Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 43
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sa bukur miq te poezise se Eseninit............sa bukur!

    Ju premtoj se do t'jua sjell te gjitha poezite qe bejne pjese ne vellimin e publikuar ne Shqiperi par disa vitesh.

    Le te kenaqeni dhe ju me to!


    Per Brarin!

    Perkthyes eshte i madhi Jorgo Bllaci. Do t'ju sjell dhe parathenien e librit te shkruar prej tij.


    Ju pershendes te gjitheve!
    Dita

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ema
    Anėtarėsuar
    06-07-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    46

    Thumbs up

    Faleminderit Dita per mundimin qe ke shkruar keto poezi kaq te bukura.
    Per ne qe jemi larg e s`kemi shume mundesi te lexojme libra ne SHQIP ishte vertete kenaqsi.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo eshte poezia "LETER NGA NENA" nga Esenin

    Perse te flas,
    E c'te mendoj gje tjeter,
    C'te shkruaj
    E c'te them ne varg?
    Mbi tryezen e merzitur
    Kam nje leter,
    Qe nena ime
    Ma dergon nga larg.

    Ajo me shkruan:
    "Bej si bej, o bir,
    Dhe eja ne shtepi
    Per kershendella;
    Po mos harro,
    Nje shall per mua bli
    Per plakun
    Bli poture me tegela.

    Shafran ne zemer kam,Qe je poet,
    Qe zure mik e shok nje nam te rende;
    Per mua plaken fare s'ishte keq,
    Sikur te ktheje arat ne parmenda.

    U plaka
    Dhe ne gjunjet skam fuqi,
    Po ti sikur mos braktisje strehet,
    Tani do te kisha nuse
    ne shtepi
    Dhe do perkundja
    Nipin tim ne preher.

    Po ti femijet
    neper bote i dhe,
    Ia fale tjetrit gruan mire e mire,
    Dhe mbete
    Pa familje, pa fole
    Ne pellgun e mejhanes se peshtire.

    Po c'pate, c'pate bir,
    pellumbi im?
    Ti ishe kaq i brishte
    E kaq pa fjale;
    Dhe bota thoshte plot me pergjerim:
    Ky Sander Esenini
    Paska djale!

    PO shpresa jone vate
    Doli bosh,
    Na hidheroi zhgenjimi shpirtin shume
    Yt ate e kishte mjaft gabim kur thosh:
    Poeteve u derdhet parja lume!

    Sado te marresh,
    Ne shtepi s'dergon,
    Kete e di,
    Prandaj po flas kaq hidhur.
    Poeteve paraja s'u qendron,
    Se jane xhepashpuar,qesezgjidhur.

    Shafran ne zemer kam
    Qe je poet
    Qe zure mik e shok nje nam te rende;
    per mua plaken fare s'ishte keq
    Sikur te ktheje arat
    Me parmende.

    Tani pa kuaj jemi
    E pa pleng!
    Sikur mos humbje rrugeve te qytetit,
    Ketu ne fshat,o bir, ti kishe mend
    Te beheshe kryetar komiteti.

    Dhe ne do mbroheshim
    E s'do na merrnin ters,
    Dhe ti s'do bridhje i merzitur vone;
    E beja gruan tende te endte lesh,
    Te kishte paqe pleqeria jone".

    ...................................

    Une letren hap
    Dhe mendte i kam ujem;
    Mos valle e humba daljen neper shtigje?
    Por c'ka mendoj
    Me vone do t'ju them
    Kur nenes sime
    Shpejt t'i kthej pergjigje.


    perktheu D.Agolli

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari, te falenderoj qe e ke sjelle perkthimin e Dritero Agollit per poezine "Leter nga nena". Ne vellimin qe kam une me perkthime te Jorgo Bllacit kjo poezi mungon, keshtu qe as kerkeses tende Bel Ami per ta pasur ketu ne forum nuk do te mund t'i pergjigjesha.



    Ketu po sjell disa poezi te tjera nga dy ciklet e para te perfshira ne vellim.

    Bel Ami,

    Poezia e fundit ne ket postim eshte ajo mbi Tanjushen.





    VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE


    Ah, foli mjaft korijėz e praruar,
    Me gjuhėn e mėshteknave plot gaz,
    Po gjithė dhembje larg duke mėrguar,
    As pyesin kojrillat c’lėnė pas.

    Ē’tė pyesin e kush nė kėtė botė,
    Nuk ndihet shtegėtar qė vjen e shkon?
    Pėr cilindo qė ikėn, nėn hėnėzėn e plotė,
    Lirishtja buzė pellgut ėndėrron.

    Jam vetėm mes rrafshinės krejt tė shkretė,
    Kurse kojrillat era larg i shpie,
    Rininė sjell ndėr mend, plot gaz e jetė,
    Po s’ndjej nė zemėr pikėz dhėmbshurie.

    As vitet humbur kot, as lulėzimi
    I jargavanit, mall s’mė zgjon nė gji.
    Nė kopėsht mbase ndizen zjarr rjabinat,
    Po zjarri i tyre as qė ngroh njeri.

    Nuk bėhet shkrumb rjabina, dhe nė u djegtė,
    As bari i zverdhur fushės pa mbarim.
    Sic hedhin drurėt mengadalė gjethet,
    I hedh dhe unė fjalėt plot trishtim.

    Dhe nėse era e kohės, e tėrbuar,
    Atje ku s’duhet i gropos diku,
    Ju thoni: qė korijėz e praruar
    Ajo qė foli dhembshurisht kėshtu.





    ***


    Erė, erė e dėborės, moj erė,
    Merrmi vitet nė krahėt e tu,
    Dua djalkė tė jem edhe njė herė,
    Apo lule luginės diku.

    Nėn njė fyell bariu plot dhėmbje,
    Dua sytė t’i mbyll nė harrim;
    Zile yjesh, me borėn e mbrėmjes
    Tė mė bien nė vesh pa pushim.

    Oh, sa bukur e dredh ajo kėngėn,
    Nė tufan dėshpėrimin kur derdh,
    Do tė desha diku, me njė kėmbė,
    Ndanė rrugės tė rrija, si bredh.

    Hingėllima nė terr kur tė ndjeja,,
    Tė pushtoja kaēubėn pėrbri...
    Zgjati putrat, o hėnėz, drejt meje,
    Merrmi brengat nė qiell tek ti!





    RREFIMI I HULIGANIT


    Gjithkush tė kėndojė s’di,
    As gjithkujt i takon, si mollė,
    Ndėr kėmbė tė tjerėsh tė bjerė.

    Rrėfim mė tė madh se ky,
    Huligani s’ka bėrė asnjėherė.

    Shpupurisur kėshtu, dua vetė,
    Me kokėn, si llampė vajguri mbi sup, tė bredh:
    Vjeshtės sė shpirtrave tuaj, vjeshtė pa fletė,
    Dritė nė terr t’i hedh.
    Mė pėlqen kur tė shara dėgjoj,
    Dhe kur gurėt mė vinė si breshėr,
    Vetėm ngre duart
    Dhe flakėn e flokėve mbroj.

    Sa mirė mė vjen n’atė ēast, kur tek mbrohem ashtu,
    Kujtohem se ka dhe njė pellg mes blerimesh mbi
    tokė,
    Se kam edhe unė njė mėmė e njė babė dikur,
    Qė pėr vjershat e mia vėrtet s’ēajnė kokė,
    Veē tė shtrenjtė mė kanė, si fushėn e si bereqetin,
    Si shiun, qė jetėn gjallon nė pranverė;
    Pėr ēdo tė bėrtitur ndaj meje, do suleshin rreptas
    Si cfurqe mbi ju, njėherėsh!

    Tė varfrit e mij katundarė!
    Tani u rrėgjuat e rroni
    Me frikėn e zotit dhe fundit tė zi tė kėnetės;
    Oh, po si nuk kuptoni
    Qė sot nė Rusi biri juaj
    Ēmohet mbi gjithė poetėt?
    Mbani mend? Ju pikonte nė zemėr,
    Kur zbathur dikur pllaquritej nėpėr baltovina,
    Kurse sot mban cilindėr
    Dhe kėpucė llustrina.
    Po huqet e hershme tė fshatit,
    Kur bridhte pa fre, s’i harron;
    Ēdo lope, nga ēengeli i dyqanit tė kasapit,
    Tė fala qė larg i dėrgon.
    Papo kur shesheve sheh karrocierė,
    Erė e plehut ndėr mend i bie,
    Dhe bishtin e ēdo kali gati ėshtė aherė
    Ta mbajė si bisht fustani nusėrie.

    E dua atdhenė,
    E dua fort atdhenė,
    Sidoqė ka njė ndryshk tė shelgtė brenge.
    Dhe derrat feēkėndotur mė pėlqejnė,
    Dhe zhurma e bretkosave ndėr pellgje.
    Sa mall kam pėr vitet fėminore,
    Pėr ato mbrėmje prilli, qė s’mė shqiten nga kujtimet:
    Gulaē sikur qėndronte panja jonė mes oborrit
    Dhe ngrohej nė zjarr tė perėndimit.
    Sa herė nėpėr degėt e saj jam kacavjerrur,
    Sa vezė sorrash kam vjedhur ndėr fole!
    A thua e ka blerimin e atėhershėm
    Dhe koren e lėmuar ende?
    Po ti, o qeni im,
    Besniku im i shkretė?!
    E di, je plakur mjaft e je verbuar
    Dhe angullin oborrit bishtpėrpjetė,
    Se dyer e haure ke harruar.
    Oh, e mbaj mend dhe sot e kėsaj dite,
    Si copn’e bukės kapnim ne sė toku
    Nga dorė e nėnės, e si e kollofitnim,
    Nė pjesė pa i hyrė shoku-shokut.
    Njėlloj edhe sot kam mbetur!
    Sytė mė lulojnė po njėlloj,
    Si lule kokoēelesh nėpėr thekėr;
    Tė shpreh atė ē’ka ndjej nė shpirt mė tepėr.

    Natėn e mirė!
    Tė gjithėve natėn e mirė!
    Kosorja e muzgut po tringėllin mes barit...
    Nuk di pse paskam sonte dėshirė
    Hėnėn tė shoh nga dritarja,
    Oh, sa dritėz e kaltėr! Nė kaq kaltėrsi,
    S’tė vjen keq as tė zbresėsh nė varr.
    Dhe cinik s’ka pse dukem aspak, qė tani
    Te menderja llampėn po var.
    O Pegasi i mirė e i lodhur,
    Trokun tėnd aq tė butė a ia vlen kėtė ēast ta kėrkoj?
    Unė mjeshtėr i egėr kam ndodhur,
    Pėr minjtė lavde kėndoj.
    Ē’po mė zien radakja, furrė e trazirė.
    Verė flokėt ēaprazė kullojnė.
    Njė velėz e verdhė tė jem, kam dėshirė,
    Te ky vend, ku sot lundrojmė.






    RUSIA SOVJETIKE


    Ky uragan kaloi. Pak ne mbetėm.
    Sa miq e t’afėrt na mungojnė sot.
    U ktheva rishmėz te ky vend i shkretė,
    Pas tetė vjetėsh plot.

    Po kujt t’ia flas njė fjalė, pėr tė ndarė
    Kėtė gėzim plot helm qė gjallė jam ende?
    Deri mulliri, zog me flatra trarėsh,
    Qėndron nė vend symbyllur e s’mė sheh.

    Kėtu tani s’mė njeh njeri.
    Krejt gjindja nga kujtesa mė ka fshirė.
    Edhe shtėpinė e prindėrve tė mi
    E ka mbuluar pluhuri dhe hiri.

    Po rishmėz jeta zjen.
    Tė rinj e pleq
    Mė shfaqin para sysh lloj-lloj fytyrash,
    Veēse kapelen s’kam se kujt t’ia heq
    Dhe strehė s’gjej nė asnjė vėshtrim tė tyre.

    “Mos po lajthis?” – vras mendjen i shastisur,-
    “A jam nė atdhe a tjetėrkund kėshtu?”
    Kėtu pėr cilindo jam njė shtegtar i ngrysur,
    Qė larg i ardhur, zoti e di nga ku.

    Dhe cili? Unė!
    Unė, biri i fshatit,
    Qė emėr do t’i lerė historisė,
    Vetėm sepse dikur nė tė, njė mėmė e ngratė,
    Poetin skandaloz i dha Rusisė.

    Po zėri i mendjes zemrės po m’i thotė:
    “Eja nė vehte, pse tė mbetka hatri?
    Njė brezi tjetėr, me njė tjetėr botė,
    Njė dritė e re tani i ndrin nė vatra.

    E kurse ti tashmė je fishkur ca.
    Rinia sot kėndon tė tjera kėngė,
    Dhe, besa, s’i kėndoka keq! Ata
    Jo fshatin, po njė botė kanė nėnė”.

    Ah, mėmėdhe! Ē’u bėra qesharak.
    Njė e skuqur mė shket faqeve dhe druaj
    T’i flas ndokujt, se s’mė kupton aspak.
    Nė vendin tim po ndihem krejt i huaj.

    Ja, njerėzit janė mbledhur lart te zyrat,
    Siē mblidheshin dikur, kur vinte koha e meshės,
    Dhe mbarė e mbrapsht, me fjalėt mė tė ndyra,
    Fjalosen si e qysh pėr hallet e jetesės.

    Zbret buzėmbrėmja. Perėndimi i heshtur
    Mbi gushėn gri floririn derdh ngadalė.
    Si viēat, tutje kthesės, gjunjtė e zhveshur
    Fillojnė e fshehin plepat ndėr kanale.

    Njė kėmbėprerė veteran tregon,
    Si, pa u sprapsur as nga gjylja e topit,
    Dikur, nen komandantin trim Budjon
    Tė kuqtė iu vėrsulėn Perekopit.

    “kėshtu edhe kėshtu ne u pėrleshėm...
    Kėshtu atje e mundėm borgjezinė...”
    Dhe panjat zgjasin degėt, porsi veshė,
    Dhe gratė n’errėsirė psherėtijnė.

    Nga mali komsomoli, ja, po zbret.
    Kumbon fisarmonika anembanė.
    Dhe turmėza gazmore sokėllet
    Agjitkat e tė Varfėrit Demjan.

    Ē’tė bėsh, atdhe!
    Kėtu arriti puna.
    Kujtoja se me ty jam shkrirė pėrgjithnjė.
    Por sot s’u dashka arti im, as unė,
    Me ē’po shikoj, tani s’u dashkam mė.

    Megjithatė,
    Mėri nuk mbakam dot.
    Pėr ē’tė shėrbeva, nuk pendohem kurrė.
    Paēka se kėnga ime s’duhet sot, -
    Unė kėndova aherė kur ti ishe sėmurė.

    Po i pranoj tė gjitha.
    Koha bėn tė sajėn.
    Pas gjurmėve tė reja gati jam tė shkoj.
    Ia fal tė gjitha tetorit edhe majit,
    Veēse tė shtrenjtėn lirė s’e lėshoj.

    S’ua lė tė tjerėve ndėr duar,
    As mėmės dhe as mikut, apo gruas.
    Ajo veē mua tingujt plot mall m’i ka besuar.
    M’i ka kėnduar kėngėt e embėla veē mua.

    Lulzo, rini! Hidh shtat dhe harlisu!
    Ti tjetėr jetė ke dhe tjetėr kėngė sot.
    Unė diku drejt caqesh qė s’i njoh po nisem,
    Ē’mė zjen nė shpirt, ta shuaj pėrngamot.

    Po dhe aherė
    Kur nė krejt planetin
    S’do ketė brenga mė
    Dhe as armiqėsi,
    Do t’ia kėndoj,
    Me gjithė forcėn prej poeti,
    Tė gjashtėn pjesė tokės,
    Qė thirret shkurt: “Rusi”.

    1) Demjan Bjedni (Bjednij, nė rusisht do tė thotė i varfėr), vjershėtor. Agjitka, vjersha deklarative.





    ***


    Mbrėmja vetullat ngrysi. Se ē’kuaj
    Hingėllijė n’oborr, nuk po di.
    Dje na humbi rinia, mė thuaj,
    Dje u puthėm sė fundi ne tė dy?

    Trojkė e vonė, ē’gėrhet? Mė ngadalė!
    Jeta jonė as ka gjurmė gjėkund.
    Ndoshta nesėr, nė shtrat tė spitalit,
    Do tė prehem nė paqen pa fund.

    Apo ndoshta papritur do ndihem
    I shėruar e plot gjallėeri
    Dhe do rri tė mbaj vesh, gjer tė shkrihem,
    Shushurimn’e qershive nėn shi.

    Do harroj ē’plagė zemre mė brejtėn
    Kėta vite tė turbullt stuhish.
    O fytyrėz, e dashur, e shtrenjtė!
    Ndėr kujtime, veē ti do mė ndrish.

    Mund qė nesėr tė dua njė tjetėr,
    Po, ta dish, dhe asaj, orė e ēast,
    Veē pėr ty, pėr mikeshėn e vjetėr,
    I pėrmallur gjithnjė do t’i flas.

    Do t’i flas pėr tė bukurėn kohė,
    Kur ne shkriheshim n’ėndėrra blu...
    Koka ime e kriskur, moj kokė,
    Ku t’u shkrep tė mė shpiesh kėshtu?





    ***


    Bluza ngjyrė qielli. Sytė blu. Nuk di
    Si m’u shkrep t’i flisja mikes me dredhi.

    “Mos po nis tufani? – pyeti ajo, -
    Tė hedh dru nė stufė, tė tė shtroj a do?”

    “Atje lart, - ia ktheva, - dikush po na sheh
    dhe lule tė bardha po lsėhon mbi ne.

    Hidhja drutė stufės, shtrona shtratin, ē’pret?
    Se, aty, nė zemėr kam tufan vėrtet?





    ***

    Ē’ke qė mė ngėrdheshesh? Dorėn pse ma tund?
    Ty as nėpėr mendje nuk tė shkoj gjėkund.

    Kam njė mike tjetėr, kete, besoj, e di,
    As t’i hodha sytė, as erdha tek ti.

    Dola kėndej pari, jo se s’rrija dot,
    Desha vec dritaren tė shikoja kot.




    ***


    Njė dėfrim veē tani mė ka mbetur –
    Gishtat gojės e fort fishkėlli!
    Kudo thonė: mbi mua s’ka tjetėr
    Skandaloz e rrugaē nė Rusi.

    Humbje e madhe ky nam, po s’mėrzitem,
    Jeta humbje ka plot kėsisoj.
    Turp qė zotin besova kaq vite,
    Po mjerim qė tani s’e besoj.

    Kohė, o kohėz e largėt, e artė!
    Llavė e jetės gjithēka e bėn shkrumb.
    Unė, veē pėr t’u djegur mė qartė,
    Pas skandaleve renda gjithkund.

    Mirėsinė dhunti ka poeti;
    I kėtillė prej fatit u pre.
    Trėndafilin me zhabn’e kėnetės,
    T’i martoja kam dashur mbi dhe.

    Kushedi, mbase ē’ėndėrra thurra,
    Dorė e kohės m’i shterri ndėr sy.
    Veē, nė shpirt, gjersa djajtė m’u turrėn,
    Domethėnė kish engjėj aty.

    Pikėrisht pėr kėtė tjetėr anė.
    I paudhi ku dot nuk u fut,
    Cilindo qė tė kem aty pranė,
    Do ta lus, nė tė fundmin minut,

    Qė pėr gjithė mėkatet e mia,
    Pėr gjithēka zemėrova tėnzonė,
    Tė mė veshin kėmishė rusie,
    Tė mė venė tė vdes nėn ikonė.






    KUR NDIZET FLAKA E BLERTE


    KENGE PER BUSHTREN



    Njė mėngjez, te cep’ i avllisė,
    Nėn rrogozėt e nderur, mbi kashtė,
    Njė bushtėr dha shtatė kėlyshė,
    Tė shtatė krejt kuqalashė.

    Deri ndaj mugėtirės,
    I krehu me gjuhė, i llastoi.
    Rrėke dėbora e shkrirė,
    Nėn barkun e ngrohtė i kulloi.

    Po mė tėerrur, si mblodhi pulat
    Dhe i mbylli pastaj nė qymez,
    I zozi vajti te bushtra,
    Kėlyshėt i mori nė thes.

    Nėpėr pirgje dėbore, pellgje,
    E ndoqi me ankth mėmä e ngratė,
    Ujrat, ku putra i shkelte,
    Dridheshin, dridheshin gjatė.

    Po kur pakėz u ndal tė lėpinte
    Nėpėr ijė djersėt ēurg,
    Mbi kasolle hėna tek ndrinte,
    Si njė nga kėlyshėt iu duk.

    Pėrvajtshėm thellė angulliti,
    Me vėshtrimin mbėthyer atje.
    Po hėna lehtė rrėshqiti,
    Tej mbas kodrinės u fsheh.

    Dhe, si gurėt qė shpesh u vėrvisin
    Pėr tallje qenve tė gjorė,
    Sytė e saj u rrokullisėn,
    Porsi yje tė artė, mbi borė...




    ***


    Shih, lumturi budallaēka
    Nė kopsht nga dritaret shikon!
    Heshtas mbi pellg perėndimi,
    Si mjelmėz e kuqe pluskon.

    Shėndet, qetėsi e florinjtė,
    Plot hije gjithkund! Mbi ēati,
    Tufė e laraskave roje
    Yllit tė mbrėmjes i rri.

    E drojtur, diku para kopshtit,
    Kalina ku lulet harlis,
    Njė vashėz, krejt nė tė bardha,
    Embėl njė kėnge ia nis.

    Dhe hapet, si rraso e kaltėr
    Mbi fushė, e natės freski...
    Eh, lumturi budallēka,
    Purpur i faqeve ti!




    ***


    Sa e mirė qe Tanjusha, mė tė bukur s’kish nė fshat;
    Sarafani me tantella ē’hijeshi i kish nė shtat.
    Te pėrroi prapa gardhit zbriti vajza plot hare.
    Pėrtej mjegullės sė bardhė hėna luante me re.

    Doli djali, uli kokėn kaēurrele para saj:
    “Lamtumirė! Me njė tjetėr, - i tha, - fatin do ta ndaj”.
    U zbeh vajza, si qefini, porsi vesa erdh u ngri,
    Si nepėrkė iu nder gėrsheti, zemrėn i helmoi nė gji.

    “Oh, po ndaj dhe unė erdha, - ftohtas iu pėrgjegj ajo, -
    Tė tė them se do martohem me njė tjetėr qė mė do”.
    Nė mėngjez gjėmoi kisha, njė kurorė u vu atje;
    Shkoi dasma mbi karroca, ēifti s’dihej cili qe.

    Kurse tutje s’qanin gjelat, pragu i Tanjės qe nė vaj:
    Njė sopatė e zezė tėmblin plagė ia kish bėrė asaj.
    Pika gjaku kish kurorė balli i vajzės sė pafaj...
    Sa e mirė qe Tanjusha, mė tė bukur s’kish nė fshat.

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga MIKU IM I SHTRENJTE LAMTUMIRE


    **



    Rreptas pėrdridhet shakull’ i borės.
    Fushės, njė trojkė turret gazmore.

    Turret me tė njė rini krejt e huaj.
    Kohėz gėzimesh, ku je ti, mė thuaj?

    Ike mes shqotash, revan duke ngarė,
    Ja, si kjo trojkė, qė rend kaq e marrė.





    QENIT TE KACALLOVIT


    Nėm putrėn Xhim, si mik, si shok;
    Tė tillė putėr s’mė kanė zėnė syri.
    Eja t’i lehim hėnės tė dy tok,
    Tani qė hesht kudo pėrreth natyra.
    Nėm putrėn, Xhim, si mik, si shok!

    Pėllumbi im, kėshtu mos u lėpi,
    Njė gjė tė thjeshtė shih mos e kuptosh,
    Po ē’halle ka kjo botė ku di ti,
    Dhe as qė di si duhet tė jetosh.

    Pronarit tėnd tė mirė e tė dėgjuar
    I vinė miq tė shumtė gjithėmonė;
    Sikush prej tyre, duke tė lėmuar,
    Tė buzėqesh edhe tė ledhaton.

    Si qen qė je, pėr dreq, je shumė i mirė,
    Me kėtė pamje qė gjithkėnd afron.
    Gjithkėnd e puth ti duke e lėpirė,
    Sidoqė leje fare s’i kėrkon.

    I shtrenjti Xhim, mes miqve qė tė vinė,
    Nuk di, do ta kesh parė ndonjė herė,
    Atė qė shpirtit nuk ia ndan mėrzinė,
    Po rri e heshtur edhe pik’ e vrer?

    Nė ardhtė ajo, tė jap njė porosi:
    Nė vendin tim, vėshtroja sytė e saj
    Edhe pėr mua dorėn ia lėpi,
    Pėr gjithė ē’kisha apo s’kisha faj.





    **


    Mbi dritare, hėna. Era, nėn dritare.
    Plepi, mė tė zhveshur, krejt argjend i larė.

    Tej njė harmonikėz vetmitare qan,
    Po sa shumė i largėt zėri i saj mė ngjan.

    Qan e qeshet kėnga, dridhet plot hare.
    Bliri degėrėndė, bliri im ku je?

    Dikur edhe unė merrja harmonikėn
    E me tinguj malli, shkoja zgjoja miken.

    Po tani njė hije jam pėr sytė e saj.
    Nėn kėngėn e huaj, edhe qesh, dhe qaj.





    **


    Mos u kėput, o ylli im,
    Shkėndrit e derdh tė ftohtat rreze,
    Se gjallė zemra s’regėtin,
    Qė prapa gardhit tė varrezės.

    T, si nė gusht ndriēon mbi ara,
    Dhe heshtjen fushės pa mbarim
    Ia mbush me klithma mė tė qarė
    Kojrillash gati pėr shtegtim.

    Teksa nė qiell tė kėrkoj,
    Nuk di nga ē’pyll apo kodrinė,
    Njė melodi sikur dėgjoj
    Pėr tokėn mėmė e pėr shtėpinė.

    Dhe vjeshta ngjyer ar e tėra,
    Me erėn drutrėt tek pėrthan,
    Pėr gjithė ē’deshi e la, mbi rėrė,
    Me lotėt e fletishtes qan.

    E di, e di qė shpejt do vijė
    Dhe ora, kur pa pasur faj,
    Nėn atė gardh tė ulėt zije
    Do fle dhe unė paskėtaj.

    Do shuhet flaka ledhatare,
    Do bėhet zemra baltė e hi.
    Dhe miqtė vargje hokatare
    Do m’i skalisin gurit gi.

    Por unė do t’u kisha thėnä:
    Skalitni nė mė patėt mik,
    “E desh atdheun, tokėn mėmė,
    siē do tavernėn njė pijanik.”





    TUFANI


    Tirreni, ditė, fillin,
    Si dikur!
    Shpirt’ i tė gjallit nuk ndryshon kollaj.
    Me ē’shoh,
    As me vetvehten s’do merrem vesh dot kurrė;
    I huaj krejt i dukem dhe asaj.

    Bėj tė lexoj,
    Po libri shket nga dora.
    Mė hapet goja,
    Gjumė po mė vjen.
    Qan pareshtur drejt dritores,
    Varrimin tim sikur po parandjen.

    Pa pupla mbetur,
    Panja majėnxirė
    I qahet qiellit
    Pėr blerimn’ e shkuar,
    Njė palo shtyllė
    Duket n’errėsirė:
    O varet kush nė tė,
    O do rrėzuar.

    Edhe i ppri
    Duhem varur unė,
    Me duart lidhur prapa, menjėherė,
    Sepse atdheut
    I kam prishur gjumin,
    Me kėngėn e sėmurė
    Dhe tė ējerrė.

    Kėngė kėndezash
    Unė s’duroj dot,
    Dhe ja ku po ju them, se pėr gurmazi
    Do ta mbėrtheja ēdo kėndez nė botė,
    Qė natėn
    Mos ia ndjeja kurrė avazin.

    Veēse lajthita
    E si kėndez dhe vetė,
    Pa gdhirė dita,
    Klithmėn e lėshova.
    Harrova amanetet e tim eti,
    Me derte zemre e vjersha u ngatėrrova.

    Gjėmon tufani,
    Porsi demi ēirret,
    Kur thikėn e kasapit ndjen nė bark.
    Nė mjegullėn e ftihtė
    Dhe tė ngrirė,
    S’kuptohet
    S’kuptohet
    Ku ėshtė afėr
    E ku larg...

    Me siguri,
    E hėngrėn qentė hėnėn,
    Prej kohėsh
    Nėpėr qiell s’po duket mė.
    Duke tėrhequr filin prej shtėllungės, nėna
    Me boshtin bisedon,
    Pa zė.

    Maēoku shurdh
    E ndjek atė bisedė,
    Qė lart nga stufa,
    Gjithė madhėshti;
    S’i tremben kot gjtionėt,
    Se vėrtet
    Pėrngjan si buf i zi.

    Ē’mė mbyllen sytė,
    Sa mė ēele pakėz,
    Mė bėhet sikur jam
    Nė botė pėrrallash;
    Tek tjerr,
    Mė duket nėna
    Shtrigė plakė.
    Maēoku mė nxjerr gjuhėn,
    Sikur tallet.

    Nuk di nė jam sėmurė,
    Veē mendimet
    Andej kėndej
    Mė bredhin kuturu.
    Mbi krye ndjej
    Lopatat e varrimit
    Dhe njė kėmbanė vaji
    Larg diku.

    Groposur e shoh vehten
    Thellė varrit,
    Tak “allilluia”
    Dhjaku mė kėndon.
    Qepallat hap
    E fus dy pare bakri,
    Pastaj i mbll ngadalė
    Pėrgjithmonė.

    Me kėto dy kacidhe sysh tė vdekur,
    Varrmihėsi do ndihet pak mė ngrohtė;
    Mbi mua
    Baltėn si tė ketė hedhur,
    Do vejė e do tė kthejė ndonjė gotė.

    Edhe “Ky qe ēudi!” – do mėrmėritė -
    Dy gurė bashkė s’la
    Sa ishte gjallė,
    Aman pesė faqe nuk arriti
    Tė fuste dot nė tru
    Nga “Kapitali”.






    **


    Po rrėshqasin sajet. Sajet po rrėshqasin.
    Ē’bukuri, me miken, fushės tė humbasim!

    Era vjen e drojtur, tutje shket e heshtur.
    Rrokullisen zilkat fushėzės sė zhveshur.

    Eh, ju saje! Kali im me halle!
    Dikur larg nė panjė po harbon nė valle.

    Do vemi t’i themi: “Ē’bėhet, ē’paska ngjarė?”
    Treshe pastaj vallen kemi pėr ta marrė.




    **



    Ah, se ē’djall tufani! Gjithė egėrsi,
    Me tė bardha gozhdė ngulet mbi ēati.
    Veēse unė s’dridhem, s’trembem, se, pėr fat,
    Kam tek ti mbėrthyer shpirtin harrakat.





    **


    Panja im e zhveshur, nėn tufan tė bardhė,
    Krrusur e brengosur pse qėndroke vallė?

    Diē do tė kesh parė, diē do kesh dėgjuar.
    Duket, pėr shėtitje fshatit ke kaluar,

    Pa po duke ecur, si njė roje e dehur,
    Pirgjeve ke ndrydhur kėmbėn papandehur.

    Ah, tani dhe unė s’po marr vesh ku gjendem.
    Me ca miq orgjie, kuturu po endem.

    Di qė te njė pishė, te njė shelg ndalova;
    Nė tufan, me kėngė, verėn e kujtova.

    Dhe m’u duk se isha panjė edhe vetė,
    Veēse jo e zhveshur, po me degė e fletė.

    Edhe marramendthi, rrumbull krejt pothuaj,
    Rroka njė mėshteknė, si gruan e huaj.






    **


    Ti s’mė do? S’tė dhimbsem sado pakėz?
    Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
    Prapseprap ti ndizesh e merr flakė,
    Tek shtrėngohesh supeve tė mi.

    Mike, epsh e tėra, lajka s’dua,
    As i vrazhdėt nuk tė sillem dot,
    Veē mė thuaj: sa kėshtu si mua,
    Puthur e shtrėnguar ke gjer sot?

    Unė e di, tė gjithė hije u bėnė
    Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
    Prehėr pa ukur ti s’ke lėnė,
    Siē po rri tani nė prehėrin tim.

    Nėse kėto ēaste ndonjė tjetėr
    Sjell ndėr mend ti, syēkat tek pulit,
    Mos pandeh se po mėrzitem tepėr.
    Tjetėrkėnd dhe unė kam nė shpirt.

    S’ėshtė fat kjo lidhje mendjelehtė,
    Po njė flakė ēasti veē, ta dish:
    Siē tė njoha rastėsisht, i qetė,
    “Mirėmbetsh” do tė tė them sėrish.

    Edhe ti do marrėsh udhėn tėnde,
    Do bėsh pluhur ditėt plot mėrzi;
    Veēse mos lakmo t’i marrėsh mendjen
    Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.

    Krah pėr krah me ndonjė tjetėr djalė,
    Udhės kur tė shkosh ti, ku ta dish,
    Mbase edhe unė do tė kem dalė
    Pėr shėtitje, e shihemi sėrish.

    Ti mė fort pas tjetrit do tė ngjitesh
    Dhe me kryet ulur, ftohtėsisht,
    “Mirėmbrėma!” do mė pėshpėritėsh,
    Kurse unė: “Mirėmbrėma miss!”

    Dhe asgjė nuk do mė turbullojė,
    S’do mė dridhet shpirti pėr asgjė:
    Kush ka dashur, s’mund tė dashurojė;
    Kush u dogj njė herė, s’digjet mė.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beba e logel
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    It=I Tepert (ketu)
    Postime
    14
    Ej ciao te gjitheve,
    dhe Dita je e madhe qe na solle keto poezi te mrekullueshme te Esseninit.
    Mua tani me kujtohen vetem pak vargje nga disa poezi dhe edhe pse nuk i mbaj mend komplet poezite po mundohem te shkruaj diēka(i kerkoj falje te gjitheve qe po shkruaj vetem pak vargje te shkeputura)


    As 16-at s'paē mbushur tek kjo dere e vogel,
    tek kjo,
    Kur me zerin e saj te embel nje vashez dikur me tha-"Jo"
    E bukur,e larget,e shtrenjte
    nga zemra s'mu nda asnjehere,
    sa shume,sa shume ne deshen
    ne kurre s'na deshen njehere.

    .................................................


    As 16-at s'paē mbushur tek kjo dere e vogel,
    tek kjo,
    kur me zerin e saj te embel nje vashez dikur me tha-"Jo"
    E bukur,e larget,e shtrenjte,
    ne zemer e ruaj ende,
    sa shume,sa shume ne deshem por duket na deshen dhe ne.


    Nje dite i thashe Sarafit kur po shkoja te thyeja ca para,
    Si ti them me embelsi-"TE DUA"
    ne persisht te bukures Lejla???
    .................................................. .............




    Per te gjithe ata qe si ne adhurojne Esseninin i kerkoj te plotesojne keto pjese poezish qe une nuk munda ti kujtoja si vazhdonin.


    P.S Per diten: Shikoje pak firmen time :-) beba e logel.
    Te desha...??? S'te dua...!!!
    Ne jete ndodh edhe me keq,
    Ka njerez dashnore, derisa... behen pleq....
    Ka qe dashnore jane vetem,
    nje muaj....
    Te desha:@hh??S'te dua:dfshehur!!!

    (Sergej Essenin)

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    Belgjike
    Postime
    14
    Dita Je e MADHE


    Beba e vogel....ai nenshkrimi yt nuk eshte i plote

    Te desha , s'te dua
    ne jete ndodh dhe me keq
    ka njerez dashnore derisa behen pleq
    ka njerez qe dashnore jane vetem nje muaj
    te desha , s'te dua
    ke lindur te vuash?
    Vuaj!!!!!!!!

    te fala
    Orkide
    Zogjte jashte kendojne me hare
    Po zemra do me plase mua ne gji
    I vetmuar shkoj jeten tek ky dhe
    Merzitem ne katund, ne vetmi

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Beba e logel dhe Orkide!

    Une po vazhdoj me pak poezi qe me kane mbetur nga vellimi dhe per t'ju ndihmuar edhe ne diskutimin tuaj per vargjet ne nenshkrimin e Bebes po sjell dhe poemen Ana Sjegina. Strofa e fundit e saj permban vargjet qe ju te dyja permendni.

    Pershendetje!
    Dita


    ------------------------------------------------------------------------------------





    JO ME KOT DY SY ME HODHEN CIKE

    Nga motivet persiane



    Plagėt e dikurshme m’u pėrthanė,
    S’dua mė tė dehem, si gjer dje.
    Me tė kaltra lule Teherani,
    Shpirtin po shėroj nė ēajhane.

    Vetė ēajhanxhiu shpatullgjerė,
    ēajhanesė pėr t’ia rritur namin,
    s’mė gostit me vodkė dhe me verė,
    Po me ēaj tė kuq ma mbush filxhanin.

    Hidhmė ēaj, or mik, po pak, njė pikė!
    Ē’trėndafila ti nė kopėsht ke!
    Jo mė kot dy sy tė hodhėn ēikė
    Tinėz, pas tė zezės ferexhe.

    Me zinxhir, si qenin, vashėrinė,
    Ne s’e lidhim kurrė nė Rusi;
    Dhe tė puthim me para nuk dimė,
    As me thika, grushta, dhelpėri.

    Por asaj, qė derdh aq bukur shtatin,
    Qė fytyra si agim indrit,
    Njė qilim shirazi pėr dhuratė,
    Dhe njė shall, ia fal nė ēast me shpirt.

    Hidhmė ēaj, or mik, pa le tė digjem!
    Unė asgjė me hile nuk ta marr.
    Domosdo, pėr vehten po pėrgjigjem,
    Sa pėr ty, s’vė dorė dot nė zjarr.

    Ndaj, ē’pėrgjon nga dera aq me frikė?
    Njė kolibe ti nė kopėsht ke...
    Jo mė kot dy sy tė hodhėn ēikė
    Tinėz, pas tė zezės ferexhe.




    ***


    Si t’ia bėj, - e pyeta sarafin,
    Nė mėngjez, kur ktheva ca para, -
    Si t’i them me ėmbėlsi “tė dua”,
    Nė persisht, tė bukurės Lejla?

    Pėrsėri e pyeta sarafin,
    Lehtė e lehtė, porsi fllad, pastaj:
    Po tė perėndimshmen fjalėz “puthje”,
    Nė persisht si t’ia shqiptoj asaj?

    Si t’ia bėj, - e pyeta sė fundi,
    Edhe zemra gati sa s’mė la, -
    Si t’i them “je imja, vetėm imja”,
    Nė persisht, tė bukurės Lejla?

    Ē’m’u pėrgjegj sarafi shkurt e prerė:
    Dashurinė fjalėt s’e tregojnė,
    Dashurinė e thonė vetėm dridhjet,
    Sytė, si rubin kur vezullojnė.

    Sa pėr puthjen, as ajo s’do fjalė,
    Puthja s’ėshtė njė mbishkrim mbi varr,
    Puthja lėshon erė trėndafili,
    Petlat tek i shkrin te buzėt zjarr.

    Dashuria s’dihet se ē’tė sjell:
    Gaz a helm, duro mos u ndjej.
    “Imja je”, kėtė e thonė duart,
    Ferexhenė kur e flakin tej.




    ***


    Shagane, shpirti im, Shagane!
    Sepse jam nga veriu, prandaj
    Po tė flas ty pėr fushėn pa skaj,
    Pėr thekrishtėn nėn hėnėn pa re.
    Shagane, shpirti im, Shagane!

    Sepse jam nga veriu, prandaj
    Atje hėna mė duket m’e plotė;
    Ndoshta s’ka si Shirazi nė botė,
    Po Rjazanin nga zemra s’e ndaj,
    Sepse jam nga veriu, prandaj.

    Po tė flas ty pėr fushėn pa skaj;
    Kėto flokė i kam marė thekrishtės;
    Po tė duash, pėrdridhi ndėr gishta,
    Mos pandeh se mė dhembin e qaj.
    Po tė flas ty pėr fushėn pa skaj.

    Pėr thekrishtėn nėn hėnėn pa re,
    Shiko dallgėt te flokėt e mi;
    Qesh, e luaj me to si fėmi,
    Mos mė zgjo veē kujtimin qė fle,
    Pėr thekrishten nėn hėnėn pa re.

    Shagane, shpirti im, Shagane!
    Atje larg nė veri, ka tė ngjarė,
    Njė leshverdhė, si ti ledhatare,
    Ndoshta vuan pėr mua ende...
    Shagane, shpirti im, Shagane!





    ***


    Ti mė fole pėr Saadinė
    The se puthte veē nė gji.
    Po ti prit, pash perėndinė,
    Ta mėsoj, meqė s’e di.

    Ti kėndove: “Pas Eufratit,
    Ia shkon vashės trėndafili”.
    Tė mė jepte dorė fati,
    S’do ia thosh kėshtu bilbili.

    Trėndafilat do t’i shkulja
    Njė nga njė tė gjithė atje,
    Qė nė botė mos kish lule
    Mbi tė shtrenjtėn Shagane.

    Ndaj, ē’mė lodh me amanete?
    Ku di unė amanet!
    Gjersa kam damar poeti,
    Do tė puth si njė poet.






    ANA SJEGINA


    Kjo poemė ėshtė shqipėruar mė 1958 dhe ribotohet sipas variantit tė librit, S. Esenin “Lirika”, Tiranė 1961



    1.

    Katundi ynė Radovo,
    Ka thuajse dyqind shtėpi,
    Po kush e ka parė, ka mbetur
    Me shpirt i kėnaqur prej tij.
    I pasur katundi me pyje,
    Me fusha, kullota, rrėkera,
    Nė plepa kudo kemi mbjellur.
    Ndaj arave tona tė blera.

    Kuptohet, ne lart s’e vrasim,
    Nuk shitemi shumė, po ē’ka:
    Sikush e mbyll portėn me hekur,
    Njė lėmė a njė kopėsht e ka.
    Sikush me kanat mbyll dritaren,
    Nė festa ka mish dhe kvas:
    Jo kot vetė i pari i krahinės
    Te ne vinte pinte me gaz.

    Po veēse me taksat qė jepnim,
    Kapteri s’na linte tė qetė,
    E shtonte pas qejfi hesapin,
    Pėr miell e pėr bereqet.
    Tepricat s’guxonim t’i fshihnim,
    Tė drejtėn tė them, kishim frikė,
    Se hajde tė matesh me shtetin,
    Qė kėmbėt t’i mbledh, more mik.

    Po njerėzit shtrembėr tė shohin,
    Se shpirtin e kanė tė zi;
    Me cmirė gjithnjė na vėshtronin,
    Muzhikėt e fshatit pėrbri.
    Atyre, tė drejtėn tė themi,
    Veē skamje, uri, u dha fati,
    Dy kuaj gėrdallė qė kishin, -
    Lėronte ma tėrė fshati.
    Lėngonin pėr bukėn e gojės,
    Familjet e tyre, tė mjerat!
    E vidhnin gjithnjė pyllin tonė,
    Se s’kishin as dru. Le tė tjerat!
    Njė herė i zumė pa pritur...
    Ata me sopata, dhe na.
    U bė njė rrėmujė e madhe,
    Njė drithmė qė le mos e nga!

    Pėrleshje pėr vdekje, jo llafe,
    Po prapa shiko ē’na ngjau:
    Dikush nga ata tė Kriushės,
    Papritmas kapterin e vrau.

    Kuptohet, pastaj, kur na mblodhėn,
    Ne vehten tė gjith’ ēfajėsuam.
    Pas gjyqit, nja dhjetė muzhikė,
    Diku nė Sibir i dėrguan.
    Q’aherė zu fill ērregullimi.
    Po mbushen tre vjet prapėsie.
    Sėmundja na grin bagėtinė
    Dhe zjarri pareshtur na bie”.

    Gjat’udhės, kėto, karrocieri
    Mėi tha gjithė ankth e trishtim,
    Ahere kur unė udhėtoja,
    Me tė nė Radov, pėr pushim.
    Se lufta ma grryejti shpirtin;
    Luftoja, po pse? Pėr ē’qėllim?
    Mė dukej sikur po qėlloja,
    Pareshtur mbi trupin tim.
    Kuptova qė ishim veē lodra,
    Pas nesh tregėtonte paria.
    Aherė vendosa qė luftėn
    Ta bėja me vjershat e mia.

    Me njė dokument tė gėnjeshtėrt,
    Ia mbatha me mjaft marifet,
    Dhe ja pra, kėshtu u takova
    Me motin e shtatėmbėdhjetė.
    Liria po ngrihej e rreptė.
    Kur flaka gjith vendin shkrumbonte,
    Kerenski, mbi kalin e bardhė,
    N’atdhe si kalif mbretėronte.

    Nė luftė pėr “fund me fitore!” –
    Kudo pa pushim ulėrinin;
    Tė poshtrit edhe parazitėt,
    Tė vdisnim nė front po na shtynin.
    Mes zhurmash tė rrepta mortajash,
    Atje nė luftim s’u shpagova...
    Guximin e shfaqa mė ndryshe, -
    I pari n’atdhe dezertova.

    E kėndshme rruga qė bėmė
    Pėr rreth qteėsi e freski.
    Nga kupėz e qiellit hėna,
    Mbi fshatin vėrshonte flori.
    “He, ja pra Radovoja jonė, -
    Mė tha karrocieri –
    Kėtu!
    Me kuajt e mi tė hazdisur,
    Mė kot s’u mundova kėshtu.
    Mė duket se ju po kėrkoni
    Mullisin e fshatit...
    Pra ja!...
    Pėr udhėn e gjatė qė bėmė,
    Tani ju mė jepni diēka”.
    I jap njė dyzetėshe,
    “Pakėz!”
    I jap dhe njėzetė.
    “S’mjafton!”
    Ē’mistrec zemėrzi dhe i ndotė,
    Me ēfarė ftohtėsie kėrkon!
    “Po ēfarė?
    A ke zemėr ti vallė?
    Ti rripmė lėkurėn mė mirė!”
    Aherė m’u gjegj gushėdhjami:
    “Tani ėshtė kohė e vėshtirė.
    Po nėm dhe nja dhjetė tė tjera.
    Nė mos po dhe gjashtė de, ē’janė?
    Me tp, pėr shėndetin tuaj,
    Do vete tė pi nė mejhanė”.


    ***

    Arrij te mulliri, ku bredhi
    N’oborr vezullon, xixėllon.
    I moēmi mullis nga gėzimi,
    Dy fjalė me zor i bashkon.
    Pėllumb! Ti mė je?
    Sergusha?
    Pa ulu kėtu! Prit pak!
    Na vur samovarin e ēajit,
    Na bjer shpejt byrekun, moj plakė.

    Nė t’ėmbėlin muaj tė prillit,
    S’mbėrdhij, sidomos nė fund.
    Si t’ish buzėqeshje prej miku,
    Kjo mbrėmje m’u duk nė katund.

    E vrazhdėt mikpritje e mullisit,
    Atė s’e duron as ariu;
    Ē’tė bėsh se? Nė ēast tė vėshtirė,
    Pėr miq ka nevojė njeriu.
    “Nga vjen? Do rrish shumė?” –
    “Njė mot” –
    “ahere, mor mik, ti shėtit!
    Pėr mana dhe pėr kėrpudha
    I mbarė ka qenė ky vit.
    Pėr gjah nuk do vuash hiē fare,
    Barut veē tė kesh, pa vret plot.
    Po ku je qė nuk na je dukur?
    Ky ėshtė i katėri mot...”

    Krejt samovarin e pimė.
    Biseda me plakun mbaroi,
    Marr qyrkun, ashtu si njėherä,
    Dhe prap’ nė plevicė shkoj.

    Kaloj nėpėr kopshtin e heshtur;
    Aroma, puhi dhe freski.
    Ah, gardhi, i shtrenjtė ē’mė duket,
    Tani qė e shoh pėrsėri.
    As gjashtėmbėdhjetat s’paē mbushur...
    Te kjo derė e vogėl, te kjo,
    Me zėrin e saj tė ėmbėl,
    Njė vashėz dikur mė tha: “Jo!”

    E shkuar, e largėt, e shtrenjtė,
    Nga shpirti s’m’u nda asnjėherė...
    Sa shumė, sa shumė ne deshėm,
    Po pak na deshėn aherė.

    ..............

    “Po ēėbėn de? Ti ēohu, Serguasha,
    Se plaka me natė u ngrit sot,
    Dhe gjithė gėzim tė ka mbushur,
    Saharin me petulla plot.
    Po mua, te zonja Snjeginė
    Mė duhet tė shkoj sa mė parė,
    Sepse njė bekas (1) tė bukur,
    Pėr tė dje nė drekė kam vrarė”.


    (1) Bekas – shpend kėnetash


    Agim jetėplot, pėrshėndetje!
    Shpejt ngrihem e vishem e shkoj.
    Nga vesa shkėlqen gjithė kopshti.
    Me gaz anembanė vėshtroj.
    Mendoj:
    Sa e bukur qė ėshtė
    Kjo tokė
    Dhe njerėzit mbi tė.
    Po sa kanė mbetur prej luftės
    Sakatė e me cen pėrgjithnjė;
    Ndėr gropa sa janė mbuluar!
    Dhe sa po mbulohen tė tjer!
    Tani ndjej nė mollzėn rebele,
    Njė ngėrth qė mė ther e mė ējerr.

    Jo, jo!
    Nuk do shkoj mė, pėrjetė!
    Kjo shqotė e pėrēmuar kėshtu,
    Tė lė njė sakat tė shkretuar,
    Tė flak midis baltės diku.

    “O mirėmėngjez! Si u gdhive?
    Si dukesh? A mbahesh, moj plakė?”
    Dėgjoj tok me kollėn e ējerrė:
    “Po mbahem, po mbahem nga pak.
    Kėtu tani kemi trazira,
    Nuk dihet ē’na del mė nė fund,
    Muzhikė me armė nė duar,
    Po enden katund mė katund.
    Me veshėt e mi kam dėgjuar,
    Se shpejt njė gjakderdhje do ketė
    Kėtu, midis fshatrave tona.
    Kjo drithmė e keqe ē’tė jetė?
    Rrėzuan nga froni dhe carin...
    Eh, shumė do heqė ky vend...
    Do bien tė gjitha tė ligat
    Mbi popullin tonė pa mėnd.

    Po burgjet nuk di pse i hapėn,
    Tė liqtė i lanė tė lirė;
    Prej tyre nė rrugė, o Sergusha,
    Qetėsi s’do gjesh, dije mirė!
    Kriushasit fqinjė, qė duhet
    T’i kallin qeli mė qeli,
    Se djallin e kanė nė bark,
    U kthyen sėrish nė shtėpi.
    Atje ėshtė Pron Oglloblini,
    I prapė sherxhi, zemėrkeq,
    Gjithnjė vete bėn ngatėrresa,
    Pa ler sa pi, sa njė dreq!
    Jo shumė, por tre vjet tė shkuar,
    Ahere kur lufta u nis,
    Kapterit i ra me sopatė,
    Nė sy tė gjithė njerėzisė.
    Nuk mund mė tė rrosh nė liri.
    Ē’e gjeti rusinė, ē’e gjeti...
    Tė gjorėn mendeshė Rusi...”

    Ato qė mė tha karrocieri,
    Tani pėrsėri kujtoj.
    Kapelėn e marr dhe bastunin,
    Muzhikėt shkoj t’i takoj.

    Kaloj nėpėr udhėn e kaltėr,
    Dhe shoh, nė tė shkriftėn lėndinė,
    Si rend me nxitim pėr te unė
    Mullisi mbi njė kaloshinė.
    “Sergusha, i dashur Sergusha!
    Kam lajme rė mira, qėndro!
    Po prit sa tė ndreq pakėz frerin,
    Se diē po tė thom! Hė dėgjo,
    Po ti nė mėngjez ndonjė fjalė,
    Pėr Snjeginėt qysh nuk ma the?
    U thashė: njė djalė i ēuditshėm
    Ka ardhur dje mbrėma te ne. –
    (Ka kohė, i dashur Sergusha,
    Qė njihem me ta, dhjetė vjet).

    Njė vajzė e martuar, Ana,
    Mė pyeti:
    -Eshė poet?
    -Po si, - i thash’unė, - ai vetė.
    -Bjondin ėshtė vallė? – mė tha.
    -Bjondin!
    -Po me flokė tė derdhur?
    -Po! Shokun gjėkund nuk e ka!
    -Mė thatė se mbrėmė ka ardhur...
    Ah, mėmė, ti ndoshta e di,
    Ai, si i marrė pat shtėnė
    Me mua dikur dashuri.
    Aherė ish njė djalkė i thjeshtė,
    Tani ėshtė bėrė i dėgjuar...
    Shkrimtar...
    Qė tė gjithė e nderojnė...
    Te ne s’ka si vjen pa ftuar”.

    Krenohej sikur diē kish bėrė.
    Dhe synė ma shkeli pastaj.
    “Po mirė, tani mirupafshim!
    Tė tjerat nė xhep po i mbaj!”

    Nė udhė sėrish. Me bastunin,
    Barishtet pėrreth i rrėzoja.
    Asgjė shpirtin s’ma trazonte,
    Asgjė tė trishtua s’kujtoja.
    Njė mjergull qė deh kam nė mėndje.
    E ėmbėl gjithēka po mė ngjan...
    Me gruan plot hir t’oficerit,
    Tani do tė thurr njė roman.



    2.

    Kriusha e bukur...
    Prej vitesh
    S’kam qenė kėtu te ky fshta:
    I ēiltėri mot ngjyrė lilje,
    Lilakėt kudo ē’i spėrkat.
    Tė lehura qensh kėtu s’ndihen,
    Kudo qetėsi, si mė parė,
    Pėrqark ca kasolle tė vjetra,
    Nė to nga njė vatėr me zjarr.
    Vėshtroj te dritarja e Pronit:
    Shtėpia gjėmon nga poterja.
    Muzhikėt me zjarr kuvendojnė,
    Pėr tokėn, pėr ligje tė tjera.

    “Mirėdita, vėllezėr si jeni!”
    “Mirėdita” Mirėdita gjahtar”
    Pa ulu, dėgjo, vėllaēko,
    Pėr jetėn e miqve fshatarė.
    Ē’tė reja nga Piteri kam?
    Ē’po ndodh me ministrat, a di?
    Na thuaj gjėkafshė, po deshe,
    Si ne je mėsuar dhe ti.
    Muzhik je dhe ti, je yni,
    Andaj ne tė duam vėrtet,
    Se lart nuk e vret si tė tjerėt,
    Dhe shpirtin kollaj nuk e shet.
    Nė ditė tė mira, tė liga,
    Me ne ti ke qenė gjithmonė...
    Po ē’thua,
    Do u japin fshatarėve
    Parmėndat e qetė, siē thonė?
    Na ēirren qė tokat mos prekim,
    Se ėasti ende s’qenka sot.
    Po pse aherė nė luftė,
    Ne vrasim e vritemi kot?”

    Gjithkush, me buzėqeshje tė zymtė
    Mė shihte nė sy plot zjarr.
    Nä hall unė rashė para tyre,
    Ē’t’u thoja? Nuk dija se ēfarė!
    Po veē mė kujtohet qė thanė,
    Tė ngrysur siē qenė ashtu:
    “Na thuaj,
    Kush ėshtė Lenini?”
    Ua ktheva:
    “Ai, jeni ju!”
    Galuē papushim pėshpėritnin,
    Tė gjithė tė ndezur si flaka.
    Prej tyre sėrishmi dėgjova,
    Ato qė n’agim m’i tha plaka.

    Njė herė, kur erdha i lodhur,
    U shtrish nė divan edhe fjeta.
    Po s’di se si dreqin mė ftohu,
    Thėllimi qė vij nga kėneta.
    Mė zunė ca ethe tė ftohta,
    Me zjarr edhe me ftohtėsirė,
    Prej etheve, plot latėr ditė,
    Nė shtrat, nė lėngim, mbeta shtrirė.
    Mullisi nga mendja sa s’lojti.
    Nuk si se nga solli dikė.
    Seē pashė...
    Njė bluzė tė bardhė...
    Dhe nuk mė kujtohet gjė mė.
    Pastaj, kur u bėra mė mirė,
    Kur zjarri i madh mė kaloi,
    Pėr fat, aty buzė mbrėmjes,
    Krejt ligėshtia mė shkoi.
    U ēova.
    Po gjunjėt m’u dridhnin
    Sėrish prej sėmundjes qė shkova.

    “I dashuri im, pėrshėndetje!” –
    Njė zė tė gėzuar dėgjova. –
    “Q’ahere kur ishim fėmijė,
    Sa shumė e kemi ndryshuar:
    Ja, unė njė damė e nderuar
    Dhe ju njė poet i dėgjuar.

    Si jeni tani?
    U shėruat?
    Po ē’qėnkeni bėrė kėshtu!
    Dikur unė dridhesha fshehtaz,
    Kur hasnja nė gishtat e tu,
    Po...
    S’kthehet e shkuara. Jeta,
    Si lumi rrėshket me shpejti.
    Dikur te deriēka e kopshtit,
    Sa doja tė rrija me ty.
    Ne tok ėndėrronim lavdinė...
    Nė shenjė i re ti aherė,
    Pėr tė, unė shpejt nė harresė
    E lashė tim shoq oficer...”

    Dägjoja ē’mė thosh e pa dashje,
    Fytyrėn e gjallė i vėshtroja.
    “Ah, mjaft,
    le tė flasim mė ndryshe!”
    Asaj dėshiroja t’i thoja.
    Po s’di se di goja mė shkau,
    Dhe nisa t’i flas i hutuar:
    Po...po...
    Mė kujtohen tė gjitha...
    Qėndroni.
    Jam shumė i gėzuar.
    Dėgjo,
    Pėr Rusinė sarhoshe,
    Ca vargje rė mia, moj Anė...
    Tė shkruara thjeshtė, por rreptė,
    Siē ėshtė trishtimi cigan”.

    “Sergej!
    Sa i prapė qė jeni.
    Mė ardhka aq keq, sa s’mund,
    Qė vargjet e tua sarhishe,
    Tani po pėrhapen gjithkund.
    Mė thoni,
    Me ju ē’paska ngjarė?”
    “S’e di!! –
    “Po kush vallė e di?”
    “Po nėna mė lindi njė ditė
    Nė vjeshtė me plot lagėshti!” –
    Ju qėnki komik...”
    “Dhe ju Ana” –
    “A doni ndokėnd?
    “Jo!”
    “Vėrtet?
    Sa keq po mė vjen e ēuditem,
    Si shpirtin po ndrydhni kaq vjet.
    Ju keni njė rrugė tė till...”

    U err horizonti, u nxi...
    Po shallin e saj dhe dorezat,
    Pėrse unė i preka, s’e di.

    ..............

    Po qeshej si lololja hėna.
    Dhe ndonėse ēdo gjė m’ishte shuar,
    Ēudi si po ndjehesha rishmėz
    Ashtu si nė motet e shkuar.
    N’agim ajo iku prej meje
    E lehtė dhe plot me hare...

    Diēka ka tė bukur nė verė,
    Me verėn, diēka dhe te ne.

    ..............

    Mullisi im...
    Ah, mullisi!
    Ky mendjen tani po ma merr!
    Shyqyr qė e gjeti njė punė
    Dhe bredh gjithėnjė si postjer.
    Sėrish me njė letėr nė dorė,
    Gjithė qejf pėr te unė nxiton:
    “Urdhėroni.
    Tėafärt ju kemi:
    Tė fala,
    Oglloblin Pron”.

    U nisa
    Sėrish nė Kriushė.
    Te dera Ogllobini pret.
    Me sharje me fis e me sua,
    Tė varfėrve nis u thėrret:
    “Ej, ju!
    Ju, o rracė prej brumbujsh!
    Te Snjegina!
    Shpejt! Me nxitim!
    T’i themi qė tokat e tua,
    I duam tani pa shpengim!”
    Pastaj uli tonin e rreptė,
    Kur mua pėrpara mė pa.
    Mė tha baballėkshe, ngadalė:
    “Ende duhen gdhendur kėta”.
    “Po ti pse mė thirre, bre Prosha?”
    “Ē’mė pyet? Nė korrje s’do shkojmė.
    Tanigatis kalin tė vemi
    Te Snjegina...tok...
    Tė kėrkojm...”

    Njė kalė qė gati sa s’ngordhte,
    Te karrua e vogėl venė
    (Gėrdalla tė tilla t’i falin,
    Qė punė me ta tė mos kenė).
    Na bėri tė mekemi gazit,
    Na ēmėndi kjo rrugė e shkretė;
    Me shumė ndėr gropa, ndėr proshka,
    Karron e shtyjmė ne vetė.

    Po ja mė sė funi arritėm.
    Shtėpia kish lart njė ēardak.
    Tek hyje, tė dehnin aromat, -
    Kudo jaseminė pėrqark.
    Ne hymė.
    Kur pluhurin shkundnim
    Aty nė taracė, dėgjojmė
    Prej dhomės qė kishim mė afėr,
    Se brenda dikė po vajtojnė:
    “Po s’ke se ē’i bėn me tė qarė...
    i ngrirė tani ėshtė ai...
    Dikush po trokitka nė der...
    Tė shkoj tė shoh...pa vij”
    Vjen damė e shėndoshė, e trishtuar.
    Heq shulin ngadalė nga dera.
    Dhe Proni, nė ēast buēiti:
    “Pėr tokėn...,
    Pa fjalė tė tjera...
    Mos do tė tė puthim dhe kėmbėt?
    Tokėn na jep!” – gjėmoi.
    Sikru tė mos ishte nė vehte,
    Ajo kėto fjalė i dėgjoi.
    Dhe mua mė pyeti heshtaz.
    “Po ju, sigurisht, time bijė
    Kėrkoni?
    Ju lutem, mė pritni...
    Po shkoj t’i thėrras qė tė vijė...”

    Atė ēast fatal pikėllimi.
    Nė mėndje fort mirė e mbaj.
    Aherė s’e kisha tė lehtė.
    Tė shihja fytyrėn e saj.
    E pashė qė dikush i kish vdekur
    Dhe doja ta dnihja diēka.
    “Ah, Borjen...e vranė!...
    Mė lini!...
    Ju jeni i ulėt! – mė tha. –
    Ai ėshtė shtrirė i vdekur...
    Dhe ju keni ardur kėtu...”

    Jo, kjo qe diēka e tepruar,
    Kushdo nuk duron dot kėshtu.
    Prej shputės sė saj turpėruar,
    I thashė unė Pronit mėnjanė:
    “Ata s’kanė sot hallin tonė...
    Tė shkojmė, o Pron nė mejhanė...”



    4.

    U dashė pas gjahut.
    Nga zemra,
    Ajo m’u largua ngadalė.
    Dhe fyerjen time e qau,
    Kaliku pėrtej nė moēal.
    E varfėr kjo tokėz e ėmbėl
    Pėr lulet, blerimet e saj,
    Se verėn e ka aq tė shkurtėr,
    Sa ē’ėshtė njė natė nė maj.

    Agimi i ftohtė e i purpurt,
    Tė mjegulltin muzg po largon.
    Diku mbi njė lis tė ronitur,
    Xhixhimėsi nis e kėndon
    Mullisi im gjithnjė qeshet,
    Gėzimin ai s’e mban dot:
    “Tani, o Sergusha i dashur,
    Pas lepujsh do shkojmė ne tok!”
    Me qejf unė jepem pas gjahut,
    Me qenė se s’ka ē’mė dėfren.
    Po sonte nė mbrėmje, te unė,
    Si hėnėza Proni po vjen!
    “O mik!
    Ti gėzuash i lumtur!
    Sė fundi erdh ēasti pritur!
    Nga zemra tė sjell pėrshėndetje!
    Pushteti i ri ėshtė ngritur!
    Tė gjitha tani do t’i marrim:
    Dhe pyjet, dhe qetė pėr arė.
    Sovjetėt e popullit vunė
    Leninin tani komisar.
    Ky ėshtė fillim i shkėlqyer,
    Tani do na sosen kusuret!
    Nga gazi i madh mė sa s’vdiqa
    Po vėllai i mbushi poturet...
    Ti shih mos fshih hundėt te gjyshja!
    Dhe bėhu pak trim mė nė fund!
    Tani do ta ngre unė i pari,
    Komunėn kėtu nė katund!”
    Vėllai i Pronit, Llabutja,
    Si kartė e bixhozit ndėrrohet,
    Sa vjen ndonjė ēast i rrezikshėm,
    Si djall nė themjanė tmerrohet.
    Tė tillė pa tjetėr ju njihni,
    Kėta janė fort llafazanė.
    Ai dy medalje tė bardha
    Prej luftės nė Lindje i mabn.
    Me zėrin e ējerrė e tė dehur,
    Bėrtet sapo hyn nė mejhanė.
    “Ju bėni ēerekun qė bėra,
    Dikur nėnė Laolan!...”
    Pastaj, kur ngopet sė piri,
    Fillon llomotit kot mė kot
    Dhe pėr Port – Arturin e rėnė,
    Njė fqinji, me gishta i thotė:
    “Pėllumb! –
    I bėrtet, -
    More Petja!
    Ti mos kujtosh se jam pirė...
    Po mua dhe trimėrinė,
    Veē njė Lajona ma njeh mirė”.
    Pa lodhje gjithnjė di tė rrojė.
    Ja ky, sa tė vijnė sovjetėt,
    Medaljet dikur do mbulojė.
    Sėrishmi ai do tė shitet,
    Sikur ėshtė njė veteran,
    Edhe madhėrisht do tė ēirret
    Pėr Nerēiskun e Turuhanė.
    “Vėllezėr!
    Askurrė nė shpirt s’na tmerronin!...”

    .................

    Medaljes, medaljet, medaljet
    Nė fjalėt e tij tingėllonin
    Veē Proni atij nuk ia varte,
    Me tė rrinte krejt zemėruar.
    Po ja qė shtėpinė e Snjeginės,
    Ky erdhi pėr ta regjistruar.

    Nė marrje gjithēka duhej shpejt:
    “Ma jep! Po s’ma dhe, ta marr vetė!”
    E mblodhėn pastaj gjithė fshatin,
    Me gratė e me pleqtė e me qetė.

    Mullisi!
    Ky plaku mullis!
    Mė la, se kish punėt e tij;
    Dhe mua m’u zgjua nė zemėr.
    Njė shpresė e re pėrsėri.
    Diėka me rrėmbim mė buroi...
    Gjithė natėn e natės pastaj,
    Ashtu i shkujdesur vėngoja,
    Tė bukurat buzė tė saj...

    Mbaj mend kur mė tha:
    “Tė mė falni...
    Aherė kam qenė pa mend...
    Tim shoq ēmėndurisht un’e desha...
    Kur nis e kujtoj...diē mė dhemb...
    Ju fyejta fare pa dashje...
    Po unė isha aq e trishtuar...
    Aher gjykonte te unė,
    Pasioni i rreptė, i tėrbuar...

    Pa tjetėr,
    Qė deri nė vjshtė
    E dija ē’ndodhte, Sergej...
    Po ndoshta,
    Si shishe tė zbrazur,
    Ju mund tė mė flaknit pėrtej...
    Prnadaj asgjė s’duhej tė bėhej...
    As fjalė sėrish...as takime...
    Pastaj mund tė fyeja nėnėn,
    Sėrish me tė vjetrat vėshtrime...”

    Kėto unė i lashė mėnjanė,
    Atė unė e shija nė sy,
    Dhe turpi i saj i shtrėnguar,
    Pa dashje pak prapa u shty.
    “A vuani fort pėr ēiflikun
    Qė humbėt, moj Anė tani?”
    Ajo uli sytė ngadalė.
    Me dhėmbje edhe me ēudi...

    .................

    Shikoni...
    Si zjarr mbi dėborė,
    Agimin tani po vėshtroj...
    Diēka kėtė ēast mė kujtohet....
    Po ēfarė?
    As qė mund tė kuptoj...
    Ah!...Po...

    Kur ne qemė tė mitur...
    Po s’qe agim vjeshte si sot...
    S’i kishim as gjashtėmbėdhjetat...
    Ne rrinim dikur tė dy tok...”

    Pastaj ėmbėlsisht mė shikoi,
    Dhe krahėt pėrkuli si mjlemė;
    Me zė tė shkujdesur mė foli:
    “Tani...
    Erdhi koha tė flemė...


    ***

    Nė mbrėmje ata u larguan.
    Pėr ku?
    Ata vetė e dinė,
    Po rrugėn e shtruar ndaj gjerdhesh,
    Nuk vuan ta gjesh nė rrafshinė.
    Tani s’mė kujtohet ē’ka ndodhur,
    As Proni se ē’ėri nuk di,
    Qė dhėmbjen tė shuaja, ika
    Nė Piter aherė me shpejti.



    5.

    Eh, vite tė rreptė stuhie!
    Tė gjitha dot sot s’i pershkruan.
    Sa shpesh kėngėn “mėmė” t’ushtarėve,
    Kubetė e shtėpive e dėgjuan.

    Eh, ē’trima!
    Ē’lulim largėsirash!
    Aherė fundėria, jo kot
    Oborreve loste nė piano
    Pėr lopėt tambove, fokstrot.
    Aherė gjithė ē’kishte muzhiku,
    Pėr njė gramafon i ndėrronte,
    Dhe kėmbėt i tundte si sqapi,
    Kur tango qėndronte dėgjonte.
    Gėzohej pa masė pėr qarin,
    Dhe taskat i shante rėndė,
    Pastaj ėndėrronte pėr sendin
    Qė shpejt rrotullohet mes kėmbėsh.

    Me vrull e me zjarr
    Rrodhėn vite...
    Kur fati i bujut tė mjerė
    Po shuhej, sa pare “kerenka” (2)
    U futėn nė shishe aherė.
    Dhe zokth’i shushatur, qė duhej
    Mbi tokėn e tij tė sundonte,
    Pėr dy tė zhbrosura “katka” (3)
    Kurrizin dajakut ia shtronte.
    Tani le t’i lėmė rėkimet!
    Ē’tė bėjmė shakara mė kot!
    Mullisi,
    Pėr fatin e Pronit,
    Njė letėr mė shkruajti sot:
    “Sergusha, tė fala nga fshati!
    Vėllaēko! Si je me shėndet?
    Posi, bre, kėtejn’anėt tona,
    S’po dukesh sėrish gjashtė vjet?
    Tani, nė pranverė Sergusha,
    Ti hajde te miku i vjetėr!
    Kėtu shum ėgjėra na ndodhėn,
    Aq sa nuk i them dot nė letėr.
    Tani jemi shumė tė qetė,
    Stuhirat e rrepta kaluan.
    Mėso qė nė vitin njėzetė
    Ogloblinin e pushkatuan.
    Mėso se njė herė, Serguash, -
    Besoju ti veshėve tė tu –
    Na erdh befasisht Denikini,
    Me gjithė ushtrinė kėtu.

    Aherė na mdodhėn ahengjet...
    Ahengjet e vdekjes, o mik.
    Kudo kėrcėllitje dhėmbėsh,
    Kudo veē kėrbaē e kamzhik.
    Kur Pronin e zunė, Llabutja
    Nė kasht ē’u fut dhe andje
    Na doli, kur kuajt kozakė
    U zhdukėn nė pyjet pėrtej.
    Tani rreh tryezėn me grushta
    Dhe ēirret e nuk pushon kurrė:
    “Njė urdhėr tė kuq meritoj,
    sepse kam qėndruar si burrė!...”
    Tani gjithė retė u larguan...
    Po deshe, merr udhėn njėherė
    Dhe eja kėndej nga fshati,
    Pėr mua, nė mos pėr tė tjerė...”


    ***

    Sėrishmi u nisa pėr rrugė.
    Qe natė korriku me erė.
    Karrocat kalonin pa zhurmė,
    Ashtu siē kalonin njė herė.
    E kėndshme shumė qe rruga.
    Nė fusha pėrreth, qetėsi.
    Nga kupėz’e qiellit hėna,
    Mbi fshatin vėrshone flori
    Sėrish te mulliri,
    Ku bredhi
    N’oborr vezullon, xixėllon.
    Mullisi, ashtu si mė parė,
    Dy fjalė me zor i bashkon:
    “Pėllumb! Ē’mė gėzove Sergusha”
    Pa ulu kėtu! Prit pak!
    Na vur samovarin e ēajit!1
    Na bjer shpejt byrekun, moj plakė!
    Sergunj, o i shtrenjtė, dėgjomė!
    Nga vjetėt u plake dhe ti...
    Pėllumbi im, njė dhuratė
    Me gaz po ta jap tani”. –
    “Dhuratė?”
    “Jo...
    Thjeshtė njė letėr.
    Po prit! Ti dėgjomė mė parė!
    Kėtu e dy muaj tė shkuar,
    Nė postė kėtė e kam marrė”.

    E hap...e lexoj...Sigurisht!
    E nga mund ta prisja tjetėr!
    Ky shkrim’ i kėtillė i shkujdesur...
    Dhe vulė e Londonit nė letėr.

    “Jetoni?...Jam shum’ e gėzuar...
    Dhe unė si ju jetoj.
    Deriēkėn e fjalėzėn tuaj
    Besomėni, shpesh i kujtoj.

    Prej jush shumė larg uunė ndodhem...
    Tani ėshtė prill nė Rusi,
    Mėshteknat dhe bredhat böerojnė
    Sėrishmi me gjethin e ri,
    Tani qė me dhembje nė zemėr,
    Trishtimin po shfrej te kjo letėr,
    Ju, tok me mullisin, ndoshta
    Dėgjoni kėndezat e egėr.
    Sa herė unė vete nė skelė,
    Dhe s’di, me gėzim e me frikė,
    Kėrkoj se mos shoh mes vaporėsh,
    Flamurin e kuq sovjetik.
    E qartė tani rruga ime...
    Po juve mė mbetėt i shtrenjtė,
    Ashtu si pranvera e bukur,
    Ashtu si atdheu i shenjtė...

    ...............

    Njė letėr tė tillė nė jetė,
    Pa shkak,
    S’do ta shkruaja kurrė.
    Marr qyrkun e shkoj nė plevicė,
    Tė prehem ashtu si dikur.
    Kaloj nėpėr kopshtin e heshtur:
    Aroma, puhi dhe freski.
    Ah, gardhi i shtrenjtė ē’mė duket,
    Tani qė e shoh pėrsėri.

    As gjashtėmbėdhjetat s’paē mbushur...
    Te kjo der’e vogėl, te kjo,
    Me zėrin e saj aq tė ėmbėl,
    Njė vashėz dikur mė tha: “Jo!”
    E shkuar e largėt, e shtrenjtė!...
    Nė zemėr e ruaj ende.
    Sa shumė aherė ne deshėm,
    Po, duket, na deshėn dhe ne.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e beba e logel
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    It=I Tepert (ketu)
    Postime
    14
    Orkide,
    e di qe nenshkrimi im nuk eshte i plote,jo me kot e kam lene me retiēence.....
    e bukura qendron pikerisht tek perfundimi paksa i dyshimte....pse jo edhe misterioz,
    Qellimi im???Ti shtoj kuriozitetin ēdokujt te lexoje ato poezite e mrekullueshme....

    Ciao nga beba e logel.
    Te desha...??? S'te dua...!!!
    Ne jete ndodh edhe me keq,
    Ka njerez dashnore, derisa... behen pleq....
    Ka qe dashnore jane vetem,
    nje muaj....
    Te desha:@hh??S'te dua:dfshehur!!!

    (Sergej Essenin)

  10. #20
    GODESS
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    18
    Poezite e Sergei Yesenin jane shume te bukura. Eshte hera e pare qe i lexoj ne gjuhen shqipe. Tani me pelqejne akoma me teper!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Black Valentine

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •