e kam bėrė kėtė gjė dhe mesimet e Budės mė jan dukur tė pajtueshme, ēka duhet tė bėj atėherė nėse unė do tė dėshiroja tė bėhem budist?
    Pėrgjigje
    : Gjėja mė e mirė do tė jetė t'i bashkohesh njė tempulli tė mirė ose njė grupi budist, t'i mbėshtesėsh ta, tė mbėshtetesh nga ta dhe tė vazhdosh sė mėsuari edhe mė shumė nga mėsimet e Budės. Mė pas, kur tė jesh gati, ti do tė bėhesh formalisht budist duke marrė Tre Refugjimet.

    Pyetje: Ēfarė janė Tre Refugjimet?
    Pėrgjigje
    : Njė refugjim ėshtė njė vėnd ku njerėzit shkojnė kur janė tė shqetėsuar, ose kur kan nevoj pėr mbrojtje dhe sigurim. Ka shumė lloje refugjimesh. Kur njerėzit jan tė pakėnaqur, i refugjohen shoqėrisė sė tyre, kur janė tė shqetėsuar apo tė frikėsuar, ata/ato mund tė refugjohen nė shpresa apo besime tė pavėrteta. Duke iu afruar vdekjes, ata/ato mund t'i refugjohen besimit nė jetėn e pafund nė parajsė. Por, siē thotė budizmi, asnjė nga kėto nuk ėshtė njė refugjim i vėrtetė sepse ato nuk japin siguri dhe mbėshtetje duke u bazuar nė tė vėrtetėn.

    'Vėrtetė kėto nuk jan refugjime tė sigurta, nuk jan refugjimi mė i lartė. Jo refugjimi sipas tė cilės tė ēliron gjithė dėshpėrimin, por refugjimi nė Budė, nė Dharmė, dhe nė Sangha, dhe tė shohosh me kuptim tė plotė Katėr tė Vėrtetat Fisnike, Vuajtjen, shkakun e vuatjes, heqjen e vuatjes, dhe Shtegun e Tetėpalosur Fisnik qė tė ēon nė heqjen dhe zhdukjen e vuajtjes, ėshtė ky refugjimi mė i lartė. Ėshtė refugjimi sipas tė cilės dikush ēlirohet nga e gjithė vuajtja.'

    Dp. 89-192

    Duke u refugjuar nė Budė ėshtė njė pajtim i sigurt me faktin se dikush mund tė bėhet plotėsisht i/e ndriēuar, dhe i/e pėrvetėsuar tamam siē ishte edhe Buda. Tė refugjohesh nė Dharmė do tė thotė tė kuptosh plotėsisht Katėr tė Vėrtetat Fisnike, dhe ta bazosh jetėn nė Shtegun e Tetėpalosur Fisnik. Tė refugjohesh nė Sangha do tė thotė tė shohėsh pėr mbėshtetje, frymėzim dhe udhėzim nga tė gjithė qė ecin nė Shtegun e Tetėpalosur Fisnik. Duke bėrė kėtė gjė dikush bėhet Buddhist, dhe ndaj hedh hapin e parė drejtė Nirvanės.

    Pyetje: Ēfarė ndryshimesh kan ndodhur nė jetėn tėnde qė nga koha kur u refugjove nė Tre Refugjimet.
    Pėrgjigje
    : Sikur miljonė tė tjerė tė panumėrt pėrgjatė 2500 vjetėve tė fundit, kam zbuluar se mėsimet e Buddhės kan kuptim nė njė botė tė vėshtirė, ato i dhanė kuptim njė jetė qė ish palidhje, ato mė kan dhėnė mua etika njerzore dhe tė keqardhura me tė cilat ta drejtoj jetėn time, dhe ato mė kan treguar mua sesi mund tė zotėroj njė gjėndje pastėrtie dhe pėrvetėsimi nė jetėn e ardhshme. Njė poet nė Indinė e hershme njėherė pat shkruar pėr Budėn:

    'Tė shkosh tek ai pėr refugjim, t'i kėndosh admirimit tė tij, t'i bėsh nder tij dhe tė pritesh nė Dharmėn e tij ėshtė tė veprosh me botkuptim.'

    Pajtohem me kėto fjalė plotėsisht.

    Pyetje: Kam njė shok i cili mundohet gjithnjė t'mė konvertoj nė fenė e tij. Nuk jam vėrtetė i interesuar nė fenė e tij, dhe ia kam thėnė kėtė gjė, por ai s'mė lė tė qetė. Ēfarė mund tė bėj?
    Pėrgjigje
    : Gjėja e parė qė duhet tė bėsh ėshtė tė kuptosh se ky njeri nuk ėshtė vėrtetė shoku jot. Njė shok i vėrtetė tė pranon ty siē je dhe i respekton dėshirat e tua. Supozoj se ky shok ėshtė thjeshtė duke u hequr si shok i joti nė mynyrė qė tė tė konvertoj. Kur njerėzit mundohen tė tė imponojnė vullnetin e tyre mbi ty, me plotė siguri qė nuk janė shokė.

    Pyetje: Por ai thotė se kėrkon ta ndaj fenė e tij me mua.
    Pėrgjigje
    : Tė ndash fenė tėnde me tė tjerė ėshtė diēka e mirė. Por supozoj se shoku jot nuk e njeh ndryshimin mes ndarjes dhe imponimit. Nėse kam njė mollė, tė ofroj ty gjysmėn dhe ti e pranon, atėherė do tė kem ndarė diē me ty. Por nėse mė thua mua 'Tė falemnderoj, por e kam barkun plotė' dhe unė vazhdoj tė insistoj qė ti tė marrėsh gjysmėn e mollės gjerisa t'i dorėzohesh insistimit tim, ky veprim vėshtirė se mund tė quhet 'ndarje.' Njerėz sikur 'shoku' jot, mundohen tė hiqen me mynyrat e tyre tė kqija duke i quajtur 'ndarje,' 'dashuri,' apo 'ndershmėri,' por me ēfardo emri ta quajnė, sjellja e tyre ėshtė gjithėsesi e pahijshme, e keqe dhe egoiste.

    Pyetje: Ok si mund ta ndal atė?
    Pėrgjigje
    : Ėshtė e thjeshtė. Sė pari, ji i qartė nė mėndjen tėnde se ēfarė dėshiron. Sė dyti, me qartėsi dhe shkurtimisht shprehi vendosjen tėnde atij. Sė treti, kur tė tė bėj pyetje sikur 'Cili ėshtė besimi jot mbi kėtė ēėshtje' ose 'Pse nuk dėshiron tė vish tek takimi me mua,' qartėsisht, me mirėsjellje dhe persistim ripėrsėriti thėnien tėnde tė parė. 'Tė falemnderoj pėr ftesėn tėnde, por do tė dėshiroja mos tė vij.' 'Po pse?' 'Mė vjen keq por ėshtė puna ime. Do dėshiroja mos tė vij.' 'Por do tė ketė shumė njerėz interesant aty.' 'Jam i sigurt se do tė ketė, por do dėshiroja mos tė vij.' 'Po tė ftoj pasi kam debulesė pėr ty.' 'Gėzohem qė ke debulesė pėr mua, por do dėshiroja mos tė vij.' Nėse me qartėsi, durim dhe persistim e ripėrsėrit thėnien tėnde, dhe nuk e lejon atė qė tė hyjė nė njė argument me ty, ai me siguri qė do tė heqi dorė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė duhet tė veprosh kėshtu, por ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njerėzit qė tė mėsojnė se nuk mund t'ua imponojnė besimin ose dėshirėn e tyre mbi tė tjerėt.

    Pyetje: A duhet qė budistėt ta ndajnė Dharmėn me tė tjerėt?
    Pėrgjigje
    : Po, ata/ato duhet ta ndajnė. Dhe mendoj se shumica e budistėve e njohin ndryshimin mes ndarjes dhe imponimit. Nėse njerėzit tė pyesin rreth budizmit, folu atyre. Mund t'u flasėsh rreth mėsimeve tė Budės edhe pa tė pyetur vetė ata/ato. Por nėse, me anė tė fjalėve apo veprimeve tė tyre, tė bėjnė tė kuptosh se nuk janė tė interesuar, pranoje kėtė gjė dhe respektoju dėshirėn. Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme tė mbash mėnd se ti ua tregon Dharmėn me mė shumė fryt tė tjerėve me anė tė veprimeve tė tua, sesa duke i predikuar ato. Tregoju tė tjerėve Dharmėn duke patur gjithnjė konsideratė, mirėsjellje, tolerim, mirėsi dhe sinqeritet. Lėre Dharmėn tė ndrisi pėrballė me anė tė tė folurit dhe veprimeve tė tua. Nėse secili nga ne, ti dhe unė, e dimė Dharmėn kokė e kėmbė, e praktikojmė plotėsisht dhe e ndajmė ndershmėrisht me tė tjerėt, ne mund t'i jemi shumė frytdhėnės vetvetes dhe tė tjerėve poashtu.

    Fund.


    Shėnim: E kam bashkangjitur tė tėrė kėtė shkrim nė skedarin doc, brėnda skedarit zip, qė po patėt dėshirė ta ruani nė kompjuterin tuaj pėr ta lexuar mė vonė, ta shpėtoni aty, ose nėse doni t'ua dėrgoni miqėve tė tuaj me email, gjithashtu mund tė bėni si tė doni. Shkrimi ėshtė tuaji.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  3. #13
    Te pergezoj per mundin sepse eshte goxha pune te perkthesh gjithe kete material. Do te beja nje pyetje...
    A ke ndermend te behesh pjese e kesaj feje?

  4. #14
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Tė falemnderit pėr pėrgėzimin Saint-Simone. Dėshira pėr tė ndarė njė material qė tė paktėn mua vetėsisht mė duket me shumė vlerė, mė bėri ta pėrkthej me kėnaqėsi pėr ēdokėnd qė ėshtė i/e hapur pėr gjėra tė reja. Shpresoj qė nga fundi i Verės tė pėrkthej njė nga Kanunet mė tė lexuar nė budizėm, dhe qė pėrmban thelbin e gjithė kėsaj feje, kanuni qė quhet Dhamapada. Thėniet e Sidartha Guotamės (tė Budės historik) janė tė shkruara nė mynyrė poetike nė Dhamapadė, dhe prandaj do t'mė duhet mė shumė kohė bashkė me njė fjalor tė shqipes (tė cilėn nuk e kam) pėr ta pėrkthyer.


    Citim Postuar mė parė nga Saint-Simone
    A ke ndermend te behesh pjese e kesaj feje?
    Ndryshe nga shumica e feve te tjera, ku pėr tė qėnė pjestar i njėrės prej tyre duhet tė jesh besimtar i thelbit qė pėrmbajnė, nė budizėm nėse pranon tė bėhesh pjestarė i mėsimeve tė Budės atėherė je praktikues i Dharmės. "A bėj pjesė nė budizėm?" Po , i praktikoj "Pesė principet" (pėr shtjellim shtyp kėtu), mundohem qė tė zhvilloj dhe tė eci "Shtegun e Tetėpalosur Fisnik," ēka do tė thotė se praktikoj Dharmėn.

    Tė falemnderit qė e shfletove kėtė temė
    Pėrshėndetje.

  5. #15

    Wink Pershendetje

    Drini, te pershendes per informacionin shume interesant dhe me njohuri. si shqiptare qe jemi nuk kemi informacion kaq te shtjelluar ne pergjithesi per fete, e aq me teper per budizmin. Eshte nje gje e mire qe e solle kete informacion ketu.

    Nuk e di a me lejohet personalisht te them ama, se mua me mbushet me teper mendja me keto njohuri qe mora qe te jem e Krishtere, dhe se shpetimi nuk gjended askund pervecse ne Krishtin, dhe jo ne njeriun. Njeriu eshte i mjere pa Zot.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #16
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Manulaki, tė falemnderit pėr pėrshėndetjen tėnde.

    Gjithashtu tė falemnderoj qė e ndave me mua besimin tėnd. Tė uroj gjithė paqen, dashurinė, dhe mirėsinė qė tė sjell "Ati, Biri (Jezu Krishti), dhe Shpirti i Shenjtė."


    Sinqerisht,
    Drini.

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Drini, te pergezoj e te falenderoj shumeeeeeeeeeeeeeeee, permundimin , sinqeritetin, miresine dhe gjeresine (duke sakrifikuar kohe e duke bere "dhurimin" ).
    .... une u mrekullova shume , dhe sidomos kur lexova ate qe kishe thene diku me lart se ke ndermend te perkthesh "Kanunin e Budes" . Une jam e krishtere, (besoj ne Jesus...me menyren time te besuarit, pra duhet te them e nderoj jesusin .... pse te mos e nderoj edhe Buden-budizmin.
    ..............
    Te cmoj shume ....te uroj suksese durim e vullnet ne punen qe ke nisur (perkthimin).
    Ndersa per fjalorin ne shqip qe thua se te mundon , me dergo ndonje adrese tek emaili, dhe ta nis me poste qe neser. Nderkohe , me thuaj se kur e mbaron si pune , te te gjej edhe nje redaktor -korrektor per shqiperimin , dhe ndonje botues....
    Edhe nje here , urime dhe faleminderit.

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Cfare ka bere Buda per njeriun?

    A u kryqezua per ne?
    A u ringjall se vdekuri?
    A banon Buda brenda atyre qe e duan ate?
    A do te na ringjalle Buda pas vdekjes?
    A kemi falje mekatesh nepermjet Budes?
    A eshte Buda jeta jone?
    A sjell Buda shpetim?

    Keto pyetje duhet te bejme ne si te krishtere (dhe shume te tjera si keto) perpara se te veme shenjen e barazimit mes Budes (apo cdo udheheqesi tjeter shpirteror) dhe Zotit Jezus Krisht.

    Askush si Krishti nuk eshte i gjalle truperisht.
    Askush si Ai nuk mund te shpetoje.
    As ne nuk mund ta shpetojme dot veten. Njeriu lind i deshtuar. Vdekja e deshmon kete. Asnje shpjegim tjeter per vdekjen nuk jep dot nje shpjegim te qarte se perse ekziston vdekja, as budizmi nuk e shpjegon dot ne menyre te llogjikshme (sic pretendon).

    Kush i krijoi keto cikle vdekje-rilindjesh?

    A e ka krijuar boten Buda?
    Nqs jo, kush e krijoi?
    Kush e mban kete bote?
    Budizmi nuk i pergjigjet dot kesaj pyetjeje!

    Duhet te dime se Budizmi i ka origjinat dhe frymezimin nga politeizmi (besimi ne shume zota) induist.
    Ku njeriu shihet si pjese e Brahmas.
    Krijuesi njihet si Brahmani i cili nga pjeset e trupit te vet nxorri kastat induiste.

    Ju do thoni se budizmi nuk eshte induizem. Por asnjehere budizmi nuk ka dale kunder induizmit, por perkundrazi, ai shihet si nje hap perpara i kesaj feje politeiste. Pavaresisht se Budizmi sot paraqitet shume i bukur dhe i deshirueshem nga ithtaret e vet, ai e ka origjinen nga barbarizmi Induist ku dhe njerezit jane sakrifikuar per nder te "perendive" induiste (psh "perendesha" Khali eshte e etur per sakrifica njerezore).

    Pra pavaresisht nga menyrat se si paraqiten sot ish-fete politeiste ne kuader te globalizmit modern,ato mbajne mbi vete mashtrimin dhe auto-hipnozat....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 13-07-2004 mė 11:32
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Elinda, tė falemnderoj shumė shumė pėr komentin qė ke lėnė mė sipėr. Mė bėre tė skuqem, mė beso

    Edhe dy ditė dhe nisem pėr njė udhėtim tė gjatė pėr nė anėn tjetėr tė botės (Shqipėri) ndaj nuk do tė kem dot mundėsinė tė komunikoj me ty. Tė falemnderoj pėrzemėrsisht pėr ardhjen tėnde nė ndihmė. Tė falemnderit


    Matrix, nuk e vė nė mėdyshje se Jezu Krishti ėshtė shpėtimtar, por ama mund tė tė them se nuk ėshtė i vetmi qė mund tė shpėtoj. Jemi ne piksėpari qė duhet tė dėshirojmė shpėtim (nga djallėzia, e keqja, dhimbja, etj) e mėpas jemi ne qė duhet tė ecim rrugėn e shpėtimit (nga djallėzia, e keqja, dhimbja, etj)

    "Ēfarė ka bėrė Buda pėr njeriun?"

    Buda i ka treguar njerzimit udhėn sesi tė shuaj dhimbjet qė hasim nė jetė, dhe sesi tė pėrfitojmė Nirvanėn e pavdekshme. Ai i ka treguar udhėn (me anė tė mėsimeve tė tij) atyre qė dėshirojnė paqen, lirinė, dhe dashurinė, tė gjitha kėto e mėshumė pėrbėrėse tė Nirvanės. Jemi ne kalimtarėt e udhės sė jetės tonė, dhe jemi vetėm ne ata tė cilėt mund tė vendosim nėse duam tė bėjmė djallzira apo mirėsira nė jetė. Andaj edhe Buda, edhe Jezu Krishti na treguan udhėn sesi ta pėrfitojmė Nirvanėn (sipas fjalorit sanskrit) ose jetėn e pėrjetshme nė Krisht (sipas fjalorit tė Biblės). Vetėm ne mund tė ecim "Shtegun e Tetėpalosur Fisnik", dhe vetėm ne duhet "ta mbajmė nė krah kryqin" nėse duam shpėtim (nga djallėzia, e keqja, dhimbja, etj). Jeta nė Nirvanė ose nė Krisht, megjithėse kėto janė dy emra tė ndryshėm, ata qė harrijnė t'i kuptojnė frymėn e tyre do tė mėsojnė se janė e njėjta gjė. Janė fjalė tė ndryshme sepse u janė mėsuar njerėzve nė dy pozita gjeografike tė ndryshme tė rruzullit tonė, u janė mėsuar nė rrethana tė ndryshme shoqėrore dhe kultuore tė dy pozitave, por ama jeta nė Nirvanė dhe nė Krisht ėshtė e njėjta gjė.

    Nuk mundem dot tė tė shpjegoj mė mirė se kaq rreth mėsimeve tė Guotama Shakjamunit Matrix, sepse sipas teje, "kam lindur i dėshtuar" atėherė pėr rrjedhoj edhe shpjegimi ose pėrgjigjia ime pėrēohet e dėshtuar tek ty. Por ama mund tė tė them se i ke keqkuptuar mėsimet e Budės. Tė gjitha pyetjet e tua ai i ka pėrgjigjur, por pėrgjigjet qė ka dhėnė ai, ose edhe Buda tė tjerė, nuk kan fare rėndėsi pėrsakohė ato nuk dėgjohen.

    Nuk jam kundra mėsimeve tė Jezu Krishtit, pėrkundrazi, nė kėndvėshtrimin budist Jezusi konsiderohet njė Budė (i ndritur, i rizgjuar, etj) nė vetvete. Por nėse kam ndonjė sugjerim pėr vllezėrit e krishtėrė do tė thoja: janė mėsimet e Jezusit ato qė kan rėndėsinė mė parėsore, sesa debati "kush ėshtė apo s'ėshtė Jezusi."

    Gjithėsesi, tė uroj gjithė mirėsinė, paqen, dhe frymėn e shenjtė nė Krisht,
    dhe tė pėrshėndes me njė nga thėniet e Jezusit qė mė pėlqen shumė:

    14 "Ju jeni dritat e botės; njė qytet i ngritur nė majė tė malit nuk mund tė fshihet.
    15 Po ashtu nuk ndizet njė qiri pėr t'u vėnė nėn babunė, por pėr ta vėnė mbi shandan, dhe t'u ndrisė tė gjithė atyre qė janė nė shtėpi.
    16 Ashtu le tė shndrisi drita juaj para njerėzve, qė tė shohin veprat tuaja tė mira dhe ta lėvdojnė Atin tuaj qė ėshtė nė qiej."

    (Mateu 5).





    Sinqerisht,
    Drini.

  10. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej matrix.... ti nuk ke pse merzitesh per jesusin as nuk ka pse te te duket tradheti thenia e mendimit tim ose admiriimi per te vetmen fe(po qe se do ta quaja mirfilli fe, se ne fakt budizmi eshte filozofi , shkolle qe te meson si te njohesh veten dhe te tjeret (megjithe zot ose pa zot)...nejse ne e lexojme njesoj budizmin , por e kuptojme ndryshe (ceshtje truri ose hapsire)
    Pra jesusi edhe po ta tradhetoj e te behem budiste , nuk zemrohet me mua, se ndaj eshte jesus (apo jo?) As nuk hakmerret. Megjitheate, pervec fese se krishtere , qe eshte vetem FE, ky budizmi eshte ne nje nivel me te larte se te gjitha fete (filozofikisht, dhe vertetesisht)
    Madje u bekekam pak xheloze , se si budizmi qenka kaq mencuriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!
    ...
    drin te uroj udhetim te mbare, e kalofsh mire dhe gjithashtu te uroj te mos heqesh dore nga perkthimi i asaj qe ke premtuar(disi) me lart.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  2. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  3. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  4. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  5. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •