Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41

    Poezi Nga Sergej Esenin

    Shqipėroi: Luan Rexhepi

    LETĖR NĖNĖS

    Si ia shpie moj nėnokja ime?
    Mirė jam dhe unė. - Tė pėrshėndes!
    Nė atė izbėn tėnde paē bekime
    Mbrėmjeve kur muzgu zė tė zbresė.

    Po mė thonė se fort je merakosur,
    Bėhesh vrere pėr fatin tim tė nxirė,
    Del e sheh tej rrugės sė pasosur,
    Mbledhur shuk me shallin cop' e grirė.

    Dhe kur bie mbrėmja rreth e qark,
    Njė vegim i shkretė tė shtika frikėn:
    Se nė njė mejhane diku larg
    Vjen njė horr edhe mė ngulka thikėn.

    S'ngjet asgjė, nėnoke! - Mbaje shpirtin:
    Ėshtė veē njė makth qė po tė shtar.
    Aq i lig nuk jam sa ē'dėrdėllisin
    Dhe s'do vdes me sy pa tė parė.

    Foshnjarak kam mbetur si dikur,
    Me njė ėndėrr qė gjithnjė mė grish.
    Jetandrallash mos mu shpiftė kurrė;
    Veē nė atė shtėpi tė jem sėrish!

    Do tė kthehem kur do gjethen degėt,
    Kur tė harlise kopshti nė blerim;
    Veē nga gjumi mos mė ngri kaq herėt, -
    Si tetė vjet mė parė nė agim.

    Mos e zgjo atė qė iu shpurritėn
    Ėndrrat e njė moshe patravajė.
    Ti s'e di sa jetėn ma sfilitėn
    Vuajtjet, qė s'gjej dot prehje nė asnjė skaj.

    As tė falem, - mė ti mos mė cit,
    Siē ma bėje shumė vjet mė parė.
    Vetėm ti ēdo dhimbje ma fashit,
    Vetėm ti je gazi im i rrallė!

    S'ka pse bėhesh njėsh ti me trishtimin,
    As tė tė hajė brenga e nxirė.
    S'ka pse del e rrugės humb vėshtrimin,
    Mbledhur shuk, me shallin cop' e grirė.

  2. #42

    Sergej Esenin

    Pėrktheu: Ismail Kadare


    NDĖRMEND SJELL...

    Ndėrmend sjell e dashur gjithmonė
    Shkėlqimin e flokėve tė tua,
    Erdh koha qė neve u ndamė;
    E rėndė ka qene pėr mua.

    Kujtoj atė mbrėmje vjeshtore
    E zhurma gjethesh tė thatė
    Le tė ishin tė shkurtra ditėt,
    Se hėna na ndrinte mė gjatė.

    Mbaj mend si mė the ti njė mbrėmje:
    "Do shkojnė tė kaltėrat vjetė
    Dhe ti do t'mė harrosh, i dashur
    Do shkosh kushedi me njė tjetėr."

    Dhe sot dega e mbushur me lule
    Pėr ty ē’mė kujtoi prap mua.
    Sa ėmbėl me lule mbulova
    Dikur kaēurrelat e tua.

    Dhe zemra ty pa tė braktisur
    Njė tjetėr duke dashuruar,
    Porsi njė rrėfenjė tė dashur
    Gjithmon' tė kujton pa pushuar.

  3. #43

    Sergej Esenin

    Pėrktheu: Faslli Haliti

    UNĖ S’KAM NDRYSHUAR

    Unė s’kam ndryshuar.
    S’ka ndryshuar zemra ime.
    Si zambakėt nėpėr thekėr ēelin sytė e mi.
    Duke shtruar rrogozat e artė tė vjershave intime,
    Diēka tė dhimbshme tė them sonte kam dėshirė.
    Natėn e mirė, tė gjithėve!
    Natėn e mirė!

    S’tringėllin mė mes barit kosa e muzgut tė mbrėmjes.
    Kam shumė dėshirė qė nga dritarja ime
    Tė pshurr sonte kundėr hėnės.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •