Gjithmone me ka habitur mendjelehtesia e gjithe mediave shqiptare dhe shumices shqiptare ne pergjithesi qe kerkojne te "shqiptarizojne" edhe ata qe nuk ndihen shqiptare. Kjo praktike ndiqet kudo jo vetem ndaj Tenet por edhe ndaj fqinjeve veriore edhe ndaj atyre lindore. Deshira per te "shqiptarizuar" sa me shume fqinje, eshte sa hipokrite edhe e demshme per interesat tona kombetare. Ne nje kohe qe shqiptaret duhet te jene me vigjilente se kurre per dallimin e miqve dhe armiqve te interesave tona kombetare, shqiptaret vazhdojne te mbeten viktima te emocioneve te tyre.
Shqiptar nuk behesh dot, lind i tille.
E kam perseritur kete dhe do ta perserit per aq kohe sa te gjithe ta kuptoni se gjaku i shqiptarit nuk fitohet me nje proces kimik, fitohet ne lindje. Me ate gjak leviz edhe Shpirti i Shqiptarit dhe te gjithe qe e kane kete Shpirt e deshmojne ate me qendrimet e tyre. Ata qe nuk e kane kete gjak e kete Shpirt deshmojne te kunderten duke demtuar interesat tona kombetare me vetedije apo pa vetedije. Shpenzoni me pak kohe te "shqiptarizoni" ata qe nuk ndihen shqiptare dhe shpenzoni me shume kohe te akumuloni energjite e atyre qe ndihen dhe veprojne si shqiptare.
Xhorxh Tenet e ka bere te qarte qe ai nuk ndihet shqiptar dhe nuk eshte shqiptar. Pak rendesi ka se cfare mendojne himariotet dhe pak rendesi ka se cfare shkruajne gazetat e Tiranes, qendrimet e tij ndaj interesave tona kombetare flasin qarte qe Tenet ishte dhe vazhdon te jete nje sponsor i interesave greke ne Washington. Gjate qendrimit te tij per 7 vjet ne krye te CIA, Tenet fitoi nje reputacion si nje "njeri apolitik" qe nuk nderhynte apo implikonte veten dhe organizaten qe drejtonte ne politiken e brendshme apo te jashtme te vendit. Ne masen 99% te rasteve, ky imazh i Tenet ishte i vertete, me ndryshimin e vetem se kur erdhi fjala tek interesat Ballkanike, ai nuk e fshehu asnjehere perkrahjen e tij ndaj interesave greke ne dem te interesave tona kombetare. Kete gje ai e bere ne menyre te paprecendente ne formen e raporteve dhe rezolutave qe organizata e tij i servirte kongresit amerikan, kryesisht te fokusuara mbi "shkeljen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi", duke e shitur edhe veten dhe familjen e tij si nje "viktime te represionit shqiptar". Kjo ishte interesante per nje diplomat karriere si Tenet qe e shkelte hapur neutralitetin e tij politik kur vinte fjala tek interesat shqiptaro-greke.
Pavaresisht nga prania e tij ne krye te CIA, shqiptaret gabojne nese mendojne se Tenet duhet pare si shkaktari te gjitha fatkeqesive shqiptare qe ne kemi perjetuar ne keto 7 vjet. Tenet dhe interesat greke ne vend nuk do te zinin rrenje nese ne krye te qeverise shqiptare nuk do te dilnin njerez qe ishin gati te shisnin edhe grate e tyre e jo me Shqiperine per nje perfitim personal. Pra faji kryesor bie mbi tradhetine kombetare te ketij grupi qe duhet ndeshkuar jo vetem publikisht e moralisht por edhe ligjerisht pa meshiren me te vogel.
Ende nuk dihet implikimi i Tenet ne skenarin e shkaterrimit te shtetit shqiptar ne 1997, por njihen boterisht "gabimet trashanike" te CIA gjate konfliktit ne Kosove. Goditja e ambasades kineze ne Beograd, goditjet e refugjateve dhe njerezve te pafajshem ne 1999, ishin deshtime te lidhura direkt me sherbimin sekret amerikan. Qellimi i ketyre "gabimeve" ishte demtimi i mbeshtetjes se opinionit publik boteror ndaj nderhyrjes ne Kosove, duke patur parasysh se sa e ndjeshme ishte administrata Klinton ndaj opinionit publik.
Pavaresisht respektit qe Tenet mund te gezoje ne Washington fale nje karriere te gjate qe ai ka ne sherbimin publik, si e majta edhe e djathta amerikane eshte e lehtesuar tashme qe Tenet dha doreheqjen. Sic do te shprehej vete krye i komisionit te inteligjences ne senatin amerikan, Sen. Shelby: "Nen drejtimin e Tenet, CIA ka njohur deshtimin e dyte me te madh ne historine e saj, 11 shtatorin." Deshtimi i pare ishte Perl Harbor ne Paqesor gjate luftes se II boterore.
Albo
Krijoni Kontakt