-
Mario Luzi

Lindi nė Firence nė 1914. Shkollėn e mesme dhe studimet universitare i kreu nė qytetin e lindjes. I diplomuar nė letėrsi franceze fillon punė si mėsues gjimnazi. Nė 1955 bėhet shef i katedrės sė letėrsisė franceze pranė fakultetit tė shkencave politike tė universitetit tė Firences. Konsiderohet si njė ndėr themeluesit e rrymės "Hermetizėm" dhe njė ndėr shkrimtarėt kontemporanė mė tė njohur tė panoramės letrare italiane. Boton vėllimin e parė me poezi "Varka" mė 1935. Shkrimtari i tij i preferuar ėshtė Mallarmé. Ka shkruar gjithashtu dhe disa drama dhe ėshtė marrė gjithnjė edhe me pėrkthime. Ndėrroi jetė mė 28 shkurt 2005.
NATYRA
Toka me det pėrqafuar
sipėr gjithandej njė det me lodronjės
me fluturimthe tė shpejta harabelash
dhe rruga
e hėnės shplodhėse dhe e gjumit
tė trupave tė ėmbėl tė pambyllur ende nga jeta
e nga vdekja nė njė fushė;
tė tėrhequr nga zėrat zbresin
duke u shpėtuar dyerve misterioze hidhen
mbi ne si zogj tė ēmendur pėr kthim
nė ishujt e origjinės duke kėnduar:
kėtu pėrgatitet
njė djep i purpurt dhe njė kėngė qė lėkundke
nuk ka mundur tė flinte
aq i fortė ishte guri
aq e dėndur dashuria.
-
-
JETĖS
Miq na pret njė varkė qė lėkundet
nė pėrmasėn ku qielli harkohet
e cik detin, fluturojnė qėnie tė ēmendura pėr tė
dashuruar
fytyrėn e Zotit tė ngrohtė e tėrė shpresė
sipėr poshtė duke kėrkuar
dashuri nėpėr largėsitė e fshehta
dhe qajnė: ne jemi nė tokė
po do mundim njė ditė tė lirohemi
tė pėrkulemi me butėsi mbi gjirin hyjnor
si trėndafilat e mureve nė rrugėt tėrė aromė
mbi fėmijėn qė pa folur i dėshiron.
Miq: nga varka shihet bota
dhe nė tė njė e vėrtetė qė paraprin
e pafrikshme, njė frymėmarrje e thellė
nga derdhjet deri te burimet;
Shėnmėria me sy tė tejdukshėm
zbret ngadalė drejt tė vdekshmėve,
mbledh rčnė e jetės, dhimbjet
dėshirat e fshehta prej vitesh mbi fytyrėn e
lagėsht.
Vajzat te dritarja e errėt
me shikimin drejt maleve
nuk kanė durim tė presin tė ardhmen.
Nėpėr dhoma zėri amėsor
pa origjinė, pa thellėsi kryqėzohet
me qetėsinė e tokės, ėshtė i bukur
dhe duket se ēdo gjė ka lindur nga ai.
-
-
MADHĖSHTIA E ĒASTIT
Kur nga hije tė skajshme ngulet
nė tė haptat vėnde vera
vjedh kėngėn e bagėtive
dhe kujtesėn e barinjve e kudo hesht
shkathtėsia e fshehtė e qėnieve,
fėmijėt nė bark pėrforcojnė
dėshirėn e pamposhtur tė nėnave
e pėrkul degėt e kodrave e fushave
tė djegura tė qenėt progresiv i frutave.
Mbi tokė ndodhin kudo
pa pėrse, tė pafshirshmet
vėrtetėsira, nė atė ēast ku fundosin
lehtėsisht peshėn kurorat e pemėve
anijet pėrkulen nė njė anė
dhe ankthi i lundėrtarėve nė brigje tė ēuditshme
tingulli i ēdo zėri
humbet vetveten pa lindur, nė det nė erė.
-
-
ASGJĖ NGA Ē’KA NDODH DHE S’KA FYTYRĖ
Asgjė nga ē’ka ndodh dhe s’ka fytyrė
e asgjė qė vetėm rrokulliset, pa gjurmė,
e kapshme vetėm nga mėshira
si ti mė ėshtė vdekja.
Era tėrė vrull lėkundet me mėrzi
mbi xhama, shtiret me paraqitje prej ekstaze
dhe njė perėndim i bardhė pllakos
nė kryqėzime kalldrėmesh tė nxehtė.
Nga shiu tek tė bardhat kohėhapje
shfaqen nė shikimin shumėngjyrėsh
blloqe ajri nė pėrmasa festive.
Tė shfaqesh dhe tė zhdukesh ėshtė iluzion.
Eshtė kjo ora jote, ora e atyre mbretėrve
sizmik me kolltuk lėvizės,
tė pandjeshėm veē nga tė ftohtėt e vdekjes
qė tė lėnė nė gjak papritur.
Banesa e tyre e improvizuar janė xhamat
tentakuloze nėpėr serra, ku takohen
aty njihen me njė tė parė.
E vėrtetė dhe gėnjeshtare, e kotė tė tė kėrkoj,
tė tė pėrndjek matanė kėshtjellėzės
ndaj piramidave qė pasqyrojnė nė asfalt,
nė zgėqet ku dashuria nuk mund tė arrijė
dhe as harresa e vetveteve.
-
-
DUKE IU AFRUAR DYZET VJEĒĖVE
Mendimi mė ndjek nė kėtė periferi
tė errėt ku fryn erė rrafshnalte
dhe zhytja e dallėndyshes pret fillin
e hollė tė maleve nė horizont.
Pas pak bėhen 40 vjet ankthe,
mugėtire, tė qeshura spontane, pėrrenj tė vrullshėm
siē ėshtė e vrullshme nė mars era
qė shpėrndan dritė dhe shi, gjėrat e lėna pas dore,
shkėputja me duart e shtrira nga tė dashurit,
nga viset e mia, zakonet e viteve
te shkatėrruar papritur e qė duhet akoma t’i kuptoj.
Pema e dhimbjes tund degėt …
Ngrihen vitet mbi shpatulla
grupe – grupe. Nuk ishte e kotė, ėshtė kjo vepra
qė kryen secili e tė gjithė bashkė
tė gjallė e tė vdekur, tė depėrtosh botėn
e errėt pėrgjatė rrugėsh tė kthjellta e tunelesh
tė dėndur me takime tė shkurtėr e humbje
o dashurie nė dashuri o nė njė tė vetėm
nga babai te biri deri nė tejdukje.
E kėshtu vazhdoj tė marr rrugėn
drejt bashkgjallimit tė pėrjetshėm
tė gjithēkaje nė jetė dhe vdekje,
tė zhdukem nė pluhur apo nė zjarr
po qe se zjarri matanė flakės zgjat akoma.
-
-
ZOGJ
Era ėshtė zė i ashpėr qė ndėshkon
nė turmėn qė ndonjėherė gjejmė paqe
dhe folé mbi kėto degė tė thata.
Rreshtimi merr fluturimin e trishtuar,
mėrgon nė zemėr tė maleve, violetė
e gėrmuar nė violetė pambarim,
minierė e pafund e hapėsirės.
Fluturimi ėshtė i ngadaltė, ēan me vėshtirėsi
nė kaltėrsinė qė hapet pas kaltėrsisė,
nė kohėn matanė kohės; disa
dėrgojnė klithma tė mprehta qė rrėzohen
e asnjė anė nuk i reflekton.
Na ngjajnė impulset e majave
nė orėn – qė nuk mund as tė mendohet
as tė thuhet – kur mbi petale tė padukshme
rreth e qark njė pranverė e ēuditshme
lulėzon nėpėr retė e rralla qė era
kullot nė njė qiell tė lagėsht a tė djegur
dhe fati i ditės ėshtė i shumėllojtė
breshėri, shiu, kthjellimi.
-
-
NĖNĖS SIME NGA SHTĖPIA E SAJ
Mė mirėpret shtėpia jote e vjetėr, gri,
i shtrirė me kurriz nė njė shtrat tė ngushtė,
ndoshta i yti pėr shumė vjet. Dėgjoj,
numėroj orėt qė rrjedhin ngadalė
mė ngadalė pėr retė qė ēajnė qiellin
nė kėto netė gushti tokash koprace.
Dikush qė kthehet vonė nga fushat
shkėmben njė pėrshėndetje tė lodhur me tė njėjtit,
i ngjitet rrėpirės, rrugicės, zhduket
pas portės sė haurit. Zagushia
e shirokut rėndon shplodhjet,
vė nė ankth tė sėmurėt e tė burgosurit.
Nuk flė, ndjek hapin e somnambulit
qoftė i mangėt apo djaloshar
tek zhurmon mbi gurė e zeje;
shkėputem e me ngarkesėn time tė pėrulur
zbres, zbres mė shumė se ē’ėshtė
e thellė nė kėtė kohė, tek kėta njerėz.
-
-
KJO LUMTURI
Kjo lumturi e premtuar a e dhėnė
mė ėshtė dhimbje, dhimbje pa shkak
apo shkaku, nė ekziston ėshtė kjo rrėnqethje
qė trondit tė tėrėn tek e vetmja
si lėngu i paqetė nė sferėn
e qelqtė kur interpreton fakiri.
E megjithatė them: shpėtoi edhe sot.
Rrotull rrotull i hapin luftė gjėra
apo pamje ku ulet e ngrihet
o nata o bora
teshat e kujtimit.
-
-
VARGJE TETORI
Kėtu ku duke jetuar prodhohet hije, fshehtėsi
pėr ne, pėr tė tjerė qė po vijnė dhe qė tashmė
po e hedh farėn pas shpatullave, kėtu
jo nė vend tjetėr duhet bėrė dritė.
Shkoi, kanė mbetur vetėm gjurmėt,
e moshės mendjemadhe dhe tė lehtė
kur pritet qė tė tjerė,
kushdo qoftė, tė rrallojė kėto rč.
Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.
I ulur pranė zjarrit tim tė trishtė, pres
deri sa tė lindė flaka ime e plotė apo ngjalėzimi
i kėtij shartimi tė lagur tė kėsaj flake.
Ti qė pret nga jashtė shtėpisė,
nga drita shtėpiake e ditės?
Sot, sot qė era
pėrplaset, vrapon nė gjallėrinė e maleve
dhe atij paralajmėrimi prej vere e tė ftohti
menēuria e pleqve bėn shkėndija nėpėr rrudha?
Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.
Fat tjetėr nuk shpresoj, as
nėn kėtė qiell tė kėtij muaji misterioz
ku ngjyra e rrushit pėrhapet
dhe vjeshta na shtyn me forca tė reja
deri nė Cessati Spiriti apo Domine quo vadis
-
-
NĖ BREG
Molet e shkretuar kapėrcejnė dallgėt
edhe ujku i detit bėhet i errėt.
Ē’bėn? I hedh vaj kandilit,
mbaj gjallė dhomėn ku ndodhem
larg teje dhe tė dashurve tė tu.
Grupi i shpėrndarė mblidhet,
numėrohen njerėzit pas kėtyre stuhive.
Ti ku je vallė? Shpresoj nė ndonjė port …
Roja i farit i hipėn varkės,
vėzhgon, kontrollon, shtyhet drejt thellėsisė.
Moti dhe deti bėjnė pushime tė tilla.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt