Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    NJERIU I ZI


    Ah, mik, o mik,
    Jam shumė, shumė i vrarė.
    S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lėngatė kėshtu.

    S’e marr vesh,
    Fishkėllin nėpär fushėn pa jetė erė e marrė,
    Apo mos, si gjethnaja nė pyll,
    Po mė bie alkooli nė tru.

    Koka veshėt m’i tund,
    Siē i tund zogu flatrat;
    Bėn tė ikė prej qafės,
    S’duron dot aty.
    Njė i zi, njė i zi,
    Njė njeri krejt i zi,
    Sterrė i zi,
    Vjen e m’ulet te shtrati.
    Njė njeri sterrė i zi
    S’po mė lė tė mbyll sy.

    Dhe ky sterrė njeri
    Mban njė libėr tė ndotur nė duar.
    Papo, krrusur mbi mua,
    Si murg mbi dikė nėn qefin,
    Seē fillon mė lexon
    Pėr njė palo rrugaē tė mallkuar
    Dhe nė shpirt mė kall tmerr e mė ngrin.
    Ky njeriu i zi,
    Sterrė i zi!

    “Pa dėgjo, pa dėgjo –
    Nis mė thotė, -
    Te ky libėr ka plot
    Endėrrime dhe plane.
    Ky njeri paska rrojtur
    Nė njė vend tė botės,
    Ku harbojnė gjithkund sharlatanė.

    Dhe, pėr dreq, n’atė vend
    Esht’ e pastėr dėborė e dhjetorit,
    Papo qerthuj gazmoė
    Sajojnė tufanėt atje.
    Ky njeri paska qenė
    Ndėr horrat, mė horri,
    Ndėr ata qė takohen
    Fort rrallė mbi dhe.

    Ish i pashėm,
    Madje dhe poet.
    Mbase pak i fuqishėm,
    Por qė mbresė tė linte nė zemėr;
    Dhe ky quante vashėz fisnike,
    Mikeshėz tė vet,
    Njė dyzet e kusur vjeēe femėr.

    Mendje e shkathėt dhe duar,
    Ja ē’duhet, - thoshte ai, -
    Shpirtrat e plogėt janė fatzes gjithėnjė.
    Tjetėrsohu me gjeste,
    Ja ē’ka mė fort rėndėsi;
    Do tė vuash paksa,
    Por, s’ka gjė!

    Nė shqotė e shtrėngatė,
    Nė thėllimet e jetės,
    Ndėr humbjet e rėnda,
    Kur mezi i mban lotėt,
    Tė shtiresh i qeshur, i qetė,
    Ja ky ėshtė arti m’i lartė nė botė!”

    “O njeriu i zi!
    Mos e zgjat, se durimi m’u sos!
    Ti nuk je polumbar,
    Ndaj tė zhytesh mė tej mos guxo!
    As mė duhet nė qėnkej dikur
    Njė poet skandaloz;
    Gjej tė tjerė e lexoua kėto!”

    Njeriu i zi
    Mė vėshtron gjithė krupė,
    Sytė i bėhen jeshilė prej vrerit,
    Sikur do tė mė thotė
    Se s’jam veē kusar i paskrupullt,
    Qė mendjen rri vras
    Qysh t’i turrem, si brac, ndonjėrit.

    Ah mik, o mik,
    Jam shumė, shumė i vrarė.
    S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lėngatė kėshtu.
    S’e marr vesh,
    Fishkėllin nėpėr fushėn pa jetė erė e marrė,
    Apo mos, si gjethnaja nė pyll,
    Mė ka rėnė alkooli nė tru.

    Nata e akullt.
    Hesht udhėkryqi tutje.
    Vetėm fill po qėndroj nė dritorez.
    Mysafirė nuk pres tė mė vijnė.
    Fusha, mbuluar me pluhur gėlqereje tė butė.
    Si kalorės mbi kuaj,
    Drurėt nė kopėsht po rrinė.

    Diku qan njė zog nae i harruar.
    Po trokojnė kalorėsit e drunjtė.
    Pa u drojtur aspak,
    Prpaė njeriu i zi
    Vjen mė rri nė kolltuk i shpenguar,
    Ngre cilindrin paksa,
    Pastaj rendigotin flak.

    “Pa dėgjo, - mė gėrthet
    E mė sheh nė fytyrė,
    Papo duke u pėrkulur,
    M’afrohet mė shumė. –
    Batakēi tė kėtillė
    S’mė ka zėnė syri,
    Qė tė vuajė kot
    Pėr gjumė.

    Ah, dhe mbase gabohem!
    Por, ē’hėnė pėrjashta! Vėshtro:
    I dehuri vallė
    Ē’ dashka ende qė tė kotet?
    Ndoshta, me kofshėt e trasha,
    Fshehtas tė vjen “ajo”
    Dhe ti do tė rrish t’i lexosh
    Ndonjė vjershė tė mekur, plot lotė.

    Milet i lezetshėm poetėt!
    I dua vėrtet! –
    Pothuaj tė gjithė
    Tė njėjtit avaz ia thonė:
    Njė kursanteje, me puēėrza ballit,
    Njė pėrbindėsh me flokė tė gjatė i flet
    Pėr botėra e botėra,
    Kapluar prej epshesh gjithmonė.

    Na ishte dikur nė njė fshat,
    S’mė kujtohet tani,
    Nė njė familje tė thjeshtė fshatare,
    Diku nė Kalugė a Rjazan –
    Nuk e di –
    Njė djalė sykaltėr
    E me flokė si ar...

    Dhe ky djalė u rrit,
    U bė dhe poet,
    Mbase pak i fuqishėm,
    Po mbresė tė linte nė zemėr,
    Dhe quante vashėz fisnike,
    Mikeshėz tė vet,
    Njė dyzet e kusur vjeēe femėr”.

    O njeri sterrė i zi!
    Mysafir shėmtarak!
    Kėtė nam e ke ti qysh prej kohėsh,
    Jo unė!
    Mbushem me mllef,
    Zemėrohem, tėrbohem
    Dhe turinjve
    Ia vesh me bastun...

    Hėna vdiq,
    Kaltėron nė dritorėz agimi.
    Ah, moj natė, moj natė!
    Ē’ishe sonte kėshtu kaq e zhgrryer?
    Vetėm fill rri tani, me cilindėr nė kokė,
    Nė dhomėzėn time.
    Vetėm fill...
    Me pasqyrėn e thyer.

  2. #22
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nga Moska do iki se duhet ikur
    C'dreq me policet e regullon
    per cdo gjestin tim prej pijaniku
    Cohu Sergei,marsh ne Rajon!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #23
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Esenin

    ''AH memedhe, c'u bera qesharak!
    Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
    T'i flas ndokujt, se s'me kupton aspak...
    Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj!''

    C'te besh, atdhe!
    Ketu arriti puna
    Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje.
    Po sot s'u dashka arti im, as une,
    Me c'po shikoj, tani s'u dashkam me!


    Sa here e kam peshperitur kete strofe, jo rralle edhe denesur si femije, dhe me vinte cudi pse nuk e kisha shkruar un po dikush tjeter, dhe ne nje gjuhe tjeter. Por erdhi nje cast e u kujtova se zhgenjimet e mia i kane perjetuar edhe te tjere, madje dhe ne vendin qe naivet e pandehnin parajsen e rruzullit Jorgo Bllaci (duke perkthyer Rusia Sovjetike te te madhit Esenin)


    Brengosem kur te shoh ne sy
    nga dhimbja zemra s'di te heshte.
    S'ka mbetur me per ne te dy
    Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

    Te tjera buze, une e di,
    Ta thithen afshn' e perveluar
    Tani rigon vec pakez shi
    Nga shpirti yt pergjysme shuar.

    Po pune e madhe! Frike s'ndjej.
    Diku mendimin duke tretur,
    Nje lloj gezimi prape e gjej,
    Packa se mes batakut mbetur.

    Per buzeqeshje e qetesi
    As e kam ndrydhur jeten time
    pak rruge shkelem kushedi,
    por kemi bere kaq gabime.

    O c'jete qesharake kjo,
    Plot paradokse dhe genjeshtra!
    Varreze kopshti, pa shiko
    Meshteknave u zbardhin eshtrat!

    Ashtu do mbesim edhe ne,
    As do lulojme, as do zhurmojme,
    Kur dimri lule s'ka perse
    Per to te rrime e te vajtojme?



    Mbremja vetullat ngrysi. Se c'kuaj
    Hingellijne n'oborr, por nuk po di
    Dje na humbi rinia, me thuaj,
    Dje u puthem se fundi te dy?

    Trojke e vone, c'gerhet? Me ngadale!
    Jeta jone as la gjurme gjekund.
    Ndoshta neser, ne shtrat te spitalit
    Do te prehem ne paqen pa fund.

    Apo ndoshta papritur do ndihem
    I sheruar e plot gjalleri
    Dhe do rrij te mbaj vesh, gjer te shkrihem,
    Shushurimn'e qershive nen shi.

    Do harroj c'plage zemre me brejten
    keta vite te turbullt stuhish
    O fytyrez, e dashur, e shtrenjte!
    Nder kujtime, vec ti do me ndrish.

    Mund qe neser te dua nje tjeter,
    Po, ta dish, dhe asaj, ore e cast,
    Vec per TY, per mikeshen e vjeter
    i permallur gjithnje do t'i flas.

    Do t'i flas per te bukuren kohe,
    kur ne shkriheshim n'endrra BLU...
    koka ime e krisur, moj koke
    Ku tu shkrep te me shpiesh keshtu?



    C'ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
    Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

    Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di
    As ti hodha syte, as erdha tek ti

    Dola kendej pari, jo se s;rrija dot,
    Desha vec dritaren te shikoja kot .



    Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pakez?
    Nuk ta mbushkam syrin apo si?
    Prapseprap ti ndizesh e merr flake,
    Tek shterngohesh supeve te mi.

    Mike, epsh e tera, lajka s'dua,
    As i vrazhed nuk te sillem dot,
    Vec me thuaj: sa keshtu si mua,
    Puthur e shternguar ke gjer sot?

    Une e di, te gjithe hije u bene
    Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
    Preher pa ulur ti s'ke lene,
    Si po rri tani ne preherin tim.

    Nese keto caste ndonje tjeter
    sjell ndermend ti, syckat tek pulit
    mos pandeh se po merzitem teper,
    Tjeterkend dhe un kam ne shpirt.

    S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
    po nje flake casti vec ta dish:
    Sic te njoha rastesisht i qete
    "Mirembetsh" do te te them serish.

    Edhe ti do marresh udhen tende
    Do besh pluhur ditet plot merzi
    Vecse mos lakmo ti marresh mendjen,
    Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

    Krah per krah me ndonje tjeter djale,
    udhes kur te shkosh ti, ku ta dish,
    Mbase edhe un do kem dale
    Per shetitje, e shihemi serish.

    Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
    dhe me kryt ulur ftohtesisht,
    "mirembrema!" do me peshperitesh
    kurse une:'' mirembrema, miss!''

    DHE ASGJE NUK DO TE ME TURBULLOJE,
    S'DO ME DRIDHET SHPIRTI PER ASGJE:
    KUSH KA DASHUR, S'MUND TE DASHUROJE;
    KUSH U DOGJ NJEHER, S'DIGJET ME.


    E fundit dhe my favorite gjithashtu

    Miku im i shtrenjte, lamtumire!
    Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
    Fati po na ndan sot pa meshire,
    Po diku do te shihemi serish.

    Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
    Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse,
    Vdekja s'eshte e re ne kete bote,
    As te rrosh nuk eshte gje e re.
    LuM i RrEmByEr

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Vjosa!

    Per Eseninin eshte hapur dikur nje teme ne te cilen jane vendosur pothuajse gjithe poezite nga vellimi i botuar para disa vitesh ne Shqiperi. Une nje prej kontribuesve te atehershem.

    Moderatorit i lutem te bashkoje temat.



    Per mua me e bukura ajo qe e mban dhe ti per favorite


    Miku im i shtrenjte, lamtumire!
    Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
    Fati po na ndan sot pa meshire,
    Po diku do te shihemi serish.

    Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
    Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse,
    Vdekja s'eshte e re ne kete bote,
    As te rrosh nuk eshte gje e re.

  5. #25
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    nuk e kam pare ,,,po mua me ra ne dore botimi i tij dhe nuk prita ,, shkrujta disa

    sa bukur edhe ti ate ke favorite ciao
    LuM i RrEmByEr

  6. #26
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Dita, shum faleminderit!
    te gjitha keto i rilexova javen e kaluar ne rumanisht por sonte me kane pelqyer me teper se kurre!!!
    edhe njeher...faleminderit

    p.s: preferoni te dyja, te preferuaren time
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    leter nenes ( Sergej Esenin)

    LETER NENES
    Gjalle je, nenoke? Edhe une
    Gjalle jam. Shendet me pac, shendet!
    Drite e befte krejt kjo mbremje e lume
    Izben tende, qe me mall me pret.

    Thone se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
    Fillikate rruges shpesh kalon.

    Dhe kur mugetire e kalter bie,
    Nje vegim i zi te kall ty frike,
    Sikur ne nje sherr diku ne pije,
    Vjen dikush e ma keput me thike.

    Kot, e dashur, vuan kaq, besome,
    Brenga t’i fanit keto nder sy.
    S’jam aq pijanec i lig sa c’thone,
    Si do vdes pa te te pare ty?

    Une jam po foshnje, si nje here,
    Dhe nje shprese vec ushqej ne gji:
    T’iki nga ky tym e kjo potere,
    Te shtepiza jone aty te vij.

    Dhe do vij, kur kopshti yne i bardhe
    Anekend te vishet me blerim.
    Vetem ti, si tete vjet me pare,
    Mos me zgjo aq heret ne agim.

    Mos e zgjo ate qe shkrumb iu bene
    Endrrat e moshes plot hare.
    Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
    Dua vec te shlodhem e te fle.-

    As t’i lutem Zotit mos me thuaj,
    Si dikur ne t’arten mituri.
    Ti ke mbetur ngushellim per mua,
    Drite e parrefyer, vetem ti!

    Ndaj merak ti mos m’u bej aq teper,
    Tek e liga mendjen mos e co,
    Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
    Fillikate rruges mos kalo.

    * * *
    Brengosem kur te shoh me sy,
    Nga dhembja zemra s’di te heshte.
    S’ka mbetur me per ne te dy
    Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

    Te tjera buze, une e di,
    Ta thithen afshn’ e perveluar.
    Tani rogon vec pakez shi
    Nga shpirti yt pergjysme shuar.

    Po pune e madhe! Frike s’ndiej.
    Diku mendimin duke tretur,
    Nje lloj gezimi prape e gjej,
    Packa se mes batakut mbetur.

    Per buzeqeshje e qetesi
    As e kam ndrydhur jeten time.
    Pak rruge shkelem kushedi,
    Po kemi bere kaq gabime.

    O c’jete qesharake kjo,
    Plot paradokse dhe genjeshtra!
    Varreze kopshti, pa shiko,
    Meshteknave u zbardhin eshtrat!

    Ashtu do mbesim edhe ne,
    As do lulojme, as do zhurmojme.
    Kur dimri lule s’ka, perse
    Per to te rrime e te vajtojme?

    * * *
    C’ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
    Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

    Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di,
    As t’i hodha syte, as erdha tek ti.

    Dola kendej pari, jo se s’rrija dot,
    Desha vec dritaren te shikoja kot.
    ERIS RUSI

  8. #28
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    faleminderit shume juve

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    PUTHME , MOJ E DASHUR (Sergei Esenin)

    Sergei Esenin

    PUTHME , MOJ E DASHUR

    Puthme moj e dashur puthme
    Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
    S’e duron dot ftohtesiren
    Zemra ndezur zjarr e flake

    S’eshte kupa e permbysur
    Mes gazmoreve per ne
    Ti nje gje kupto moj mike
    Vec nje here rron mbi dhe

    Shih ne mes te erresirs
    Henen qe shkelqim vershon
    Sikur t’ish nje korb I verdhe
    Permbi toke fluturon

    Puthme de se kalbesia
    Kengen time ma kendoi
    Ka te ngjare qielli lart
    Fundin tim parashikoi

    Eh moj force qe venitesh
    Do te vdes kjo s’ka dyshim
    Vetem dua t’I puth mikes
    Buzet gjer ne fundin tim

    Qe pa turp edhe pa drojtje
    Embelsisht kur t’enderroj
    Tok me shushurima vishnjesh
    “Jam e jotja” – te jehoje

    Qe si shkuma permbi kupe
    Drita mos na shuhet ne
    Ndaj kendo moj mikja ime
    Vec nje here rron mbi dhe


    Perkthyer nga Jorgo Bllaci
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Yjet

    Yje te qarte, yje te lartme!
    Cka mbani ne vete, c'fshihni?
    Yje, perqendrim idesh te thella
    Si shpirtin fort ma roberoni?

    Yje te shpeshte, yje te afert!
    Mos cka keni te bukur, siperane?
    Qe me rremben, yje te qiellit,
    Me force diturite ne flakadane?

    Dhe perse keshtu, kur ju shkelqeni
    Mahnitur ne qiell, krahapur n'perqafje?
    Shikoni me kujdes si zemren ma prekni
    Yje qiellore, te largetit yje!
    wrong verb

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •