Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Gjergji Vreto

    Emri:  gjergji-vreto-300x300.jpg

Shikime: 1787

Madhėsia:  13.2 KB
    Gjergji Vreto ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė rėndė. Qytetar, nė origjinė tė familjes hierarke tė krishterė; mjekė qė i transmetuan kultin e detyrės. Liceist i dalluar i Korēės, studioi nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė e mė pas u specializua nė Paris njė vit pranė Prof. J. J. Merland e njė vit pranė Prof A. Berenstein nė Nju Jork. Thuhet se dominanca e hemisferės sė djathtė tė trurit shprehet nė qetėsinė, besimin ndaj tjetrit e ndaj Zotit, nė trajtimin e imazhit etj. Karakteristika tė Gjergjit, njė kombinim i teogonisė me kozmogoninė.
    Iu pėrkushtua imazhit duke kontribuar nė radiologji e neuroradiologji. Ēdokush nga ne e ka ndier konsultėn e “syrit” tė tij, me shprehjen e dyshimit metodik kartezian nė fytyrė kur shihte mungesėn e korrelacionit klinik. Me kėto premisa, me studim, me ekip, me punė vetėmohuese, me diazome natyrshėm doli nė krye tė radiologjisė shqiptare pas Kalmarit, Tartarit, Selenicės, Karait, Prezės. I pėrgjegjshėm pėr rolin e shėrbimit si busull tė vetme kishte mjekėsinė amerikano-veriore dhe europiane, model qė pėrpiqej ta kthente shkollėn shqiptare tė radiologjisė.
    Korrektėsia nė punėn e pėrditshme pėrpara ekranit tė rezonancės, skanerit, angiografit, ekzaminim pas ekzaminimi si metronom, nga mėngjesi pasdreke vonė, tė kujtonte John Irwing “pėrsėritja e ēdo akti, operacioni, nuk ėshtė mėrzitje, por progres”. Leximi natėn dhe shkrimi ritual pas mbylljes se celularit ishin edukatė e ndėrgjegjes sė tij teologjike.

    Rezultati: publikime ndėrkombėtare tė shumta me impakt e Hirsch factor, ndėrkohė qė plagjiatura ka imbibuar ēdo titull. Prandaj i kėrkoj ndjesė Gjergjit qė pėr vlerat e tij mos ta thėrras me tituj. Me modesti thoshte: “Kaq tė vegjėl sa jemi duhet tė botojmė aty ku lexojnė, Amerikė, Europė, qė tė nxjerrim sadopak vlerat tona e qė ata tė kujtohen qė ekzistojmė”. I pėrulur, por jo me vesin e tė qenit diskret; ky ishte Gjergji.
    Ka lėnė pas njė ekip tė mirė, me njė shkollė radiologjie qė duhet mbrojtur, me njė neuroradiologji intervencionuese qė po trajton sėmundjet e enėve tė gjakut nė nivel submilimetrik pa operacion, qė duhet mbėshtetur, pak vėmendje pėr ē’ka lėnė, megjithėse Sofokliu na e ka thėnė dy mijė e pesėqind vite mė parė. Si komunitet, shokė miq, e kemi dashur Gjergjin, ndiejmė thellėsisht humbjen e tij. Edhe ndonjė “salaud” e ka kohėn t’i pėrulet civilizimit, sepse Gjergji falte.
    Vėshtirė tė gjesh fjalė pėr tė shprehur ngushėllimet nė lulen e moshės, por jeta ėshtė njė teatėr, thotė Shekspiri, dhe midis tragjedisė e filozofisė sė grekėve tė lashtė Gjergji e pėrballoi vdekjen i dėlirė me besimin nė Zot.
    Homazhet i drejtohen nėnės Natasha, Erandės, fėmijėve Melina, Daniel e tė afėrmve.

    MENTOR PETRELA

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Brari (15-02-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •