Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mbiemri Tenet nuk eshte kthyer aspak per hasmeri. Tenet ka qene nje vajze qe ka pasur i jati i George ne France kur shkoi ne fillim, e cila ka vdekur nga kanceri dicka e tille. Me pas ky morri mbiemrin qe te fitonte nenshtetesine se u martua me te atje. U kthye ne Shqiperi dhe kryepleqte sic ka qene atehete, i dhane nusen.

    Nje teze e ka ne Itali ky, sme mbahet mend emri po do ta shkruj po qe. Ne Himare te gjith e njohin historine e tij se kushurinj e kan, me vjen cudi kjo puna e Grekerve qe shpifin. Ai para 2 javesh kur qe tha qe kam prinder Shqiptar ne Teksas. Nuk di si eshte kjo pune, po shume e ngaterruar, sidomos kur e akuzuan atehere per trazirat e 97, qe e kan pare ne brigjet e Himares. Me sa di un, ka ardhur te pakten 2 here ne Himare gjate 10 viteteve te fundit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Në një intervistë G. Tenet vetë thotë:
    Finally, Mr. President, I’d like to say that on a personal note over 50 years ago my father came to this country from Greece.
    http://www.pbs.org/newshour/bb/fedag.../cia_3-19.html

    Pra qe i ati ka ardhur nga Greqia.

    Kurse ne nje faqe diskutimesh greke (në frëngjisht) thuhet qe familja e tij eshe pjestare e kishes greke ortodokse dhe qe ai ka punuar per 'lobin grek' ne Kongres, dhe qe me 7/7/2003 ka marre "Cmimin e lirise" nga Shoqata PanQipriote e Amerikes qe e vleresonte si nje nga grek-amerikanet më me pozitë në Amerikë.


    http://www.info-grece.com/agora/read...=9&i=170&t=170


    Auteur: Thomas EFTHYMIOU (---.w81-48.abo.wanadoo.fr)
    Date: 30-01-2004 00:24

    George Tenet,le 18°directeur depuis la création de la CIA est le fils d'un immigrant grec épirote.Je n'ai pas pu trouver le patronyme hellénique avant simplification-américanisation.Il naquit le 5 I 1953,à Flushing,Queens,NY.Il a un frère jumeau,cardiologue à New York.La famille est membre de l'église orthodoxe grecque.
    Il est diplomé del'Université de Columbia en Affaires Internationales (1978).
    Son épouse,depuis le 23 V 80,Stéphanie Gaklas,est connue comme co-auteur d'un livre à succès sur le bricolage domestique par les maîtresses de maison...Ils ont un fils,John Michel.
    Il a travaillé pour le "greek lobby" au Congrès.En 1985,à 32a.,Tenet entre à l'"Intelligence" (renseignement,espionnage).10a. plus tard,il est "deputy director" de John Deutch à la CIA.Le 11 I 97,à 44a. Clinton le fait directeur.Il y sera maintenu par GW Bush.
    On lui a reproché de ne pas avoir prévu la nucléarisation du Pakistan & de l'Inde (1998) & l'attaque aèrienne du 11 IX 01.Les mots de Bush sur l'uranium africain de S. Hussein lui ont aussi été reprochés.
    Le 7 VII 03,il a reçu le "Freedom award" de l'"International coordinating committeeustice for Cyprus" remis par la Pancyprian Association of America.L'orateur avait voulu croire,& l'a dit,à un "retour à ses racines" du "plus haut placé des gréco-américains de l'administration Bush"...
    A-t-il des données sur les "agnooumenii" de Chypre?


    Atëhere është me origjinë shqiptare apo greke, nuk është shumë e qartë. Vete Tenet duket se quan origjine te tij Greqine. Edhe shtypi amerikan ne biografine e tij thote se ka lundir ne NY nga prinder greke.
    Cyclotomic, do ishte mirë të jepje burimin e informacionit se eshte me origjine nga Himara, me mbiemrin Koka etj.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per prejardhjen e zoterise Karaburuni, gjen me shume informacion ne kete teme te periudhes se zgjedhjeve lokale:


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=25855


    Artikulli ne krye te saj:


    Prinderit e Xhorxh Tenet, votues ne Himare

    AKTUALITETI

    Skandali i listave nga KQZ prek dhe familjen e shefit të CIA-s

    Prindërit e Xhorxh Tenet, votues në Himarë

    Nëna dhe babai i shefit të Shërbimit sekret amerikan CIA, Xhorxh Tenet, (Koka) kanë qenë të regjistruar si votues në Himarë në qendrën e votimit 4582, dhe 4588, ndonëse mamaja e zyrtarit të lartë amerikan Tenet është e gjallë në SHBA, e ndjekur nga bashkëshorti i saj i vdekur, Qirjako Koka. Vangjelia Kacelano dhe Qirjako Koka rezultojnë të regjistruar si votues në Himarë.
    Ashtu sikundër u ka ndodhur shumë shqiptarëve, edhe prindërve të babait të shefit të CIA-s, ua kanë ndarë qendrat e votimit dhe nuk i lënë bashkë pas ndarjes së tyre njerëzore.
    Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore në Himarë, por mund të verifikohet gjithashtu thjesht nëse klikon në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Vangjelia Kacelano, nëna e shefit të shërbimit më të fortë të botës, është ende e gjallë dhe ajo mund të vinte të votonte në Himarë, megjithëse qysh kur është arratisur nga Qeparoi në vitin 1945, nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Ajo vazhdon të jetojë në SHBA, ndërsa i biri i saj është një nga njerëzit më të fuqishëm të botës.
    Babai i Xhorxh Tenet, i cili në Qeparo ka qenë njohur me emrin Qirjako Koka me datëlindje 1900, ka qenë po ashtu në listë, por me qendër votimi të ndryshme nga ajo e gruas së tij. Por ndërsa nëna e shefit të CIA vazhdon të jetë në listat e zgjedhësve, pasi është jashtë Shqipërisë, mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri, janë hequr nga këto lista, përfshi dhe votues të shumtë në zonën e Himarës të identifikuar si josocialistë.


    Rezultati i kërkimit është: 2 votues.




    Nr
    Emri
    Atesia
    Mbiemri
    Datelindja
    Bashkia/Komuna
    Qendra Votimit

    QIRJAKO
    NINO
    KOKA
    01.01.1900
    HIMARE
    4582

    VANGJELIA
    VASIL
    KACELANO
    25.04.1915
    HIMARE
    4588 *



    Familja Tenet ka emigruar për në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës.
    Në shekullin e 19-të familja Koka, e cila jetonte në Itali, kishte ndryshuar emrin në Tenet për arsye të mos gjendej nga gjakësit kundërshtarë. Pas Italisë familja Tenet në fillimet e shekullit të 20-të u vendos në Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua të braktiste ishullin dhe të vendosej përgjithmonë në Qeparo të Himarës, vendi i të parëve.
    Babai i Tenet, shkon në emigrim në Francë ku familja e tij thuajse kishte emigruar krejtësisht dhe punon në minierat e qymyrgurit në Sent Etien, ku qendroi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht ndërsa në Himarë Lufta italo-greke solli dhe shumë të shpërngulur, i ati i Tenet njihet në Itali me një vajzë nga Himara nga një fis nga më të dëgjuarit e krahinës Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur të ikte me një nëndetëse angleze nga brigjet e Himarës në prag të mbarimit të Luftës.
    Kështu njohja e dy të rinjve nga Himara në tokën italiane, do të sillte emigrimin e tyre përfundimisht në SHBA në qytetin më metropol të botës New York. Ndërsa në 5 janar 1953 dy djemtë binjakë George dhe William do të vinin në jetë, por në vitin 1965 babai i tyre pas pak vitesh do të ndahej nga jeta.
    Sot, ndërsa George ka një djalë me emrin Jani, Bill është babai i tri vajzave, të cilët rrinë pranë gjyshes së tyre 87 vjeçare Vangjelia Kacelano.

    Burimi: gazetatema.net

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    E c'rendesi ka biografia e shefit? Rendesi ka qe eshte shume aktiv ne rrethet greke, dhe fakti qe ende perdor termin 'vorio-epir' dhe thote qe prinderit i kane ardhur nga Greqia, kur dihet qe ata jane Himariote, tregon qe largimi i tij nga ky post eshte ne te mire te Shqiptareve.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    gjithe greket qe kane emigruar nga greqia kudo ne bote, jane shqiptare me origjine. kam njohur greke ketu ku jam, qe e mbanin veten per helene te vjeter, dhe qe pergjate luftes kosoves ishin, kuptohet natyrisht, kundra shqiptareve MUSLIMANE. por s'di pse, ndoshta brejtje ndergjegje ose ndikim refleksi te pakushtezuar qe na shtyn te zbulojme misteret, pas nje interesimi spontan tek te afermit e tyre ne greqi, kane marre vesh çuditerisht, qe kane origjine EPIROTE (dmth, shqiptare).

    gjithashtu nje sqarim, deri ne 1957 (na vinin letra e pako nga amerika) shqiperia eshte quajtur dhe EPIR, dmth nje zarf ose pako me nje adrese te tille perfundonte ne shqiperi e jo greqi.
    heh nacionalizmi i terbuar ballkanik ben qe konceptet te evoluojne dhe shqiptaret vete, pergjithesisht injorante, ta konsiderojne epirin greqi.

    gjithashtu nje fakt tjeter, te burgosit shqiptare ne kampet e perqendrimit gjermane te luftes dyte boterore, paraqiteshin si greke. asnjeri prej tyre s'perfundoi sapun. per aresyen e thjeshte ngaqe greqia ka me reputacion se shqiperia ne arenen nderkombetare.

    kjo shpjegon dhe pse shume greker ose shqiptare te sotem (toske) emigrante ne U.S.A, me ose pa deshire, prezantohen si greke. pavaresisht se thelle ne origjine ata jane prej epirit.

    tjeter, Skenderbeu ne kohe te vet quhej ndryshe edhe Princi i Epirit. dhe me sa di ai eshte hero kombetar per ne e jo per greket, apo jo!

    e shoh se s'eshte vend per kulture historike ketu, por e shoh me vend qe disa duhet te lexojne Konicen, çfare thote mbi shqiptaret dhe greket. tekstualisht ai shprehet per greket keshtu: shqiptare te kamufluar ne helene.
    mendoj qe po te mos ishim shumica dermuese tona MUSLIMANE, ne do te ishim dashuruar prej grekerve, por ne te njejten kohe dhe asimiluar prej tyre.

    sa do e çuditshme te duket, por mendoj se do te jene greket, ata qe do te ndertojne qyteterimin e ardhshem shqiptar, siç ishim ne qe dikur, bile disa here, ndertuam ate grek. Nano mafiozi me kasten e tij po hedh themelet e para te kesaj vepre.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga pagan
    sa do e çuditshme te duket, por mendoj se do te jene greket, ata qe do te ndertojne qyteterimin e ardhshem shqiptar, siç ishim ne qe dikur, bile disa here, ndertuam ate grek. Nano mafiozi me kasten e tij po hedh themelet e para te kesaj vepre.
    Shumë i kokolepsur ku arësyetim...
    Po ne shqiptarët çdo të bëjmë ndërkohë, do ndërtojmë qytetërimin korean?

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Greqia eshte pengusja kryesore e zhvillimit dhe integrimit te shqiperise.
    Pervec greqise nuk kemi penges tjeter ne Europe.
    Po permend vetem dy fakte.
    Koridori i 8 dhe financimet per te dhe per arrteriet e tjera rrugore qe do ti japin frymarje ekonomise shqiptare greqia eshte pengusja kryesore e saj kjo e pranuar edhe nga qeveritaret e Tiranes
    Si pasoj e greqise BE e hoqi koridorin e 8 nga lista e prioriteteve deri ne 2020.

    Greqia nen masken e drejtave te minoriteteve i ben nje presion te madh shtetit tone ne BE dhe ne cdo moment me gjithe raportet shume pozitive te BE deklaron se shqiperia ka probleme me minoritete duke mbajtur nje presion te vazhdushem ndaj shtetit shqiptar e duke ecur ne nje line me idet e deshtuara te
    'vorio epirit'.
    Cdo deklarim per madhesine e minoritetit me shume se fshatrat dropullit ne gjirokaster e fshatrat e vurgut ne sarande eshte nje kercenim teritorial ndaj shqiperise e nje perpjekje per destabilizimin e rajonit.E keto fshatra as token e shtepise nuk kane prone te tyre.
    Une vet jame nga gjirokastra.

    Shqiparet kane plot mundesi te flasin direkt me evropem me Germanine,Angline,Austrine,Spanjen,Suedine etj,etj,etj e keto vende jane shume dashamirese ndaj nesh e nuk kane nevoje per greket te cilet dhe si gjeografi jane me ne lindje.
    Mund te them se hiq Greqine dhe pjellen e saj mistrece Qipron te gjithe vendet e tjera jane dashamirese ndaj nesh dhe kjo eshte fat i madh.
    E ne keto kondita te deklarosh vetem Greqia do na ndimoje e te harosh miqte tane shume te fuqishem ekonomikisht ne europe e kur greqia haptas shfaq pretendime teritoriale ndaj shtetit tone nuk e di ca emri ti ve.

    Greqia dhe si shtet nuk ka mundesi ekonomike per te ndihmuar e ne shqiperi ajo shic e shihni me AMC,VADAFON etj eshte atje me teper per te grabitur para.

    Po Karamanlisi nje nga pikat ne takimin me Bushin qe dhe Kosova e pavaresia e saj qe Greqia nuk ka pune fare po vetem behet nje zedhense e serbise e deshmon hapur antishqiptarizmin e vendosur ne institucion ne greqi.

    Greqia me keto pretendime e me parat qe paguajne qeveritaret tane do ta kapi shqiperine per kembe se dihet shqiperia eshte me nje pozite shume te mire gjeografike e me mundesi te medha zhvillimi e keto e tmerojne greqine qofte per xhelozite ballkanike qofte se ne raste zhvillimi te shqiperise merr fund endrat e greqise per epirin e veriut.

    Shqiptare sot nuk kane nevoje per parudhat se 'Rruga ne evrope kalon nga Beogradi' apo 'Ruga kalon nga Athina' shqiperia eshte shtet i pavarur e jo shtes e greqise a jugoslavise e kemi shume shtete dashamires ne evrope e kjo eshte nje fat.

    Kjo eshte si ajo 'do me per belulin', pa fund.

    Po pa dale nga tema mund te theme TE JESH SHQIPTAR DUHET TE LINDESH SHQIPTAR kurse grek ska problem mund te jesh arab,slav,turk a zezak e behesh.

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Karaburun, po ketu po marrin cmim nga greket ata qe jan lindur e rritur ne Shqiperi, e jo mo ky qe eshte rritur dhe lindur ne NY, SHBA. Sa per hasmerine e theksoj qe un duke qene se vete jam nga Himara me origjine, dhe di shume rreth familjes se tij, nuk di te ken pasur hasmeri. Mbiemri eshte marre nga ish gruaja/fejuara e babait te George, qe u njohjten ne france. Sidoqetejete, pajtohem me ate thenien siper, qe te jesh Shqiptar duhet te lindesh Shqiptar, edhe pse kjo shprehje ditet e sotme po lekundet, nga politikanet mafioze qe kan zaptuar pushtetin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Citim Postuar më parë nga pagan
    sa do e çuditshme te duket, por mendoj se do te jene greket, ata qe do te ndertojne qyteterimin e ardhshem shqiptar, siç ishim ne qe dikur, bile disa here, ndertuam ate grek. Nano mafiozi me kasten e tij po hedh themelet e para te kesaj vepre.
    Do të jenë, edhe nuk do të jenë në të njëjtën kohë, kjo varet nga sesi e quan dikush atë që ndërton qytetërimin e Shqipërisë. Identiteti grek është shumë i çuditshëm: mjafton të dish greqisht, të jesh pagëzuar në Kishë Ortodokse greke, dhe t'i shtosh një -os ose -opulos emrit dhe mbiemrit tënd në fund, dhe ja tek u bëre grek! Psh, le të themi se Pagani vendos të investoj në blerjen e Bankës së Kursimeve që do shitet sëshpejti në Tiranë. I shton një -opulos, e bën emrin e tij Paganopulos, thotë nja dy fjalë në greqisht, dhe në këtë rast mund të thuhet se po investon një grek në Shqipëri, ndaj thënia se qytetërimi shqiptar po ndërtohet nga Greqia mund të ket bazë. Mendoj se, po mos të ishte greqishtja e sotme e folur në Greqi, dhe ndarja ortodokse/muslimane mes shqiptarëve dhe arvanitasve, Greqia me Shqipërinë do të ishin i njëjti shtet dhe komb SHQIPTAR. Sikurse vet rilindasit shqiptar të fund shek të XIX menduan që Shqipëria dhe Greqia të ishin i njëjti shtet dhe fjalori i parë shqip përdorte shkronjat greke, mirpo pas çlirimit të Greqisë nga arvanitasit me në krye Marko Boçarin, koçabanët rihynë në Greqi dhe morrën nën drejtim bashkitë dhe komunat e Ballkanit Jugor. U imponua gjuha e re neogreke, u vranë dhe u masakruan muslimanët shqiptarë, dhe ata që nuk mundën t'i shfarrosin e dëbuan ose në Turqi, ose mësipër në Shqipëri. Kështu u murua një ndarje greqi-shqipëri.

    Por megjithatë, mendoj se Kosova do të parvarësohet sëshpejti, dhe kjo gjasë ka për të ndikuar për mirë në Shqipëri dhe tek shqiptarët nëpër botë. Lobi grek mund të mendoj dhe veproj si të doj, por nuk e ndalon dot pavarësimin e Kosovës. Me të ndodhur kjo e fundit, sikurse edhe situata e shqiptaro-maqedonasve po përmirësohet, në Shqipëri do të ndodh një lulëzim dhe përforcim më i madh i shtetit dhe ekonomisë dhe vetëdijes së saj shqiptare. Herët a vonë, edhe çamët do të gëzojnë më shumë të drejta, dhe megjithëse grekët po mundohen të kapin dhe të mbërthejnë themelet e ekonomisë shqiptare, rruga tokësore e Greqisë për në pjesën tjetër të Evropës kalon ose nga Shqipëria, ose nga Maqedonia. Gjithashtu, Greqia nuk mund të jetë i vetmi vënd të ndikoj në ekonominë shqiptare, kurrsesi.

    Grekët nuk do të mund të bëjnë punët e shqiptarit në Shqipëri, dhe nëse supozojmë se një ditë ekonomika greke zapton atë shqiptaren dhe kjo e fundit të gjej shëndoshje dhe përforëcim, atëherë punëtorët e parë që të kthehen në Shqipëri do të jenë vetë emigrantët shqiptarë të Greqisë, ç'ka do të thotë se pagat puntore do t'i fitoj sërisht shqiptari, megjithëse kapitali mund të jetë i grekut.

    Parashikimet e motit politik të PS-së gjithashtu shfaqin se kjo nuk do të mund t'i fitoj dot zgjedhjet kuvendore të 2005-sës, duke pare që tani një çarje të PS-së nga Nano-Meta. Kahu i tretë dhe i ri politik më kombdashës që sapo lind i "mbretit" Lekë duket se thonë që PS-ja e filogrekëve të tipit Tenet nuk do të duroj dot më për shumë kohë.

    Mbase tani duket sikur kan akoma ndikim filogrekët në Shqipëri, por mendoj se viti 2005, vit që do të diskutoj statusin e Kosovës, dhe gjithashtu Shqipëria do të ketë zgjedhjet e saj kuvendore të reja, mendoj se do t'i ripeshoj ndikimet e filogrekëve në Shqipëri dhe tek mesi i shqiptarëve.



    D.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Xhorxh Tenet, Kali i Trojës

    Gary Q. Kokalari

    Me ngjarjet e 11 shtatorit ne kemi qenë dëshmitarë të dështimit më të madh të shërbimeve sekrete në histori që prej kohës kur grekët u dërguan trojanëve një kalë për të shpëtuar Helenën e Trojës.

    Në vitin 1997, Xhorxh Tenet, i cili prezantohej si një greko-amerikan, u propozua nga presidenti Klinton për t'u bërë drejtor i CIA-s. Ashtu siç kërkohet ky propozim duhej të kalonte për votim në Kongres. Në prill të vitit 1997, i shkruajta senatorit Riçard Shelbi, i cili në atë kohë ishte kryetar i Komisionit të Inteligjencës në Senat, dhe kërkova që ky komision të kërkonte nga zoti Tenet që të bënte të njohura lidhjet që ai mund të kishte me organizatat radikale greke, të cilat mbështesnin konceptin e Epirit të Veriut. Gjithashtu e paralajmërova se një Shqipëri e destabilizuar, do të thoshte ndërlikim domethënës të interesave strategjike amerikane, dhe se një paqëndrueshmëri politike në Shqipëri mund të çonte në një konflikt të armatosur në Kosovë.

    Një kopje të kësaj letre i dërgova dhe Xhorxh Tenetit, të cilit në fakt i dërgova dhe një letër tjetër ku shkruaja:

    "Është e kuptueshme që ju e paraqisni veten si një greko-amerikan. Është gjithashtu e ditur se babai juaj ka lindur në një fshat shqiptar të quajtur Qeparo, dhe se nëna juaj ka lindur në Himarë të Shqipërisë. Nëse ky informacion është i saktë, ai tregon qartë se mund të ketë konfuzion përsa i përket prejardhjes suaj etnike, për shkak se banorët e kësaj zone të Shqipërisë, janë shqiptarë etnikë. Komentet tuaja për këtë çeshtje do të vlerësoheshin shumë."

    Në mënyrë jo-surprizuese, zoti Tenet nuk iu përgjigj letrës sime. Shumë shqiptarë do të donin të dinin nëse ka ndonjë të vërtetë në lidhje me spekullimet rreth origjinës etnike të zotit Tenet, dhe për shkak të tërheqjes së tij për komente, gjithkush që mund të hedhë dritë për këtë çeshtje është i ftuar dhe i inkurajuar që të bëjë para.

    Pasi i dërgova letrën senatorit Shelbi dhe zotit Tenet, kisha mundësinë që këtë çeshtje ta diskutoja dhe me stafin e Komisionit të Inteligjencës në Senat. Në fund të investigimeve për këtë çeshtje, nuk ishte grumbulluar informacioni i nevojshëm për të ndryshuar gjykimin e Komisionit. Për fat të keq objektivi im i fundit për të bllokuar emërimin e Tenetit kishte rezultuar i pasuksesshëm.

    Në mars të vitit 2000, i shkrova përsëri senatorit Shelbi. Kësaj radhe ishte një protestë për një koment të bërë nga Tenet në dhjetor të vitit 1999, në një fjalim gjatë një konference vjetore të Shoqërisë Mjekësore Helenike në Nju Jork. Fjalimi i Tenetit përmbante dhe disa referenca në lidhje me emigrimin e nënës së tij nga Shqipëria, si më poshtë:

    "Nëna ime u arratis nga Epiri i Veriut, me një nëndetëse britanike, pak përpara se komunistët të merrnin pushtetin dhe të mbyllnin kufijtë, për të mos e parë më familjen e saj."

    I sqarova zotit Shelbi se termi Epiri i Veriut përdoret ekskluzivisht nga radikalët grekë, për të përshkruar atë që në fakt është Shqipëria e Jugut, dhe se këta radikalë kanë si qëllim të përbashkët të tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Gjithashtu e informova atë se termi Epiri i Veriut nuk njihet nga shqiptarët, dhe për më tepër nga asnjë vend tjetër. I shpreha atij zemërimin se zoti Tenet, në një kohë kur është drejtor i CIA-s, po sillej në mënyrë krejt të papërgjegjshme, duke përdorur një term "ndezës" si Epiri i Veriut për të përshkruar Shqipërinë. Duke bërë kështu ai po nxiste format agresive, pasi po fyente rëndë shqiptarët dhe po përkrahte hapur ambiciet e rrezikshme të provokatorëve grekë.

    Nëse pranojmë për hir të bisedës se ka një të vërtetë rreth origjinës shqiptare të zotit Tenet, atëherë neve na shfaqet një drejtor i CIA, i cili sfidon respektin për identitetin e tij etnik dhe ekzistencën e një shteti sovran të quajtur Shqipëri. Dhe në rast se është kështu, atëherë ne nuk duhet të jemi të habitur me dështimin e shërbimit të inteligjencës, i cili çoi në ngjarjet e 11 shtatorit.

    Duke patur rrënjë dhe në administratën e Klintonit dhe në ngjarjet e 11 shtatorit, pse nuk është larguar nga detyra si drejtor i CIA, Tenet? Ndoshta mund të gjejmë një gjurmë në librin e Faik Konicës: Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, në të cilin ai shkruante:

    "Është shumë e rëndësishme që të dimë se fyerja më e rëndë në Shqipëri është që të thërrasësh një burrë, i pabesë. Në të kundërt, është për t'u theksuar se në Greqinë moderne, fyerja më e madhe është që të quash dikë analfabet dhe jo-inteligjent: ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë, është zgjuarsia në vend të karakterit."

    Pavarësisht se dukej qartë që Tenet kishte mungesa përsa i përket inteligjencës, zotësia e tij për t'u mbajtur pas postit, ka të bëjë diçka në lidhje me zgjuarsinë greke, së cilës i referohet Konica. Tenet u përpoq menjëherë që të krijonte marrëdhënie të ngrohta pune me Xhorxh. W. Bush. Në fakt disa ditë pas sulmeve, presidenti vizitoi drejtorinë e CIA-s, dhe për të treguar mbështetje i hodhi krahun në qafë Tenetit. Por ndoshta një nga manovrat më dredharake të Tenetit, ishte që t'i bënte një favor familjes Bush, duke i dhënë godinës së CIA-s emrin e babait të Xhorxh W. Bush, ish-drejtor i CIA dhe ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Bombat në Qendrën Botërore të Tregtisë, shpërthimet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, sulmi mbi luftanijen US. Cole në Jemen, duhej të ishin të mjaftueshme për të bindur zotin Tenet se Bin Laden dhe Al Qaeda, kishin qëllime mjaft serioze për të shkaktuar dëme të mëdha në Amerikë. Dhe një ditë përpara sulmeve të fundit, sipas gazetës Nju Jork Tajms, zyrtarët e inteligjencës kishte kapur një telefonatë mes Bin Laden dhe të ëmës së tij, ku ai thoshte asaj se diçka e madhe do të ndodhte, dhe se ajo do të dëgjonte lajme të mëdha dhe më pas nuk do të dëgjonte për të për ca kohë. Çfarë po priste zoti Tenet, një ftesë më të rëndë të Bin Laden për sulmin terrorist të radhës?

    E kujtoj se çfarë dite e bukur ishte 11 shtatori, kur mbërrita në zyrën time në Manhatan pak pas orës 8.00. Tragjikisht në më pak se një orë, ajo e martë e bukur do të ndërpritej në mënyrë të dhunshme nga terroristët që përdornin "Kuajt modernë të Trojës", kësaj radhe në formën e aeroplanëve të mbushur me karburant, të cilët do i jepnin një formë tjetër qiellit të mrekullueshëm të Manhatan-it dhe do të ndryshonin jetët tona përgjithmonë. Ajo nuk duhet të ndodhë kurrë. Ne duhet ta dinim. Por nuk ndodhi kështu. Nëse Xhorxh Tenet do të ishte një burrë me karakter, do të kishte dhënë dorëheqjen. Dhe nëse nuk do e kishte bërë, duhej pushuar nga puna.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •